
Postuar mė parė nga
Diella1
Restauratori Stratobėrdha: Grabitja e Onufrit, nė mes janė organet e rendit
Restauratori i objekteve tė kultit ortodoks Gentian Stratobėrdha pėr vjedhjen dhe dėmtimin e afreskut tė Onufrit nė Kishėn e Shėn Premtes nė Valsh tė Elbasanit
Publikuar mė 11.01.2013 | 13:27
Gentian Stratobėrdha, arkitektrestaurator, u ndodh nė vendngjarje nė Kishėn e Shėn e Premtes nė Valsh mė 3 janar. Ishte shkrimi i tij qė raportoi i pari shkurt dhe qartė grabitjen e rėndė tė afreskeve qė Onufri i pati pikturuar mė 1554 (ka studiues qė hamendėsojnė se pranė kishės sė Shėn Premtes ėshtė dhe varri i Onufrit). Prej vitit 1999 Gentian Stratobėrdha ndjek nga afėr gjendjen e objekteve tė kultit ortodoks nė Shqipėri, dhe drejton bėrthamėn pėr monumentet qė ndodhet pranė Kishės Ortodokse Autoqefale. Ai shprehet pėr moszbatim tė ligjit dhe mė tej akoma: qė nė asnjė rast nuk ėshtė kapur njė grabitės objektesh tė artit kishtar, kjo tė shtyn tė mendosh se me tregun e zi tė kėtyre veprave bashkėpunojnė segmente tė caktuara tė organeve tė rendit.
Kur jeni ndodhur nė vendngjarje?
Nė datėn 3 janar kam vajtur sipėr nė Valsh, bashkė me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Kulturės dhe tė Drejtorisė Rajonale tė Trashėgimisė Kulturore.
Dėmi duket vėrtet i pakthyeshėm, nė radhė tė parė qė janė dėmtuar dhe qė janė marrė.
Kjo ėshtė njė nga kishat ekzemplare, janė ikona tė pikturuara nga dora e Onufrit. Nga analizat laboratorike qė u janė bėrė pigmenteve tė pikturės sė afreskut, ka rezultuar se ėshtė e njėjta pėrmbajtje, e njėjta pėrzierje dhe bojė qė punonte Onufri. Pra ėshtė nga veprat unikale qė duhej ruajtur me kohė tė plotė, paradite, mbasdite dhe natėn. Jo tė gjitha monumentet kanė nevojė tė ruhen nė mėnyrė tė veēantė. Kjo ėshtė njė kishė e vogėl, por me njė sipėrfaqe tė mirė tė pikturuar. Mendoni se ēfarė dėmi ėshtė bėrė kur rezulton tė jenė vjedhur 7-8 shenjtorė. Aq mė tepėr qė janė shkulur nė mėnyrė joprofesionale. Dėmi ėshtė i madh dhe i pakthyeshėm.
Po flisni pėr ruajtje selektive tė atyre qė janė objektet mė tė rėndėsishme, kurse logjika sipas raportit tė djeshėm tė Ministrisė sė Kulturės, nuk e pėrmend fare njė mundėsi dhe formė ė tillė tė ruajtjes sė monumenteve.
Ruajtja selektive dhe qė mė duket termi mė i pėrshtatshėm duhej tė ishte propozuar prej shumė kohėsh sepse vjedhjet qė janė bėrė nėpėr kisha, me kėtė rast tė fundit, shėnojnė njė etapė tė re tė vjedhjes sė afreskeve qė nuk ėshtė se ka ndodhur mė pėrpara. Ėshtė njė natyrė e re e vjedhjes sė trashėgimisė tė artit kishtar. Kėshtu qė ėshtė natyrale qė njė ruajtje e tillė tė bėhet nė mėnyrė selektive. Ka kisha tė pikturuara nga piktorė anonimė dhe nuk janė aq shumė tė rėndėsishėm, them unė, sa tė ruhen dhe nuk pėrbėjnė objekt vjedhjeje pėr koleksionistėt tė cilėt i duan t’i kenė, t’i koleksionojnė, t’i shesin, t’i trajtojnė nė rrugė tė zezė. Por ato objekte qė janė dhe dihet kush janė, qoftė nga ana e artit kishtar, qė kanė vlerėsime maksimale jo vetėm nė Shqipėri, po edhe jashtė Shqipėrisė, duhet tė ruhen me njė rregullore tė veēantė duke u specifikuar sipas monumentit. Dhe rojet tė jenė tė pėrgjegjshėm sepse vjedhje janė bėrė dhe mė pėrpara edhe kur ka pasur kujdestar, por asnjė kujdestar nuk ėshtė ngarkuar me faj. Ligji “Pėr Trashėgiminė Kulturore” i cili ėshtė pėrmirėsuar nė vazhdimėsi, i ka shumė tė qarta nė nenet e tij qė keqbėrėsit, dėmtuesit do tė dėnohen rėndė dhe penalisht. Pėr mua ėshtė e qartė, dikush qė dėmton trashėgiminė kulturore dėnohet sipas kodit penal.
Nė kėtė rast si do funksiononte, ēfarė dėnimi do tė ishte ky?
Nuk di si do tė trajtohej ky rast nė qoftė se do tė gjendeshin shkaktarėt. Dėnimi pėr mua do tė ishte njė gjobė shumė tė madhe, e cila do tė futej pastaj nė llogarinė e fondit pėr ruajtjen e monumenteve tė kulturės, qė ka nevojė pėr fonde tė tilla, dhe pastaj njė dėnim me heqje tė lirisė, qė duhej tė ishte pėr t’u theksuar. Ėshtė dėmtuar njė vepėr unike qė nuk kthehet mė. Nuk i humb vetėm Shqipėrisė kjo vlerė, por i humb gjithė botės, sepse Onufri na ka lėnė vepra tė veēanta. Shkolla onufriane tė cilėn hulumtuesit shqiptarė e kanė propaganduar me tė madhe nga kėta ekzemplarė ka dalė, duke njohur stilin e tij, mėnyrėn e pėrdorimit tė ngjyrave, risitė qė soli duke dalė nga thatėsia dhe korrektėsia e tė pikturuarit nė artin bizan- tin. Dėnimi duhet tė jetė i niveleve mė tė larta pėr atė qė parashikon ligji.
Na kujtohet dėmtimi i kishave tė Voskopojės...
Ka ndodhur nė njė moment tė caktuar, njerėz fanatikė, islamikė, njerėz kundėr besimit tė krishterė, duke qenė rezidentė pėr njė kohė tė shkurtėr nė Voskopojė, dėmtojnė kishėn dhe shkruajnė “Allahu ėshtė i madh”. Ėshtė njė dėmtim fizik, sepse ka dėmtuar shtresėn e pelikulit qė ėshtė shtresa e parė e ikonės ku janė pigmentet, por ėshtė edhe dėmtim moral me njė ngarkesė emocionale shumė tė fortė. Ėshtė njė rast i veēuar, fatkeqėsisht nuk kemi pasur mė raste tė tilla, por dėmtimi ka lėnė gjurmė.
Ju keni pėrmendur njė mori vjedhjesh tė interierėve...
Nė zonėn e Dropullit ka pasur vjedhje tė herėpashershme tė ikonave, kujtoj njė rast tė para dy viteve, nė njė kishė janė vjedhur tė gjitha ikonat dhe ikonostasi, tė cila i ishin nėnshtruar edhe restaurimit. Vlen tė theksojmė ato qė i kemi ngritur dhe nė polici, me denoncime, sensibilizime dhe artikuj, vjedhjet qė janė bėrė nė kishat e Myzeqesė, vjedhjet e ikonostaseve dhe tė interierėve, objekte kishtare, duke ditur qė bazilikat e Myzeqesė janė tė njė tipi tė veēantė. Kemi kishėn e Shėn Kollit nė Vanaj, e Shėn Gjergjit nė Libofshė, tė cilat tani qė flasim janė tė zhveshura totalisht. Kur hyn brenda shikon se janė vjedhur edhe skeletet e drurit. Kėto janė marrė nė mėnyrė sistematike, duke i shqyer portat, duke i ēmontuar dhe duke pasur mundėsinė pėr t’i ēmontuar. Nė kėto kisha kanė ngelur vetėm afresket. Duke parė vjedhjet e afreskeve nė monumentet e kulturės tė kultit ortodoks, nuk mund tė mos mendojmė pėr njė erė tė re vjedhjesh nė kėto kisha ku nuk ka ngelur gjė tjetėr veē afreskeve.
Ku i ēojnė, ēfarė bėhet me kėto?
Deri sa ka vjedhje do tė thotė qė ka dhe kėrkesė dhe mund tė pėrfundojnė nė rafte muzesh jashtė Shqipėrisė, tė cilat mund tė jenė blerė nga koleksionistė tė huaj, nė njė kohė qė po lulėzon njė treg i zi. Ky treg ekziston derisa vidhet. Shqipėria krijon mundėsi: ėshtė e thjeshtė pėr t’i vjedhur, e thjeshtė pėr t’i qarkulluar jashtė territorit. Nė qoftė se askush nuk kapet duke vjedhur, nė qoftė se askush nuk kapet duke eksportuar dhe nė qoftė se askush nuk kapet nė pikat kufitare, atėhere i bie qė ky treg tė lulėzojė dhe tė ketė bashkėpunim me segmente tė caktuara tė organeve tė rendit. Sepse ndryshe nuk justifikohet qė nuk kemi asnjė rast kur grabitėsi tė jetė gjetur, tė jetė kapur dhe tė jetė dėnuar. Asnjė rast.
Ju thoni qė ėshtė zhdukur edhe mbishkrimi nė zonėn e ikonostasit qė ėshtė burim informacioni. Nė fakt kjo ēfarė humbje pėrbėn?
Studiuesit nė vazhdimėsi kanė marrė tė dhėna pėr datėn e pikturimit, pėr personin qė e ka pikturuar dhe kush kanė qenė njerėzit qė e kanė iniciuar kėtė lloj pikturimi. Ėshtė njė historik i shkurtėr qė ka lėnė piktori dhe ėshtė informacioni mė real. Nė momentin qė kjo zhduket nuk ėshtė ēėshtja se nuk e dimė kur ėshtė pikturuar, se ai mbishkrim nuk ėshtė fotografuar dhe nuk ėshtė dokumentuar. Zhdukja fizike fsheh dhe hedh pastaj njė vello harrese nė realitetin real tė kishės, duke pasur parasysh se edhe mbishkrimet nuk ėshtė se janė studiuar pėrfundimisht, lėnė vend nė vazhdimėsi pėr tė gjetur elemente tė rinj qė janė informacion pėr studiuesin nė pėrgjithėsi dhe pėr marrėdhėniet shoqėrore.
Si ekspert i trashėgimisė dhe si qytetar, do ta kėrkonit dorėheqjen e ministrit tė Kulturės?
Do t’i kėrkohej dorėheqja ministrit nėse monumentet do kishin njė sistem mbrojtjeje i cili nuk funksionoi. Ēėshtja ėshtė qė monumentet nuk kanė njė sistem mbrojtjeje, sepse ministria zyrtarisht i ka hequr kujdestarėt. Pėr mua duhet tė jetė njė akt shumė i madh, i cili duket shumė i madh kur nė vetvete ėshtė thjesht zbatimi i ligjit. Nė qoftė se shteti nuk ka mundėsi t’i ruajė kėto monumente, le tė kėrkojė ndihmė nga donacione nga jashtė qė merren me trashėgiminė por jo t’i lėrė pa mbrojtjeje vetėm pėr faktin se nuk i ruan dot. Ideja pėr t’ia dhėnė kishės ortodokse tė gjitha dhe pastaj t’i kėrkohet llogari kishės ortodokse pėr ruajtjen ose mosruajtjen, do tė krijonte njė situatė tjetėr. Nė fund tė fund kėto objekte prapė shteti do t’i ruajė. Janė 170 monumente tė kultit ortodoks dhe kisha e ka vėshtirė t’i mbrojė. Kur s’i ruan shteti, mundėsitė pėr t’i ruajtur kisha janė akoma mė tė vogla.
Kisha Ortodokse ka kėrkuar ikonat qė janė konfiskuar nė vitet ’60 dhe sot ndodhen nė muze dhe institute. Edhe njė deklaratė e pėrsėritur kohėt e fundit e kryeministrit Berisha flet pėr kthim pronash dhe objekte tė kultit, kishės ortodokse. Ē’thoni ju, a do ishte kjo zgjidhje pėr mbrojtje?
Duke filluar nga viti 1991-’92 deri sot, llogariten rreth 7-8 milionė euro, njė fond qė nė bazė tė vendimeve qė janė marrė nga organet kompetente, Ministria e Kulturės dhe Instituti i Monumenteve, ėshtė lėvruar pėr restaurim. Janė gati 70 monumente kulture tė restauruara me fonde tė Kishės Ortodokse. Kisha ka bėrė njė marrėveshje me shtetin shqiptar pėr kthimin e tė gjitha vlerave tė trashėgimisė kulturore, nuk janė vetėm objektet, janė edhe materiale kishtare, tė cilat ndodhen nė muze, ekzistojnė nė arkiva e magazina shtetėrore dhe tė gjitha kėto janė pronė qoftė morale, qoftė fizike e Kishės Ortodokse, sepse blerja, ndėrtimi dhe pasurimi i kishave me elemente tė artit nuk ėshtė bėrė nga shtetet apo qeveritė e asaj kohe, por janė pronė e kishės ortodokse. Kėshtu qė ėshtė njė gjė normale po tė ndodhė. Nė teori ka njė marrėveshje, por nė praktikė nuk ka ndodhur asgjė. Kėrkohet njė akt politik shumė madhor, do duhej tė pėrfundojė nė njė akt kadastral ku kisha tė bėhet ligjėrisht pronare bazuar nė ligjin e shtetit shqiptar pėr pronėsinė.
Onufėr Neokastriti
Onufėr Neokastriti (Onufri “i vėrtetė”), kush ishte ai? Padyshim qė ėshtė mė origjinali, mė vitali piktor i ikonave, ikonograf shqiptar, i mesit tė shek.XVI. Me rėnien e Janinės, nė 1430, sovraniteti bizantin ishte ndjerė pak dhe Epiri kishte rėnė nėn sundimin otoman. Por si virtyt i njė administrimi mjaft tolerant, qendrat e religjionit tė tij greko-ortodoks, mundėn tė ruajnė lidhjet, jo vetėm me kryeqytetin bizantin, por edhe me Jeruzalemin, malin Athos dhe Sinain. Pak tė dhėna ka pėr jetėn e mjeshtrit Onufri. Ishte laik, por mori pėrsipėr barrėn kishtare: nė njė mbishkrim tė 1554-s ai cilėsohet si “kryepapa” i Neokastronit, ose Elbasanit. Imazhi i tij si artist, nė tė shumtėn e rasteve iu besohet veprave. Fatmirėsisht ka njė numėr tė madh veprave tė tijat qė shtrihen nė njė hapėsirė qė prek veriperėndimin e Greqisė dhe Shqipėrinė, deri nė Turqi apo Moldavi. Ai realizoi imazhe me freski magjiplotė, me njė elegancė tė shkallės sė lartė. Onufri ishte aktiv qoftė nė dekorimin e kishave me afreske, qoftė nė praktikėn e pikturės sė ikonave. Sipas njė mbishkrimi nė njė nga afresket e tij nė Kostur thuhet: “Onufri, i ardhur nga qytet famėmadh i Beratit.”
Tė zbatohet neni 34 i ligjit “Pėr Trashėgiminė Kulturore
Forumi i Mbrojtjes sė Trashėgimisė nėn drejtimin e aktivistit Artan Lame proteston sot nė mesditė, ora 12.00, para Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Ėshtė njė protestė paqėsore “pėr tė denoncuar dorėzimin e kėsaj Ministrie pėrballė situatės dramatike ku ndodhet trashėgimia jonė kulturore”, thuhet nė ftesėn e Forumit. “Ngjarja e fundit ku janė dhunuar dhe grabitur afresket e Onufrit ėshtė kulmi i dėmtimeve tė kėsaj trashėgimie. Indiferenca dhe mos reagimi i Institucioneve Zyrtare ndaj kėtyre shkatėrrimeve ėshtė njė ogur i keq pėr kulturėn tonė. Prandaj pėr tė dhėnė njė mesazh kundėr kėsaj indiference Forumi del nė protestė”.
/Shekulli Print/Elsa Demo/
Duket qarte qe kemi te bejme me vjedhje, qe eshte pjese e vjedhjeve sistematike qe po ndodh neper kishat e vogla ne jug te vendit. Shpresoj qe te bejne dicka t'a parandalojne kete dukuri qe i perket gjithe popullit shqiptar sepse nuk ka te beje vetem me te kaluaren, por edhe me te ardhmen....
Krijoni Kontakt