-
Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!
Nisma eshte shume e mire e duhet pershendetur. Ajo ndihmon ne nje komunikim te drejtperdrejte te qytetareve te vendit (dhe atyre jashte vendit) me pushtetaret e tyre. Kjo eshte e rendesishme per dy arsye: a) ben transparencen e punes se qeverise me qytetaret, duke u servirur atyre projektet dhe vendimet e qeverise ne kohe reale b) u jep nje mundesi komode dhe shume te lire qytetareve te vendit per te komunikuar me qeveritaret e tyre. Qytetaret nuk kane perse marrin rrugen per Tirane, nuk kane as perse shkruajne e postojne letra zyrtare, nuk kane as perse te sillen verdalle nga burokacrite e ministrive, ata mjafton qe me pak leke ne nje net-kafe te qytetit apo fshatit te tyre, te komunikojne me ministrite perkatese.
Jane dhe dy aspekte te tjera pozitive ne vendosjen e kesaj linje te drejtperdrejte komunikimi. Sa me shume do te zgjeroje shtrirjen Interneti ne familjet shqiptare, aq me shume do te rritet komunikimi i drejtperdrejte i qytetarit me politikat e qeverive qendrore e vendore. Qe do te thote, aq me i vogel do te jete ndikimi i mediave vizive e te shkruara per te filtruar e manipuluar opinionin publik shqiptar pasi qytetari do te jete me i mireinformuar. Aspekti tjeter pozitiv eshte angazhimi i qytetareve te vendit ne politikat e qeverise, sic eshte per shembull lufta kunder korrupsionit ne administrate. Qytetaret do te kene nje mundesi shume te thjeshte, qofte me internet, qofte me telefon, per te raportuar shkelje te ligjit dhe korrupsionin ne administrate. Kjo do te ndihmoje jashte mase ne luften kunder korrupsionit te cilin asnje qeveri nuk e lufton dot vete.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt