Qeveria e re e Shqipërisë edhe pse jo zyrtarisht, duket se po interesohet shumë për të gjithë shqiptarët. Fotografitë e vendosura brenda kryeministrisë mund të jenë shenja të një politike të fshehur nacionaliste të Edi Ramës?
1. Te kjo foto shohim një foto të Ismail Qemalit në kryeministri. Të gjithë e dimë rolin e këtij burri dhe mundin e tij që Shqipëria të ketë kufij natyral, etnikë.
2. Te fotoja tjetër shohim një hartë të Shqipërisë Etnike.
3. Shqipëria reagoi menjëherë kur Serbia e thumboi Kosovën në OKB. Nën ushëheqjen e Sali Berishës reagime të tilla kishin munguar. Shqipëria e mbrojti dhe përkrahi Kosovën sikur të ishte sulmuar vetë, ashtu siç e mbron e ëma të bijën...
4. Edi Rama kërkoi nga të gjithë ta njohin Kosovën. Nëse Kosova do të njihej nga të gjithë, të gjitha pengesat për bashkim do të largoheshin. Ndoshta SHBA po punon që Serbia ta pranojë Kosovën, që pastaj ta mundësojË bashkimin paqësor të kësaj pjese të Shqipërisë dhe Edi Rama po ndihmon në realizimin e fillimit të bashkimit kombëtar?
5. Largimi i ligjit për shërbimin civil, e shtyn datën për statusin kandidat për BE. Në rast të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse Shqipëria do të bashkohej me pjesën tjetër të saj, do të largohet nga BE. Ndoshta kjo është arsye e shtyerjes së anëtarësimit, ndoshta Rama po pret zgjidhjen e çështjes së kufijve para se të ecë përpara me integrime.
6. Vizitat e shumta mes diplomatëve të huaj dhe shqiptarë (Vizita e Blair, takimet ne OKB me Ban Ki Moon, takimi me Victoria Nuland, me Helen Clark, Obaman, etj) mund të jenë shenja se diçka po lëviz. Ndoshta SHBA dhe Britania e Madhe po planifikojnë Bashkimin Kombëtar?
Të gjitha këto ngjarje, mund të jenë shenja pozitive.
Krijoni Kontakt