Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Sapo u njoftova qe nje familjar , njeri i ndershem dhe punetor vrau veten , duke lene pas femijet jetim dhe gruan te ve , pa asnje pasuri , pension apo te ardhura ekonomike .


    dhe shume si ky , ne emigrim dhe brenda ne shqiperi zgjedhin vetvrasjen si zgjidjen perfundimtare te probleme te cilat jane ne te shumten e rasteve ekonomike .

    eshte kaq e padrejte dhe kaq mizore gjithe sistemi , pasi ecen sipas rregullave , paguan taksat , punon ne maksimum dhe shpesh here duke pertypur stres , servilizem dhe padrejtesi vetem e vetem per te mbajtur vendin e punes , dhe papritur vjen nje lajm pa paralajmerim , pa demshperblim ; jeni i pushuar nga puna pasi ndermarja apo kompania ka falimentuar per shkak te krizes ose kemi shkurtim personeli , ose mungese kapitali per tju paguar , e dhjetera arsye te cilat ti nuk i prisje kurre se mund te pushonin nga puna .

    pra , hej , sapo u pushove nga puna , por e di cfare ,ska gje , ne kemi parat ne banke , kemi kursimet e gjithe atyre viteve , do tia dalim mbane sapo te gjejme nje pune tjeter apo jo , nderkohe duhet thjeshte te kursejme dhe reduktojme shpenximet ; psh , do presim internetin , do shesim nje makine nga dy qe kemi , do presim leket qe u dergojme prinderve ,do presim kurset e mesimeve private te femijeve , madje mund te kursejme duke mos perdorur ngrohje kaloriferi e tjera e tjera .

    kalon nje muaj dhe ti ende nuk gjen pune , kalon dy dhe tre madje pas 6 muajsh ti ende nuk po punon pasi nuk ke gjetur nje te tille , ke kerkuar gjithandej , me gjysem rroge , pa sigurime shoqerore po perseri nuk ke gjetur pasi ka krize .

    parate ne banke po mbarohen dhe e kupton qe po nuk gjete pune se shpejti do ngelesh pa asnje kacidhe per te paguar qirane , pa leke per karburant per makinenb ,madje pa leke per tu ushqyer .

    shume emigrante shqiptare kursimet e tyre i shpenzuan duke bere shtepi , pra i bene leket tulla e beton dhe e keqja eshte se ato shtepi nuk mund te shiten e as nuk mund te hahen ;

    detyrohesh ta shesesh ate shtepi qe ke bere me kaq endra dhe deshire dhe e shet me gjysem cmimi , por ja , edhe ato leke se shpejti do mbarojne .


    me pak fjale pas 1 apo 2 vitesh e gjen veten , gruan dhe femijet ne mes te rruges duke flejtur ne kartona me nonje rugice te ndotur , duke pritur mengjesin te vesh te hash nje supe te ngrohte qe e jep nonje shoqate apo nonje kishe per lemoshe per te pastrehet dhe te varferit ;

    kete situate jo cdo kush mund ta perballoje ose te pershtatet dhe keshtu vrasin veten .


    une jam vete emigrant dhe fatkeqesisht gjate dy viteve te fundit me eshte reduktuar rroga 60% , e paguaj vete sigurimet shoqerore ,punoj vetem 6 muaj ne vit , pa perfituar asnje asistence sociale nga shteti si i papune per 6 mujorin tjeter .

    e keqja me krizxen ekonomike eshte se e ndien avash avash dhe perhere mendon se do tia dalesh mbane dhe nuk e sheh rezikun dhe kerceniminn serioz qe te kanoset , derisa vjen nje moment dhe e sheh veten ne mes te kater rrugeve pa asnje zgjidhje .


    si emigrant kursesi nuk mund te krahasohemi me shtresen e mesme ne vendet ku jetojme per nga aspekti ekonomik , dhe pikerisht ne jemi ata qe e ndiejme me shume krizen ekonomike .

    ne jemi 100% skllever te sistemit dhe aq me shume emigranti shqiptar qe gjithcka ka aritur e ka aritur vec me forcat e veta , pa ndihmen e shtetit te vet apo atij ku ka emigruar .

    problemi tjeter eshte se ky sistem na mesoi te jetojme ne nje epoke konsumi dhe mireqenie dhe ne si emigrante me te gjitha forcat u munduam te realizonim ate lloj jete dhe mireqenie dhe tani me krizen eshte vertet e veshtire te c'mesohemi , dhe te pranojme nje realitet kaq te varfer .


    duke hapur tema te tilla nuk bej mire pasi perqendtoj vemendjen ne situata dhe realitet negativ dhe kursesi kjo nuk sjell asgje pozitive , pasi mbi te gjitha duhet mendim , besim dhe shprese tek e cila buron pozitiviteti , por eshte e rendesishme te ballafaqohemi dhe te kuptojme rendesine e situates se rende ne te cilen ndodhemi , dhe sinqerisht po jua them ,

    u merzita duke pare ne kete forum vecse tema fetaro-politike , tema ku perqendrohet ankesa fetare , kercenime , komplote , intriga ,tema mbi patriotizmin , nacionalizmin ,historine ,e tjera tema qe kane rendesine e tyre , por qe gjithcka fillon nga individi , shoqeria , populli dhe mireqenia e tyre , e me pas eshte feja , politika , patriotizmi dhe gjithcka tjeter .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    leri keto perralla se shqiptaret nuk e vrasin kollaj veten
    vetem per ceshtje morali mund te ndodhe nje gje e tille
    pse nuk e vrisnin veten shqiptaret ne kohen e enverit kur hanin bar ne vend te bukes

  3. #3

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    pse nuk e vrisnin veten shqiptaret ne kohen e enverit kur hanin bar ne vend te bukes
    Sepse ne ate kohe hanin bar te gjithe. Ndersa sot nuk i rrezistojne asaj qe te dergosh femijen tend ne shkolle me buke me djathe ose pa buke fare dhe ta dergosh me rroba te blera te gapi, nderkohe qe shoku i tije qe ka babain komisioner, deputet, punonjes bashkie d.m.th funksionar ku parat e taksa paguesve shqiptar rrjedhin lume ne xhepat e tije, vete ne shkolle me xhinse levis dhe me 100 euro ne xhep ( ata te fillores se ata te universiteteve ven ne shkolle me makina 50.000 euro e lart
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sepse ne ate kohe hanin bar te gjithe. Ndersa sot nuk i rrezistojne asaj qe te dergosh femijen tend ne shkolle me buke me djathe ose pa buke fare dhe ta dergosh me rroba te blera te gapi, nderkohe qe shoku i tije qe ka babain komisioner, deputet, punonjes bashkie d.m.th funksionar ku parat e taksa paguesve shqiptar rrjedhin lume ne xhepat e tije, vete ne shkolle me xhinse levis dhe me 100 euro ne xhep ( ata te fillores se ata te universiteteve ven ne shkolle me makina 50.000 euro e lart
    secili duhet ta dije c`fare kategorie ose klase i perket
    nuk mund te dergosh femijen ne te njejten shkolle me dike qe vjen nga nje familje e pasur kur vet je njeri i shtreses se ulet.
    koha do i ndaj ne shqiperi edhe njerezit sipas meritave te tyre.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    ne kohen e sistemit komunist diktatorial nuk kishe leje te vrisje veten , pasi akoma edhe per nje vetvrasje ishte e ndaluar pasi nese beje nje te tille konsideroheshe tradhtar , agjent dhe si llumi i shoqerise se njeriut te ri komunist dhe rjedhimisht krejt familja e madje farefisi denoheshin , ose internoheshin .

    kurse tani ne sistemin kapitalist eshte ndryshe;

    kapitalizmi te ofron mundesi , te shfrytezon e me pas , pasi ka akumulauar gjithcka prej teje te braktis si te jesh nje skllav i paafte per pune , tamam si ligji i xhungles ku kafshet e dobeta ose te plakura ose te plagosura ndahen nga tufa te ngordhin ne vetmi ..


    hahaha

    ky eshte realiteti njeriut te ri kapitalist

    akoma edhe nitche do na kishte zili

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    ne shqiperi nuk ka klasa , kasta qofte per nga aspekti ekonomik ,intelektual ,apo ai politik dhe patriotik .


    n e shqiperi ke katundare qe sdine te lidhin dy fjale me tituj shkencor doktor e docenta e pedagog , gjithashtu ke mafioze milionere , ke politikane pa kurfare pricpiesh dhe morali , ke karociere gjenerale , ke gazetare qe sdine shqipen , ke diplomate qe sdine historine , ke klerike qe sdine mesazhin fetar

    pra askush nuk mund ta dije se cfare kategorie i perket pasi gjithkush mund te behet gjithcka dhe kjo ndodh vetem ne shqiperi .

    duhet dekada te tera te sistemohet shoqeria ne kasta apo kategori cfaredo qofshin ato . ne sapo kemi dale nga nje sistem dikatorial mesjetar despotesh .

  7. #7

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    secili duhet ta dije c`fare kategorie ose klase i perket
    nuk mund te dergosh femijen ne te njejten shkolle me dike qe vjen nga nje familje e pasur kur vet je njeri i shtreses se ulet.
    koha do i ndaj ne shqiperi edhe njerezit sipas meritave te tyre.
    Ti mendon se shtresat e larta duhet ti cojene femijet ne shkolla private dhe shtresat e ulta ne shkoll publike ?

    Jam dakord.

    Por ka nje problem i cile eshte ky: Shkollat private do te mbylleshin sa hap e mbyll syte ose do te... dy, tre, kater fishonin cmimin e pageses se shkolles. Shkollat private dhe universitetet ne Shqiperi jane me qindra, ndersa te pasurit qe mund ti perballojne me dhjetra, duke mar parasysh qe bejne nga nje femije i bie qe cdo shkolle te ket nga dhjete pesembedhjete femije.

    Nejse c'rendesi ka kjo.

    Ajo qe dua te them eshte se ne Shqiperi po rritet ndjeshem diferenca mes klasave ne te pasur dhe ne te varfer. Cdo dite qe kalon shtresa e mesme po shkon drejt varferise dhe numri i te pasurve do te bie si rrjedhoje e kesaj. Ku ka varferi nuk mund te ket as pasuri. E gjitha kjo ndodh se parat jan akumuluar ne disa persona te cilet kan ber investime te izoluara te cilat nuk sjellin pune dhe prosperitet per masen. Sa me shume te kete pune dhe qarkullim parash aq me shume pasurohen te pasurit dhe rritet mirqenja per masen e gjere. Por jo... Keta e duan pasurin per vete ( askush te mos perfitoj prej saje ) dhe nuk e investojne per te zhvilluar rrjetin social ekonomik...

    Heret ose vone do ti shohin pasojat e medha qe kan shkaktuar ne ekonmin Shqiptare dhe do jet shume e veshtire per ta rimekembur me ate. Shqiptaret cdo dite po e braktisin vendin per mos tu kthyer me kurre ne menyre permanente. Pershkallzimi i popullsise do te sillte kolaps ekonomik duke pare qe miljarda euro jan hedhur ne biznese qe qendrojne ne kembe vetem nga fuqia blerese ose taksapaguese.
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    ne kapitalizem ia dilet mbane vetem me pune.
    shqiptaret e varfer duhet ti mbyllesh ne fabrike per 10 ore te tera. vetem keshtu i shpetojne ata varferise. jo ti lesh te ecin rruges pa ditur ku shkojne. vetem puna e forcuar eshte zgjidhja per te pa aftit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Ndahuni ndahuni nė kasta dhe nė kategori.. por mė sė fundi nė njė vend kemi pėr tė vajt tė gjithė, sado i pasur tė jesh.

  10. #10

    Pėr: Kriza ekonomike ne familjen shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    ne kapitalizem ia dilet mbane vetem me pune.
    shqiptaret e varfer duhet ti mbyllesh ne fabrike per 10 ore te tera. vetem keshtu i shpetojne ata varferise. jo ti lesh te ecin rruges pa ditur ku shkojne. vetem puna e forcuar eshte zgjidhja per te pa aftit.
    E para e punes fabrikat dhe industrit jane te pakta per te punsuar te gjith krahun e punes ne Shqiperi. Kjo vjen per shkak te pasiguris dhe korrupsionit qe gjendet ne vend dhe biznesmenet e huaj apo vendas kan frike te investojne.

    E dyta ato fabrika qe kan punsuar Shqiptare (dhe te siguroj qe vertet punojne nga 10 ore ne dite) i paguajn me 100 lek te reja ora ose nje dollar ora. Pra 10 dollar ne dite qe do te thote 260 dollar ne muaj duke hequr te dielat. Une paguaj taksa 120 dollare ne muaj per korentin, ujin, telefonin, televizorin, internetin, pastrimin dhe plehrat. A mund te me thuash se si mund te jetoje nje familje me 140 dollare te mbetura ? Ja po te shtoj dhe rrogen e gruas qe supozohet se punon ne nje rrobaqepsi dhe mer page mujore 180 dollar. Pra 120 dollar te ngelura nga rroga ime + 180 dollar rroga e gruas = 300 dollar ne muaj. Ma nxirr llogarin e jeteses te cdo shqiptari ( nese eshte burre e grua ne pune ) se si mund te jetoje nje familje prej 5 ose 6 personash me 300 dollar ne muaj
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •