Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Panariti: Marrëdhëniet me IRJM varen nga statusi i shqiptarëve



    Shefi i diplomacisë shqiptare Panariti: Marrëdhëniet me IRJM varen nga statusi i shqiptarëve



    Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, iu ka shmangur përdorimit të emrit kushtetues kur ka folur për raportet me Maqedoninë, duke e quajtur atë me emrin e përkohshëm për përdorim ndërkombëtar FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë).
    Në një prononcim për "Deutche Welle", kryediplomati shqiptar ka folur mbi raportet me Greqinë dhe Maqedoninë, duke paralajmëruar se nga mënyra si do të sillet Shkupi zyrtar, do të varet e ardhmja e lidhjeve mes dy vendeve.
    "Për sa i takon ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, ecuria e marrëdhënieve me këtë shtet do të kushtëzohet me shkallën e respektimit të të drejtave të shqiptarëve, përfshirjen e duhur të tyre në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, sipas detyrimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit", ka theksuar Panariti.
    Panariti u shpreh se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologun maqedonas NikollaPopovski, si dhe me krerët e partive politike shqiptare, "duke i inkurajuar dhe te zbatojnë detyrimet që rrjedhin për palët nga Marrëveshja e Ohrit si baza e bashkëjetesës dhe e bashkëqeverisjes për vendin". /albeu.com/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: Panariti: Marrëdhëniet me IRJM varen nga statusi i shqiptarëve


    Shqipëria "godet" Maqedoninë, e njeh me emrin FYROM


    Qeveria maqedonase merr një goditje të rëndë në sferën diplomatike nga Tirana zyrtare. Siç duket, Shqipëria ka vendosur ta konsiderojë shtetin fqinjë zyrtarisht jo si Maqedoni, por me emrin që e njeh Greqia dhe disa vende të tjera, FYROM (Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë).

    Në një prononcim publik ditën e sotme për Deutche Welle, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, duke folur mbi raportet me Greqinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, paralajmëroi se nga mënyra si do të sillet Shkupi zyrtar, do të varet e ardhmja e lidhjeve mes dy vendeve.

    Duke theksuar fort emrin FYROM në vend të Maqedoni, z. Panariti u shpreh: “Për sa i takon ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë se ecuria e marrëdhënieve me këtë shtet do të kushtëzohet me shkallën e respektimit të të drejtave të shqiptarëve, përfshirjen e duhur të tyre në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit, sipas detyrimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit”.

    Panariti u shpreh se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologun Popovski, si dhe me krerët e partive politike shqiptare, “duke i inkurajuar dhe te zbatojn detyrimet që rrjedhin për palet nga Marrëveshja e Ohrit si baza e bashkëjetesës dhe e bashkëqeverisjes për vendin. /albeu.com/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •