Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!

    Po hap kete teme te re, ku te mund te diskutojme te gjithe rreth idese qe ditet e fundit po qarkullon me shume vrull neper te gjitha ambientet sportive te vendit, Krijimin e Liges Mbarekombetare te Futbollit!

    Ka shume kohe qe flitet per nje bashkim ne futboll mes Kosoves e Shqiperise por pse jo dhe mes Shqiptareve te tjere si Maqedoni apo Mal te Zi. Por, objektivi kryesor ka mbetur bashkimi i Kombetares se Shqiperise me ate te Kosoves si dhe pjesmarrja e klubeve Kosovare ne Super Ligen Shqiptare apo dhe shkrirja e dy ligave ne nje te vetme mbarekombetare.

    Jane hedhur mjaft hipoteza e ide te ndryshme nga persona te ndryshem prane sportit, me se shumti nga ana e Kosovareve. Eshte kerkuar leje ne FIFA e cila ka kthyer pergjigje negative.

    Lajmi me i fundit erdhi nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, i cili i kerkoi ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, qe te filloje bisedimet me kreun e FSHF, FKF, Ministrit homolog te Kosoves etj, per te gjetur nje zgjidhje te mundshme per realizimin e kesaj ideje. Deshira eshte e madhe nga te gjitha palet, por kushtet ne te cilat ndodhemi nuk jane aspak te favorshme per te krijuar kete lige. Madje, jane ndaluese. Megjithate, perpjekjet do te vazhdojne dhe shpresoj qe personat pergjegjes te bashkepunojne mes tyre qe te arrihet diçka ne kete drejtim. Ne mos sot, neser, pasneser, mbas nje muaji, viti apo nje dekade, te mund te realizohet kjo ide.

    Jam i sigurt qe do kete komente dhe per pjesen e politikes ne kete teme. Edhe une jam dakort qe Saliu e ka thene kete ngaqe 2013 eshte vit elektoral. Shume mire, por shpresoj qe ky te jete nje ogur i mire per ta perfshire edhe Sportin ne fushatat elektorale, pasi deri me tani ka qene teresisht i harruar. Berisha mbase e ka vene re qe njerezit jane shume te dashuruar pas Futbollit, ketij sporti kaq magjik, dhe me behet qejfi qe e ka perfshire ate ne axhenden e tij politike. Shpresoj qe tashme ambienti sportiv dhe njerezit qe meren me sportin te bejne sa me shume presion prane qeverise apo qeverive qe do vijne per te berecicka per sportin.

    Forca Shqiperia!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!

    Dt: 04/01/2012

    Berisha: Të krijojmë një Ligë Mbarëkombëtare të Futbollit

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë së ditës së premte, e para e këtij lloji për vitin 2013, riktheu në skenë idenë e krijimit të një Lige Mbarëkombëtare të Futbollit. Dicka e propozuar dhe hedhur për diskutim më herët edhe nga klube apo faktorë të ndryshëm të këtij sporti, por që mori në fakt përgjigje negative nga FIFA. Megjithatë, kreu i ekzekutivit shqiptar i kërkoi Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, që të ulet e të punojë me homologun e tij kosovar për shkrirjen në një të ligës së futbollit për të dyja vendet. “Zoti Ministër i Kulturës, këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga Mbarëkombëtare e Futbollit. Uluni dhe bëjeni projektin bashkë me ministrin kosovar. Tifozi i Mitrovicës të vijë të shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Nëse rregullat përkatëse e lejojnë, të përfshihen të gjitha skuadrat në një kampionat mbarëkombëtar. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit, për të nxjerrë një numër sa më të madh yjesh”, – tha kryeministri.
    Ideja e kahershme E kanë quajtur në mënyra të ndryshme: “Liga Kombëtare”, “Superliga mbarëkombëtare”, “Liga e përbashkët”. Në vitin 2005 e nisën “Tifozat Kuq e Zi”, me një paraqitje në qendër të Prishtinës, me një tabelë të improvizuar ku ishin të renditura disa nga ekipet më me emër në Shqipëri e Kosovë. Vitin e kaluar ishin një numër mediash që e risollën në vëmendje këtë projekt, duke vjelur mendimet pro dhe kundër. Shumë u fol, por askush nuk e mori mundimin të konkretizojë ndonjë plan në letër, se si mund të arrihet ky objektiv. I vetmi hap u mor me zhvillimin e Kupës “Pavarësia”, mes skuadrave të Shqipërisë zyrtare, të shqiptarëve të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe Kosovës, por liga e parbashkët në futboll mbeti vetëm ëndërr. Futbolli i Kosovës ka shumë kualitete, cka duket edhe në numrin e lojtarëve të përtej kufirit zyrtar me kombëtaren kuqezi, mirëpo kampionati i tyre luhet sa për të thënë, pasi skuadrat fituese nuk mund të marrin pjesë në garat evropiane. Këtë izolim ndërkombëtar do ta zhbënte në njëfarë mënyre Liga Mbarëkombëtare. Sa i përket futbollistëve, tregu i tyre do të ishte më konkurues, evidentimi do të ishte i sigurtë dhe kësisoji elementët e spikatur do të bëheshin pjesë e kombëtareve të moshave të ndryshme. Edhe rivaliteti mes tifozërive, të tilla si Plisat (Prishtina), Tirona Fanatics (Tirana), Flota Kuqezi (Flamurtari), Ujqërit e Dëborës (Skenderbeu), Kuqezinjtë e Jakovës (Vëllaznimi) etj., do të përkujdeseshin për t’i mbushur shkallët e stadiumeve, sikurse ndodh kur luan kombëtarja. Të drejtat televizive do të kishin çmime të konsiderueshme, për pasojë edhe të ardhurat në arkat e klubeve do të rriteshin.
    Nuk lejon FIFA Dëshira është e madhe për të pasur një Ligë Mbarëkombëtare në Futboll, por kësaj ideje ia ka prerë hovin FIFA. Qeveria e futbollit botëror i ka dhënë fund fund projekt-idese së bashkimit të Superligës shqiptare me atë të Kosovës, apo edhe kalimit të disa skuadrave kosovare ne ligën shqiptare. FSHF-ja, u tha vitin e kaluar, ka dërguar në këtë intitucion kërkesën e saj për të parë mundësinë e një lige të përbashkët mbarëkombëtare. FIFA, pas kërkesës së disa skuadrave të Kosovës për të marrë pjesë në kampionatin tonë, ka kthyer këtë përgjigje negative: “FIFA rikujton edhe një herë pikën 79-të të statutit të saj, ku saktësohet se antarët e FIFA-s apo anëtarët e përkohshëm të konfederatës nuk duhet të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo klube që nuk janë anëtarë të FIFA-s apo anëtarë provizorë të konfederatës.” Kjo do të thotë që, nëse një skuadër kosovare, fjala vjen, siguronte kualifikimin për në Kupat e Europës nëpërmjet kampionatit shqiptar, ateherë FIFA dhe UEFA nuk do ta lejonte të merrte pjesë. Kjo, për shkak se e konsideron Kosovën shtet jo anëtar në kompeticionet e veta. Refuzimi më i fundit që iu bë kërkesës së palës kosovare për të luajtur minimalisht ndeshje miqësore me kombëtaren e madhe tregon për pamundësinë e bërjes realitet të idesë së proklamuar disa herë, e risjellë në vëmendje së fundi edhe nga Kryeministri Sali Berisha.
    Kosova, edhe pse ka disa vite që është shtet i pavarur, akoma nuk është njohur si anëtare e FIFA-s apo UEFA-s. Të dyja institucionet futbollistike në fjalë kanë nxjerrë si kusht pranimin e Kosovës në OKB, si fillim, që të anëtarësohet edhe pranë tyre. Deri atëherë, duket i pamundur edhe krijimi i Ligës Mbarëkombëtare të Futbollit.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!

    Liga Mbarëkombëtare, Bumçi kokë më kokë me Dukën…

    Armand Duka është takuar dje për rreth 40 minuta me ministrin e MTKRS-së, Aldo Bumçi. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas takimit që u zhvillua në orën 17:00 në MTKRS, pohoi se tema e bisedës kishte qenë enkas për propozimin e hedhur nga kryeministri Berisha për Ligën mbarëkombëtare. “Po, takimi ishte për këtë temë: Ligën mbarëkombëtare. Më bëri një ftesë ministri Bumçi dhe u takuam. Duhet të kemi parasysh se ndodhemi mes dy gjërave krejtësisht të ndryshme: dëshirës dhe mundësive reale. Dëshira është e të gjithëve që të krijohet ligë, por nuk mund t’i injorojmë faktet, dhe faktet janë që FIFA ka disa standarde. Ne e njoftuam ministrin për mënyrën se si do të progresohet ose se si mund të veprohet për të gjetur një zgjidhje. Gjykoj se do të jetë e vështirë, por do të konsultohemi vazhdimisht për të kërkuar një zgjidhje”, – ka thënë ai. Më pas, Duka ka dhënë edhe një version se si mund të veprohet në të ardhmen, duke hedhur edhe një hipotezë për organizimin e turneve ku të mund të përfshihen shumë skuadra kosovare, por jo vetëm. “Mund ta gjejmë një zgjidhje. Ka një klauzolë, ku Kosovës i lejohen ndeshjet miqësore me Shqipërinë në nivel klubesh. Këtë mund ta shfrytëzojmë që të organizojmë turne me bazë më të gjerë mes skuadrave të dy vendeve dhe të mund të përfitojmë një garë, aq sa mund të përfitohet. Jemi në fazë konsultimesh. A është ky një presion nga ana jonë për FIFA-n dhe UEFA-n që të pranojnë sa më shpejt Kosovën? Jo, nuk është presion. Madje, ministri Bumçi shprehu dëshirën dhe gatishmërinë që të takohet vetë me përfaqësues të këtyre institucioneve për t’i kërkuar konsultë dhe për të gjetur një gjithë të përbashkët, në mënyrë që Liga të realizohet. Të shohim”, – deklaroi Duka pas takimit me Bumçin. Kreu i federatës preku edhe temën e stadiumit, duke deklaruar se pasi të vijnë konkluzionet e një studimi që ka të bëjë me stadiumin, do të zhvillohet tenderi për prishjen e “Qemal Stafa”-s. Kjo pritet të ndodhë pas disa muajsh.

    Panorama Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!

    Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!
    Idee e parealizueshme...
    Me pare mund te realizohet bashkimi kombetar sesa krijimi i nje lige "mbarekombetare te futbollit shqipetar".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-01-2013 më 13:01

  5. #5

    Për: Liga Mbarëkombëtare e Futbollit Shqiptar!

    Klubet shqiptare pro bashkimit, por problemet jane te shumta Edito Printo

    Përderisa dy federatat, si ajo e Shqipërisë dhe kjo e Kosovës janë pesimiste për realizmin e një lige të përbashkët, gjithmonë duke u bazuar në atë se nuk e lejon UEFA dhe FIFA, klubet shqiptare të futbollit nga të dyja anët e kufirit, janë këmbëngulëse që të bashkohen. Nëse jo tash përmes Ligës, atëherë përmes një turneut që do të organizohej në përfundim të kampionateve.

    Idenë e shkrirjes së një ligë Kosovës- Shqipëri e mbështet fuqishëm presidenti i kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut të Korçës, Ardian Takaj, sipas të cilit kjo do të ishte një ngjarje e madhe për futbollin shqiptar. “Kjo nuk vihet në dyshim nëse ne e përkrahim apo jo. Gjithsesi e mbështesim edhe do të ishte në të mirë të futbollit kjo gjë të realizohet. Tash cilat janë mundësitë sa e lejon këtë UEFA duhet të shikohet”, tha Takaj, sipas të cilit duhet dy federatat të bashkëpunojnë dhe të shohin cilat janë mundësitë. “Si federata shqiptare ashtu edhe ajo e Kosovës, duhet ta rrisin bashkëpunimin ne këtë drejtim për të parë sa është e realizueshme. Nëse kjo veç ndodh, atëherë futbolli mbarëkombëtar do të përparonte shumë”, shtoi Takaj, i cili fuqishëm e mbështeti edhe idenë e realizimit të një turneu.

    “Kampionatet si te ne ashtu edhe në Kosovë janë të shkurtra, kështu që do të ishte në interes të dyanshëm të zhvillohet ky turne. Është interes nacional të shohim dhe të njohim më mirë futbollin e dyja anëve. Pushimi është i gjatë dhe futbollistët kanë nevojë për sa më shumë ndeshje, andaj ky turne padyshim është i mirëseardhur”, tha Takaj. Ditë më parë, në Prishtinë, presidenti i FSHS-s.

    Armando Duka, tha se ata janë për një bashkim të tillë, por sipas tij, kjo është e pamundshme në këtë moment, duke preferuar që tash për tash të organizojnë në turne të përbashkët. Sipas presidentit të Teutës së Durrësit, Edmond Hasanbelliu, një ide e tillë është e mirëseardhur dhe skuadra e tij është pro saj.

    “Ne jemi për bashkim të futbollit dhe fuqishëm e mbështesim idenë. Tash sa na lejon UEFA është tjetër gjë”, tha Hasanbelliu, duke bërë thirrje te të dyja institucioneve nga Kosova ashtu edhe Shqipërisë, që të bëjnë trysni për të realizuar këtë gjë. “Një kampionat prej 16 ekipeve, tetë nga Shqipëria dhe tetë nga Kosova do ta bënin një garë interesante“, tha numri një i durrsakëve, i cili më pas ka folur edhe për mundësinë e zhvillimit të një gare në formë turneu, nëse kjo veç nuk realizohet. “Sa i përket turneut ne kemi zhvilluar ndeshje miqësore në formë turneu edhe më herët. Sigurisht turneu mund të organizohet, por ato do të duhet të bëhen në kohën e pushimeve në mes kampionateve”, përfundoi Hasanbelliu.

    Edhe për presidentin e Vllaznisë së Shkodrës, Lorenc Luka kjo gjë do të ishte e mirëseardhur. “Ne do të mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim. Kuptohet duke i respektuar anët ligjore. Bashkimi i ligave do të rriste nivelin dhe do ta bënte një garë interesante”, tha Luka, i cili gjithashtu është pro organizimit të turneut. “Do të ishte një mundësi e mirë për të parë vlerat nga të dyja anët. Ka elemente të rëndësishme dhe kjo gjë vetëm sa do të zbulonte talente të rij të futbollit. Andaj, ne jemi për organizmin e turneve”, përfundoi numri një i Vllaznisë së Shkodrës, Lorenc Luka.

    Por sigurisht qe nuk mjafton vetem deshira e mire per te realizuar kete lige qe enderrojne shqiptaret. Kampionatet duhet ti permbahen rregullave te FIFA-s dhe UEFA-s nese duan qe te jene zyrtare dhe ketu problemi behet paksa me i veshtire. Kete e tregon edhe përmbajtja e përgjigjes së FIFA-s, ardhur një vit më parë, kur FSHF kërkoi vetë, në mënyrë zyrtare, sesa e mundur ishte të krijohej një ligë e tillë.

    Në përgjigjen e saj, FIFA ka qenë e prerë: “Nëse luani me klube kosovare, shkelni direkt Statutin e FIFA-s dhe do të përjashtoheni”, shkruante ajo e zeza në të bardhë. Sipas Statutit të këtij organizmi, asnjë skuadër e një shteti nuk mund të luajë ndeshje miqësore apo zyrtare me skuadrat e një shteti që nuk është pjesë e FIFA-s. Në rastin e ndeshjeve miqësore, bllokada për klubet kosovare tashmë është hequr, por për ato zyrtare ajo është ende e ndaluar.

    FIFA ka përmendur disa nene që shkelen në rast se Shqipëria ndërmerr një nismë të tillë, ndërsa për çudi, në mbledhjen e djeshme, nga ana e palës ministrore, është hedhur edhe ideja aventureske “ta provojmë e të shohim”. “Është e pamundur, nuk mund të ndodhë, pasi ata e thonë hapur që kjo është shkelje nëse ndodh. Çfarë të themi në rast se e kryejmë këtë shkelje dhe FIFA na përjashton?”, kanë thënë përfaqësuesit e FSHF-së.

    Nje menyre per te anashkaluar kete rregull te FIFA-s eshte qe skuadrat nga Kosova te regjistrohen ne Shqiperi, duke u bere keshtu teknikisht skuadra nga shteti i Shqiperise. Por edhe ketu ka nje problem pasi skuadrat e reja qe futen ne kampionat duhet te fillojne nga liga me e ulet, qe tani per tani ne Shqiperi eshte Kategoria e Dyte ose ajo e Treta. Veshtire se skuadra si Prishtina do te pranojne te fillojne nga ligat inferiore, por edhe futja direkt ne Superligen e Shqiperise do te ishte nje shkelje e rregullave por me teper do te haste ne kundershtime nga skuadrat shqiptare qe detyrohen te luajne nje kategori me poshte, ose qe do t'u mohohet ngjitja ne Superlige per te bere vend per ekipet nga Kosova. Mbase zgjerimi i Superliges shqiptare mund te jete nje zgjidhje, duke mos prekur sistemin e ngjitje/zbritjeve nga Superliga por vetem duke shtuar direkt nje numer te caktuar ekipesh nga shteti i Kosoves.

    Nje gje eshte e sigurte, nuk do te jete e lehte, por dhe teresisht e pamundur nuk duket se eshte. Bashkepunimi dhe kerkimi i cdo skenari te mundshem eshte nje detyrim per federatat e te tyja shteteve si dhe skuadrat e interesuara, pasi deshira eshte aty, sidmos nga tifozet qe sigurisht do te mbushnin stadiumet per te ndjekur nje lige te tille. (http://futbollishqiptar.net/)

  6. #6
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    PRISHTINE- FC Prishtina ka filluar të përgatisë dokumentacionin për regjistrim në territorin e Shqipërisë, me të cilin do të kërkoj që të bëhet pjesë e Superligës së Shqipërisë në futboll. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i FC Prishtina, Remzi Ejupi.

    Zyrtarët e ekipi prishtinas pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojnë në Tiranë dhe edhe zyrtarisht të dorëzojnë kërkesën për regjistrim në Bashkinë e Tiranës apo ndonjë tjetër bashki. “Kemi angazhuar avokatë dhe jemi në pjesën përfundimtare të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për të dorëzuar kërkesën për regjistrim si klub në territorin e Shqipërisë”, tha Ejupi.

    “Besoj se në këtë drejtim nuk duhet të ballafaqohemi me ndonjë problem pasi që klubi vepron si shoqëri aksionare. Fillimisht kërkesën për regjistrim planifikojmë ta bëjmë në Tiranë, por nuk prish punë nëse këtë duhet ta bëjmë në ndonjë qytet tjetër, pasi që bëhet fjalë vetëm regjistrim dhe roli i qytetit ka pak rëndësi këtu”, shtoi presidenti i FC Prishtina.

    Klubin më të trofejshëm të futbollit kosovar, i cili ishte edhe inicatorë për bashkimin e futbollit shqiptarë në tërësi, e kanë trimëruar që t’i shkojë kësaj pune deri në fund deklaratat e fundit të kryeministrit shqiptar, Sali Berishës, se ka ardhur koha të bashkohet futbolli shqiptar dhe se klubet e Kosovës duhet të regjistrohen në Shqipëri, për ta bërë ëndrrën e bashkimit realitet.

    Numri një i bardhekaltërve beson se do të ketë mirëkuptim për kërkesën e tyre nga pala shqiptare, në këtë rast të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubeve shqiptare të Superligës së Shqipërisë. “Pas regjistrimit të klubit në Shqipëri do të bëjmë kërkesë pranë FSHF-s që të bëhemi pjesë e Superligës dhe në këtë drejtim pres një mirëkuptim dhe një përgjigje pozitive nga ky asociacion. Normalisht këtu pres edhe pëlqimin e klubeve elite shqiptare”, tha në vazhdim Ejupi, duke shtuar se asnjë vendim tjetër përveç Superligës, nuk vjen në shprehje.

    “Jo vetëm Prishtina, por edhe së paku një klub tjetër kosovar duhet të ndjekë rrugën saj, pra të kyçet në Superligën shqiptare”. Presidenti i FC Prishtina thotë se nuk është e interesuar t’i shkaktojë telashe FSHF-s me FIFA dhe UEFA, por vlerëson se do të punojë me krerët e FSHF-s për ta gjetur mundësinë e realizimit të idesë së bashkimit të futbollit. “E dimë se problem mund të paraqesë FIFA dhe UEFA, por ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku me FSHF dhe gjejmë modalitetet drejt realizimit të idesë së bashkimit të futbollit. Ne do të ndjekim që gjitha procedurat e duhura dhe përfundojmë këtë proces dhe që nga sezoni i ardhshëm të jemi pjesë e Superligës së Shqipërisë”, tha Ejupi.

    Marre nga BalkanWeb.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  7. #7
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Nese ka mundesi, Moderatoret ta kalojne kete teme si postim te tema e Liges Mbarekombetare.
    Faleminderit.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Urojme qe te aprovohet pa ndonje problem te madh kjo edhe nga FIFA dhe UEFA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Nese FC Prishtina i zhvillon ndeshjet brenda territorit te Republikes se Shqiperise dhe pret se paku 2-3 vjet per tu ngritur ne ligen e pare, atehere nuk ka asnje problem...
    Perndryshe s'do te pranohet nga UEFA.

  10. #10

    Për: FC Prishtina, e gatshme të regjistrohet në Shqipëri

    Thon qe FSHF mund ta lejoj te futet direkt ne Superlige. Se di a do pranojn skuadrat e tjera. Po nese regjistrohet ne Shqiperi, nuk shof ndonje problem nga UEFA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •