Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    RIMSE, raport mbi krimin: Mafia shqiptare në Greqi, shumë e fuqishme

    RIMSE, raport mbi krimin: Mafia shqiptare në Greqi, shumë e fuqishme

    “Islam radikal Monitor në evropën Juglindore”, RIMSE, ka publikuar një raport mbi përhapjen e krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe rreziqet që sjell ai për sigurinë e brendshme, duke u bazuar në të dhënat e policisë greke.

    Veçoritë e krimit të organizuar shqiptar

    "Krimi i organizuar shqiptar ka fituar terren të madh në Greqi, dhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë vend, ka ndërtuar një "shoqëri paralele", thuhet në raport, ku përcaktohet se veprimtaria e krimit të organizuar shqiptar ndërlidhet ngushtë me qarqet politike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, është faktor potencial destabiliteti edhe për shkak të tendencave nacionaliste (çështja “Çamëria” dhe “Shqipëria e Madhe”), ka lidhje me organizatat kriminale turke dhe këto të fundit kanë marrëdhënie me shtetin turk dhe është vështirë për t’u ballafaquar plotësisht, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në Greqi, gjë që tani për tani i jep dorë të lirë ndërtimit të “shoqërisë paralele”.

    Ajo që ka një rëndësi të veçantë, nënvizon raporti, është se, tashmë, krimi i organizuar me origjinë shqiptare, ka një bazë të fortë në Greqi dhe në rast të destabilizimit të vendit do të jetë një faktor i tipit “mercenar”, me qëllim dëmtimin e interesave kombëtare greke.

    Të dhënat e raportit të RIMSE
    - Mafia shqiptare kontrollon rreth 80% të shpërndarjes me pakicë të heroinës në Greqi.
    - Kontrollon 50% të tregut të hashashit me shumicë dhe pakicë.
    - Kontrollon 90% të importit të armëve të paligjshme në vend (Kallashnikov, Makarov, granata)
    - 50% e "trafikut njerëzor" dhe prostitucionit kontrollohet nga shqiptarët.
    - Rreth 50% e plaçkitjeve të armatosura në shtëpi, dyqane e biznese kryhet nga shqiptarët.
    - Rreth 30% e lojtarëve në kazinotë ilegale në Atikë "mbrohen" nga qarqet shqiptare.
    - Një tendencë në rritje është përfshirja e shqiptarëve në falsifikime, që emigrantët e jashtëligjshëm të marrin dokumente ligjore nëpërmjet martesave false.

    Miliardat që krijohen në vit nga këto aktivitete kriminale pastrohen me ndihmën e ndërmjetësve grekë, bankierëve, agjentëve të pasurive të patundshme, etj

    “Kokat” e krimit të organizuar shqiptar

    Raporti vëren se "kokat" e grupeve kriminale shqiptare, kryesisht nuk e kanë bazën në Greqi. Në këtë vend ndodhen vetëm të "besuarit" dhe "ushtarët". Disa nga "kokat" që kontrollojnë bandat kriminale shqiptare janë:

    G. Laci, familja Kelmendi, familja Limani, familja Alushi, familja Luka, familja Selimi, familja Osmani, familja Xhaka.

    Të gjithë këta kanë veprimtari kriminale në vende të tilla si Greqia, më tej në Ballkan, Skandinavi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj dhe kanë aftësinë për të mobilizuar qindra elementë shqiptarë në Greqi, për të siguruar fitime.

    Sipas raportit, ka një klasë të rëndësishme njerëzish në Greqi të cilët kanë një interes të drejtpërdrejtë në krimin e organizuar shqiptar dhe gjithashtu janë "tuba" për të mbledhur informacion ose për të ndërlidhur me shumëfarë rrjetesh sociale-politike në vend.

    Çfarë është RIMSE?

    “Islam radikal Monitor në Evropën Juglindore”, (RIMSE) ka filluar aktivitetin në shkurt të vitit 2011. Ai synon të vërë në dukje aktivitetet islamike (të dhunshme dhe jo të dhunshme) në rajonin e Evropës Juglindore, me vëmendje të veçantë tek Greqia. RIMSE argumenton se kërcënimi që vjen për Perëndimin në përgjithësi dhe për Evropën Juglindore në veçanti, nuk është nga Islami si besim, por nga Islamizmi si një politikë dhe ideologji totalitare.


    (a.jo/Balkanweb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: RIMSE, raport mbi krimin: Mafia shqiptare në Greqi, shumë e fuqishme

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Çfarë është RIMSE?

    “Islam radikal Monitor në Evropën Juglindore”, (RIMSE) ka filluar aktivitetin në shkurt të vitit 2011. Ai synon të vërë në dukje aktivitetet islamike (të dhunshme dhe jo të dhunshme) në rajonin e Evropës Juglindore, me vëmendje të veçantë tek Greqia. RIMSE argumenton se kërcënimi që vjen për Perëndimin në përgjithësi dhe për Evropën Juglindore në veçanti, nuk është nga Islami si besim, por nga Islamizmi si një politikë dhe ideologji totalitare.

    (a.jo/Balkanweb)
    kjo eshte genjeshter rimse eshte nje faqe blogu grek.
    http://www.rimse.gr/p/about.html

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: RIMSE, raport mbi krimin: Mafia shqiptare në Greqi, shumë e fuqishme

    Burgaj: Dominon krimi shqiptar? Paaftësi e policisë greke

    Pas raportit të ashpër në lidhje me ekzistencën dhe fuqinë dominuese të mafies shqiptare në tokën greke, ku shifrat flasin për dominim të mbi 50 përqind të çdo afere kriminale në Greqi, ‘Shekulli’ kontaktoi numrin një të Policisë së Shtetit, Hysni Burgajn. Duke marrë shkas nga operacionet e njëpasnjëshme që dy policitë e vendeve tona kanë zhvilluar viteve, të cilave iu referohet raporti 2008-2012, dhe një sërë goditjesh sidomos të ngarkesave me tonelata që kishin destinacion Greqinë, u tentua të kuptohej nëse autoritetet tona homologe me “studiuesit” e krimit shqiptar në Greqi, ishin në dijeni të këtij raporti. Vetë kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije mbrëmë se nuk janë vënë në dijeni nga asnjë lloj instance, as nga Ministria e Brendshme dhe as nga Policia e Shtetit. Ndërkohë që Burgaj shtoi edhe faktin se nëse bëhet fjalë për një krim të organizuar me bazë në Greqi, nuk mund të mbajmë përgjegjësi ne, pasi janë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në rritjen e grupeve kriminale brenda një vendi. Por, kryepolici mohoi në mënyrë kategorike të kishin informacion mbi mafian shqiptare në tokën e tyre, pasi në raport janë renditur 10 familje, të cilave iu përmendet vetëm mbiemri që sipas ministrisë së Brendshme greke, janë në krye të mafies që shfrytëzon Greqinë]. Shumë prej emrave të këtyre familjeve janë të njohura në të vërtetë në vendin tonë, por raporti, saktëson se: Asnjë prej këtyre familjeve nuk jeton në Greqi. Duke dashur të zbulojë vendndodhjen e tyre, raporti pohon se nuk jetojnë as në Shqipëri. Raporti shkon deri atje sa akuzon fuqishëm ‘mafien shqiptare’ si një organizatë me mjaft influencë në rrjete të fuqishme greke, ku sipas tyre do të krijojnë probleme etnike të mëdha.

    Burgaj: Paaftësi e tyre

    “Nuk jam në dijeni të ekzistencës së një raporti të tillë. Nëse ata flasin për dominim të krimit shqiptar në Greqi është paaftësi e tyre. Ndërsa nëse bëhet fjalë për mafie shqiptare nuk mund të dalin në një konkluzion të tillë pa patur shkëmbim informacionesh me ne. Nëse personat që ata i kanë të identifikuar si krerë organizatash jetojnë në Shqipëri, ne kemi kontakte të vazhdueshme dhe do i mësonim ata emra, por nëse bëhet fjalë për individë apo grupe që jetojnë dhe veprojnë atje, ne nuk mund t`i kontrollojmë dhe as t`i lokalizojmë.” Në cilësinë e kreut të Policisë, Burgaj vuri theksin mbi një bashkëpunim mjaft të frytshëm mes dy policive për një të gjitha pikat e marrëveshjeve të bashkëpunimeve mes tyre, për pasojë ai shprehu habinë në lidhje me pretendimet që Ministria e Brendshme greke ka mbi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi prej më shumë se 2 dekadash. Në raport janë përcaktuar vendndodhjet e dhjetë familjeve mafioze shqiptare që drejtojnë krimin në gjithë Greqinë, të cilat sipas tyre jetojnë në Gjermani, Skadinavi, Belgjikë e disa vende të tjera të Perëndimit. Pretendimi i zbulimit grek shkon deri te fakti se këto familje jetojnë në Perëndim vetë, por kanë ushtritë e tyre që veprojnë në një sërë bazash kriminale mjaft të fuqishme në tokën helene

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •