Close
Faqja 0 prej 70 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 694
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Nënshkruhet marëveshja Kosovë-Serbi

    Prishtina, Beogradi: marrëveshje për përfaqësimin e Kosovës

    Besim Abazi



    Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale. Zyra e ndërmjetësuesit të bisedimeve Robert Cooper bëri të ditur se sipas marrëveshjes Kosova do të përfaqësohet me një shënim në të cilin thuhet se "Ky emër nuk paragjykon statusin dhe është në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

    Në njoftim thuhet se “të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin e tyre ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal. Marrëveshja do t’i mundësojë Kosovës që të përfaqësohet dhe të nënshkruajë marrëveshje ne emrin e saj dhe të flasë për vetveten në të gjitha takimet rajonale. Deri tash marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës.

    Palët kanë përmbyllur edhe protokollin teknik për zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit që ishte arritur më 2 dhjetor të vitit 2011.

    Marrëveshja është përshëndetur menjëherë nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Comisionari Stefan Fule, të cilët nëpërmjet një komunikate, thanë se kjo është një hap i madh përpara dhe me shumë rëndësi jo vetëm për Serbinë e Kosovën por edhe për qëndrueshmërinë në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

    Zonja Ashton citohet të ketë thënë se veprimet e fundit janë hapa të mëtejmë në rrugën evropiane të të dyja palëve. Sa i përket Serbisë, marrëveshjet janë me rëndësi në prag të shqyrtimit të mundësisë që asaj t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian javën e ardhshme.

    Ndërsa, sa i përket Kosovës, kjo është me rëndësi meqë i mundëson asaj përfaqësimin e plotë dhe të drejtë në takimet rajonale dhe i mundëson përparim të mëtejmë në marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian propozon fillimin e studimit të fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet në deklaratën e zonjës Ashton.

    Komisionari për zgjerim Stefan Füle, ka nënvizuar se marrëveshja dëshmon përkushtimin e të dyja palëve për të ardhmen e tyre evropiane.

    Marrëveshja e sotme pasoi gati tri ditë bisedime në Bruksel, gjatë të cilave, delegacioni i Prishtinës ngulte këmbë që në shënimin pranë emrit të Kosovës të vihej përveç Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, të vihej edhe deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Beogradi ndërkaq ngulte këmbë që deklarata e pavarësisë të mos përfshihej në shënim.

    Pajtimi i Prishtinës me mënyrën që paraqitjes së Kosovës në forumet rajonale është përcjellë me reagime të shumta të opozitës e cila këtë e sheh si kompromis në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërsa qeveria e Kosovës dhe diplomatët perëndimore thanë se ky pajtim ishte zgjidhja më e mirë e mundshme e cila i siguron Kosovës përfaqësim të barabartë dhe përshpejtim të rrugës evropiane.

    Zeri i Amerikes




    Nëpër botë, thjesht “Kosova”

    Qeveria e Kosovës është në prag të pajtimit me palën serbe dhe Bashkimin Europian për t’u përfaqësuar pa termin “Republikë” në nismat rajonale.
    Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri të mërkurën për mediat, ndërsa ka shpjeguar se edhe Serbia ka hequr dorë nga rezoluta 1244. Sipas Edita Tahirit e cila të premten zhvilloi një komunikim me video-lidhje me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian, Robert Kuper, ky është një hap përpara sepse Kosova deri më tani është përfaqësuar nga UNMIK.

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, nuk e ka mohuar e as pohuar këtë fakt, por ai ka insistuar se Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran.
    “Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi sipas pakos Ahtisari. Kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur dhe sovran”, tha kryeministri Thaci.

    Deri më tani Kosova është përfaqësuar nën logon e UNMIK-ut nëpër konferencat rajonale ndërsa ka pasur raste kur Serbia për shkak të prezencës së autoritetvee të Kosovës e ka lëshuar sallën. Edhe pas insistimit të gazetarëve kryemininstri Thaçi nuk dha detaje teknike për modelin e prezantimit të Kosovës, por ai i quajti injorantë disa opozitarë të cilët kritikuan qeverinë se duke hequr dorë nga termi “republikë” po e shndërron Kosovën në një shtet si Palestina.

