Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Anila Jole

    Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë EvropënKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar për agjencinë greke të lajmeve se çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës, ndërsa ka theksuar se “çelësi” për zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit është synim i përbashkët europian. “Të gjithë kemi një synim të përbashkët, që është Europa. Gjithkund ekzistojnë minoritete, por nëse fillon të projektosh kufij “etnikisht të pastër”, nuk do të ndalosh kurrë”, vë në dukje Haradinaj në intervistë.

    Ish kryeministri i Kosovës, nuk beson se një shkëmbim i mundshëm territoresh midis Kosovës e Serbisë do të përbënte zgjidhje për rajonin. “Nuk besojmë në zgjidhje të këtij lloji. Konsiderojmë se Ballkani është një rajon delikat. Nuk është e mirë të mbash gjithmonë çështje të hapura. Po për ne, çështjes shqiptare iu dha përgjigje me pavarësinë e Kosovës dhe konsiderojmë se kjo çështje është zgjidhur”, citohet Haradinaj nga agjencia greke.

    I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha mbi “trojet shqiptare”, Haradinaj tha se i respekton deklaratat dhe tezat e të gjithëve. “Mendoj se kanë të drejtë të thonë atë që besojnë, por unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do t’i ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian, të përqëndrohemi në BE. Kjo është e vetmja platformë e duhur për të gjithë”. “Ajo çfarë ndodhi me ne, përbën përmirësim të situatës së shqiptarëve në të gjithë rajonin. Kemi arritur shumë dhe kemi shansin, bashkë me vendet e tjera të rajonit, të anëtarësohemi në BE dhe në NATO”, thekson më tej Ramush Haradinaj.

    Sa për platformën mbi Kosovën, që votoi parlamenti i Serbisë, Haradinaj vlerëson se ajo nuk e ndihmon dialogun Prishtinë-Beograd, por gjithashtu nuk mund të ketë impakt në procesin e dialogut. “Beogradi vjen në bisedime me shqetësim kryesor integrimin europian; çështja thelbësore është marrja e një date për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Platforma sigurisht nuk e ndihmon dialogun, por nuk besoj se do të ketë impakt në tërësinë e procesit”, vlerëson Haradinaj.

    Agjencia thekson se Haradinaj sot deklarohet i gatshëm të të bashkëpunojë me kryeministrin aktual, Hashim Thaçi, me kusht që të jetë vetë në krye të qeverisë. Hajradinaj citohet të ketë thënë se kjo çështje do të shqyrtohet përsëri në fund të këtij muaji dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të nisi punë në fillim të shkurtit. Haradinaj bën të qartë se, nëse Thaçi nuk arrin marrëveshje brenda partisë, ai do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në vitin 2014 dhe se nuk do të këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    e boni burgu dipllomat kete rramushin
    ky do me u bo mbret i kosoves se me u bashku shqipnia e madhe atehere ky nje cop zvensministri mun te jete.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Heu bre,ne emer te kujt flet ky? qe aspiron per tu bere dhe kryeministyer(mos e dhente zoti)me keto qe thote ku i la shqiptaret e lugines se ''presheves'' po te ''malit te zi'' po te maqedonise ,,,,,po CAMET ,harroi kaq shpejt mbase i kane bere lavazh truri atje ne ha,,,,,,,,,

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    u zgjidh ceshtja haradinaj ne hage o bosi jo se u zgjidh ceshtja shqiptare! cfare idioti
    vari leshte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    e boni burgu dipllomat kete rramushin
    ...
    Zevendeso a me u...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Asgje nuk eshte zgjidhur pa u zgjidh ceshtja e Camerise dhe e shqiptareve te Maqedonise ... Nese nuk kane takat ta kerkojne atehere me mire te heshtin.

  7. #7
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Po hajt ju "mendjendriturit" atdhetare, na jepni ndonje zgjidhje te mundshme te ketyre "problemeve" qe shtroni ketu!!!
    Jarigas

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Bravo Haradinaj!!


    ....

    Shpetimi yn i vetem esht Evropa, dhe kte se luan topi!!

    Eshte pertej nacionalizmit, esht shum me perpara....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    po mos beni dhe ju kot sikur mbeshtesni Haradinajn vetem se ai po reciton ate cfare i kane mesuar... nese jeni dakort me etiketimin "terroriste shqiptare" jeni plotesisht kunder tij ne rradhe te pare.

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Haradinaj: Çështja shqiptare u zgjidh, tani synojmë Evropën

    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    po mos beni dhe ju kot sikur mbeshtesni Haradinajn vetem se ai po reciton ate cfare i kane mesuar... nese jeni dakort me etiketimin "terroriste shqiptare" jeni plotesisht kunder tij ne rradhe te pare.
    Desha vetem t'kujtoj se sigurimi serb i ka vrare dy vellezer qe kane qene oficere te UCK-se ....

    Pra, nuk mund t'jepni leksione nacionalizmi kur behet fjale per Haradinajn...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •