Kam pasur pershtypjen se femrat shqiptare ne pergjithesi kane qene te shkelura nga shoqeria jone. Gjithmone jane trajtuar ndryshe nga meshkujt. Me pak liri, me te drejta te kufizuara apo te munguara. Tani e di se koherat kane ndryshuar(shyqyr zoti, them une). Por prap ndegjoj mendime tradicionaliste, qe gjithmone kane dicka negative te thojne per femrat qe mundohen te bejne karrier apo te kujdesen per vete. Apo te bejne diqka qe nuk pershtatet me imazhin qe ata kane te nje femre ideale. Kam deshire ta di se a ka ndonje ndryshim se ku jeton?
Shpeshhere ne diaspore ndegjoj se femrat ne vendlindje jane me te lira, kurse ne vendlindje ndegjoj te kunderten. A ka ndonje te vertet ne keto thenje, a varet situata nga cilin vend ne diaspore jeton, apo cilin vend ne Shqiperine e madhe jeton?
C'fare ju pengon me se shumti ne vendin ku jetoni, dhe a mendon se do te ishte ndryshe po te kishe jetuar diku tjeter?
Krijoni Kontakt