TIRANË- Zjarr në shkollën 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” në Tiranë. Lënia ndezur e ngrohëses, dyshohet se është bërë shkaku i zjarrit të rënë në katin e tretë të shkollës.
Mësohet gjithashtu se zjarri ka rënë në klasën 6 D rreth orës 14:00, ndërsa fatmirësisht aty nuk ka pasur asnjë nxënës, pasi mësimi kishte përfunduar 15 minuta më parë.
Zjarri fillimisht është pikasur nga pastrueset e shkollës, të cilat kanë lajmëruar zjarrfikëset.
Derisa forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe mësohet se tymi u përhap në të gjithë korridorin e shkollës, ndërsa paniku përfshiu gjithë shkollën.
(m.a/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt