
Postuar më parë nga
Kreksi
CITIM:
"Mbi bazën e kësaj analize gjuhësore janë sjellë edhe dëshmitë historike që mbështesin tezën e ngjashmërisë së disa fjalëve të gjemanishtes me fjalët e shqipes. Sipas gjuhëtarëve gjermanë, Gjermania lindore, jugore dhe përëndimore si dhe pjesë të Gjermanisë veriore kanë qënë fillimisht të banuara nga fiset ilire, përpara se fiset kelte dhe më vonë ato gjermane të shpërndaheshin në këto territore. Ky fakt historik mbështet tezën që fjalë të ilirishtes kanë hyre në gjuhën gjermane dhe kanë mbetur në përdorim deri në ditët e sotme nga kjo kohë e hershme e historisë".
"Duke u mbështetur në analizën gjuhësore të emërtimeve gjeografike, gjuhëtarët kanë pranuar që në kohërat e hershme fiset ilire i kanë patur vendëbanimet e tyre të shtrira në hapësira të mëdha të kontinetit Europian, në Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni deri në Detin Baltik në Verilindje, në jugperëndim deri në Gadishullin Iberik, Spanjë Portugali, në jug kanë qënë banorë të pjesëve shumë të gjera të Gadishullit Apenin, Italisë si dhe në të gjithë Ballkanin dhe në veri vendbanimet e tyre kanë qënë të shtrira deri në ishullin Britanik, Angli. Tek kjo shtrirje e fiseve ilire në kontinetin Europian shikoj unë edhe ngjashmërinë që ekziston midis fjalëve të ndryshme që takohen në gjuhë të ndryshme dhe fjalëve të shqipes".
=========================
Të nderuar anëtar, më lejoni të japi mendimin tim:
Pembajtjen e këtij librit e lexova dhe kuptova analizat shkurt pamse të autorit te cilat qojnë ujë në mullirin e huaj me teori te mbrapshta si edhe autorë të tjerë para tij në mbështetje të pellazgjishtës, në realitet, të skitishtës balto-sllave, kurse ne, populli shqiptar, jemi një rrënjë krejtë tjetër, vëndase, autoktone të cilën do e mbroj edhe pse i vetmuar, me këmbëngulje si një krynaq...të më etiketoni si te doni !
Sepse, e vërteta duhet të mbrohet e thuhet, se, këto teza e teori të ndryshme rreth prejardhjes së gjuhës shqipe si dhe prejardhjes së trungut tonë gjenetik janë dy materje te ndryshme njëra nga tjetra, te cilat janë te argumentuara tashmë prej kohësh nga dijetarët, gjuhëtarët si dhe shkënca e studimeve historike nga univerzitetet e botës së qytetruar, vetëm se tek ne shqiptarët e posazgjuar nga gjumi i gjatë prej disa dekadave dalin teori të zhanrit të ri, shthurje dhe rithurje të historisë së re nga autorë të pa aftë e te pa specializuar në këtë lami dhe të pavetdijshëm....i bëjnë dëme të mëdha interesave të historisë së popullit shqiptar, me qellimet e tyre armiqësore apo ndoshta e bëjnë nga pa vetëdija e tyre ?
Sepse, më veprimet e tyre djallëzore gjoja se na nxjerrin në dritë vepra madheshtore e të lavdishme duke e mashtruar opinion tonë, në vëndë që t'ia lejonin këtë detyr Akademisë së shkencave te Shqipërisë si dhe institutit të historisë, profesorëve e akademikëve tanë të angazhuar në këto hulumtime e studime historike arkeologjike e gjuhësore, me baza e argumente shkëcore prej dekadash.
E kuptoj që këta autorë mendje lehtë, tentojnë të tregojnë diçka, mirëpo kam edhe dyshimin se e bëjnë për përfitime personale, e jo asgjë në emër të shkencës, ose mund ta quajmi njê veprim patriotikë i verbuar i dalur nga mendja e shkurtpamësve, se, e tëra kjo është e ditur, nga perseritja nuk ka interes...
Dihet se Armiku më i madhë i njeriut është mosdija !
Dhe kur nuk dijmi, heshtja është flori, mirëpo këta autorë kanë deshirën të fitojnë flori, ose tê qorruar nga mendje-madhësija e tyre e duke perfituar nga mosdija jonë, perhpin ideologji e mbrapshtira mbi kurrizin e një klase të lexuesve të gjetur nga sferat e ndryshme, i dalur prej kohësh jashtë boshtit të rreguallave arsimore edukative shtetrore e univerzitare me baza shkëncore bashkohore si tëra kombët tjera, dhe tani kjo klasë e re tek ne ka vështirë ti rikthehët një mësimit te duhur dhe ushqehët me këto doktrina që tregu i egër i librit iu ofrojnë botime jo shkëncore por produkte të infektuara në damin e lëxuesit shqiptar!
Prandaj, duhet ta dijmi se, këtë mosdije do ta paguajmi shtrenjtë e që koha do e tregoje dhe në emër të drejtësisë nuk duhet të heshtim, e kam shprehur dhe demantuar më argumente mbi baza shkëncore disa herë edhe në këtë forum, jo vetëm nga ana ime por edhe nga dijetarë të njohur është ditur, se, pellazgët janë popullësi emigrantësh të ndarë nga trungu skitë i ardhur në gadishullin tonë nga brigjet e Kaspikut, e jo kurrësesi etni as popull autoktonë, të cilët flisnin gjuhët balto-sllave e gjermanike, dhe se etnikishtë ne populli shqiptar nuk kemi kurrëfarë lidhje me këtë grup popullatash indo-skito-pellazge, të racës aziatike, edhe pse ishin të bardhë, sepse ne jemi të njê races tjetër, asaj races Dinarike, që veçohemi krejtësishtë nga morfologjia, kafka, nga gjaku, nga karakteri yni nga këta skito-gote e pellazge, jemi autentikë, edhe pse duhët pranuar e jo kurrësesi mohuar, se, shumë fjalë skito-gote e balto-sllave= apo pellazgjike të këtij populli të bardhë hyrën përmes huazimeve në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe u rrënjosën tek populli yni dinarik përmes marrdhënjeve e zhvillimit kulturor e bujqësor, por kjo nuk do thotë se ne duhët të jemi patjetër ata pallazgë=Pel asgi= "belli azgi", =azgët e bardhë= të cilët u qfaqën së pari në krye më shefin e tyre Belusin=Belushin=bardhoshin= rreth 2100 par krishti në Mezopotami dhe nga atje migruan pastaj drejtë perendimit dhe u ndalën në tokat e banorëve te hershëm, që ishin Molopët=Mollosët dhe Lapitët=Labët, dëshmi e pamohueshme se, ne shqiptarët edhe pa revandikimin "pellazgjik" jemi autoktonë, para-pellazgë, një populli tjetër e racës dinarike Eoropiane e jo aziatike siç ishin skito-baltët, germanik, të ardhur nga veriu përtje Danubit dhe ardhjes së grupit të dytë skito-pellazgë apo indo-skitët, të ardhur nga Mezopotamia ku asnjë lidhje etnike-gjenetike nuk kemi me ta, përpos huazimeve të pamohueshme gjuhësore të argumentuara nga dijetar të shquar të huaj si dhe shqiptar, e njohur kjo prej dekadash përmes veprave të tyre shkëncore ! Dhe nga kjo analiz, do tê ishte e panevojshme tê mbêshtesim tezen pellazgjike deris e kemi si dëshmi se ne ishim para pellazgëve e grekëve, populli mê i lashtê i gadishullit, pra teorit tjera nuk na duhen sepse janë të pa verteta si dhe qojnê nê kundershtim më studimet tjera shkëncore të cilat kanë treguar para 150 vitësh se pellazgët janë popullësi endacake e jo autoktone siç mendohej e thuhej nga autorët e antikitetit, gjoja se, pellazgët ishin në këto troje para hëne" !
Spjegimin rreth këtij epiteti e kemi treguar disa herë edhe në këtë forum, vërtetur nga filologët e shekullit XIX-të, se ky epiteti "para hënes" vjenë nga se, në kohërat e vjetra para historike popujt nuk mbanin ende emra por mbanin vetëm se amblema, ku skito- pellazgët, të një familje, kishin si amblem gjarpërin dhe shqiponjën, kurse populli që erdhi pas tyre në gadishull, popull të dalur nga Egjipti (hisosët apo barinjët e kaukazit qê kishin pushtuar Egjiptin e mbajtur 500 vite, ishin Akejt e mê vonë Danajt si fenikas, të kuqët, e që si amblem kishin Hënën...dhe Heziodi e thotë me të drejtë, se akejt në krye me Deukalionin (pêllumbi i detit) e danajt më vonë, erdhen rreth 300 vite pas këtyre popujve qê kishin amblemen e gjarprit e shqiponjes, që më vonë autorë të vjetër iu japin emrat "skiti", sepse ishin endacakë=skitnica, dhe "pelasgi" ishin të bardhë, nga Beli=Belusi që njihët në Mezopotami... dhe u vëndosën në tokat e Greqisë së sotme emër ky që vjenë nga gjuha e skito-keltve dhe që kuptohët si vëndi =i skajshëm= toka buzë detit =A More="te deti" More=deti gjuha balto-skite...... dhe me emrin tjetër =Fundi= Kraja=Graja, përndryshe më vonë autorët e vjetër e emruan ndryshe duke mos e permedur "K" por zëvëndësuar më "G"=Graja e më vonë Greqia...! Kemi sot edhe toponime tek ne me emrin =Krajkova, Kraja, Krajmirovcë etj...emra këta të hershëm, kurrEsesi mos ti ngatrrojmi me toponimet e mê vonshme të sllavëve të jugut, që erdhen edhe këta por ne peridhen pas krishti... prandaj, kurrëfar lidhje etnike nuk kanê me skito-pelalzgët sllavet e sotem, sepse këta janë me etni tataro-mongole e sarmate... pra ju lutemi te mos keqëkuptohëmi, të gjithë popullesit e largëta pertej kaspikut huazuan edhe këta gjuhët balto-skite dhe asgjë tjetër....mos të gjejmi shkase tani për etiketime te kota e pa baza në kundërshtim më këtë teori...se nê asnjëmënyrë sllavët e sotem nuk kanë mundësi e as baza shkencore për të revandikuar çfardo prejardhje nga këta popujt balto-skitë apo pellazgjikë...se si e shihni, gjuha që sot e flasin sllavët nuk argumenton se edhe ata ishin banor të lashtë të gadishullit, si psh. algjerianët e tunizianët që flasin sot gjuhën frenge, a mund ti quajmi francez pas 5000 vitësh ?
Poashtu si Greqia apo Graja=Kraja u emrua edhe =Ukraina= Krajna="vëndi i skajshëm" nga balto-skitët e veriut si dhe polakët e gjuhës sllave.
Më sa kam vrejtur, autorët shqiptar të cilët mirrën sot më pellazgjishtën dhe e konsiderojnë si rrënja e gjuhës shqipe, mashtrohën të gjithë, për arsye se asnjëri prej tyre nuk e njehë gjuhën e skitëve që është berthama e pellazgjishtës e më vonë e kelto-gjermanëve si dhe baza e gjuhëve europiane. Prandaj, te thuhet nga krenaria apo patriotizmi i verbuar sot se, shqipja është nëna e gjuhëve të Europës është aqë injorancë fëmijënore aqë sa edhe absurditet !
Studiues si Aristidh Kola, Niko Stilo, Aref, Angjeli e shumë tjerë, duhej së pari ta njohin gjuhën skitike=gotike vandale, para se të mirreshin më gjoja pellazgjishtën të cilën e konsiderojnë si berthama e shqipes, gabim fatal ky se, perndryshe na qojnë drejtë gabimeve të pafalshme ku i gjithë ky sistemi që punon sot jashtë Akademisë sonë do na kthehej në të ardhmen mbrapa kokës, pa e ditur fare, si bumerang, nga e ashtuquajtura mosdija !
Si përfundim, dijetari i njohur danez, Konrad Malte-Brune e nxjerrë në interesin e popullit shqiptar një teori të pathyeshme, se, "askujt nuk i intereson sot se, kush erdhi apo kush ishte i pari popull dikur në gadishull, në kohërat të cilat nuk mbahën mend, por, ne na intereson se, populli shqiptar është i njohur si banor i këtyre vëndeve sepse lidhet përmes ilirëve, te cilêt i njehë historia që nga anikiteti e deri më sot, dhe pa dyshim se shqiptarët janë ilirët e kohës historike të cilët njerzimi i mbanë mend përme dëshmive që na i ka lën ky popull i madh i gadishullit".
Më e menqur në këto raste është heshtja apo vetë knaqësija ?
shëndet !
p.s: nuk mësohën skitët nga Wikipedia duke klikur në google e marrur burime të mbrapshta të shekullit VI-te par krishti, ku skitêt i vendosin tek Perisa...por iu duhet së paku tri vite hulumtime për të gjetur zanafillen e pellazgëve permes skitëve të lashtë 3000 vite para krishti që jetuan nga Kaspiku e deri në Krime e Ukrainën e sotme.
Krijoni Kontakt