Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 78
  1. #51

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Ata qe vene dore mbi Kishen, marrin mallkimin e Perendise qe do te rendoje mbi ta ne 6 breza e Perendia do ti shuaje me rrenje e me fare.

    Albo
    C'borxh i kane brezat pasardhes Perendise ?

    Perendi leshi qe per fajin e nje ordineri hajdut apo keqedashesi, hakmerret brez pas brezi

    Me kesisoj Perendishe shtohen radhet e Ateisteve
    Revolution 1848

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Restauratori Stratobėrdha: Grabitja e Onufrit, nė mes janė organet e rendit

    Restauratori i objekteve tė kultit ortodoks Gentian Stratobėrdha pėr vjedhjen dhe dėmtimin e afreskut tė Onufrit nė Kishėn e Shėn Premtes nė Valsh tė Elbasanit

    Publikuar mė 11.01.2013 | 13:27

    Gentian Stratobėrdha, arkitektrestaurator, u ndodh nė vendngjarje nė Kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh mė 3 janar. Ishte shkrimi i tij qė raportoi i pari shkurt dhe qartė grabitjen e rėndė tė afreskeve qė Onufri i pati pikturuar mė 1554 (ka studiues qė hamendėsojnė se pranė kishės sė Shėn Premtes ėshtė dhe varri i Onufrit). Prej vitit 1999 Gentian Stratobėrdha ndjek nga afėr gjendjen e objekteve tė kultit ortodoks nė Shqipėri, dhe drejton bėrthamėn pėr monumentet qė ndodhet pranė Kishės Ortodokse Autoqefale. Ai shprehet pėr moszbatim tė ligjit dhe mė tej akoma: qė nė asnjė rast nuk ėshtė kapur njė grabitės objektesh tė artit kishtar, kjo tė shtyn tė mendosh se me tregun e zi tė kėtyre veprave bashkėpunojnė segmente tė caktuara tė organeve tė rendit.

    Kur jeni ndodhur nė vendngjarje?

    Nė datėn 3 janar kam vajtur sipėr nė Valsh, bashkė me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės dhe tė Drejtorisė Rajonale tė Trashėgimisė Kulturore.

    Dėmi duket vėrtet i pakthyeshėm, nė radhė tė parė qė janė dėmtuar dhe qė janė marrė.

    Kjo ėshtė njė nga kishat ekzemplare, janė ikona tė pikturuara nga dora e Onufrit. Nga analizat laboratorike qė u janė bėrė pigmenteve tė pikturės sė afreskut, ka rezultuar se ėshtė e njėjta pėrmbajtje, e njėjta pėrzierje dhe bojė qė punonte Onufri. Pra ėshtė nga veprat unikale qė duhej ruajtur me kohė tė plotė, paradite, mbasdite dhe natėn. Jo tė gjitha monumentet kanė nevojė tė ruhen nė mėnyrė tė veēantė. Kjo ėshtė njė kishė e vogėl, por me njė sipėrfaqe tė mirė tė pikturuar. Mendoni se ēfarė dėmi ėshtė bėrė kur rezulton tė jenė vjedhur 7-8 shenjtorė. Aq mė tepėr qė janė shkulur nė mėnyrė joprofesionale. Dėmi ėshtė i madh dhe i pakthyeshėm.

    Po flisni pėr ruajtje selektive tė atyre qė janė objektet mė tė rėndėsishme, kurse logjika sipas raportit tė djeshėm tė Ministrisė sė Kulturės, nuk e pėrmend fare njė mundėsi dhe formė ė tillė tė ruajtjes sė monumenteve.

    Ruajtja selektive dhe qė mė duket termi mė i pėrshtatshėm duhej tė ishte propozuar prej shumė kohėsh sepse vjedhjet qė janė bėrė nėpėr kisha, me kėtė rast tė fundit, shėnojnė njė etapė tė re tė vjedhjes sė afreskeve qė nuk ėshtė se ka ndodhur mė pėrpara. Ėshtė njė natyrė e re e vjedhjes sė trashėgimisė tė artit kishtar. Kėshtu qė ėshtė natyrale qė njė ruajtje e tillė tė bėhet nė mėnyrė selektive. Ka kisha tė pikturuara nga piktorė anonimė dhe nuk janė aq shumė tė rėndėsishėm, them unė, sa tė ruhen dhe nuk pėrbėjnė objekt vjedhjeje pėr koleksionistėt tė cilėt i duan t’i kenė, t’i koleksionojnė, t’i shesin, t’i trajtojnė nė rrugė tė zezė. Por ato objekte qė janė dhe dihet kush janė, qoftė nga ana e artit kishtar, qė kanė vlerėsime maksimale jo vetėm nė Shqipėri, po edhe jashtė Shqipėrisė, duhet tė ruhen me njė rregullore tė veēantė duke u specifikuar sipas monumentit. Dhe rojet tė jenė tė pėrgjegjshėm sepse vjedhje janė bėrė dhe mė pėrpara edhe kur ka pasur kujdestar, por asnjė kujdestar nuk ėshtė ngarkuar me faj. Ligji “Pėr Trashėgiminė Kulturore” i cili ėshtė pėrmirėsuar nė vazhdimėsi, i ka shumė tė qarta nė nenet e tij qė keqbėrėsit, dėmtuesit do tė dėnohen rėndė dhe penalisht. Pėr mua ėshtė e qartė, dikush qė dėmton trashėgiminė kulturore dėnohet sipas kodit penal.

    Nė kėtė rast si do funksiononte, ēfarė dėnimi do tė ishte ky?

    Nuk di si do tė trajtohej ky rast nė qoftė se do tė gjendeshin shkaktarėt. Dėnimi pėr mua do tė ishte njė gjobė shumė tė madhe, e cila do tė futej pastaj nė llogarinė e fondit pėr ruajtjen e monumenteve tė kulturės, qė ka nevojė pėr fonde tė tilla, dhe pastaj njė dėnim me heqje tė lirisė, qė duhej tė ishte pėr t’u theksuar. Ėshtė dėmtuar njė vepėr unike qė nuk kthehet mė. Nuk i humb vetėm Shqipėrisė kjo vlerė, por i humb gjithė botės, sepse Onufri na ka lėnė vepra tė veēanta. Shkolla onufriane tė cilėn hulumtuesit shqiptarė e kanė propaganduar me tė madhe nga kėta ekzemplarė ka dalė, duke njohur stilin e tij, mėnyrėn e pėrdorimit tė ngjyrave, risitė qė soli duke dalė nga thatėsia dhe korrektėsia e tė pikturuarit nė artin bizan- tin. Dėnimi duhet tė jetė i niveleve mė tė larta pėr atė qė parashikon ligji.

    Na kujtohet dėmtimi i kishave tė Voskopojės...

    Ka ndodhur nė njė moment tė caktuar, njerėz fanatikė, islamikė, njerėz kundėr besimit tė krishterė, duke qenė rezidentė pėr njė kohė tė shkurtėr nė Voskopojė, dėmtojnė kishėn dhe shkruajnė “Allahu ėshtė i madh”. Ėshtė njė dėmtim fizik, sepse ka dėmtuar shtresėn e pelikulit qė ėshtė shtresa e parė e ikonės ku janė pigmentet, por ėshtė edhe dėmtim moral me njė ngarkesė emocionale shumė tė fortė. Ėshtė njė rast i veēuar, fatkeqėsisht nuk kemi pasur mė raste tė tilla, por dėmtimi ka lėnė gjurmė.

    Ju keni pėrmendur njė mori vjedhjesh tė interierėve...

    Nė zonėn e Dropullit ka pasur vjedhje tė herėpashershme tė ikonave, kujtoj njė rast tė para dy viteve, nė njė kishė janė vjedhur tė gjitha ikonat dhe ikonostasi, tė cila i ishin nėnshtruar edhe restaurimit. Vlen tė theksojmė ato qė i kemi ngritur dhe nė polici, me denoncime, sensibilizime dhe artikuj, vjedhjet qė janė bėrė nė kishat e Myzeqesė, vjedhjet e ikonostaseve dhe tė interierėve, objekte kishtare, duke ditur qė bazilikat e Myzeqesė janė tė njė tipi tė veēantė. Kemi kishėn e Shėn Kollit nė Vanaj, e Shėn Gjergjit nė Libofshė, tė cilat tani qė flasim janė tė zhveshura totalisht. Kur hyn brenda shikon se janė vjedhur edhe skeletet e drurit. Kėto janė marrė nė mėnyrė sistematike, duke i shqyer portat, duke i ēmontuar dhe duke pasur mundėsinė pėr t’i ēmontuar. Nė kėto kisha kanė ngelur vetėm afresket. Duke parė vjedhjet e afreskeve nė monumentet e kulturės tė kultit ortodoks, nuk mund tė mos mendojmė pėr njė erė tė re vjedhjesh nė kėto kisha ku nuk ka ngelur gjė tjetėr veē afreskeve.

    Ku i ēojnė, ēfarė bėhet me kėto?

    Deri sa ka vjedhje do tė thotė qė ka dhe kėrkesė dhe mund tė pėrfundojnė nė rafte muzesh jashtė Shqipėrisė, tė cilat mund tė jenė blerė nga koleksionistė tė huaj, nė njė kohė qė po lulėzon njė treg i zi. Ky treg ekziston derisa vidhet. Shqipėria krijon mundėsi: ėshtė e thjeshtė pėr t’i vjedhur, e thjeshtė pėr t’i qarkulluar jashtė territorit. Nė qoftė se askush nuk kapet duke vjedhur, nė qoftė se askush nuk kapet duke eksportuar dhe nė qoftė se askush nuk kapet nė pikat kufitare, atėhere i bie qė ky treg tė lulėzojė dhe tė ketė bashkėpunim me segmente tė caktuara tė organeve tė rendit. Sepse ndryshe nuk justifikohet qė nuk kemi asnjė rast kur grabitėsi tė jetė gjetur, tė jetė kapur dhe tė jetė dėnuar. Asnjė rast.

    Ju thoni qė ėshtė zhdukur edhe mbishkrimi nė zonėn e ikonostasit qė ėshtė burim informacioni. Nė fakt kjo ēfarė humbje pėrbėn?

    Studiuesit nė vazhdimėsi kanė marrė tė dhėna pėr datėn e pikturimit, pėr personin qė e ka pikturuar dhe kush kanė qenė njerėzit qė e kanė iniciuar kėtė lloj pikturimi. Ėshtė njė historik i shkurtėr qė ka lėnė piktori dhe ėshtė informacioni mė real. Nė momentin qė kjo zhduket nuk ėshtė ēėshtja se nuk e dimė kur ėshtė pikturuar, se ai mbishkrim nuk ėshtė fotografuar dhe nuk ėshtė dokumentuar. Zhdukja fizike fsheh dhe hedh pastaj njė vello harrese nė realitetin real tė kishės, duke pasur parasysh se edhe mbishkrimet nuk ėshtė se janė studiuar pėrfundimisht, lėnė vend nė vazhdimėsi pėr tė gjetur elemente tė rinj qė janė informacion pėr studiuesin nė pėrgjithėsi dhe pėr marrėdhėniet shoqėrore.

    Si ekspert i trashėgimisė dhe si qytetar, do ta kėrkonit dorėheqjen e ministrit tė Kulturės?

    Do t’i kėrkohej dorėheqja ministrit nėse monumentet do kishin njė sistem mbrojtjeje i cili nuk funksionoi. Ēėshtja ėshtė qė monumentet nuk kanė njė sistem mbrojtjeje, sepse ministria zyrtarisht i ka hequr kujdestarėt. Pėr mua duhet tė jetė njė akt shumė i madh, i cili duket shumė i madh kur nė vetvete ėshtė thjesht zbatimi i ligjit. Nė qoftė se shteti nuk ka mundėsi t’i ruajė kėto monumente, le tė kėrkojė ndihmė nga donacione nga jashtė qė merren me trashėgiminė por jo t’i lėrė pa mbrojtjeje vetėm pėr faktin se nuk i ruan dot. Ideja pėr t’ia dhėnė kishės ortodokse tė gjitha dhe pastaj t’i kėrkohet llogari kishės ortodokse pėr ruajtjen ose mosruajtjen, do tė krijonte njė situatė tjetėr. Nė fund tė fund kėto objekte prapė shteti do t’i ruajė. Janė 170 monumente tė kultit ortodoks dhe kisha e ka vėshtirė t’i mbrojė. Kur s’i ruan shteti, mundėsitė pėr t’i ruajtur kisha janė akoma mė tė vogla.

    Kisha Ortodokse ka kėrkuar ikonat qė janė konfiskuar nė vitet ’60 dhe sot ndodhen nė muze dhe institute. Edhe njė deklaratė e pėrsėritur kohėt e fundit e kryeministrit Berisha flet pėr kthim pronash dhe objekte tė kultit, kishės ortodokse. Ē’thoni ju, a do ishte kjo zgjidhje pėr mbrojtje?

    Duke filluar nga viti 1991-’92 deri sot, llogariten rreth 7-8 milionė euro, njė fond qė nė bazė tė vendimeve qė janė marrė nga organet kompetente, Ministria e Kulturės dhe Instituti i Monumenteve, ėshtė lėvruar pėr restaurim. Janė gati 70 monumente kulture tė restauruara me fonde tė Kishės Ortodokse. Kisha ka bėrė njė marrėveshje me shtetin shqiptar pėr kthimin e tė gjitha vlerave tė trashėgimisė kulturore, nuk janė vetėm objektet, janė edhe materiale kishtare, tė cilat ndodhen nė muze, ekzistojnė nė arkiva e magazina shtetėrore dhe tė gjitha kėto janė pronė qoftė morale, qoftė fizike e Kishės Ortodokse, sepse blerja, ndėrtimi dhe pasurimi i kishave me elemente tė artit nuk ėshtė bėrė nga shtetet apo qeveritė e asaj kohe, por janė pronė e kishės ortodokse. Kėshtu qė ėshtė njė gjė normale po tė ndodhė. Nė teori ka njė marrėveshje, por nė praktikė nuk ka ndodhur asgjė. Kėrkohet njė akt politik shumė madhor, do duhej tė pėrfundojė nė njė akt kadastral ku kisha tė bėhet ligjėrisht pronare bazuar nė ligjin e shtetit shqiptar pėr pronėsinė.

    Onufėr Neokastriti

    Onufėr Neokastriti (Onufri “i vėrtetė”), kush ishte ai? Padyshim qė ėshtė mė origjinali, mė vitali piktor i ikonave, ikonograf shqiptar, i mesit tė shek.XVI. Me rėnien e Janinės, nė 1430, sovraniteti bizantin ishte ndjerė pak dhe Epiri kishte rėnė nėn sundimin otoman. Por si virtyt i njė administrimi mjaft tolerant, qendrat e religjionit tė tij greko-ortodoks, mundėn tė ruajnė lidhjet, jo vetėm me kryeqytetin bizantin, por edhe me Jeruzalemin, malin Athos dhe Sinain. Pak tė dhėna ka pėr jetėn e mjeshtrit Onufri. Ishte laik, por mori pėrsipėr barrėn kishtare: nė njė mbishkrim tė 1554-s ai cilėsohet si “kryepapa” i Neokastronit, ose Elbasanit. Imazhi i tij si artist, nė tė shumtėn e rasteve iu besohet veprave. Fatmirėsisht ka njė numėr tė madh veprave tė tijat qė shtrihen nė njė hapėsirė qė prek veriperėndimin e Greqisė dhe Shqipėrinė, deri nė Turqi apo Moldavi. Ai realizoi imazhe me freski magjiplotė, me njė elegancė tė shkallės sė lartė. Onufri ishte aktiv qoftė nė dekorimin e kishave me afreske, qoftė nė praktikėn e pikturės sė ikonave. Sipas njė mbishkrimi nė njė nga afresket e tij nė Kostur thuhet: “Onufri, i ardhur nga qytet famėmadh i Beratit.”

    Tė zbatohet neni 34 i ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore

    Forumi i Mbrojtjes sė Trashėgimisė nėn drejtimin e aktivistit Artan Lame proteston sot nė mesditė, ora 12.00, para Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Ėshtė njė protestė paqėsore “pėr tė denoncuar dorėzimin e kėsaj Ministrie pėrballė situatės dramatike ku ndodhet trashėgimia jonė kulturore”, thuhet nė ftesėn e Forumit. “Ngjarja e fundit ku janė dhunuar dhe grabitur afresket e Onufrit ėshtė kulmi i dėmtimeve tė kėsaj trashėgimie. Indiferenca dhe mos reagimi i Institucioneve Zyrtare ndaj kėtyre shkatėrrimeve ėshtė njė ogur i keq pėr kulturėn tonė. Prandaj pėr tė dhėnė njė mesazh kundėr kėsaj indiference Forumi del nė protestė”.

    /Shekulli Print/Elsa Demo/



    Duket qarte qe kemi te bejme me vjedhje, qe eshte pjese e vjedhjeve sistematike qe po ndodh neper kishat e vogla ne jug te vendit. Shpresoj qe te bejne dicka t'a parandalojne kete dukuri qe i perket gjithe popullit shqiptar sepse nuk ka te beje vetem me te kaluaren, por edhe me te ardhmen....

  3. #53
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    A quhet perandor nje cope guvernator???
    http://en.wikipedia.org/wiki/Pontius_Pilate


    Po cka marr nga Izraeli..Roma e njofi ligjerishte krishterimin pas 300 e ca vjetesh..
    Ne vitin 70 romaket e ben rrafsh ate krahin qe ti quan Izrael..duke vrare miliona cifute e duke debuar me qindra mijra te tjere...
    http://en.wikipedia.org/wiki/Siege_o...salem_%2870%29
    E mbi te gjitha cifutet e refuzuan krishterimin..




    O Beno kjo vjen nga ndikimi i nje kulture e jo se kush e ka pasur krishterimin me perpara.

    Christianity in Albania was established throughout the country in 100 AD. From 1000 AD, the Byzantine Empire carried out Church missions in the area. In relation to the increasing influence of Venice, the Franciscans started to settle down in the area in the 13th century.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Christianity_in_Albania
    Artikulli anglisht qe ke pare ne wikipedia nuk eshte i plote dhe flet per ca franceskane nga venecia por nuk permendet se kur u futen prifterinjte e pare romake ne shqiperi.
    Prifterinjte e pare nuk jane ato te venecias por ato te ardhur qe ne 100 vjecarin e pare te eres sone.
    Perandor i izraelit ka qene Tiberiusi dhe jo pont pilati,pont pilati ishte pushtetar lokal ne nje zone te Izraelit.
    krishterimi,besimtaret e pare kane qene ne izrael dhe romaket ne izrael ishin deshmitaret qe u njohen me kete teori feje
    Nje pjese e ushetareve romake u kthyen nga izraeli per ne rome dhe u bene besimtare te krishtere.
    Besimi i krishtere u perhap ne rome.Shteti romak e luftoi kristianizmin si teori, si ide, si praktike dhe fakt eshte qe nen pushtetin
    e perandorit NERO ne Rome te krishteret romake u persekutuan u torturuan u vrane per arsyen se ishin besimtare te krishtere.
    Dhe keto gjera kane ndodhur ne vitet 54-68, para vitit 100 te eres sone,domethene para se krishterimi te futej dhe njihej si teori dhe praktike ne Shqiperi.
    Krishterimi u fut ne shqiperi ne vitin 100 te eres sone,kurse ne Rome ishte i njohur me perpara dhe ne rome te krishteret po persekutoheshin nga Nero-ja perandori i atehershem
    Konkluzioni eshte,ne Rome krishterimi ka ekzistuar me perpara se sa ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 11-01-2013 mė 21:43
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Oh !!!! sa mire .fajtorin e paski gjetur???? po sa eshte denuar me varje ne litar apo me 101,,, ne shqiptaret jemi popull i cuditshem'''presim fasulet 5 ore te ziejne dhe djegim buzet nga padurimi per ti provuar'',,, mos valle keto jane demtuar nga nje dore e caktuar me nje qellim te keq????? ato ikona kane qene aty per shekuj me rradhe ,vriteni pak mendjen?pse u demtuan tani!!!!!!!

  5. #55
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Restauratori Stratobėrdha: Grabitja e Onufrit, nė mes janė organet e rendit

    Restauratori i objekteve tė kultit ortodoks Gentian Stratobėrdha pėr vjedhjen dhe dėmtimin e afreskut tė Onufrit nė Kishėn e Shėn Premtes nė Valsh tė Elbasanit

    Publikuar mė 11.01.2013 | 13:27

    Gentian Stratobėrdha, arkitektrestaurator, u ndodh nė vendngjarje nė Kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh mė 3 janar. Ishte shkrimi i tij qė raportoi i pari shkurt dhe qartė grabitjen e rėndė tė afreskeve qė Onufri i pati pikturuar mė 1554 (ka studiues qė hamendėsojnė se pranė kishės sė Shėn Premtes ėshtė dhe varri i Onufrit). Prej vitit 1999 Gentian Stratobėrdha ndjek nga afėr gjendjen e objekteve tė kultit ortodoks nė Shqipėri, dhe drejton bėrthamėn pėr monumentet qė ndodhet pranė Kishės Ortodokse Autoqefale. Ai shprehet pėr moszbatim tė ligjit dhe mė tej akoma: qė nė asnjė rast nuk ėshtė kapur njė grabitės objektesh tė artit kishtar, kjo tė shtyn tė mendosh se me tregun e zi tė kėtyre veprave bashkėpunojnė segmente tė caktuara tė organeve tė rendit.

    Kur jeni ndodhur nė vendngjarje?

    Nė datėn 3 janar kam vajtur sipėr nė Valsh, bashkė me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės dhe tė Drejtorisė Rajonale tė Trashėgimisė Kulturore.

    Dėmi duket vėrtet i pakthyeshėm, nė radhė tė parė qė janė dėmtuar dhe qė janė marrė.

    Kjo ėshtė njė nga kishat ekzemplare, janė ikona tė pikturuara nga dora e Onufrit. Nga analizat laboratorike qė u janė bėrė pigmenteve tė pikturės sė afreskut, ka rezultuar se ėshtė e njėjta pėrmbajtje, e njėjta pėrzierje dhe bojė qė punonte Onufri. Pra ėshtė nga veprat unikale qė duhej ruajtur me kohė tė plotė, paradite, mbasdite dhe natėn. Jo tė gjitha monumentet kanė nevojė tė ruhen nė mėnyrė tė veēantė. Kjo ėshtė njė kishė e vogėl, por me njė sipėrfaqe tė mirė tė pikturuar. Mendoni se ēfarė dėmi ėshtė bėrė kur rezulton tė jenė vjedhur 7-8 shenjtorė. Aq mė tepėr qė janė shkulur nė mėnyrė joprofesionale. Dėmi ėshtė i madh dhe i pakthyeshėm.

    Po flisni pėr ruajtje selektive tė atyre qė janė objektet mė tė rėndėsishme, kurse logjika sipas raportit tė djeshėm tė Ministrisė sė Kulturės, nuk e pėrmend fare njė mundėsi dhe formė ė tillė tė ruajtjes sė monumenteve.

    Ruajtja selektive dhe qė mė duket termi mė i pėrshtatshėm duhej tė ishte propozuar prej shumė kohėsh sepse vjedhjet qė janė bėrė nėpėr kisha, me kėtė rast tė fundit, shėnojnė njė etapė tė re tė vjedhjes sė afreskeve qė nuk ėshtė se ka ndodhur mė pėrpara. Ėshtė njė natyrė e re e vjedhjes sė trashėgimisė tė artit kishtar. Kėshtu qė ėshtė natyrale qė njė ruajtje e tillė tė bėhet nė mėnyrė selektive. Ka kisha tė pikturuara nga piktorė anonimė dhe nuk janė aq shumė tė rėndėsishėm, them unė, sa tė ruhen dhe nuk pėrbėjnė objekt vjedhjeje pėr koleksionistėt tė cilėt i duan t’i kenė, t’i koleksionojnė, t’i shesin, t’i trajtojnė nė rrugė tė zezė. Por ato objekte qė janė dhe dihet kush janė, qoftė nga ana e artit kishtar, qė kanė vlerėsime maksimale jo vetėm nė Shqipėri, po edhe jashtė Shqipėrisė, duhet tė ruhen me njė rregullore tė veēantė duke u specifikuar sipas monumentit. Dhe rojet tė jenė tė pėrgjegjshėm sepse vjedhje janė bėrė dhe mė pėrpara edhe kur ka pasur kujdestar, por asnjė kujdestar nuk ėshtė ngarkuar me faj. Ligji “Pėr Trashėgiminė Kulturore” i cili ėshtė pėrmirėsuar nė vazhdimėsi, i ka shumė tė qarta nė nenet e tij qė keqbėrėsit, dėmtuesit do tė dėnohen rėndė dhe penalisht. Pėr mua ėshtė e qartė, dikush qė dėmton trashėgiminė kulturore dėnohet sipas kodit penal.

    Nė kėtė rast si do funksiononte, ēfarė dėnimi do tė ishte ky?

    Nuk di si do tė trajtohej ky rast nė qoftė se do tė gjendeshin shkaktarėt. Dėnimi pėr mua do tė ishte njė gjobė shumė tė madhe, e cila do tė futej pastaj nė llogarinė e fondit pėr ruajtjen e monumenteve tė kulturės, qė ka nevojė pėr fonde tė tilla, dhe pastaj njė dėnim me heqje tė lirisė, qė duhej tė ishte pėr t’u theksuar. Ėshtė dėmtuar njė vepėr unike qė nuk kthehet mė. Nuk i humb vetėm Shqipėrisė kjo vlerė, por i humb gjithė botės, sepse Onufri na ka lėnė vepra tė veēanta. Shkolla onufriane tė cilėn hulumtuesit shqiptarė e kanė propaganduar me tė madhe nga kėta ekzemplarė ka dalė, duke njohur stilin e tij, mėnyrėn e pėrdorimit tė ngjyrave, risitė qė soli duke dalė nga thatėsia dhe korrektėsia e tė pikturuarit nė artin bizan- tin. Dėnimi duhet tė jetė i niveleve mė tė larta pėr atė qė parashikon ligji.

    Na kujtohet dėmtimi i kishave tė Voskopojės...

    Ka ndodhur nė njė moment tė caktuar, njerėz fanatikė, islamikė, njerėz kundėr besimit tė krishterė, duke qenė rezidentė pėr njė kohė tė shkurtėr nė Voskopojė, dėmtojnė kishėn dhe shkruajnė “Allahu ėshtė i madh”. Ėshtė njė dėmtim fizik, sepse ka dėmtuar shtresėn e pelikulit qė ėshtė shtresa e parė e ikonės ku janė pigmentet, por ėshtė edhe dėmtim moral me njė ngarkesė emocionale shumė tė fortė. Ėshtė njė rast i veēuar, fatkeqėsisht nuk kemi pasur mė raste tė tilla, por dėmtimi ka lėnė gjurmė.

    Ju keni pėrmendur njė mori vjedhjesh tė interierėve...

    Nė zonėn e Dropullit ka pasur vjedhje tė herėpashershme tė ikonave, kujtoj njė rast tė para dy viteve, nė njė kishė janė vjedhur tė gjitha ikonat dhe ikonostasi, tė cila i ishin nėnshtruar edhe restaurimit. Vlen tė theksojmė ato qė i kemi ngritur dhe nė polici, me denoncime, sensibilizime dhe artikuj, vjedhjet qė janė bėrė nė kishat e Myzeqesė, vjedhjet e ikonostaseve dhe tė interierėve, objekte kishtare, duke ditur qė bazilikat e Myzeqesė janė tė njė tipi tė veēantė. Kemi kishėn e Shėn Kollit nė Vanaj, e Shėn Gjergjit nė Libofshė, tė cilat tani qė flasim janė tė zhveshura totalisht. Kur hyn brenda shikon se janė vjedhur edhe skeletet e drurit. Kėto janė marrė nė mėnyrė sistematike, duke i shqyer portat, duke i ēmontuar dhe duke pasur mundėsinė pėr t’i ēmontuar. Nė kėto kisha kanė ngelur vetėm afresket. Duke parė vjedhjet e afreskeve nė monumentet e kulturės tė kultit ortodoks, nuk mund tė mos mendojmė pėr njė erė tė re vjedhjesh nė kėto kisha ku nuk ka ngelur gjė tjetėr veē afreskeve.

    Ku i ēojnė, ēfarė bėhet me kėto?

    Deri sa ka vjedhje do tė thotė qė ka dhe kėrkesė dhe mund tė pėrfundojnė nė rafte muzesh jashtė Shqipėrisė, tė cilat mund tė jenė blerė nga koleksionistė tė huaj, nė njė kohė qė po lulėzon njė treg i zi. Ky treg ekziston derisa vidhet. Shqipėria krijon mundėsi: ėshtė e thjeshtė pėr t’i vjedhur, e thjeshtė pėr t’i qarkulluar jashtė territorit. Nė qoftė se askush nuk kapet duke vjedhur, nė qoftė se askush nuk kapet duke eksportuar dhe nė qoftė se askush nuk kapet nė pikat kufitare, atėhere i bie qė ky treg tė lulėzojė dhe tė ketė bashkėpunim me segmente tė caktuara tė organeve tė rendit. Sepse ndryshe nuk justifikohet qė nuk kemi asnjė rast kur grabitėsi tė jetė gjetur, tė jetė kapur dhe tė jetė dėnuar. Asnjė rast.

    Ju thoni qė ėshtė zhdukur edhe mbishkrimi nė zonėn e ikonostasit qė ėshtė burim informacioni. Nė fakt kjo ēfarė humbje pėrbėn?

    Studiuesit nė vazhdimėsi kanė marrė tė dhėna pėr datėn e pikturimit, pėr personin qė e ka pikturuar dhe kush kanė qenė njerėzit qė e kanė iniciuar kėtė lloj pikturimi. Ėshtė njė historik i shkurtėr qė ka lėnė piktori dhe ėshtė informacioni mė real. Nė momentin qė kjo zhduket nuk ėshtė ēėshtja se nuk e dimė kur ėshtė pikturuar, se ai mbishkrim nuk ėshtė fotografuar dhe nuk ėshtė dokumentuar. Zhdukja fizike fsheh dhe hedh pastaj njė vello harrese nė realitetin real tė kishės, duke pasur parasysh se edhe mbishkrimet nuk ėshtė se janė studiuar pėrfundimisht, lėnė vend nė vazhdimėsi pėr tė gjetur elemente tė rinj qė janė informacion pėr studiuesin nė pėrgjithėsi dhe pėr marrėdhėniet shoqėrore.

    Si ekspert i trashėgimisė dhe si qytetar, do ta kėrkonit dorėheqjen e ministrit tė Kulturės?

    Do t’i kėrkohej dorėheqja ministrit nėse monumentet do kishin njė sistem mbrojtjeje i cili nuk funksionoi. Ēėshtja ėshtė qė monumentet nuk kanė njė sistem mbrojtjeje, sepse ministria zyrtarisht i ka hequr kujdestarėt. Pėr mua duhet tė jetė njė akt shumė i madh, i cili duket shumė i madh kur nė vetvete ėshtė thjesht zbatimi i ligjit. Nė qoftė se shteti nuk ka mundėsi t’i ruajė kėto monumente, le tė kėrkojė ndihmė nga donacione nga jashtė qė merren me trashėgiminė por jo t’i lėrė pa mbrojtjeje vetėm pėr faktin se nuk i ruan dot. Ideja pėr t’ia dhėnė kishės ortodokse tė gjitha dhe pastaj t’i kėrkohet llogari kishės ortodokse pėr ruajtjen ose mosruajtjen, do tė krijonte njė situatė tjetėr. Nė fund tė fund kėto objekte prapė shteti do t’i ruajė. Janė 170 monumente tė kultit ortodoks dhe kisha e ka vėshtirė t’i mbrojė. Kur s’i ruan shteti, mundėsitė pėr t’i ruajtur kisha janė akoma mė tė vogla.

    Kisha Ortodokse ka kėrkuar ikonat qė janė konfiskuar nė vitet ’60 dhe sot ndodhen nė muze dhe institute. Edhe njė deklaratė e pėrsėritur kohėt e fundit e kryeministrit Berisha flet pėr kthim pronash dhe objekte tė kultit, kishės ortodokse. Ē’thoni ju, a do ishte kjo zgjidhje pėr mbrojtje?

    Duke filluar nga viti 1991-’92 deri sot, llogariten rreth 7-8 milionė euro, njė fond qė nė bazė tė vendimeve qė janė marrė nga organet kompetente, Ministria e Kulturės dhe Instituti i Monumenteve, ėshtė lėvruar pėr restaurim. Janė gati 70 monumente kulture tė restauruara me fonde tė Kishės Ortodokse. Kisha ka bėrė njė marrėveshje me shtetin shqiptar pėr kthimin e tė gjitha vlerave tė trashėgimisė kulturore, nuk janė vetėm objektet, janė edhe materiale kishtare, tė cilat ndodhen nė muze, ekzistojnė nė arkiva e magazina shtetėrore dhe tė gjitha kėto janė pronė qoftė morale, qoftė fizike e Kishės Ortodokse, sepse blerja, ndėrtimi dhe pasurimi i kishave me elemente tė artit nuk ėshtė bėrė nga shtetet apo qeveritė e asaj kohe, por janė pronė e kishės ortodokse. Kėshtu qė ėshtė njė gjė normale po tė ndodhė. Nė teori ka njė marrėveshje, por nė praktikė nuk ka ndodhur asgjė. Kėrkohet njė akt politik shumė madhor, do duhej tė pėrfundojė nė njė akt kadastral ku kisha tė bėhet ligjėrisht pronare bazuar nė ligjin e shtetit shqiptar pėr pronėsinė.

    Onufėr Neokastriti

    Onufėr Neokastriti (Onufri “i vėrtetė”), kush ishte ai? Padyshim qė ėshtė mė origjinali, mė vitali piktor i ikonave, ikonograf shqiptar, i mesit tė shek.XVI. Me rėnien e Janinės, nė 1430, sovraniteti bizantin ishte ndjerė pak dhe Epiri kishte rėnė nėn sundimin otoman. Por si virtyt i njė administrimi mjaft tolerant, qendrat e religjionit tė tij greko-ortodoks, mundėn tė ruajnė lidhjet, jo vetėm me kryeqytetin bizantin, por edhe me Jeruzalemin, malin Athos dhe Sinain. Pak tė dhėna ka pėr jetėn e mjeshtrit Onufri. Ishte laik, por mori pėrsipėr barrėn kishtare: nė njė mbishkrim tė 1554-s ai cilėsohet si “kryepapa” i Neokastronit, ose Elbasanit. Imazhi i tij si artist, nė tė shumtėn e rasteve iu besohet veprave. Fatmirėsisht ka njė numėr tė madh veprave tė tijat qė shtrihen nė njė hapėsirė qė prek veriperėndimin e Greqisė dhe Shqipėrinė, deri nė Turqi apo Moldavi. Ai realizoi imazhe me freski magjiplotė, me njė elegancė tė shkallės sė lartė. Onufri ishte aktiv qoftė nė dekorimin e kishave me afreske, qoftė nė praktikėn e pikturės sė ikonave. Sipas njė mbishkrimi nė njė nga afresket e tij nė Kostur thuhet: “Onufri, i ardhur nga qytet famėmadh i Beratit.”

    Tė zbatohet neni 34 i ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore

    Forumi i Mbrojtjes sė Trashėgimisė nėn drejtimin e aktivistit Artan Lame proteston sot nė mesditė, ora 12.00, para Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Ėshtė njė protestė paqėsore “pėr tė denoncuar dorėzimin e kėsaj Ministrie pėrballė situatės dramatike ku ndodhet trashėgimia jonė kulturore”, thuhet nė ftesėn e Forumit. “Ngjarja e fundit ku janė dhunuar dhe grabitur afresket e Onufrit ėshtė kulmi i dėmtimeve tė kėsaj trashėgimie. Indiferenca dhe mos reagimi i Institucioneve Zyrtare ndaj kėtyre shkatėrrimeve ėshtė njė ogur i keq pėr kulturėn tonė. Prandaj pėr tė dhėnė njė mesazh kundėr kėsaj indiference Forumi del nė protestė”.

    /Shekulli Print/Elsa Demo/



    Duket qarte qe kemi te bejme me vjedhje, qe eshte pjese e vjedhjeve sistematike qe po ndodh neper kishat e vogla ne jug te vendit. Shpresoj qe te bejne dicka t'a parandalojne kete dukuri qe i perket gjithe popullit shqiptar sepse nuk ka te beje vetem me te kaluaren, por edhe me te ardhmen....
    Ti lesh ashtu pa mbrojtje eshte nje ftese per vjedhje per hajdutet qe i marrin dhe i kalojne te koleksionistet e artit ne Itali egjipt apo greqi.
    Demi i kryer veshtire te rikuperohet edhe sikur te gjenden copat e vjedhura.
    Veprat e artit duhet te mbrohen me sistem alarmi.Idiotat i kane lene ne meshire te fatit,te pambrojtura fare.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Shiko te shkretet, c'i ka vajtur mendja te bejne.....



    15 Janar 2013 - 08:34 | LAJME

    "Onufri", banorėt mbledhin vetė para pėr tė vėnė rojė

    Banorėt e komunės sė Gjinarit, ku ndodhet Kisha Shėne Premte nė tė cilėn u dėmtua afresku i Onufrit, kanė vendosur tė mbledhin vetė para qė tė paguajnė rojė pėr monumentin. Lajmi bėhet i ditur nga kryetari i komunės, Kristaq Shqau. Tė hėnėn ai konfirmoi pėr "GSH" se familjet e tė gjitha fshatrave kanė vendosur qė t'i ruajnė me kontributin e tyre financiar kishat shekullore tė rėndėsishme pėr trashėgiminė kulturore qė ndodhen nė zonė. "Tė hėnėn, pleqėsitė e lagjeve tė ēdo fshati nė komunėn Gjinar tė Elbasanit kanė raportuar dakordėsinė e ēdo familjeje pėr tė kontribuar nė ruajtjen e kishave tė zonės sė Shpatit. Gjithēka ka ardhur natyrshėm dhe solidariteti i shpatarakėve ka qenė i jashtėzakonshėm", - ka thėnė kryekomunari i Gjinarit, Kristaq Shqau. Shuma qė familjet do tė japin ėshtė simbolike, rreth 50 lekė tė reja nė muaj, ndėrsa rojat sėrish nuk do tė jenė 24 orė, por do tė kenė rolin e vėzhguesit. Nė kėtė zonė banojnė rreth 7600 vetė. E ndėrsa kanė kaluar dy javė nga koha e shkatėrrimit barbar tė afreskeve tė Kishės Shėn e Premte nė Valsh tė komunės sė Gjinarit nė Elbasan, ende e gjithė ngjarja vazhdon tė mbetet e mbuluar me mister. Gjatė gjithė kėtyre ditėve ėshtė aluduar nė tė gjitha format e mundshme rreth qėllimit tė vėrtetė qė mund tė kenė pasur keqbėrėsit qė shkatėrruan afresket e pikturuara nga Onufri nė kėtė kishė, por me kalimin e ditėve ēdo gjė po bėhet edhe mė e mistershme. Pas sensibilizimit mediatik qė iu bė kėsaj ngjarjeje, edhe strukturat shtetėrore janė angazhuar nė zbardhjen e kėsaj ngjarjeje, qė tashmė ėshtė regjistruar edhe nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor tė Elbasanit. Drejtuesi i saj, Elvin Gokaj, nga ana e tij, i pyetur pėr ecurinė e hetimeve, deklaroi se ēėshtjen pėr zbulimin dhe arrestimin e autorėve tė dyshuar tė vjedhjes, si dhe tė shkatėrrimit tė afreskeve tė pikturuara nga Onufri nė kishėn Shėn e Premte nė Valsh tė komunės sė Gjinarit ia ka deleguar policisė sė Elbasanit.

    Mė herėt, arkeologu dhe historiani Riza Hasa ka denoncuar publikisht se dėmtime tė tilla tė ngjashme kanė ndodhur edhe nė kisha e objekte tė tjera shumė tė lashta tė Qarkut tė Elbasanit, si nė kishėn-shpellė tė Koshorishtit nė fshatin Letėm nė komunėn e Lunikut dhe nė atė tė Urakės pranė vendit tė quajtur "Kthesat e Qafė Thanės" nė komunėn e Rrajcės nė nėnprefekturėn e Librazhdit etj. Kishat e qarkut tė Elbasanit kanė qenė dhe mbeten me vlera tė jashtėzakonshme. Nė shumicėn e tyre nuk mbahen mesha dhe nė to rrjedhimisht as shėrbejnė priftėrinj. Megjithatė ato prej kohėsh janė kthyer ndėr vendet mė tė vizitueshme nga besimtarėt dhe turistėt.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Viktori Puzanova pėr Onufrin dhe afresket e Valshit

    Maks Velo

    Viktori Puzanova i pa pėr herė tė parė kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh dhe atė tė Shėn Kollit nė Selcan tė Elbasanit, nė tetor tė vitit 1951, nė njė ekspeditė informative. Nė korrik tė vitit 1952 i studioi me imtėsi dhe bėri 9 kopje afreskesh qė ndodhen nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė. Nga kėto, 3 janė tė Valshit dhe 6 janė tė Shelcanit. Nga Valshi ka kopjuar Shėn Spiridhonin, Shėn Mėrinė dhe njė shenjtor tė paidentifikuar. Nė vitin 1953 ajo boton artikullin e saj tė parė “Piktori shqiptar i shek.XVI Onufri nga Neokastra (Elbasani). Ajo studioi dhe vlerėsoi lart Onufrin kryesisht nga pikturimi i afreskeve tė kėtyre kishave. Mė poshtė po japim disa pėrcaktime tė Puzanovės pėr artin e ikonografit shqiptar. “Mjeshtri Onufri ėshtė piktor i lindur, qė ka dorė shumė tė sigurt dhe ndjenjėn artistike tė formės. Afresket e tij tė ēudisin me pėrpjesėtimet e pėrsosura, me plastikėn e lirė nė trajtimin e figurės, me elegancėn dhe hollėsinė e jashtėzakonshme tė formės.” “Vepra e tij nuk tregon asgjėkund se Onufri kopjon makinalisht modelet e caktuara nė Bizant, por ai krijon me guxim figura tė reja. Kompozicionet e tij janė gjithnjė interesante dhe me jetė.” “Tek Onufri kėto ngjarje ungjillore janė rritur e ndėrlikuar nganjėherė nė piktura zhanėr. Tregimi i pėrmbajtjes sė tyre, shpeshherė ėshtė i mbushur me detaje tė jetės tė cilat e interesojnė tepėr artistin.” “Sidomos i duhet vėnė kujdes ritmit shumė tė hollė, kompozicionit tė afreskut qė tregon shijen e zhvilluar artistike dhe talentin e piktorit. Ėshtė shumė karakteristike, interesante dhe qė nuk u pėrngjan pikturave tė tjera kishtare, mėnyra se si e trajton Onufri hapėsirėn qė pikturon. Pėr atė i gjithė pikturimi i kishės ėshtė njė gjė e pėrbashkėt…” “Te Onufri, ikonostasi ėshtė pikturuar edhe nga ana e brendshme e altarit, gjė qė ėshtė shumė e rrallė.” “Si pėrfundim, ai ka kombinime pesė-gjashtė ngjyrash bazė qė arrijnė nė njė harmoni tė pėrsosur dhe japin pėrshtypjen e saturimit dhe pasurisė sė kolorit.” “Kėta tipa tė marre nga jeta qė e rrethonte, afėr tij, me origjinė shqiptare, Onufri i ka vėrejtur dhe zgjedhur me kujdes nė mes tė popullit tė Shpatit.” “Format e Onufrit janė bėrė delikate, tė lehta tė detajuara. Koloriti ėshtė bėrė mė i butė, mė i ėmbėl, stili mė i lirė, mė piktoresk.” “Ndjehet edhe madhėshtia e Onufrit si piktor. Pa dyshim ky e njihte edhe artin e Rilindjes. Me gjithė rigorozitetin e madh tė tij bizantin, vendevende, sado qė shumė larg, ndjehet jehona e Italisė. Nė veprat e Onufrit ndjehet bukuria e kryeveprave tė Rilindjes...” “Piktura e Onufrit qėndron shumė mė lart nga piktura serbe e kohės sė tij.”

    ***

    Puzanova u jepte rėndėsi tė veēantė dy kishave tė Shpatit. Ajo vizitoi gati gjithė kishat e Shqipėrisė, nė Berat, Korēė, Prespė, Breg, Gjirokastėr, Rubik. Por rėndėsi parėsore kanė analizat qė ajo bėn pikėrisht pėr ato dy kisha. Kur bisedonte pėr to sytė i shkėlqenin me njė dritė tė veēantė.

    Biografi

    Bizantologia ruse Viktori Puzanova (1893-1964) jetoi dhe studioi artin bizantin nė Shqipėri pėr gati 20 vjet. Pėrkrah saj, studiuesi Theofan Popa deshifroi mbishkrimet bizantine gjatė periudhės 1967-1973. Ajo botoi 8 studime mbi artin bizantin. Kishte filluar ndėrkohė tė bėnte kopjet e freskave tė Onufrit dhe qysh nė studimin e parė ajo do tė merret pikėrisht me kėtė piktor. Prej saj ruhen nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė rreth 32 kopje figurash tė veēanta apo freskash. Origjinalet e disa prej veprave qė ajo ka kopjuar, sot nuk ekzistojnė.

  8. #58

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    Turp I botes, as ne afganistan kto vepra. Shqiperia, shtet i tolerances fetare e leshit. Shqiperia, me vjen keq qe po e them, por e ka vendin bashk me shtetet e tjera aziatike e jo evropjane. Pastaj inatosemi kur na krahasojne me shtete arabike e te afrikes.

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Shkatėrrrohet afresku i Onufrit

    kur ra iraku u turren gjithe sigurimsat franceze, angleze... te vidhnin vepra arti ne muzeun e bagdatit.
    edhe ne shqiperi keta i vjedhin ose i prishin

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •