Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”



    AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”






    Prishtinë, 11 janar - Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në veçanti me një kujdes të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM, në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë”, thuhet në një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.

    Në vijim, shprehet shqetësimi për veprimin e qeverisë së Kosovës.

    “Neve na shqetëson qëndrimi i pakuptueshëm i qeverisë së Kosovës, e cila pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregon gatishmëri që të takohet me palën serbe dhe të vazhdojë dialogun, gjë që është e papranueshme”.

    Në fund të kësaj komunikate të dërguar medieve dhe të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, i kërkohet qeverisë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë. “Derisa Serbia dhe politika serbe nuk heqin dorë nga politika antishqiptare, bisedimet nuk duhet të vazhdohen, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre”.

    Armata Kombëtare Shqiptare është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore thuhet më tutje në komunikatë, përmes së cilës ftohen të gjithë pjesëtarët e AKSH-së, kudo që janë, që të lajmërohen në detyrat e tyre, ashtu siç është bërë i njohur plani i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së, si dhe tërhiqet vërejtja se “nuk lejohet asnjë veprim krye më vete dhe i pa koordinuar i pjesëtarëve të AKSH-së”. albtime.com

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    As per barcalete nuk vlen kjo komunikata dhe foto e AKSH !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Aksh u pat dhen ultimatum edhe edhe qeveris se kosoves dhe presidences qe nese nuk i heqni barrikadat ne veri deri ne shtator, aksh do ti heq por nuk ndodhi kjo,ajo ka then edhe shum gjera tjera qe kurr si ka be

    Edhe une kam deshir te ekzistoj aksh por per fat te keq nje ushtri e till nuk egziston ekziston

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Edhe une kam deshir te ekzistoj aksh por per fat te keq nje ushtri e till
    nuk egziston
    ekziston
    tu thafte goja cka thu keshtu..ajo egziston ..jaq ku e ke ketu ne internet..a nuk e di qe eshte ushtri interneti ti..a pak te duket qe kemi ushtri interneti ne..ne jemi te famshem per ushtrite tona qe mbijne si kerpudhat pas shiut...prite kur te dali ushtria tjeter e internetit dhe ne do krekosemi si gjelat maje plehut..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Ku ka ze s,eshte pa gje''''''POPULLI''

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    tu thafte goja cka thu keshtu..ajo egziston ..jaq ku e ke ketu ne internet..a nuk e di qe eshte ushtri interneti ti..a pak te duket qe kemi ushtri interneti ne..ne jemi te famshem per ushtrite tona qe mbijne si kerpudhat pas shiut...prite kur te dali ushtria tjeter e internetit dhe ne do krekosemi si gjelat maje plehut..
    Shume dakord me malsorin
    jemi numer nje ne bote per tu fryre ne cdo aspekt
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”



    AKSH-ja në betim – VIDEO EKSKLUZIVE


    Pas komunikatës së djeshme për shtyp nga ajo që e cilëson veten si Armata Kombëtare Shqiptare, KTV ka siguruar një xhirim ku shihen disa persona të maskuar që mëtojnë të jenë anëtarë të AKSH-së, transmeton Orainfo.

    Takimi mbahet në një hapësirë të ngushtë, ndërsa situata në Luginë të Preshevës dhe në veri të Kosovës janë temat që diskutohen nga ata që thonë se janë eprorë të AKSH-së.

    AKSH kërkon mobilizim të pjesëtarëve që janë të gatshëm për mbrojtje, ndërsa në xhirim urdhra jep personi që thotë të jetë komandat i njësitit special Kobra. Ata thonë se kanë armatim modern, por atë e shfaqin përmes fotografive. Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët “me plane konkrete”.

    “Një pjesë e marrë përsipër unë, dy të tjerët për çdo situatë të përgatitur”, dëgjohet të flitet në xhirim, e po ashtu edhe se “snajperistët janë 24 orë në vëzhgim”.

    KTV ka siguruar edhe një faksimile të nënshkruar më 9 janar 2012 në Vushtrri, nga “Komandant Koçaku” dhe “Komandant Klina”, ku kërkohet mobilizimi i pjesëtarëve të AKSH-së.



  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Nc nc nc , cfar video tregojne ne KTV

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    Nuk eshte hera e pare qe dalin keta me deklatrata e video boshe. As kesaj radhe nuk pritet dicka serioze.

  10. #10
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: AKSH-ja, “e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe në Luginë”

    videoja ishte katastrofe..edhe cobanet e dhive flasin me mire ne nje dalje publike ..drejtuesit e aksh-se paraqiten me keq se cobanet e dhive ...dhe pretendojne te jen kolonele dhe gjenerale..po gjenerali dhe koloneli dine te pershendesin dhe nderojne ushtarakisht e jo si keta pallushanet qe veprimet i benin si prej rroboti..pastaj kur gjenerralli nxori pistoleten prej brezi..po nje gjenerall apo kolonel nuk e mban pistoleten ne brez siq e mban nje coban..me e pakta ajo duhej te ishte ne kellefin e saj dhe jo ne rryp te pantallonave..pastaj ushtaraku nuk mban pistolete ne krahun e majte..vetem palloshat e mbajne ku te duan..ushtaraku jo..pastaj cfare mesazhi deshi te jape komandanti me xjerrjen e pistoletes dhe vendosjen e saj mbi tavoline..deshi tju kercenohej pjestareve te mbledhjes apo deshi tju tregoje atyre qe do e shihnin videon se komandanti qenka i armatosur dhe serioz..pika qe sju bie ..te gjithe e dime se kur ti thuash vetes guerile automatikisht je i armatosur..ndryshe je bande hajdutesh..

    edhe dicka tjeter me beri pershtypje..harta mbi tavoline..gjeja me e vogel qe do kishin bere do ishte te kishin nje harte ushtarake e jo nje harte te kosoves te blere 10 euro ne librari..ushtaraket punojne me skica te bera vete per te shpjeguar sulmet e tyre e jo thjeshte thuaju ushtareve do shkojme ketu e aty..jane disa vogelsira qe ne pamje te pare te duken jo shume te rendesishme por qe ne te vertete japin nje mesazh shume te forte..veprimet e tyre duhej te ishin te tilla qe kur dikush ti shihte te thoshte qe vertete paskemi te bejme me ushtarake dhe jo me amatore..nderkohe mesazhi i videos dhe veprimet e komandantave e gjenerrallave ne kete video tregoi se kemi te bejme me grupe amatoresh qe nuk kan cka bejne dhe hajt te bejme nje video impresionuese..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •