Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Ajo dore qe hodhi ne ere statujat mijevjeēare te budes ne Afganistan eshte po ajo dore qe vret
    misjonere ne Afrike e Azi, hedh ne ere kishat ne Nigeri e Mali, ne Irak dhe Indonesi...,
    po e njejta dore qe hedh bomba ne Kenia ne Liturgji e siper, po e njejtaqe vret prifterinjte ne Egjypt dhe Turqi...,
    eshte e njejta dore qe vret gra e foshjna ne Sudan, pasi fajtor qe jane te krishtere, eshte e njejta dore shtazarake qe
    dogji shkrime mijevjeēare islame ne Kumbuktu, po e nejta dore gjakatare qe merr ne peng punonjes perendimore ne Algjeri dhe
    Mauritani..., e njejta qe varevitet kusare neper oqeanin indian "piratet moderne" somaleze, po e nejta qe vret me gure grate "fajtore" qe jane te perdhunuara, eshte e njejta dore qe me acid shperfytyron vajzat dhe grate ne Pakistan,
    po e njejta qe shfarosi inteligjencen ne Iran dhe vuri Shaharine si te vetmin Ligj...!
    Ky eshte ligji qe vepron nepermjet asaj dores gjakatare e mesjetare, por qe ndryshe nga popujt e tjere fatkeq myslimane..., kjo dore zgjebarake, flet shqip!
    Ajo dore shkriu e dogji dokumentet historike te shqiptareve...
    Pa dyshim qe kjo dore duhet prere! Ajo dore eshte armike e kombit tone, ajo eshte armike e pasurise kombetare..., nuk eshte ēeshtje telekamerash..., O NJEREZ!
    Nuk duhet te jesh me do e mos orthodhoks per te gjykuar drejt, per te vleresuar artin hyjnor..., por duhet te jesh
    shqiptar ne rradhe te pare te ruash kreyveprat e artit fetar..., pasi i perkasin nje te shkuare te lavdishme..., jane improntat ( shenjat ) kombetare jane shenjat e identifikimit tone si popull!
    Ne kemi mu ne mes te Tiranes nje xhami, kujt per mend si shkoi ta hedh ne ere, pasi ka vlera artistike e njekohesisht edhe fetare, ajo eshte histori e se shkuares...
    Neve po dogjem dhe shfarosem ate pak pasuri kombetare, neve nuk do te kemi kurre sy e faqe te dalim e te mburremi qe, i perkasim se njejtes familje evropiane...
    At'here jevgjiterit qe perrallisin e thone; "shqiptaret vijne nga Kaukazi" ..., " e ku i kane provat keta shqiptaret per te vertetuar qe jane autoktone?!"
    me rrespekt per kuvendin ku bejme pjese..., por motrat ku ti kene, pasi neve prova kemi perveē herojve kombetare dhe figurave te shquara, pikerisht piktura madheshtore si ato qe
    dora armike e qyteterimit, prone private e ekstremizmit fetar te imponuar, i kane zhgarravitur. Ato jane PASURI E GJITHE SHQIPTAREVE...
    Ju pershendes o shqiptare, por kurre njeri me dore nuk duhet te preke ate qe te paret na e lane..., qe i mbijetoi rrebesheve historike.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  2. #72
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Citim Postuar mė parė nga Le dévoué Lexo Postimin
    Si duket, me te rendesishme na qenkan keto vizatime se jeta e njeriut.
    ato vizatime jane pjese e identitetit, leqe harrova une ti je nga kaukazi dhe ke te drejte te ankohesh
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #73

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Rikompozohen pjesėrisht 5 figura shenjtorėsh nga afresku i Onufrit

    U dėmtuan nė kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh tė Elbasanit

    Shkon ne 5 numri i portreteve te rikompozuara nga copėzat e mbetura nga afresku i Onufrit qe u dėmtua ne fillim te kėtij viti. Specialistėt e laboratorit pranė institutit te monumenteve te kulturės po pėrpiqen qe te rikompozojne ēdo thėrrime qe ka mbetur nga afresku unikal i kishės se Shėn e Premtes ne Valsh tė Elbasanit.
    Pėr rikrijimin e figurave, aureolave dhe ēdo gjeje tjetėr specialistet bazohen ne fotografitė qe fatmirėsisht janė te vonshme, ēka i bėn qe te njihen edhe me gjendjen qe afresku kishte para dėmtimit.

    ABC
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Rikompozohen pjesėrisht 5 figura shenjtorėsh nga afresku i Onufrit

    U dėmtuan nė kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh tė Elbasanit

    Shkon ne 5 numri i portreteve te rikompozuara nga copėzat e mbetura nga afresku i Onufrit qe u dėmtua ne fillim te kėtij viti. Specialistėt e laboratorit pranė institutit te monumenteve te kulturės po pėrpiqen qe te rikompozojne ēdo thėrrime qe ka mbetur nga afresku unikal i kishės se Shėn e Premtes ne Valsh tė Elbasanit.
    Pėr rikrijimin e figurave, aureolave dhe ēdo gjeje tjetėr specialistet bazohen ne fotografitė qe fatmirėsisht janė te vonshme, ēka i bėn qe te njihen edhe me gjendjen qe afresku kishte para dėmtimit.

    ABC
    Dyshoj ne aftesine e laboranteve te institutit, por te pakten ne perafersi. U desh kercenimi nga UNESCO qe Bumci te kujtohet se vete mban celesat e kishave dhe nuk lejon banoret te kujdesen per to dhe po vete thote se fajin e kane banoret. Minister i papergjegjshem qe duhet te kishte dhene doreheqjen te pakten si shenje pendese por ngriti zerin dhe akuzoi fshataret e komunes Gjinar dhe si do te shkoje partia e tij ne kete fshat per vota pasi i beri fajtore ministri per objektin e tyre me te shtrenjte shpirteror dhe kulturor.

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Trashėgimi e pambrojtur - Intervistė pėr DW e Gentian Stratobėrdha, pėrgjegjės pėr Trashėgiminė nė Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė

    DW: Zoti Stratobėrdha njė sėrė grabitjesh kanė ndodhur kohėt e fundit nė kishat orthodhokse, tė cilat mbrohen si trashėgimi kulturore nga shteti. Sė fundi nė janar u dėmtuan afresket e Onufrit dhe para njė jave u grabit kisha e Gjithė Shėnjtorėve nė Himarė. Pėrse gjithė kėto vjedhje? Ku pėrfundojnė ikonat dhe ikonostaset e shumtė, qė merren nga kėto kisha?

    Stratobėrdha: Ekziston, njė treg i zi, i fshehtė, me klientė, me njerėz, tė cilėt merren me kėtė punė nė mėnyrė jo tė rregullt, tė jashtėligjshme. Me siguri, duke parė situatėn, gjithė kėto vepra pėrfundojnė nė koleksionistė, tė ēmendur, tė dedikuar ndaj kėtyre veprave, qė me ēdo kusht duhet t’i kenė nė koleksionin e tyre. Njė pjesė e mirė e koleksionistėve dikur mė mbrapa mund t’i kenė edhe tė ekspozuara dhe ka ndodhur edhe nė Shqipėri qė ka pasur ekspozita nga koleksionistė privatė me ikona dhe me elementė tė trashegimisė sonė kulturore, tė cilave nuk u dihet adresa, nuk u dihet burimi nga kanė ardhur, si kanė ardhur, pse u gjendėn te ky koleksionist. Normalisht nuk mund t‘i fajėsojmė koleksionistėt, sepse ata marrin diēka dorė pas dore. Regjistrimi i pasurive, qė qarkullojnė nė duar tė koleksionistėve, duhet tė bėhet nė mėnyrė tė rregullt dhe ligjore, duke pasur parasysh origjinėn nga ka ardhur, si ka ardhur deri kėtu, atėherė tė regjistrohet dhe tė quhet e rregullt, jo tė regjistrohet direkt pa marrė asnjė informacion, sepse i bie tė legalizojmė sende tė vjedhura nga monumente tė trashegimisė sonė kulturore dhe t‘i legalizojmė ato nė duart e koleksionistėve, mjafton qė ata tė vijnė, tė nxjerrin njė pashaportė dhe kaq. Besoj se tregu ekziston, ndėrsa tolerancat janė tė medha dhe kėrkesat janė tė mėdha dhe do tė kemi nė vazhdimėsi, siē ka ndodhur gjithė kėto vite, ikonostase, ikona tė ndryshme, elementė kishtarė, pjesė tė gdhendura tė interiereve tė kishave, qė kanė qenė, por nuk janė mė.

    DW: Si mund tė ndalohet ky fenomen. A ka ndodhur qė dikush ėshtė ndaluar nga policia duke vjedhur, apo trafikuar. A ka pasur dėnime tė kėtyre krimeve?

    Stratobėrdha: Ka pasur njė plogėshti tė organeve tė rendit dhe indiferencė nė mėnyrė shumė tė theksuar. Duhet ditur qė nė kishėn e Valshit dėmtimi i afreskut tėOnufrit ndodhi dy herė, njė herė ėshtė vjedhur para vitit tė ri dhe njė herė mė 4 janar. Pas denoncimit tė parė policia nuk ndėrmori kurrfarė veprimi. Atėherė keqbėrėsit erdhėn edhe njė herė brenda njė jave. Kjo do tė thotė shumė. Nėse brenda njė jave vidhet njė vepėr e tillė unikale, e vetmja, qė konsiderohet e pastėr dhe e njohur nga dora e Onufrit, atėherė kemi tė bėjmė me njė sistem jofunksional, tė pavlefshėm tė ruajtjes sė kėtyre vlerave. Shteti ligjėrisht duhet t’i mbrojė. Ligji ėshtė akoma nė fuqi, qė duhet t’i mbrojė. Nuk ka njė sistem mbrojtjeje, policia nuk angazhohet. Vjedhėsit nuk janė kapur, kėshtu qė tė bėn tė mendosh, se nė momente tė caktuara segmete tė caktuara tė kenė bashkėpunim. Duke e parė kėtė moment tė indiferentizmit tė madh dhe jo rezultate nė kapjen, ose ndalimin e kėtij fenomeni, tė bėn qė tė mendosh se segmente tė caktuara tė policisė ose tė organeve, qė janė pėrgjegjėse pėr ruajtjen e monumenteve, mund tė jenė bashkėpunėtorė me kėta njerėz tė krimit artistik, ose tė krimit ndaj artit tė trashėgimisė sonė kulturore. Sepse ne nuk kemi raste, qė janė kapur, janė dėnuar, janė gjetur, i janė rikthyer monumentit, apo i janė rikthyer zyrtarisht shtetit pėrsėri. Janė gjėra, qė ngelin gjithmonė tentativė.

    DW: Vjedhjet, qė njoftohen, ndodhin kryesisht nė objektet orthodhokse tė kultit, dhe jo nė objektet e kulteve te tjera fetare. Si shpjegohet kjo?

    Stratobėrdha: Unė shoh njė tendencė neglizhence, pėrsa i pėrket ndodhive nė objektet e kultit orthodhoks. Edhe numri i objekteve ėshtė shumė mė i madh. Janė gati 170 monumente kulture tė kultit orthodhoks, duke pasur parasysh, qė tė kultit katolik dhe tė besimit mysliman janė shumė mė pak. Eshtė ndoshta edhe fakti se objektet e kultit orthodhoks, duke filluar nga shekulli i 10-tė, 11-tė dhe nė vazhdimėsi deri nė shekullin 18-tė, 19-tė, kanė interierė mė tė pasur. Afresket dhe ikonostaset nė objektet e kultit kishtar orthodhoks gjenden me shumicė, interieret e kishave orthodhokse janė tė ngarkuara me ornamente tė dekoracionit dhe tė artit. Por njė tendencė indiference ndaj objekteve tė kultit orthodhoks vihet re, kryesisht nga organet e shtetit. Nuk mund tė them se ėshtė njė tendencė drejtuar fesė, ose llojit tė fesė, qė pėrfaqėsojnė kėto objekte, por qė deri diku ndjehet re njė indiferentizėm.

    DW: A vihet re edhe njė farė mosinteresimi, mosvlerėsimi, mosndėrgjegjėsimi i banorėve, qė jetojnė nė kėto zona, ndaj objekteve me vlerė pėr historinė e kulturėn e vendit?

    Stratobėrdha: Deri diku edhe shteti u mbrojt nėn njė pyetje tė tillė, por qė ėshtė si puna e kokės sė strucit, qė e fut diku nė njė vrimė dhe kujton se gjithė trupi ėshtė i fshehur pastaj. Nuk mendoj tė ketė tė bėjė me ndėrgjegjėsimin e popullit, populli ėshtė besimtar, jo besimtar, apo i njė besimi tjetėr. Nė momentin qė kėto kisha ndodhen nė zona, ku ka dhe besimtarė orthodhoksė, nuk mendoj se kjo ėshtė edhe nė natyrėn e besimit tė njerėzve, qė njė besimtar i krishterė do tė dėmtonte kishėn. Nė mėnyrė absolute nuk ndodh. Dhe kryesisht nga ngjarjet, nga tė dhėnat dhe historitė, qė kemi dėgjuar dhe qė na tregojnė vendasit, thonė se dikush, njė grup tė rinjsh, ose burrash tė ardhur nga njė fuoristradė me targa tė huaja, qė s’janė tė zonės, kanė ardhur kėtu, kanė dėmtuar. Nuk janė vendas ata qė vijnė dhe i bėjnė janė tė ardhur. Nuk bėhet fjalė, qė komuniteti tė ndėrgjegjėsohet pėr tė ruajtur monumentet e tyre. Por monumentet, kryesisht tė kultit orthodhoks, janė nė zonat jashtė qytetit, ose jashtė fshatrave, ose nė zonat malore, ose zona tė vėshtira. Nė ēdo vend tė botės, nėqoftėse monumentet nuk ruhen, ato detyrimisht dikush do t’i shkatėrrojė, nėse jo masa e gjėrė e popullsisė, dikush qoftė i painformuar pėr vlerat e tyre, qoftė edhe pėr t’i dėmtuar me qėllim tė caktuar, ose qoftė edhe pėr t’i vjedhur. Nuk mendoj se duhet ndėrgjegjėsuar populli, qė tė shpėtojnė monumentet, nuk ėshtė kjo rruga, qė duhet ndjekur. Nuk besoj qė tė jetė kjo, sepse thashė se besimtarėt e krishterė nuk e dėmtojnė kishėn, ėshtė e pamundur, qė njė besimtar i krishterė tė dhunojė kishėn e besimit, ku ai beson. Ngjarjet kanė ndodhur gjithmonė nga njerėz, qė janė tė ardhur, nuk janė vendas, vijnė dėmtojnė, largohen edhe ikin. Dhe kjo ėshtė ngjarje, qė ne e hasim gjithmonė nga tregimet e banorėve vendas.

    DW: A ka tė bėjė mosvėnia nėn mbrojtje tė vazhdueshme e objekteve tė trashėgimisė me mungesėn e fondeve tė mjaftueshme?

    Stratobėrdha: Ato nuk ruhen, nga qė nuk i kushtohet vemendja e duhur. Nuk bėhet fjalė tė thuhet trashė, ne nuk kishim lekė, prandaj nuk i ruajtėm. Nuk ka njė sistem. Nuk themi se nuk funksionon sistemi, sepse nuk u paguan mirė rojet. Roje nuk ka aspak qė nga vitet 2005 2006, kur u hoqėn kujdestarėt e fundit. Ishin ca kujdestarė, qė nuk ėshtė se ishin pėr tė ruajtur me armė nė dorė monumentet, por tė paktėn i shikonin njė herė nė ditė. Nė momentin, qė kėto u hoqėn nė vitet 2005 - 2006 monumentet mbetėn automatikisht pa mbrojtje. Atėherė ata kishin sė paku njė mbrojtje vizuale, njė kqyrje tė thjeshtė tė njė personi, qė shkonte njė herė nė ditė atje. Them se populli shqiptar nuk i meriton kėto monumente, pėrderisa nuk e vret ndėrgjegja, qė duhet t'i ruajė dhe duhet t'i ketė dhe do t'i trashėgojė, siē erdhėn deri sot, dhe pėr brezat, qė do tė vijnė. Kėshtu meqė nuk i dhimbsen, nuk ndodh as ruajtja, atėherė ne nuk do t'i kemi mė. Nuk ėshtė ēėshtje lekėsh, por neglizhencė, ėshtė njė sistem i tėrė, qė nuk ekziston, pavarėsisht se ligji ekziston. Ligji i trashėgimisė kulturore thotė qartė. Kėto janė monumentet e shpallura nga shteti dhe tė mbrojtura nga shteti.

    Afresku i dėmtuar i Onufrit nė kishėn Shėn Premtes nė Vlash tė Elbasanit
    DW. Mendoni se kjo pjesė e trashėgimisė kulturore, ėshtė e rrezikuar?

    Stratobėrdha: Ne humbasim identitetin. Nuk e di, kujt i intereson, qė objektet e kultit orthodhoks tė lihen nė mėshirė tė fatit dhe tė dėmtohen. Ndėrsa dikujt nuk i bėn pėrshtypje, sepse ndoshta nuk i ndjen, ose i ndjen shumė larg kėto objekte kulti tė besimit orthodhoks. Por unė mendoj, se nuk duhet parė nė kėndvėshtrimin, se kėto i pėrkasin njė besimi dhe unė jam i njė besimi tjetėr dhe nuk mė interesojnė, edhe nėse prishen. Ato janė trashėgimi e kombit shqiptar, e popullit shqiptar dhe nėse nuk do tė ekzistojnė, zhduket njė histori shumė e madhe prej gati 1500 vjetėsh, nė mos edhe mė tepėr. Kjo mund tė lidhet me shumė qėllime, ose me shumė interesa tė ndryshme, por edhe ndoshta me atė qė shqiptarėt dhe qeveritė, qė kanė drejtuar nė kėto vite, e shohin tendencėn nė pėrfitimet e shpejta dhe interesat monetare financiare dhe nuk e shohin nė pėrfitimin dhe ngritjen e turizmit kulturor mbi trashegiminė kulturore, tė turizmit tė prezantimit tė identitetit tė popullit shqiptar me anė tė kėtyre monumenteve. Kėto monumente po i humbasim dita ditės. Kemi humbur njė sasi tė madhe tė artit tė kėtyre monumenteve. Pėrveē vjedhjeve nuk po restaurohen mė. Kemi dhjetra kisha, dhjetra objekte, qė nuk ekzistojnė mė. Janė nė lista, por nuk ekzistojnė fizikisht. Kjo po humb dhe pas ca vjetėsh ndoshta nuk do tė kemi mė tė tilla, siē nuk kemi mė ikonostase nė fushėn e Myzeqesė. Atje janė vjedhur tė paktėn mbi 13, 14 kisha dhe nė to nuk ekzistojnė mė ikonostase, nuk ekziston mė asnjė element i brendshėm i interierit kishtar, kėshtu qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt ne nuk do tė kemi mė asgjė, nuk do tė kemi ēfarė t'u tregojmė tė tjerėve dhe as me ēfarė tė krenohemi. Ky destinacion duket se ėshtė i qartė. Do na ngelen vetėm fortifikimet militare, vetėm kalatė, kėshtjellat, qė edhe ata po rrėnohen, se nuk kemi mundėsi t'i mbajmė. Kėshtu qė trashėgimia kulturore ėshtė nė njė pikėpyetje shumė tė madhe dhe e ardhmja e saj vihet nė dyshim.

    DW: Instituti i Monumenteve tė Kulturės po punon pėr vendosjen e kamerave dhe sistemeve tė alarmit nė kisha tė pėrzgjedhura. Sa mund ta zgjidhin problemin kėto masa?

    Stratobėrdha: Kjo gjė nuk zgjidhet me kamera, sepse thashė kishat janė kryesisht nė zona tė vėshtira dhe nė momentin, qė janė nė zona tė vėshtira, sado qė kamera tė identifikojė, keqberėsit mund tė vijnė edhe me maska, kėshtu qė ti mund tė shohėsh vetėm ca maska, qė lėvizin, qė dėmtojnė dhe ti nuk i identifikon dot. Policia do dy orė tė vijė nė njė monument. Kėshtu qė nė ato dy orė ata mund tė largohen dhe tė mos kenė asnjė problem. Ruajtja e monumenteve bėhet nga njerėz me armė, nė ato monumente, qė kanė vlera dhe qė mund tė jenė si target pėr dėmtimin, ose vjedhjen. Nuk ėshtė nevoja tė ruash kalatė, se nuk ka kush tė vjedhė gurėt, se nuk i intereson. Por duhet bėrė njė listė e mirė e monumenteve, qė kanė vlera dhe qė ia vlen tė ruhen dhe duhet tė ruhen 24 orė. Shteti shqiptar pėr ruajtjen e kėtyre monumenteve duhet tė ketė njė sistem tė njė ruajtjeje fizike me armė, me roje, me polici private, me kontrata tė caktuara, tė detajuara pėr veprimet dhe mosveprimet dhe njėkohėsisht pėr ndėshkimet, nėse ndodhin gjėra tė tilla. Sistemi me kamera nuk funksionin nė kisha, qė janė nė zona tė vėshtira, nuk ka elektricitet, dritat ndėrpriten, kamerat mund tė dėmtohen, mund tė kėputen, mund tė vidhen, ėshtė njė gjė falls, qė nuk funksionon.

  6. #76
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Stratobėrdha: Ne humbasim identitetin. Nuk e di, kujt i intereson, qė objektet e kultit orthodhoks tė lihen nė mėshirė tė fatit dhe tė dėmtohen.
    E di o Genti e di si cecoja por cti besh thuaj se te ka zene dhe ty....... dhe ne bashke ....
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #77

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Looters destroy medieval frescoes in Albania

    Video dhe artikull per ata qe dine anglisht

  8. #78
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Ku eshte nje krim artit, kultures, historis se vendit.
    Si shkojne punet me restaurimin,ka ndonjeri ndonje fotografi te rifreskove te rikuperuara?

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •