Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800

    Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Njė telefonatė jeshile pėr kryeministrin Berisha
    Nga: MENTOR KIKIA
    Njė telefonatė jeshile pėr kryeministrin BerishaKryeministri Berisha urdhėroi ministrat qė tė hapin pranė ēdo ministrie nga njė numėr jeshil (pa pagesė), ku qytetarėt tė telefonojnė..pėr tė denoncuar korrupsionin. Urdhėroi qė ministrat dhe zėvendėsit e tyre tė publikojnė numrat e telefonit nė faqen online, nė mėnyrė qė njerėzit t'i telefonojnė ata drejtpėrdrejt kur tė kenė probleme. I urdhėroi qė tė komunikojnė nė "Facebook" e rrjete tė tjera sociale me njerėzit e t'u marrin atyre mendimet pėr problemet qė kanė. Pra, qeveria do tė ulet 'kambėkryq' me njerėzit e thjeshtė. T'u mėsojė hallet, t'u marrė mendje, t'i dėgjojė njerėzit dhe nė fund t'ua zgjidhė problemet. Duket njė lėvizje e mirė. Por pėr ēfarė mund tė telefonojė njė qytetar i thjeshtė njė ministėr? Ēfarė mund tė denoncojė njė qytetar i thjeshtė nė telefonin jeshil tė ministrisė?
    Qytetarėt pėrballen me shumė probleme dhe shpesh ata kėrkojnė tė takojnė edhe zyrtarėt mė tė lartė, pasi nuk gjejnė dot zgjidhje nė hallkat e tjera. Por ministri nuk ėshtė personi i ngarkuar qė tė presė drejtpėrdrejt qytetarėt kur ata kanė probleme. Ministri ėshtė kreu i njė dikasteri, i cili ka hallkat e tij vartėse, tė ndara sipas sektorėve. Nėse ministrat do tė mbajnė telefonin nė dorė pėr tė pritur ankesat e njerėzve, do tė shndėrrohen nė dispeēer dhe nuk do tė bėjnė punėn pėr tė cilėn janė vendosur aty. Nė vend qė tė shndėrrojė ministrat nė centralistė tė ankesave tė qytetarėve, kryeministri duhet tė urdhėrojė qė strukturat vartėse tė ēdo ministrie tė bėhen efikase dhe ku qytetarėt tė kėrkojnė e gjejnė zgjidhje pėr hallet e tyre. E mendoni dot sikur tė gjithė mėsuesit apo drejtorėt e shkollave tė telefononin ministrin e Arsimit kur nuk gjejnė dot shkumėsa, nuk kanė fonde pėr tė blerė njė bravė dere apo nuk kanė para pėr tė lyer shkollėn? Po sikur tė gjithė pacientėt e spitaleve tė telefononin ministrin e Shėndetėsisė kur tė mos gjejnė ēarēafė e batanije, shiringa e ilaēe nėpėr spitale?
    Kryeministri i ftoi qytetarėt edhe tė denoncojnė korrupsionin, pėrmes telefonit jeshil. Por ēfarė korrupsioni mund tė denoncojnė qytetarėt? Ēfarė informacionesh kanė ata qė tė mund tė denoncojnė? Padyshim qė qytetarėt pėrballen me nėpunės tė cilėt tė kėrkojnė ose pranojnė ryshfet nė kėmbim tė njė shėrbimi ose nė kėmbim tė njė tolerimi kur vetė qytetari shkel ligjin. Kryeministri duhet ta dijė se megjithatė, nuk ėshtė ky korrupsioni qė gėrryen shtetin dhe shkatėrron financat e qeverisė. Korrupsioni mė sė shumti ėshtė njė kompromis mes atij qė e paguan dhe atij qė e merr, nė kėmbim tė njė pėrfitimi. Ai kriminel qė paguan gjykatėsin nė kėmbim tė pėrfitimit tė gjysmės sė dėnimit qė parashikon ligji, nuk e denoncon gjykatėsin tė cilit i ka dhėnė paratė. Ajo kompania e ndėrtimit qė paguan 20% tė vlerės sė tenderit nė bashki apo ministrinė pėrkatėse, sėrish nuk denoncon. Kryeministri kėrkon ndihmėn e qytetarėve pėr tė denoncuar korrupsionin, por qytetarėt nuk dinė se ēfarė ndodh nė zyrat e larta tė shtetit, atje ku bėhen pazare me shifra tė cilat shumė qytetarė nuk dinė as t'i lexojnė.
    Kryeministri nuk ka nevojė pėr telefonin jeshil pėr tė denoncuar korrupsionin, pasi denoncimet e mėdha i kanė shkuar edhe atij, me apo pa telefon, dhe ai nuk ka ndėrhyrė pėr tė ndaluar. Kryeministri e di se njė kompanie ia hoqėn lejen minerare para dy muajsh. Pasi ministrat e njėpasnjėshėm tė ekonomisė e kishin "taksuar" secili pėr llogari tė vet, ai nuk pranoi mė tė paguante "kėstin" e radhės kur ministri u ndėrrua sėrish dhe pa lejen e kryeministrit. Ai biznesmen e ka informuar personalisht kryeministrin sesi kjo ministri ia grabiti investimin, duke shkelur me tė dyja kėmbėt ligjin, sikur tė ishte qeveria e vitit 1946 qė shpronėsonte kulakėt. Kryeministri duhet ta ketė dėgjuar atė qė kemi dėgjuar edhe ne, se si njė ministėr i tij i kėrkoi njė kompanie 2.4 miliardė lekė nė kėmbim tė tenderit. Madje thuhet se mė pas nė prezencėn e tij, gjatė njė ballafaqimi, ai ka thėnė se "paratė i doja pėr partinė e jo pėr vete". Kryeministri e di se asnjė kompani nuk e fiton tenderin po nuk pagoi cash 20% tė vlerės sė tij. Kryeministri e di se si bizneset detyrohen nė radhė tė financojnė partitė dhe fushatat elektorale, edhe tė partisė sė tij, e mė pas ato shpėrblehen me paratė e fondeve publike. Kryeministri e di se si njė institucion shtetėror ishte shndėrruar nė bandė gjobėvėnėsish, "banda" e Metroligjisė. Ata u arrestuan me bujė dhe tashmė janė sėrish duke u sistemuar nė vende tė tjera pune. Kryeministri e di se nafta bruto e puseve tė Patosit ėshtė shitur e shitet nėpėr distributorėt e pikave tė karburantit, e pėrzier me naftė importi, dhe ne e blejmė 200 lekė litrin, duke shkatėrruar makinat tona. Kryeministri ynė dhe ministrat e tij dinė shumė e shumė mė tepėr se kaq, ndėrsa njerėzit e thjeshtė nuk i dinė kėto. Ky lloj korrupsioni nuk denoncohet me telefona tė gjelbėr. Nė fakt ky lloj korrupsioni nuk ka nevojė tė denoncohet, pasi ai ėshtė tashmė zyrtar nė ēdo institucion. Ai ka nevojė vetėm pėr vullnet dhe forcė pėr t'u luftuar dhe kėtė vullnet kryeministrit nuk ia jep dot populli duke i telefonuar.
    Sot njerėzit e thjeshtė pėrballen me abuzime skandaloze nga prodhuesit dhe shitėsit e artikujve tė domosdoshėm pėr jetesė. Ai vidhet, abuzohet, dėmtohet, i rrezikohet jeta dhe askush nuk e mbron. Tregu ėshtė mbushur me prodhues e tregtarė pa skrupuj tė ushqimeve qė vjedhin nė peshė e abuzojnė nė cilėsi. Sa herė janė denoncuar publikisht prodhuesit e bukės qė vjedhin nė peshė, tregtarėt e orizit, vajit, sheqerit e artikujve tė tjerė gjithashtu? Sa herė ėshtė denoncuar publikisht se tregtarėt e karburanteve, me ndihmėn e kontrollorėve tė shtetit, manipulojnė makineritė duke vjedhur nė sasinė e karburanteve qė shesin? Kryeministri duhet ta dijė se me ndihmėn e kontrollorėve tė shtetit, sot ka fabrika legale qė prodhojnė dhjetėra lloje pijesh nga rrushi, pa pėrdorur asnjė kokėrr rrush, por esenca kimikatesh tė rrezikshme pėr shėndetin e konsumatorėve. Po me ndihmėn e kontrollorėve tė shtetit, matrapazėt mbushin kutitė e shampove "firmato" me detergjente enėsh, duke rrezikuar sėrish shėndetin e konsumatorėve. Po me ndihmėn e kontrollorėve tė shtetit, sot fshatarėt furnizohen me plehra kimike qė kanė mbetur stoqe nėpėr magazinat e Europės, me cilėsi skandaloze, dhe rendimentet e bujqėsisė janė nė nivelin e njė shekulli mė parė.
    As kėto nuk kanė nevojė pėr telefonata qė tė denoncohen. Ministrat dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė, ku qytetarėt, njerėzit, ftohen tė denoncojnė, i dinė mė mirė kėto, pasi janė ata ose njerėzit e tyre tė pėrfshirė nė kėto biznese abuzive. Qeveria nuk ka nevojė pėr telefonata, por pėr tė vepruar.
    Ndėrsa strukturat e shtetit duken tė kalbėzyera deri nė palcė, e ku gjithkush qė ka nė dorė njė post ėshtė turrur tė marrė ē'tė mundė, kryeministri ka shpallur stinėn e madhe tė denoncimeve publike. Pa dyshim qė kjo nuk do tė prodhojė asnjė efekt nė luftėn kundėr korrupsionit, pėrveē atij elektoral. Qytetarėt ftohen tė denoncojnė, por kė dhe ku? Padyshim qė kryeministri e di shumė mirė se ata qė do tė presin denoncimet e qytetarėve, duhet tė futen tė parėt nė burg apo tė largohen nga zyrat.
    Dhe, nėse kryeministri nuk i di ato qė unė rendita mė lart, le tė jetė ky artikull njė telefonatė jeshile.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

    Nuk do i futem shume thelle ketij artikulli se eshte nje opinion por ama do ndalem te kerkesa e kryeministrit sepse e degjova dhe ne lajme. U bera kurioz dhe u dergova nje friend request ministrave dhe pasi ata me pranuan me erdhen keto notifications:

    1- Ministri i transportit has invited you to play parking wars
    2- Ministri i rendit has invited you to play Mafia wars
    3- Ministri i ekonomise has invited you to play Texas Holdem Poker
    4- Ministri i bujqesise has invited you to play Farmville
    Moderator, e di vet ti...

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    ahahahah mjere ai popull! Keta duan te jene update me teknologjine, por perseri te paafte edhe hajdute ngelen.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Ky eshte I rrjedhur. Se duroj dot kur me del ne FB te news feed- se kam nja 2 friends qe I kane bere like faqen. Edhe aty sna u nda. Po do I heq ato friendsat . Do I bie shkurt. Poshte Sala! lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Ky eshte I cmendur. Se duroj dot kur me del ne FB te news feed- se kam nja 2 friends qe I kane bere like faqen. Edhe aty sna u nda. Po do I heq ato friendsat . Do I bie shkurt. Poshte Sala! lol
    ahahah shife mos i ke bere like vet ti:P Vertet ta shpif, ai duhet te shporret nga politika shqiptare!
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Ky eshte I rrjedhur. Se duroj dot kur me del ne FB te news feed- se kam nja 2 friends qe I kane bere like faqen. Edhe aty sna u nda. Po do I heq ato friendsat . Do I bie shkurt. Poshte Sala! lol
    idiot hesapi,ketu njerezit vuajne per buke dhe duan pune,krimi ne rritje,gjerat me vlere kulturore si afresku i Onufrit po shkaterrohen..,dhe ky si femija e ka mendjen te fb....ah SHQIPNI E MJERA SHQIPNI,ne dur te kuj ke ra...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Shajeni Salen shajeni po nuk jua mori emrat SHISH .

  7. #7
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Sale o burR(), Sale o trim malsiet!
    Po do te ngelen ne poker dhe farmVille dite e nate pa mire e ke ti.
    Me sa di une ti nuk pi, nga i nxjerr keto xhevahire mor.... aman?!? Po ta thoshte Edi po hajde, djale i ri hesapi..... idera te reja. Mblidh trute zoti president dhe mblidhi ministrat te bejne over time ne terren dhe jo ne SurratQitap.
    Gez!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Me duket interesante si nisme
    Te gjithe po perdorin sot rrjetin social per gjithshka , sidomos per politike.
    Edhe politikanet e vendeve te ndryshme , nepermjet rrjeteve sociale po e bejne politiken.
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin

    Nuk do i futem shume thelle ketij artikulli se eshte nje opinion por ama do ndalem te kerkesa e kryeministrit sepse e degjova dhe ne lajme. U bera kurioz dhe u dergova nje friend request ministrave dhe pasi ata me pranuan me erdhen keto notifications:

    1- Ministri i transportit has invited you to play parking wars
    2- Ministri i rendit has invited you to play Mafia wars
    3- Ministri i ekonomise has invited you to play Texas Holdem Poker
    4- Ministri i bujqesise has invited you to play Farmville

    Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.... .....
    AUTOCHTHONOUS

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Pėr: Berisha: Ministra hapni Facebook!

    po te pakten twitter se eshte me serioz dhe mund te dali si "verified profile". shume personaliteti perdorin twitter, jo facebook...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •