Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Berisha: Shtetësi natyrale shqiptarëve, 200 mijë $ për cdo të huaj

    TIRANE- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e ndali edhe njëherë vëmendjen tek çështja kombëtare. Duke komentuar deklaratat e tij në lidhje me marrjen e shtetësisë shqiptare nga shqiptarët që nuk jetojnë në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri deklaroi se ai nuk po e bën këtë për qëllime elektorale.

    Ai tha se edhe minortiarët grekë që jetojnë në vendin tonë janë të pajisur edhe me pasaporta greke dhe nuk ka asnjë problem.

    “Të gjithë ata që plotësojnë kushtet do të marrin shtetësinë shqiptare. Dhënia e shtetësisë nuk është përpjekje elektorale, është një praktikë e ndjekur nga vende të ndryshme”, komentoi ai.

    Sipas Kryeministrit, vendimi parashikon dhënien e nënshtetësisë ndaj çdo shqiptari dhe duhet të jetë me natyralizim, ndërsa për të huajt që duan nënshtetësi shqiptare, ata duhet të investojnë 200 mijë dollarë në vendin tonë.

    “Kjo shtetësi për kriterin ekonomik do të jepet për ata që investojnë 200 mijë dollarë dhe këtë e faktojnë tek organi tatimor. Këtë praktikë e ka Hungaria, Bullgaria, Mali i Zi dhe vendet e zhvilluara. Por ka një problem dhe kjo është Republika e Kosovës, pasi kemi të bëjmë me një shtet, konsolidimi i pavarësisë së të cilit, është interesi jetik i shqiptarëve. Ata janë në një proces të pyetësorit për marrjen e vizave kështu që kjo kërkon një ulje së bashku me ta për të përcaktuar modalitetet dhe rrugët më të përshtatshme të zgjidhjes së këtij problemi”, tha Berisha.

    Kryeministri shtoi ndër të tjera se Shqipëria është një vend që nuk ka pretendim, e territorale, por fqinjët tha ai duhet të heqin dorë nga albanofobia.

    “Vizatimi i kufijve në këtë kohë nuk është në interesin e shqiptarëve. Por askush nuk mund ta mohojë që kombi shqiptar është i copëtuar në 5 shtete. Ai që e mohon këtë fakt nuk i kontribuon aspak stabiltetit. Albanofobia është problem serioz. Unë uroj që fqinjët të çlirohen nga kjo, ftoj në interesin më të mirë të tyre të kapërcejnë dasite shekullore të vendosura në mënyrë të padrejtë ndaj shqiptarëve”, tha ai.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Miratohet "shtetësia", Kryeministri Berisha: Hyn në fuqi pas zgjedhjeve 2013

    Nga: VALENTINA MADANI

    TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi dje ligjin për shtetësinë, ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha njoftoi se do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Kjo, për ta zhveshur atë nga qëllimet elektorale. Sipas kryeministrit, vendimi parashikon dhënien e nënshtetësisë ndaj çdo shqiptari dhe duhet të jetë me natyralizim, ndërsa të huajt që duan nënshtetësi shqiptare, duhet të investojnë 200 mijë dollarë në vendin tonë.

    Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar reagimeve në rajon, bëri të qartë se kemi të bëjmë me një standard europian teksa përmendi se Greqia i dha pasaportë minoritetit grek në Shqipëri dhe qeveria shqiptare nuk kundërshtoi. "Ftoj fqinjët të mirëkuptojnë kapërcimin e dasive njëshekullore të vendosura në mënyrë të padrejtë prej saj. Unë bëja thirrje që minoritetet të mos trajtohen si heterogjene por homogjene.

    Pse duhet të mohoj që ata janë grekë, qytetarë shqiptarë me origjinë greke dhe Greqia u dha pasaporta atyre?" - tha Berisha, duke kujtuar se kishte kundërshtuar vetëm në një rast, kur forcat politike deshën ta përdornin për qëllime elektorale. "Atëherë e ngrita zërin", - tha Berisha. Lidhur me nënshtetësinë shqiptare, do t'u jepet dhe investitorëve që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri, dhe kjo nuk mund të quhet 'shitje e shtetësisë'. "Nënshtetësi shqiptare për kritere ekonomike do u jepet atyre që investojnë 200 mijë dollarë dhe e faktojnë tek Tatimet. Këtë e vendosi Hungaria, Mali i zi, Bullgaria.

    Nuk mund të ndodhë kurrë që po i shesim shtetësinë, sepse ata kanë shtetësi natyrale, por ky duhet të jetë një veprim i përbashkët", - tha Berisha. Kryeministri sqaroi më tej se Shqipëria s'ka asnjë ambicie territoriale mbi fqinjët dhe rivizatimi i kufijve nuk është në interes të shqiptarëve. "Shqipëria është një vend që nuk ka asnjë ambicie territoriale dhe kjo është e prerë dhe e qartësuar. Përkundrazi, Shqipëria e ka shprehur në mënyrën më të përsëritur, se vizatimi i kufijve në këtë kohë nuk është në interesin e shqiptarëve. Por duke thënë këtë, askush nuk mund të mohojë që kombi shqiptar është i copëtuar në 5 shtete dhe ai që e mohon këtë fakt nuk i kontribuon stabilitetit. Ai kujtoi se e dhe Rruga e Kombit u tentua të bllokohej, nga frika e bashkimit të shqiptarëve. "U përpoqën të na bllokonin ndërtimin e Rrugës së Kombit, pasi kishin frikën e bashkimit të shqiptarëve, por tani Rruga e Kombit po shtrihet deri në Nish dhe kjo nuk u kontribuon vetëm shqiptarëve, por edhe serbëve. Kjo rrugë është thënë se do të ndërtohet nga BE dhe unë e përshëndes këtë", - tha Berisha.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Shtetësia, të parët përfitojnë banorët e Luginës

    Shqiptarët e Luginës së Preshëvës do të jenë të parët që do të përfitojnë nga marrja e shtetësisë shqiptare. Burime pranë qeverisë shqiptare kanë bërë të ditur për portalin “Presheva Jonë” se shqiptarët e Luginës do të jenë të parët që do të përfitojnë nga nisma e shpallur pak kohë më parë nga qeveria shqiptare.

    Përveç qytetarëve, banorë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shtetësi do të marrin të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, por edhe të gjithë pjesëtarët e diasporës që banojnë në Europë, SHBA e Kanada.

    Kushti i vetëm për këta qytetarë është që vendi ku banojnë te ketë marrëveshje për të lëvizur pa viza në hapësirën Shengen. Më pas si të dalë akti ligjor, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë shqiptare mund të aplikojë formularët që do të shpërndahen në përfaqësitë diplomatike shqiptare, por edhe në zyrat e gjendjes civile në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë e më pas do të marrin shtetësinë sipas ligjit.

    Burimi: Panorama

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    a ka force berisha ti mbroje shqiptaret e presheves ne rast se serbia ata i vret si ne 99-en. se po i dhe tjetrit pashaporten duhet te jesh i zoti ta mbrosh.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a ka force berisha ti mbroje shqiptaret e presheves ne rast se serbia ata i vret si ne 99-en. se po i dhe tjetrit pashaporten duhet te jesh i zoti ta mbrosh.
    Ata qe kane pashaporta te Shqiperise (Republikes Shqiperise) eshte shume me lehte te perndjeken nga Serbia...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ata qe kane pashaporta te Shqiperise (Republikes Shqiperise) eshte shume me lehte te perndjeken nga Serbia...
    serbia eshte si ai gjeli qe fryhet
    me ne te shqiperise nuk kruhet njeri se ne na njeh gjithe bota per heroizem

  7. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Varet se ke quan shqiptar neper bote.
    Shume shqiptare kane ardhur pa letra ne europe dhe amerike
    Kane krijuar familje ne emigrim dhe femijet e tyre kane lindur dhe
    jane rritur ne emigrim.
    A quhen keto femije shqiptare,qe nuk kane jetuar asnje dite ne Shqiperi?
    Nuk quhen shqiptare,megjithese prinderit e tyre kane jetuar ne Shqiperi
    Femijet e shqiptareve qe kane lindur ne emigracion nuk jane shqiptare
    dhe teknikisht duhet te aplikojne per vize nqs shkojne ne shqiperi.
    Mund ti jepet shtetesia shqiptare/pashaporte/leternjoftim vetem nqs e lejon ligji
    shqiptar,nqs ka ligj qe lejon femijet e shqiptareve te behen qytetare shqiptare
    pasi prinderit e tyre jane qytetare shqiptare ne emigracion.
    Po femijet e shqiptareve ne emigracion qe kane lindur jo ne shqiperi,jane gjenerate e trete
    e katert dhe dihet vetem qe gjyshi i tyre ka qene shqiptar,a duhet te marrin shtetesi shqiptare?
    Nuk u takon pasi ato nuk jane shqiptare.
    Si mund te quash shqiptar,nje person qe ka jetuar gjithe jeten e tij ne Skoci,por dihet qe gjyshi i tij ka qene shqiptar?
    Ai eshte skocez nuk eshte shqiptar.
    A do i japim pashaporten ketij skocezit qe nuk di asnje fjale shqip,por gjyshi i tij ka jetuar dikur ne Shqiperi.?????
    Kjo pune dhe deklarate e Berishes eshte BEJ NJE BRIME NE UJE lol.
    Shqiptaret,100 perqind shqiptare(vete shqiptare dhe prinder shqiptare),kane pashaporta shqiptare already.Kujt do i japesh pashaporte?
    Ngelet ti japesh pashaporte vetem femijeve te shqiptareve qe kane ikur 20 vjetet e fundit me viza dhe llotari.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #18
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Varet se ke quan shqiptar neper bote.
    Shume shqiptare kane ardhur pa letra ne europe dhe amerike
    Kane krijuar familje ne emigrim dhe femijet e tyre kane lindur dhe
    jane rritur ne emigrim.
    A quhen keto femije shqiptare,qe nuk kane jetuar asnje dite ne Shqiperi?
    Nuk quhen shqiptare,megjithese prinderit e tyre kane jetuar ne Shqiperi
    Femijet e shqiptareve qe kane lindur ne emigracion nuk jane shqiptare
    dhe teknikisht duhet te aplikojne per vize nqs shkojne ne shqiperi.
    .
    E KE SHUME SHUME GABIM.

    ekzistojne dy ligje: ius sanguinis e ius soli. ka shtete qe kane te paren, e ka te tjera qe kane te dyten.
    ius sanguinis ekziston ne shumicen e shteteve europiane. ne itali, gjermani, spanje, portugali, austri, greqi etj.
    ius soli ekziston vetem ne france (edhe ne shba, kanada, brazil, argjentine e shtete me siperfaqe te madhe ku kane shkuar shume emigrante).
    mendoj se edhe ne shqiperi ekziston ius sanguinis.
    baza per ius sanguinis eshte gjaku. pra eshte italian, gjerman, spanjoll etj nje femije i lindur nga njeri prind italian, gjerman, spanjoll etj nuk ka fare rendesi se ku.
    kjo gje trashegohet edhe per disa breza.

    miq te mi argjentinas, te cilet kane lindur e jane rritur ne argjentine, (ashtu si prinderit e tyre) kane marre nenshtetesi italiane sepse gjysherit i kane pasur italiane.
    nje tjeter shoqe e imia braziliane, ka nenshtetesi gjermane vetem sepse gjyshi i saj ka qene gjerman i cili ka emigruar ne Brazil para shume dekadash. ajo ka lindur e eshte rritur ne brazil. madje nuk ka shkelur kembe ndonjehere ne gjermani. thjeshte ka mbiemrin gjerman.
    nese e ndjek futbollin 99% te futbollisteve argjentinas ne europe, kane pasaporta italiane, spanjolle etje. fale ius sanguinis.

    pra mos u cudit nese psh une qe jetoj jashte shqiperise, neser krijoj familie me nje x femer ne nje y vend dhe te njejten gje bejne femijet e mi, atehere niperit e mi, pa vene kembe ne shqiperi, pa folur 5 fjale shqip dhe pa ia pasur idene se ku ndodhet shqiperia do mund te marrin nenshtetesi shqiptare...


    ius soli eshte dicka tjeter. baza eshte territori. nje femije qe lind ne shba, kanada etj, ngado qofshin prinderit ai behet menjehere nenshtetas amerikan apo kanadez.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Pasaporta shqiptare për shtetasit Kosovarë, Lunaçek: Shqetësim për PE


    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek e ka cilësuar shqetësuese për PE-në deklaratën e kreut te qeverisë, Sali Berishapër pajisjen me pasaporta shqiptare të shtetasve kosovarë. “Rreth Sali Berishës, i cili dëshiron t’u japë pasaporta shqiptarëve të Kosovës…e di që ka disa shqetesime në Parlamentin Europian sepse e njejta gjë po ndodh në disa vende të tjera, si mes Rumanisë dhe Moldavisë. Pasaporta u jepen shtetasve të vendeve që ndodhen afër e që flasin të njëjtën gjuhë etj.. gjithashtu edhe për Shqipërinë ka shqetesime. Unë nuk merrem me Shqiperinë ndaj s’mund t’ju them ekzaktesisht se kush po flet me Qeverinë atje për këtë çështje, por mund t’ju them vetëm se ka shqetesime rreth kësaj çështjeje”- ështe eshprehur Lunaçek gjatë prezantimit të Rezolutës për Kosovën të miratuar nga Parlamenti Evropian.

    MAPO

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Berisha: Shtetësi shqiptare të gjithë shqiptarëve në botë

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    E KE SHUME SHUME GABIM.

    ekzistojne dy ligje: ius sanguinis e ius soli. ka shtete qe kane te paren, e ka te tjera qe kane te dyten.
    ius sanguinis ekziston ne shumicen e shteteve europiane. ne itali, gjermani, spanje, portugali, austri, greqi etj.
    ius soli ekziston vetem ne france (edhe ne shba, kanada, brazil, argjentine e shtete me siperfaqe te madhe ku kane shkuar shume emigrante).
    mendoj se edhe ne shqiperi ekziston ius sanguinis.
    baza per ius sanguinis eshte gjaku. pra eshte italian, gjerman, spanjoll etj nje femije i lindur nga njeri prind italian, gjerman, spanjoll etj nuk ka fare rendesi se ku.
    kjo gje trashegohet edhe per disa breza.

    miq te mi argjentinas, te cilet kane lindur e jane rritur ne argjentine, (ashtu si prinderit e tyre) kane marre nenshtetesi italiane sepse gjysherit i kane pasur italiane.
    nje tjeter shoqe e imia braziliane, ka nenshtetesi gjermane vetem sepse gjyshi i saj ka qene gjerman i cili ka emigruar ne Brazil para shume dekadash. ajo ka lindur e eshte rritur ne brazil. madje nuk ka shkelur kembe ndonjehere ne gjermani. thjeshte ka mbiemrin gjerman.
    nese e ndjek futbollin 99% te futbollisteve argjentinas ne europe, kane pasaporta italiane, spanjolle etje. fale ius sanguinis.

    pra mos u cudit nese psh une qe jetoj jashte shqiperise, neser krijoj familie me nje x femer ne nje y vend dhe te njejten gje bejne femijet e mi, atehere niperit e mi, pa vene kembe ne shqiperi, pa folur 5 fjale shqip dhe pa ia pasur idene se ku ndodhet shqiperia do mund te marrin nenshtetesi shqiptare...


    ius soli eshte dicka tjeter. baza eshte territori. nje femije qe lind ne shba, kanada etj, ngado qofshin prinderit ai behet menjehere nenshtetas amerikan apo kanadez.
    Edhe Kroacia ju dha shtetesi kroateve jashte Kroacise,bile edhe shume shqiptare(katolik) kane pasaporta kroate pa shkelur kurre ne Kroaci!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •