Aktivistë të rinj të Forumit "Djemtë e Gjirokastrës, Labërisë, Përmetit e Sarandës”, u mblodhën në Përmet para memorialit të Ali Pashë Tepelenës, ku kanë paralajmëruar ultra nacionalistët grekë të “Agimit të Artë” të mos guxojnë të shkelin në kufirin e Shqipërisë.
Pas deklaratave të “Agimit të Artë” se shqiptarët janë “kaçakë dhe hiqen trima vetëm me të moshuarit”, të rinjtë i kanë paralajmëruar se i pret fati i paraardhësve të tyre, i njejti tubim eshte organizuar edhe ne qytetet e Delvines dhe Gjirokastres.
Ndërkohë, të rinjtë e këtij forumi janë solidarizuar edhe me shqiptarët e Preshevës, duke u shprehur se do t’u vijnë në ndihmë nëse serbët do të prishin monumentin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në qendër të Preshevës.
Krijoni Kontakt