    “Krahasime të tilla janë plotësisht të paqendrueshme të atyre që nuk njohin rrethanat për Kosovën, pretendime për të krijuar konfuzion në opinionin publik. Viti 2012 është viti i suksesit historik për Republikën e Kosovës dhe cdo zë për rikthim pas është thjesht zë injoranti apo disfatisti që nuk beson në funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës”, deklaroi kryeministri Thaçi.

    Kryeministri Thaci nuk u përgjigj as në pyetjet e Vetëvendosjes për takimin e tij me Tadicin. Ndërsa i pyetur se ku i merr partia e tij informatat për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti, kur e akuzon për lidhje me serbet, kryeministri tha se nuk do t’i shfrytëzojë ambjentet e qeverisë për të bërë komente partiake.
    Bota Sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2012 më 21:48
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516



    THAÇI: KOSOVA NË FORUMET RAJONALE PËRFAQËSOHET SI SHTET


    Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova në forumet rajonale përfaqësohet vetëm si shtet. Ai shfaqi besimin se këtë vit do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur....
    Postuar: 02:07:38 / 27.01.2012
    Kryeministri Hashim Thaçi ka hequr çdo dilemë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale. Ai tha se kjo do të bëhet pa e shkelur sovranitetin e vendit. I pyetur lidhur me mënyrën se si do të përfaqësohet vendi në ato forume rajonale ku e pranishme është edhe Serbia, kryeministri Thaçi tha se përfaqësimi do të jetë i barabartë dhe se do të respektohet Kushtuta e vendit.
    Kryeministri ka kundërshtuar kritikat e opozitës e cila e ka krahasuar Kosovën me Palestinën në rast se në dialogun me Serbinë bie dakord që në përfaqësimet rajonale të heq dorë nga termi Republika e Kosovës. Thaçi tha se deklarime të tilla mund të bëjnë vetëm ata që nuk i njohin rrethanat.
    Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi kabinetin qeveritar lidhur me mbledhjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ai shprehu sërish besimin se ky vit do të jetë vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Thaçi tha se tashmë Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, sidomos pas fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave që u bë ditë më parë gjatë vizitës së komisioneres Sesilia Malstrom në Prishtinë.
    RTK

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    Komunikatë për media nga bisedimet mes Zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ndërmjetësit evropian Robert Cooper

    Prishtinë, 27 janar 2012

    Sot pasdite Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri zhvilloi një bisedë përmes videolidhjes me ndërmjetësin evropian Robert Cooper në kuadër të përgatitjeve për raundin e ardhshëm të dialogut teknik. Temat kryesore të bisedës ishin çështja e bashkëpunimit rajonal, situata në zbatimin e marrëveshjeve si dhe procesi i finalizimit të protokollit teknik të marrëveshjes së IBM-it.

    Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ritheksoi përkushtimin e Qeveria së Kosovës për progresin e dialogut teknik si një mundësi e mirë për ti zgjidhur çështjet praktike mes dy shteteve, në interes të qytetarëve dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike.

    Lidhur me çështjen e bashkëpunimit rajonal, znj. Tahiri theksoi se Kosova duhet të marrë pjesë si shtet i pavarur dhe sovran, me simbolet e saja shtetërore dhe të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale si dhe hodhi poshtë propozimet e Serbisë për çfarëdo referencash që nuk përkojnë me realitetin duke thënë se Rezoluta 1244 është e tejkaluar juridikisht dhe politikisht. Propozimi i jonë tha Tahiri mbështetet në realitetin se shumica e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës.

    Duke folur për zbatimin e marrëveshjeve, zonja Tahiri vlerësoi fillimin e zbatimit të marrëveshjeve mirëpo potencoi pengesat evidente me theks të veçantë në marrëveshjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ajo për tregtinë e lirë të cilat po zbatohen pjesërisht nga Serbia me faktin ekzistimit të barrikadave dhe strukturave ilegale serbe. Ajo kërkoi nga BE-ja që të bëjë presion të shtuar mbi Serbinë për të hequr këto pengesa. Po ashtu kërkoi heqjen e tarifave për sigurimin e automjeteve dhe rritjen e dinamikave në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Zbatimi i plotë i marrëveshjeve nga ana e Serbisë dhe arritja e marrëveshjeve të reja, janë kushtet e Këshillit evropian për statusin e kandidatit për Serbinë, tha ajo.

    Kryenegociatorja Tahiri kërkoi që sa më shpejtë të përgatitet Protokolli i detajizuar teknik i IBM-it dhe të nënshkruhet më së largu deri më 10 shkurt, në mënyrë që të fillon menjëherë zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e integruar të kufirit ndërshtetëror mes dy vendeve. Përparimet konkrete në këtë çështje do të tregojnë vullnetin e vërtet të palëve për këtë standard evropian, dëshmi kjo që duhet të testohet nga BE-ja para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në fund të shkurtit me çrast do të rishyrtohet kandidatura e Serbisë.

    Rajonit i duhen politika evropiane dhe jo politika penguese, në fund të fundit kjo është përgjegjësi e secilit shtet, sepse integrimi sa më shpejtë i rajonit në BE është në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal, tha zonja Tahiri dhe ftoi zotin Cooper ta vizitoj Kosovën në ditët në vijim.

    Zoti Cooper nga ana e tij mori në dijeni qëndrimet dhe kërkesat e palës së Kosovës dhe premtoi angazhim për të përafruar qëndrimet e palëve për çështjen e bashkëpunimin rajonal, të cilat tash për tash janë shumë larg njëra tjetrës. Ai po ashtu premtoi angazhimin e tij për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    ...


    THAÇI: KOSOVA NË FORUMET RAJONALE PËRFAQËSOHET SI SHTET


    ...
    RTK
    Absolutisht e pavertete.

    Kosova edhe ne "Forume Rajonale" pervec faktit qe nuk do te kete te drejte te paraqitet me emrin dhe simbolet shtetrore sipas Kushtetutes dhe ligjeve perkatese te Republikes se Kosoves, do te detyrohet nga Serbia qe ne forme implicite ose eksplicite ti referohet ne cfardo forme Rez. 1244 te OKB-se. Edhe BE-ja nuk e pranon Kosoven pa ju referuar Rez. 1244 te OKB-se. Prandaj, eshte absolutisht e papritshme qe Serbia dhe shtetet e rajonit, nder to edhe dy nga shtetet me te rendesishme te Ballkanit qe njekohesisht jane edhe anetare te BE-se, te detyrohen te bejne te kunderten resp. ta njohin shtetin e Kosoves. Kjo ne asnje menyre nuk do te lejohet nga Serbia dhe aleatet e Serbise ne Ballkan dhe BE.
    Pohimet e paverteta te Kryekuislingut dhe tradhetarit te kombit, H.Thaci, nuk jane me shume se propagande e zakonshme per mashtrimin e popullit te Kosoves dhe ruajtjen e pushtetit kolonialo-kuisling te tij dhe bashkeveprimtareve tjere antishqiptar brenda dhe jashte vendit.

    Sido qe te jete, Kosova si deri me tani ka te drejte qe ne prononcimet e perfaqsuesve te saj te paraqitet si shtet. Por, kjo paraqitje, pervec efekteve propagandistike, simbolike dhe manipuluese ndaj popullit te Kosoves, nuk krijon asnje fakt dhe akt te obligueshem ne mardhenjet nderkombetare te Kosoves me shtetet dhe organizatat qe nuk e njohin shtetin e Kosoves.
    D.m.th. Per shtete te tilla, edhe per Serbine e cila per shume arsye vitale dhe praktike eshte e detyruar dhe e interesuar te bashkepunoje me Kosoven, fakti qe perfaqesuesit e Institucioneve te Kosoves ne prononcimet e tyre publike, jashte protokolit te takimeve, dialogjeve, konferencave, kontratave etj., paraqiten sie perfaqesiues te Republikes se Kosoves, nuk ka asnje vlere juridike dhe ne asnje forme nuk eshte obliguese.
    Pohimi i Thci&Co. se po dialogojne, po takohen, po marrin pjese ne konferenca, po kontraktojne etj. ne emer te shtetit apo Republikes se Kosoves, eshte nje genjeshter e thjeshe. Nje gje e tille nuk ndodhe as ne rastin e BE-se, as ne rastin e Serbise apo shteteve dhe organizatave qe nuk e kane njohur shtetsine e Kosoves. Prandaj, nje gje e tille nuk do te ndodhe absolutisht as ne "Forume Rajonale", perderisa shtete te rendesishme te Ballkanit nuk e njohin shtetin e Kosoves...

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin



    THAÇI: KOSOVA NË FORUMET RAJONALE PËRFAQËSOHET SI SHTET


    Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova në forumet rajonale përfaqësohet vetëm si shtet. Ai shfaqi besimin se këtë vit do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur....
    Postuar: 02:07:38 / 27.01.2012
    Kryeministri Hashim Thaçi ka hequr çdo dilemë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale. Ai tha se kjo do të bëhet pa e shkelur sovranitetin e vendit. I pyetur lidhur me mënyrën se si do të përfaqësohet vendi në ato forume rajonale ku e pranishme është edhe Serbia, kryeministri Thaçi tha se përfaqësimi do të jetë i barabartë dhe se do të respektohet Kushtuta e vendit.
    Kryeministri ka kundërshtuar kritikat e opozitës e cila e ka krahasuar Kosovën me Palestinën në rast se në dialogun me Serbinë bie dakord që në përfaqësimet rajonale të heq dorë nga termi Republika e Kosovës. Thaçi tha se deklarime të tilla mund të bëjnë vetëm ata që nuk i njohin rrethanat.
    Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi kabinetin qeveritar lidhur me mbledhjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën. Ai shprehu sërish besimin se ky vit do të jetë vit i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Thaçi tha se tashmë Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, sidomos pas fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave që u bë ditë më parë gjatë vizitës së komisioneres Sesilia Malstrom në Prishtinë.
    RTK


    Eh ketu ndalu pak se kam me than edhe une diqka. Fakt qe ne si njohim ty te kemi qe te na i publikosh keto te dhana brenda rrethanave. Prandaj un e ne radh te pare kisha kerku nga ju si kryeminister dhe qeveri qe fjalen "FUSNOTE" te na shtjelloni dhe te na e zbertheni detalisht: se qfar do te thot do te perfaqesohemi neper forumet rajonale me fusnote.

    Une personalisht nuk e di kuptimin e ksaj fjale, dhe ju kisha lut ndokujt qe ka njohje rreth kesaj te na tregon me detalisht kuptimin e gjere te saj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Eh ketu ndalu pak se kam me than edhe une diqka. Fakt qe ne si njohim ty te kemi qe te na i publikosh keto te dhana brenda rrethanave. Prandaj un e ne radh te pare kisha kerku nga ju si kryeminister dhe qeveri qe fjalen "FUSNOTE" te na shtjelloni dhe te na e zbertheni detalisht: se qfar do te thot do te perfaqesohemi neper forumet rajonale me fusnote.

    Une personalisht nuk e di kuptimin e ksaj fjale, dhe ju kisha lut ndokujt qe ka njohje rreth kesaj te na tregon me detalisht kuptimin e gjere te saj.
    "Fusnota" sa i perket problematikes per te cilen po diskutohet ne kete teme e ka kete kuptim:
    Shtetet dhe organizatat te cilat nuk e kane pranuar dhe nuk e pranojne shtetin e Kosoves, dhe njekohesisht deshirojne te mbajne mardhenje politike, ekonomike, kulturore, praktike me pushtetin zyrtar dhe institucionet e Kosoves, kryesisht per arsye praktike por edhe politike, propagandistike dhe simbiolike, ne vend qe Kosoven ta paraqesin cdo here si "Kosovo under UNSCR 1244/1999" e zgjedhin nje fusnote te formes "Kosovo*", "Kosovo[1]" ose edhe " Kosovo -without prejudice to the status"...

    Shembull konkret (shiko faqe 2):
    http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2010/package/ks_rapport_2010_en.pdf

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Thaçi pa përgjigje për heqjen e Republikës

    Prishtinë, 28 janar – Hashim Thaçi ka folur të premten pas të gjitha pyetjeve që gazetarët ia kanë shtruar rreth copëzimit të emrit zyrtar të shtetit të Kosovës kur të përfaqësohet në nismat rajonale, por asnjë përgjigje nuk e ka dhënë për atë që është pyetur. Pesë sosh i janë shtruar në një konferencë shtypi.

    Në pyetjen se a do të përfaqësohet Kosova si republikë në nisma rajonale, ai ka thënë se
    Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e saj në fuqi, dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari”.

    Pastaj, kur është lutur të tregonte nëse e konsideron përgjegjshmëri të hiqet dorë nga termi republikë, ka thënë se
    kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.
    E kur gazetarët kanë insistuar t’i merrnin përgjigje kryeministrit për formën se si do të bëhet ky prezantim i Kosovës, ai ua ka kthyer fare shkurt:
    Si shtet i pavarur dhe sovran”.

    Në kuadër të dialogut teknik, autoritetet kosovare dhe ato serbe po diskutojnë prej kohësh në Bruksel në temën rreth çështjes së prezantimit të Kosovës në nisma rajonale. Deri tash nuk kanë gjetur një model për të cilin do të pajtoheshin. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që drejton ekipin kosovar në këtë dialog, ia ka konfirmuar gazetës se është pajtuar që Kosova të prezantohet pa fjalën republikë, dhe me një fusnotë.

    Është bërë kjo temë dialogu, ndonëse autoritetet në Prishtinë fillimisht kishin thënë se nuk do të shtroheshin çështje politike.

    http://www.forumishqiptar.com/newrep...te=1&p=3321416

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kosova pa Republikë, si “Palestinë e dytë”

    kurrfarë përfaqësimi në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, nëse “detyrohet” të heqë dorë nga “Republika”. Këtë bindje e kanë shprehur pa dallim deputetë nga tri partitë opozitare, të enjten, ditën kur është pritur që në Kosovë të mbërrijë ndërmjetësi i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Cooper. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet i LDK-së, Skënder Hyseni, ka shfaqur drojën se Kosova do të shndërrohet në një Palestinë të dytë, nëse pala vendëse pranon të hyjë në koncesione për shtetësinë e saj.

    Ai e argumenton këtë me faktin se shtetet që aktualisht kanë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës do të mësohen ta trajtojnë këtë vend si të tillë edhe në të ardhmen dhe nuk do ta njohin asnjëherë shtetësinë e saj.

    Fusnota, përkatësisht të gjitha ato që e betonojnë neutralitetin ndaj statusit janë të dëmshme dhe do t’i pengojnë dhe bllokojnë njohjet e mëtejme të shtetit të Kosovës, sepse bota do të mësohet me Kosovën si një shtet që e ka njëlloj statusi gjysmak si të Palestinës. Prandaj, Kosova nuk guxon të pranojë për vete asnjë zgjidhje gjysmake”, ka deklaruar ai.

    Një ditë më herët shefja e ekipit negociator vendës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se pala vendëse është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.

    Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Kompromiset e Thaçit, rrezikojnë interesat kombëtare dhe shtetërore

    Prishtinë, 28 janar - Prezantimi i Kosovës në nismat rajonale pa emrin Republikë dhe me një fusnotë, ka ngjallur reagime në mesin e partive opozitare por edhe të analistëve. Sipas këtyre të fundit, kjo është një lojë me shtetësinë, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës. Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, thotë se ky veprim është kontestim i Republikës së Kosovës.

    Natyrisht që është kthim prapa dhe e konteston Republikën. Pra me vet faktin që ti po pranon që për disa nuk je Republikë, atëherë në fakt t’i nuk qenke republikë. Republikë duhet të jesh ndaj secilit dhe çdo gjëje. Nëse je, je, po nëse nuk je, nuk je. Nuk ka gjysmë Republikë, apo gjysmë pavarësi. Nuk ka pavarësi të shpallur tash e të realizuar në të ardhmen”, ka theksuar Ymeri, transmeton RTK.

    Analisti Behlul Beqaj, nga ana e tij, thotë se kompromiset e kryeministrit Hashim Thaçi, po çojnë drejt rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore.

    Kryeministri një kohë të gjatë është me veprimet e tija, në sjelljet dhe deklarimet e tija në kundërshtim me vetë kushtetutën. Ai mendon se vetëm interpretimi i tij është i saktë kur është në pyetje Kushtetuta. Kryeministri është në vazhdën e rrezikimit të interesave kombëtare dhe shtetërore dhe është në vazhdën e respektimit të kërkesave të caqeve të caktuara në ndikimit ndërkombëtare, ndonëse ka marrë votën e qytetarëve të vet”, ka thënë Beqaj.

    Në kuadër të dialogut me Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel, prej kohësh është diskutuar edhe tema rreth çështjes së prezantimit të Kosovës në nisma rajonale. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila drejton ekipin kosovar në këtë dialog, ka konfirmuar se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet pa fjalën Republikë, dhe me një fusnotë
    http://www.koha.net/?page=1,13,85816

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/img/detaj-nga-protesta.jpg


    Të gjithë kundër ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit
    Myrfet Shasivari

    (Bota sot) - Ashtu siç ishte paralajmëruar, përgjatë mesditës së të dielës, në arealin e sheshit “Shatërvan” në Prizren, koalicioni ad-hoc i OJQ-ve në Mbrojtje të Qendrës Historike të Prizrenit, organizoi protestën qytetarenë me moton “Nuk e duam ligjin”, në të cilën, përkundër një moti të ftohtë, morën pjesë mijëra qytetarë. Në këtë akt të protestimit, i cili e konteston ligjin për qendrën historike të Prizrenit, e që tanimë është miratuar leximi i parë i tij u dëgjua vetëm fjala e organizatorit dhe dy përfaqësuesve; ai i KMLDNJ-së dhe i Rrjetit të grupeve të grave të Kosovës, të cilët në referimet e tyre shpalosën fakte e argumente në favot të mosbërjes së këtij ligji, siç thanë ata, me dëme të shumfishta për qytetin, qytetarët, por edhe për prosperitetin politik të Kosovës. Në këtë kontekst, në emër të KMLDNJ-së para masës së tubuar ka folur Bashkim Kjdomçaj, i cili pos tjerash ka theksuar se ky projektligj është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të Kushtetutës siç janë laiciteti dhe neutraliteti i shtetit për çështjet e besimeve fetare. Madje, në rastin konkret është skajshmërisht diskriminues ndaj besimeve të tjera fetare duke zbatuar standarde të dyfishta. Sepse , favorizimi i një komuniteti fetar përbën diskriminim të hapur ndaj qytetarëve të besimeve të tjera apo atyre që nuk identifikohen me asnjë nga këto komunitete fetare. Ky projektligj, nëse miratohet në këtë formë dhe përmbajtje e federalizon pushtetin në Prizren duke i krijuar dy njësi institucionale, atë ekzistuese dhe tjetrën të Qendrës Historike në Prizren. Ndërkaq që në emër të rrjetit të grave të Kjosovësd, foli znj. Igballe Rogova, e cila në mes tjewrash potencoi se Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës është e vendosur që qëndrojë pranë vullnetit te qytetarëve të Prizrenit për të kundërshtuar ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, ngaqë y ligj është diskriminues, ky ligj është ngulfatës dhe është e kundërta e asaj çka është Prizreni. Prandaj, prezenca e të gjithëve neve sot nënkupton që, ne nuk do të lejojmë që një ligj i këtillë t’u imponohet qytetarëve të Prizrenit. Ndërkaq që pas fjalimeve, pjesëmarrësit e kësaj proteste, u ftuan që ta reflektojnë mospajtimin e tyre me këtë projektligjme 15 minuta heshtjedo të ftohen për të qëndruar edhe 15 minuta në heshtje, si shenjë proteste dhe mospajtimi me projekt-ligjin. Ndërsa porosia e heshtje, siç theksuar organizatorët, ishte se këto janë 15 minutat e fundit të heshtjes së qytetarëve të Prizrenit dhe nëse nuk respektohet vullneti i tyre, atëherë do të pasojë mosbindja qytetare dhe format e tjera të refuzimit ndaj efekteve të këtij ligji. Me këtë rast, do theksuar edhe e dhëna se protesrton e koalicionit ad-hoc të OJQ-ve, pos tjerash e mbështetën publikisht edhe subjekte politike e jopolitike siç janë; Lidhja Demokratike e Kosovës (dega Prizren),Lidhja Demokratike e Dardanisë (dega Prizren), Lëvizja për Bashkim, Pardia e Drejtësisë (dega Prizren), Bashkimi Demokratik, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike Turke (dega Prizren), Balli Kombëtar, Bashkësia Islame e Kosovës (Prizren), Teqeja e Saraçhanës (Prizren), Organizata e Veteranëve të Luftës (dega Prizren), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, AEGEE Prishtina (asociacioni i studentëve evropianë), komuniteti afarist i Prizrenit dhe shumë OJQ individualisht nga Kosova, por dhe Shqipëria. Gjithashtu, Hajrullah Çejku, në emër të grupit të OJQ-ve ka shprehur kundërshtimin e tyre ndaj tendencave të subjekteve të caktuara politike për të përfituar nga ky organizim dhe për t’i dhënë dimensione partiake protestës, duke vënë në pah faktin se protesta e 29 janarit është protestë qytetare e organizuar nga shoqëria civile, gjatë së cilës, pjesëmarrësit, pa marrë parasysh bindjet dhe orientimet e tyre politike, fetare, apo etnike do të protestojnë të bashkuar nën moton “Nuk e duam ligjin”. Nuk e duam ligjin sepse Kosova posedon me legjislacion të avancuar dhe institucione adekuate për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, derisa mangësia kryesore është mos-respektimi dhe mos-zbatimi i ligjit. Nëse nuk respektohen ligjet ekzistuese për trashëgiminë kulturore, çka na garanton që një ligj i ri do të respektohet?! Kjo është vetëm edhe një dëshmi që ligji për Qendrën Historike të Prizrenit nuk e ka për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por krijimin e situatave të reja favorizuese për një bashkësi të caktuar fetare, që paraqet diskriminim të qartë të qytetarëve të Prizrenit.
    Bota Sot

    Komente (12) Kthehu | 29.01.2012

    Po protestojmë atë që deputetët tanë e kanë votue dhe ,përqafue,me të dy duart.Ligjet që aprovohen nga shqiptarët kundër shqiptarëve është vështirë të anulohen vetëm me protesta.Problemi është më i madh se sa ne po e shohim.Qeverija jonë po ju shërben interesave të ngushta dhe nuk ka plane për mbrojtjën apo zhvillimin e kulturës autoktone që tani veç po rrezikohet seriozisht.
    IKRASNIQI 29.01
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 70 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •