Sali Berisha ben veten propagande paraelektorale...
Si person privat, por edhe si plotikan mund te jete pro bashkimit te kombit dhe trojeve, gje qe nuk eshte asgje e pazakonshme, sidomos ne rrethanat e shqipetareve, pasi qe ka miliona shqipetare qe jane per bashkim.
Por, fjalet e kota te Berishes per Pashaporta per te gjithe shqipertaret jane propagande parazgjedhore. Sepse eshte absolutisht e paarritshme dhe e palejueshme, e kunderligjshme dhe ne kundershtim me te drejten nderkombetare qe nje shtet thjeshte te natyralizoje mijera apo miliona nenshtetas te huaj. Kete e di edhe Berisha mjaft mire. Por, ai e dine edhe se shumica absolute e adhuruesve dhe zgjedhesve te tij potencial nuk kane mundesi, kohe, interes... te informohen hollesisht mbi vleren permbajtesore te pallavrave te tij te perditshme.
Per nje pjese te mire te njerezve mjafton pozita e larte dhe me pergjegjesi e Sali Berishes per te mos dyshuar fare ne parullat e tij te papergjegjshme paralektorale, te cilat faktikisht jane te parealizueshme.
Terheqja e pare nga Sali Berisha vetem ka ndodhe, edhe pse me arsyetime te pasinqerta, duke e shitur edhe terheqjen si akt kombetar dhe patriotik, kinse per ti ndihmuar Kosoves ne forcimin e shtetesise ose subjektivitetit nderkombetar etj...
Absolutisht, deklarate e papeshuar e tij, si kjo me nenshtetesine dhe ajo me bashkimin kombetare. Keto deklarata te tija me shume jane autogole te pafalshme ne "porten" e shqiptareve se gjetiu dhe qe teren e bene per fushaten e zgjedhjeve te qershorit shihet qarte qe nga qielli. Dhe si duket nuk e bene aq per veten sa ti siguroje, edhe nipave,te nipave te nipave e mbesave te mbesave te mbesave te "Argetes" dhe Shkluzenit pasuri edhe per festimin e 300 vjetorit te pavaresise![]()
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
po te kishte pasur nacionalizem te mençur, se pari nuk do e kishte lene greqine te futet ne jug te shqiperise edhe ate pa zhurme, pos asaj deri tani do te duhesha une dy here ta kisha vazhduar pasaporten e shqiperise, e jo te dal tani me propozim. A jemi shqiptare ? Po si nuk jemi shqiptare edhe ate fqinje me Prevezen, keshtu ka thene Saloja prej Preveze e deri ku te mberrime. Po çfare me socialistet, ne jemi tifoze te flakte te asaj zedheneses se qeveriseaq sa e percjellim deri sa ti lexoj tere deklaratat, me presje e me pike e deri ne kryerreshte para se te ike.
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Pasaportat për kosovarët, tërhiqet Berisha
Shefi i qeverisë, Sali Berisha, tha dje se është tërhequr nga vendimi për të pajisur me pasaportë edhe shqiptarët e Kosovës. Kryeministri pohoi se nuk mund të ndërmerret një nismë ligjore me Kosovën, për shkak se ky shtet ka aplikuar për liberalizimin e vizave me BE-në dhe se një marrëveshje e tillë do të dëmtonte procesin. “Kjo për momentin ka një problem ligjor me Kosovën dhe kjo masë nuk mund të adaptohet pa një marrëveshjeje të veçantë me qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës po negocion me Bashkimin Europian procesin e liberalizimit të vizave. Dhe në këto kushte, ne nuk duam në asnjë mënyrë të cenohet ky proces shumë i rëndësishëm për Kosovën e pavarur. Pasi të finalizohet ky proces, dy qeveritë do të ulen të negociojnë një marrëveshje për këtë çështje. Por, për të gjithë shqiptarët e tjerë, qeveria shumë shpejt do t’u njohë atyre shtetësinë shqiptare. Ne do të veprojmë në këtë mënyrë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në zonën e ‘Shengen’-it, që jetojnë në vende që kanë marrëdhënie të njëjta me Shqipërinë me zonën e ‘Shengen-it”, theksoi Berisha. Ai theksoi se ata qe do të marrin nënshtetësi nuk do të mund të votojnë në këto zgjedhje, për shkak se kundërshton opozita.
“Tani vjen problemi i votimit. Ne u përpoqëm për t’ua dhënë këtë të drejtë bashkëkombësve tanë, që ata të votojnë. Opozita e kundërshtoi këtë me disa teza të regjimit të vjetër. Por, sidoqoftë, zgjedhjet janë zgjedhje dhe qeveria është e detyruar të bëjë gjithçka për të siguruar opozitën në transparencën e këtij procesi. Kështu që në këto zgjedhje nuk qe e mundur që shqiptarët jashtë Shqipërie të mund të votojnë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Dhe unë deklarova publikisht se ky vendim nuk nënkupton të drejtën e votës për këto zgjedhje. Kjo do të zgjidhet menjëherë me vendimin që do të merret për pak javë për shtetësinë e tyre dhe të drejtën e votimit pas këtyre zgjedhjeve. Sepse nuk dua që të krijohet përshtypja se po bëhet për të fituar vota”, tha dje Berisha.
Burimi: Panorama
Publikuar: 03.07.2013 - 12:35
Berisha: S’ka shtetësi shqiptare për kosovarët
Vendimi më i fundit i qeverisë ka të bëjë me dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë bashkëkomasit që jetojnë në hapësirën Shengen. Prej këtij procesi përjashtohet Kosova. Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se shqiptarët e Kosovës janë banorë të një shteti të pavarur.
“Qeveria miraton sot aktin për nisjen e procedurave për fitimin e shtetësisë për personat me origjinë shqiptare. Të drejtën për të aplikuar për shtetësinë shqiptare do ta kenë shqiptarët, në të gjitha vendet e tjera, përveç qytetareve të Republikës së Kosovës. Kërkoj mirëkuptimin e tyre, sepse është interesi i tyre jetik dhe i Kosovës që problemin e vizave me BE-në ta zgjidhë në mënyrën më procedurore në respekt të plotë të udhërrëfyesit që Brukseli u ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Për Kosovën nuk duhet të jetë Shqipëria, por Brukseli që vendos për lëvizjen e lirë në hapësirën e Shengenit, transmeton AS. Ky vendim është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në hapësirën e Shengenit, në hapësirën me marrëdhënie vizash të njëjta me Shqipërinë”, tha kryeministri.
Aplikimet për ata që dëshirojnë nënshtetësinë do të nisin në 1 gusht, që përkon edhe me rritjen e fluksit të emigrantëve për pushime në atdhe. /Zëri/
http://www.zeri.info/artikulli/9041/...-per-kosovaret
![]()
RSH = 64% toske+36%gegen
Krijoni Kontakt