Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Per mendimin tim mire eshte qe ne Superlige te jene edhe dy skuadra kosovare, pa te drejte renie nga kategoria dhe nqs UEFA e lejon me te drejte pjesmarrje ne kompeticionet europiane. Kjo mund te zgjidhet duke e rritur numrin e skuadrave me +2, keshtu skuadrat shqiptare nuk kane pse te ankohen sepse askujt nuk po i zihet vendi ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #12
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    besoj se do jet shum interesante ndeshjet midis qyteteve
    Partizoni

  3. #13

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Klubet shqiptare e duan Prishtinën, por jo në Superiore

    Klubet e futbollit në Shqipëri janë dakord që FC Prishtina dhe ndonjë klub tjetër kosovar të regjistrohen dhe të luajnë në kampionatin shqiptar. Sipas tyre, një gjë e tillë do sjellë veçse të mira, pasi do të rriteshin konkurrenca, shikueshmëria dhe ana financiare.

    Por jo të gjitha pranojnë që klubi më i madh kosovar të nisë aventurën në Shqipëri nga kategoria më e lartë, ajo Superiore. Klubi më i trofeshëm në Shqipëri, Tirana, bashkë me Laçin e Shkumbinin, janë tri skuadrat e Superiores që kanë kërkuar zbatim të përpiktë të rregulloreve, që i bie se Prishtina mund të nisë të luajë në kampionatin shqiptar vetëm nga kategoria më e ulët, ajo e treta. Po ashtu, kundër ngritjes së menjëhershme, janë shprehur edhe dy skuadra të kategorisë së dytë, Partizani dhe Lushnja, shkruan koha.

    "Nuk është çështje meritokracie, pasi si Prishtina dhe Trepça teorikisht do ishin për Superiore, por ne nuk mund të injorojmë zbatimin e njëllojtë të rregulloreve. Në të kundërt edhe Tirana B, për organikën që do të ketë, nuk ka arsye që ta nisë aventurën nga Kategoria e Tretë", ka thënë të enjten për gazetën "Panoroma Sport", administratori i klubit Tirana, Sali Tagani.

    Edhe Partizani me pare ka futur ne kampionat nje skuader te dyte me emrin FC Nacional dhe u detyrua te ndiqte rregulloren duke e nisur nga Kategoria e Trete.

    Kjo do te jete nje pike delikate diskutimesh per klubet shqiptare, pasi edhe pse te gjitha deri tani jane shprehur ne favor te afrimit te klubeve kosovare, taknikalitetet akoma nuk jane diskutuar. Futja e tyre direkt ne Superlige ose do te marre vende nga ato klube shqiptare qe shperesojne te mbijetojne ose te ngjiten ne nivelin me te larte, ose do te detyroje FSHF-ne te shtoje dy skuadra ne kampionatin e Superliges. Por edhe kjo e fundit mund te hase ne kunershtime pasi skuadrat qe renditen ne vendet e larta te Kategorise se Pare mund te pretendojne per ato vende shtese.

    Edhe vete FSHF megjithese deshiron ti fuse dy klubet kosovare ne Superlige, kerkon te jete e kujdesshme me zgjidhjen ligjore per te mos krijuar nje precedent per te ardhmen, qe mund tu hape rruge edhe skuadrave te tjera qe te kerkojne futjen direkte.

  4. #14
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Nga ana ligjore nuk besoj te kete ndonje problem pasi nje praktike e tille eshte e njohur dhe ne vende te tjera te botes. Ja vlen te permendet ketu Singapori qe edhe pse shtet me vete me ligen e saj te futbollit , ka krijuar nje ekip te vecante qe luan ne kampionatin Malajzian.

    Uroj qe bashkimi i Shqiptareve ne futboll te jete hapi i pare drejt bashkimit teresisht ne nje shtet te vetem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #15
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    mos u lodhni kot..kjo lige nuk do behet..shkaku jane vete shqiptaret..nuk eshte pengese europa por kreret drejtues te futbollit ne shqiperi e kosove..paramendo shkrirjen e dy federatave dhe luften per pushtet ne kete federate..ne shqiperi jane te pakten 5 federata qe jan te ndara ne dysh pra me dy kryetare e ne po provojme te bejme nje kampjonat e nje federate..edhe kryetaret e klubeve qe jan bere si kryepleqt e katundeve nuk duan nje gje te tille..ja do shkoje remzi ejupi ne tirane e do ju thote qe aman me pranoni ne lige ..pa mberri akoma ne tirane fadili i vokerr e ka marre ne telefon duken e krimit dhe i ka thene nise me lezet remziun drejt kosoves..thuaji qe ja valla europa nuk po na len..remziu ju hedh hi syve tere shqiprareve dhe ne fund justifikohet me pamfletet e europes..po te doje remziu nuk pjerdh fare as per fadilin as per duken e krimit..kerkush nuk ja ndalon rregjistrimin kudo ne territorin shqiptar si shoqeri aksionere futbollistike..para se te niste ndertimin e stadiumit ne kukes di qe i eshte bere ftese pikerisht ketij rremziut qe eja te ndertojme se bashku nje stadium te madh qe te ishte shtepi edhe e prishtines..remziu nuk pjerdhi fare..po te ishte i regjestruar ne kukes si klub prishtina kerkush nuk e ndalon te luaje ne kategorite perkatese te shqiperise dhe ne fund te ngjitet ne ligen superiore te shqiperise..ne kete menyre i sfidon dukat e krimit dhe mafiozet e tjere..por vete eshte mafioz dhe nuk i pelqen ky veprim..perfundimisht nese ndermjet shqiptareve nuk do te kete vullnet nuk do ket lige..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 25-01-2013 më 14:37
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #16

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Ideja e tanishme qe te vijn 2 skuadra nga Kosova besoj se mund ti prish pune vetem federates se Kosoves se do ulet shum niveli i kampionatiti ne Kosove nese i ikin 2 skuadrat kryesore. Kurse per Superligen e Shqiprise ka perfitim se shtohen 2 skuadra cilsore dhe do rritet tifozlliku besoj. Po per bashkimin e plote te dy ligave veshtire se e pranojne te dyja federatat

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nga ana ligjore nuk besoj te kete ndonje problem pasi nje praktike e tille eshte e njohur dhe ne vende te tjera te botes. Ja vlen te permendet ketu Singapori qe edhe pse shtet me vete me ligen e saj te futbollit , ka krijuar nje ekip te vecante qe luan ne kampionatin Malajzian.

    Uroj qe bashkimi i Shqiptareve ne futboll te jete hapi i pare drejt bashkimit teresisht ne nje shtet te vetem.
    Singapori dhe Malajzia jane shtete te njohura, Kosova jo...
    Dy shtete anetare te OKB-se dhe anetare te federatave nderkombetare mund ti bashkojne edhe ligat nese deshirojne. Ndersa ne rastin e Kosoves asnje shtet nuk ka te drejte te organizoje lige te perbashket futbolli me te sipas rregullave te federatave perkatese nderkombetare.
    Prandaj, nuk ka asnje praktike te njohur ku nje shtet dhe nje territor (ose "shtet" i kontestuar dhe i panjohur nderkombetarisht) kane organizual lige te perbashket te futbollit apo dicka te ngjashme. Edhe nese do te egzistonte dicka perafersisht e ngjashme, atehere dicka e tille do te ndodhte vetem ne baze te nje marreveshje eksplicite (kontrate, pajtim etj.) ne mes te shume shteteve dhe federates perkatese nderkombetare.

  8. #18
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Antiproanti, nuk po thot njeri per lige te perbashket. FC Prishtina mund te filloje nga kategoria e trete pa asnje problem nese rregjistrohet si ekip i ri ne Shqiperi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DoLpHiN : 30-01-2013 më 18:24
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Antiproanti, nuk po thot njeri per lige te perbashket. FC Prishtina mund te filloje nga kategoria e trete pa asnje problem nese rregjistrohet si ekip i ri ne Shqiperi.
    dhe nese luan ne Shqiperi...
    UEFA dhe FIFA nuk do te lejonin ndeshje zyrtare te liges se Shqiperise ne territorin e Kosoves.
    D.m.th. FC Prishtina mund te zhvilloje ndeshjet vetem brenda territorit te Shqiperise.

    Ne keso rrethanash do te ishte me efektive nese nje klub aktual i Superliges se Shqiperise e ndryshon emrin ne FC Prishtina...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-02-2013 më 03:51

  10. #20
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    dhe nese luan ne Shqiperi...
    UEFA dhe FIFA nuk do te lejonin ndeshje zyrtare te liges se Shqiperise ne territorin e Kosoves.
    D.m.th.
    FC Prishtina mund te zhvilloje ndeshjet vetem brenda territorit te Shqiperise.
    Ne keso rrethanash do te ishte me efektive nese nje klub aktual i Superliges se Shqiperise e ndryshon emrin ne FC Prishtina...
    nuk eshte kusht..nuk ka ligj qe te ndalon te zhvillosh ndeshje ku te duash..kushti i vetem eshte qe stadiumi ku ti do luash te plotesoje kushtet per zhvillimin e nje ndeshjeje..pastaj kush e ndalon prishtinen te luaj ne stadiumin e kukesit..nje stadium mjaft i mire..kush e ndalon prishtinen te luaje ne nje stadium tjeter ne shqiperi..askush..por thuaj se nuk kan vullnet o pro dhe kunder..eh po te ishte ne shprehje shmangia e taksave do te gjenin edhe biren e miut keta miushet drejtues te prishtines e federatave tona klanore..i madhi depardie braktisi francen e shkoj ne rrs per te mbrojtur parate e tij..e gjeti zgjidhjen..vetem ne perplasim ne surrat '' ligjet '' qe nuk na lejuakan te bejme ate qe duam..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •