Termi Shqipëri e madhe e ka burimin nga politika serbe, e cila donte të jepte përshtypjen në botë që shqiptarët po grabisin tokat e dikujt tjetër dhe po shtrihen në tokat e popujve të tjerë me dhunë.
Fatkeqësisht ky term u kopjua nga shumë agjensi të huaja, gazetarë, dhe bile edhe nga politikanë e media shqiptare, duke bërë punën e serbëve, e këta të fundit mos të kenë nevojë për t'u munduar shumë.
Në shoqërinë shqiptare, kjo vjen nga padituria e injoranca e thellë, e mosditja e termave. Injoranca ka arritur deri aty sa të quhet "Shqipëri e madhe" dhe ribashkimi Shqipëri+Kosovë.
Çfarë do të quhej me të vërtetë "Shqipëri e madhe"? Termi "X vend i madh", si p.sh. Britani e madhe, apo Serbi e madhe, përdoret për ekspansionin më të madh të një populli a vendi, në kurriz të tokave të popujve të tjerë. P.sh. Britania e madhe përfshin Uellsin, Skocinë dhe ishuj të tjerë që i përkisnin e ende banohen nga popuj joanglezë. Pas pushtimit, Anglia i futi nën shtetin e vet këto toka, me emrin Britani e madhe.
Një analogji e tillë për Shqipërinë nuk mund të gjendet, pasi shqiptarët nuk kanë pushtuar apo janë zgjeruar ndonjëherë në kurriz të tokave të popujve të tjerë.
Por, termi mund të përdoret për shtrirjen më të madhe të shqiptarëve në një përiudhë të caktuar kohe, dhe duke marrë si paraardhës ilirët, atëherë një Shqipëri e madhe do të ishte një shtet i shtrirë nga Sllovenia deri në Korint, duke zënë gjysmën e Ballkanit.
Ne duhet të luftojmë në internet, p.sh. në Wikipedia, që termin Shqipëri e madhe ta ridrejtojmë drejt shtrirjes maksimale të ilirëve e jo në territoret ku sot shqiptarët janë autoktonë. Një Shqipëri me trojet ku shqiptarët ende jetojnë në trojet e tyre autoktone, në fakt është një Shqipëri e ribashkuar, apo Shqipëri etnike.
![]()
Krijoni Kontakt