Mesazh nga Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
NGJALLJA E KRISHTIT, FUQI E PASHTERSHME KUNDĖR DĖSHPĖRIMIT
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
Klerit dhe popullit shpresėtar Orthodhoks,
Bij tė shtrenjtė mė Zotin,
“Ejani tė ngazėllohemi mė Zotin, qė dėrrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriēoi gjininė njerėzore”
1. Ftesė pėr njė tė kremte tė tėrėndritshme na bėn sot Kisha jonė. Kjo ftesė, nė pamje tė parė duket paradoksale, se injoron realitetin, ku na mbyt njė atmosferė e turbullt, e mbushur me pasiguri, varfėri e shkurajim. E megjithatė, pikėrisht kjo ftesė paskale na ndihmon tė kuptojmė dhe tė pranojmė njė realitet tjetėr.
Sado dėshpėruese tė jenė kushtet e sotme tė jetės, ekziston njė lajm i gėzueshėm i pėrjetshėm, tė cilin Kisha e shpall gjatė tė kremtes sė Pashkės nė mėnyrė panegjirike: Krishti dėrrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriēoi gjininė njerėzore. Ky fakt ndryshoi rrėnjėsisht ecurinė e botės, perspektivėn dhe dinamikėn e jetės sonė.
Ky ngazėllim paskal nuk kushtėzohet sė jashtmi. Ai lulėzon pavarėsisht kundėrshtive dhe sprovave nė kohė tė ndryshme. Ngjallja e Krishtit i ndriēon dhe i transformon edhe kėto. Bėhet fjalė pėr diēka unikale, qė i jep kuptim tė ri qenies njerėzore: pėr dėrrmimin e vdekjes dhe pjesėmarrjen tonė nė triumfin e Krishtit Fitimtar. “Krishti u ngjall sė vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli”, psalim nė mėnyrė triumfuese, “edhe tė varrosurve jetėn u fali”.
Apostull Pavli na shpjegon: Perėndia Atė e vendosi Zotin e Ngjallur “… pėrmbi ēdo autoritet e pushtet e fuqi e zotėrim e ēdo emėr qė quhet, jo vetėm nė kėtė jetė por edhe nė atė qė vjen dhe i nėnshtroi tė gjitha nėn kėmbėt e tij” (Efes.1:21-22). Edhe Kisha e Krishtit, si komunitet eukaristik i Ngjalljes, predikon misterin e madh tė besimit dhe ofron shpėtimin, kapėrcimin final tė vdekjes dhe pjesėmarrjen tonė nė jetėn e tėrėndritshme tė tė Ngjallurit.
“Ejani” pra, “le tė ngazėllohemi mė Zotin”, sepse ngjalljen e Krishtit e pason dėrrmimi i kompleksit qė lidhet me vdekjen, padrejtėsinė, frikėn, ankthin, gėnjeshtrėn, dhunėn. Me Ngjalljen e Tij, Krishti i pėrmbysi tė gjitha ato qė shtypin qenien njerėzore. Dhuroi fuqi pėr pėrmbysjen e tyre. Pėr kėtė arsye, Ngjallja mbetet fuqia e pashtershme kundėr ēdo lloj dėshpėrimi.
Sigurisht, kjo nuk do tė thotė se erėrat e vdekjes janė zhdukur nga jeta njerėzore. Por tjetėr gjė ėshtė qė shikimi ynė tė humbasė nė errėsirėn e pabesisė dhe tė padijes, nė kraterin e dėshpėrimit maksimal, duke menduar se kjo ėshtė paracaktuar nga fati i jetės dhe, krejtėsisht tjetėr ėshtė t’i shikojmė problemet e jetės, hidhėrimin, sėmundjen, shpifjen, padrejtėsinė, brenda perspektivės sė pėrjetėsisė me vėshtrimin nga Krishti i Ngjallur.
2. Sigurisht, njė shikim i tillė dhe kjo pėrballje e realitetit presupozon besim te Krishti, jo thjesht si mėsues dhe iniciues fetar. Besim nė Zotin e Kryqėzuar dhe tė Ngjallur, ashtu si tani, qė pėr shekuj me radhė e ka predikuar Kisha, nė Birin e Perėndisė sė Gjallė, nė Zotin e Gjithėsisė. Presupozon marrėdhėnie jetėsore me Atė, ripėrtėritje tė vazhdueshme shpirtėrore. E ndėrsa marrim pjesė me tėrė shpirtin nė ngazėllimin e Ngjalljes sė Krishtit, besimi ynė ripėrtėrihet dhe fuqizohet.
Por nė tė njėjtėn kohė, ėshtė njė rast i veēantė pėr t’u ndėrgjegjėsuar pėr bamirėsitė e Tij, tė njohura e tė panjohura, pėr shpėtimin nga rreziqet e ndryshme, pėr shėrimet e mrekullueshme, pėr qėndresėn, pėr durimin me tė cilin na vesh si armaturė qė tė pėrballojmė vėshtirėsitė e jetės.
Veēanėrisht ne, orthodhoksėt nė Shqipėri, le tė lavdėrojmė Perėndinė sepse sivjet na denjėsoi tė kremtojmė nė kėtė kishė katedrale madhėshtore, qė mban emrin “Ngjallja e Krishtit”, dhe ofron vend pėr meditim, lutje, ngushėllim dhe solidaritet.
Pashka, pėr mė tepėr, ėshtė njė e kremte qė e ndiejnė dhe e shijojnė jo vetėm besimtarėt, por edhe njerėzit qė ndodhen nė kėrkim e sipėr, qė lėkunden midis besimit dhe tė besuarit tė paktė. Zoti i Ngjallur qėndron mistikisht, me durim, pėrpara shumė zemrave tė mbyllura, i mbushur me dashuri dhe mirėkuptim pėr tė thėnė nė mėnyrė tė pėrsėritur mos kini frikė, “…. Ja unė tek jam bashkė me ju tė gjitha ditėt e jetės suaj…” (Matth. 28:20). Tė gjithė sa pėrpiqeni tė jetoni Ungjillin nė fazat e vėshtira tė jetės moderne, “ejani” tė ripėrtėrini guximin, shpresėn tuaj. Sa jeni ngurrues, sa bini nė gabime- madje edhe nė rėnie- pėrpiquni tė qėndroni brenda shoqėrisė sė Kishės, mos e humbisni fuqinė e shpirtit: “askush tė mos dėshpėrohet pėr rėniet, sepse falja na buroi prej varrit. Mos kini frikė vdekjen, se na ēliroi prej saj vdekja e Shpėtimtarit” (Shėn Joan Gojarti).
3. “Ejani” pra, “le tė ngazėllohemi mė Zotin… qė ndriēoi gjininė njerėzore”. Ky ngazėllim nuk ėshtė individual. Ėshtė gjithėpėrfshirės pėr nga natyra. Shumėfishohet nga prania e mijėra e mijėra besimtarėve. Drita e tij shpėrndahet nė tė gjitha drejtimet, ka njė shtrirje mbarėnjerėzore. Dhe tė gjithė sa e ndiejmė, ftohemi tė transmetojmė sigurinė dhe optimizmin pėr fitoren finale tė drejtėsisė, tė sė vėrtetės dhe tė dashurisė- tė vetė jetės. Drita qė nuk perėndon e Ngjalljes sė Krishtit shkėlqen brenda krijimit tė dukshėm, nė mbarė botėn. Pra, ēdo besimtar, ftohet ta marrė dhe ta transmetojė dritėn paskale nė mjedisin e tij dhe tė ndihmojė tė afėrmin ta ndezė edhe ai llambadhen e tij. Sigurisht, shumė vetė nuk e njohin ekzistencėn e kėsaj drite nė jetėn e botės, por kjo nuk do tė thotė se ajo resht sė vepruari, sė ndriēuari dhe sė udhėhequri “gjininė njerėzore”.
* *
Vėllezėrit e mi, sado qė epoka jonė ėshtė shpesh e errėt, e mbushur me pasiguri, hidhėrim dhe shqetėsim, tė mos e lejojmė trishtimin dhe dėshpėrimin tė sundojnė nė shpirtin tonė. Pėrkundrazi, le t’i pėrgjigjemi me besim ftesės paskale: «Ejani tė ngazėllohemi mė Zotin, i cili shtypi pushtetin e vdekjes dhe ndriēoi gjininė njerėzore». Krishti i Ngjallur, dėrrmoi pushtetin e vdekjes, -na siguron e kremtja e sotme, – dhe vazhdon tė shpėrbėjė ēdo frymė vdekjeprurėse frike, mėkati, sėmundjeje, padrejtėsie. Le ta fuqizojmė njėri-tjetrin me dashurinė, besimin, optimizmin dhe solidaritetin.
Krishti u ngjall! – vėllezėrit e mi. Mbi ēdo realitet tė dhimbshėm, mbizotėron fakti qė Krishtit tė ngjallur iu dha «ēdo pushtet nė qiell dhe mbi dhé». Ngjallja e Krishtit u ofron besimtarėve nė mėnyrė diakronike fuqinė e pashtershme kundėr dėshpėrimit. «Ejani, le tė ngazėllohemi mė Zotin».
Me tė gjithė dashurinė time mė Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė
Krijoni Kontakt