Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013

    “The Guardian” ftese per turistet: Provoni Shqiperine!

    "Jeni merzitur me Hvarin dhe Brindizin? Provoni Shqiperine. Me nje bregdet prej 380 miljesh te gjate, dhe hisen e saj te fshatrave te bukur buze detit e rrenojat romake, plazhet e Adriatikut po njihen si Kroacia e ardhshme midis kerkuesve aventuriere te plazheve...” Kjo eshte vetem nje pjese e prezantimit mjaft interesant, qe i eshte bere se fundmi Shqiperise, si nje destinacion i rralle turistik, nga media prestigjioze britanike “The Guardian”. Edhe pse ne mes te sezonit te ftohte te vitit, ne nje artikull te posacem te rubrikes “Travel”, vendi yne prezantohet prej saj si nje nder destinacionet turistike me te preferuar per vitin 2013. Nje gje te cilen ne fakt, jemi mesuar ta degjojme te flitet rreth saj kryesisht ne prag te stines se veres dhe pergjate saj. Por duket se “The Guardian”, ka vendosur ta beje me heret kete fushate promocionale per vendin tone, sa i perket kapaciteteve turistike qe ai shfaq ne te vertete. Konkretisht, duke e renditur Shqiperine mes 20 plazheve me te volitshme, qe nje turist ka ndermend te frekuentoje gjate sezonit te ardhshem turistik, artikulli ne fjale, nis qe ne hyrje te tij duke u ilustruar me nje fotografi nga plazhi i Ksamilit, i cili pershkruhet si nje nga ndalesat e pushimit te ri detar 7 netesh, ne vendin tone. “Nje pushim i ri prej shtate netesh eshte nje prezantim i mire, duke u strehuar ne qytetet historike, rrenojat bizantine dhe otomane e plazhe te shumta me rere te bardhe, lagunat dhe gjiret", citon me tej ai. E vene keshtu, ne qender te vemendjes per aspektin e saj turistik, Shqiperia renditet denjesisht nga “The Guardian” mes vendeve te famshme ne bote per te. Respektivisht, artikulli i lartpermendur, citon se pervec Shqiperise, nder plazhet me te volitshme per te kaluar pushimet gjate ketij viti ne te cilin sapo kemi hyre, ishullin Santa Maria ne Azore; Ishujt Kanarie; Marina di Venezia ne Itali; Siciline apo rajonin e Pulias, qe ndodhen ne jug te Italise; plazhin e Amalfit ne Napoli, e duke vijuar me pas me Silver Island ne Greqi, Korfuzin, Kanadane, Kenian, Antalian ne Turqi, Istrian ne Kroaci, Malten, Spanjen, Portugaline dhe Sardenjen. Gjithcka, mesa duket, nje aureole e ndritshme e destinacioneve me te preferuara turistike, mes te cilave Shqiperia duket se ze nje vend te vecante, sigurisht, qe edhe te merituar.

    Mediat prestigjioze boterore, jehone turizmit shqiptar

    Bukurite natyrore te Shqiperise kane terhequr vemendjen e mjaft medieve nderkombetare dhe botimeve turistike gjate vitit qe lame pas. Gazeta nderkombetare si “The Guardian”, “Financial Times” dhe agjenci on-line si “Huffington Post” e “Reuters” i kane kushtuar jo pak vemendje turizmit ne Shqiperi gjate vitit 2012. Duke vleresuar bukurite natyrore, ato u kane sugjeruar lexuesve udhetimin ne Shqiperi.

    Nder mediat nderkombetare qe kane vleresuar turizmin dhe bukurite natyrore ne Shqiperi eshte dhe Al Jazeera. Ne nje reportazh te publikuar ne tetor e cilesonte Shqiperine si nje “pasuri te Europes”.

    Prestigjozja Financial Time e ka vleresuar Shqiperine, si nje nga perspektivat me interesante per udhetimet e shpejta gjate vitit 2012.

    Agjencia Lonely Planet, ashtu si ne vitin 2011 edhe ne 2012 e vleresonte Shqiperine si nje destinacion mbreselenes turistik.

    Gazeta italiane “La Stampa”, ne nje artikull ne muajin gusht e cilesonte Shqiperine, si nje vend “te bukur dhe mikprites”.

    Nje nga revistat me te medha turistike ne SHBA, “Frommer’s”, gjate vitit 2012 ka sugjeruar udhetimin ne Shqiperi duke e renditur vendin tone ne krye te listes.

    Agjencia “Travel MSN”, e cileson Shqiperine si nje nga destinacionet me te nxehta per vitin 2012.

    Kompania, Cox&Kings, e cila eshte nje nga shoqerite me te vjetra te udhetimeve ne bote e ka pozicionuar Shqiperine ne vendin e katert per vitin qe lame pas ne listen e vendeve qe rekomandon te vizitohen.

    Agjencia “Travel MSN” shkruante ne uebin e saj se “se bota po zgjon ngadale potencialin natyror dhe historik te ketij vendi”.


    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: "The Guardian” ftese per turistet: Provoni Shqiperine!

    The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013


    Çmimet e ulëta, rrënojat e qytetërimeve iliro- romake bashkë me bregdetin mjaft panoramik e kanë listuar Shqipërinë të dytën në botë për turizmin 2013 nga prestigjiozja britanike “The Guardian”. Revista citon se në 380 milje të bregdetit shqiptar turistët do të gjejnë fshatra panoramikë, rrënoja të qytetërimeve të lashta ilire dhe romake. Gjithashtu, revista nuk lë pa përmendur plazhet e virgjëra të vendit që ofrojnë aventura të shumta për turistët e huaj dhe vlerëson turizmin në Shqipëri në të njëjtat nivele me ato të Kroacisë. Në artikullin kushtuar bregdetit shqiptar përmenden rrënoja të qytetërimeve dhe një kulture bizantine e otomane, plazhe me rërë të bardhë, laguna, rezervate natyrore dhe brigje të shumta. Në faqen e saj zyrtare në rrjet revista rendit në vendin e dytë bregdetin shqiptar si një ndër destinacionet më të mira, duke vlerësuar bukuritë, kulturën dhe kostot. Në rrëfyesin për turizmin e këtij viti ‘The Guardian” nuk ka marrë në konsideratë shtetet, por destinacionet më të bukura. Në 20-shen e parë përfshihet Italia me shumë qendra atraktive për turistët. Greqia, Turqia, Spanja dhe Portugalia prezantohen me më shumë se dy atraksione turistike. Sipas metodologjisë që revista përdor, merren në konsideratë disa elementë që i bëjnë vendet e renditura si më të preferuarat. Kryesisht klasifikimi është bërë duke u nisur nga bukuria, moseksplorimi i mjaftueshëm dhe çmimet e ulëta. Pikërisht këto të dhëna e kanë renditur Shqipërinë me bregdetin e saj të dytin në botë që duhet frekuentuar për këtë vit. Madje, revista ka ilustruar shkrimin e saj me një foto të madhe nga plazhi i Ksamilit. Vetëm pesë vitet e fundit Shqipëria është përfshirë në radarët e hartës botërore të turizmit. Agjencitë prestigjioze të fushës po e rekomandojnë fort, ndërsa agjencitë turistike pohojnë se numri i vizitorëve nga Europa Perëndimore po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit, më shumë se1 milion të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet vitin që shkoi. Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të huajve që mbërrijnë në vend gjatë sezonit veror, duke rritur peshën e tyre në sektorin e turizmit. Por megjithatë, turizmi shqiptar vijon të dominohet nga ai kombëtar, ku gjysma e turistëve janë kosovarë dhe maqedonas. Falë rritjes së turistëve dhe njëherësh uljes së numrit të daljeve të shqiptarëve jashtë vendit, gjatë këtij viti është arritur të përmirësohet ndjeshëm edhe bilanci i turizmit. Megjithëse bilanci vijon të mbetet negativ, është reduktuar në 13.5% në favor të daljeve nga Shqipëria, nga 31% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave nga operatorët, turistët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, që kanë edhe kapacitetet më të mëdha pritëse, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në bregdetin vendas. Gjatë këtij viti ka pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm të turistëve në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese. Operatorët turistikë thonë se çmimet e ofruara për akomodim dhe ushqim janë të njëjta me një vit më parë, ku kryesisht dhomat variojnë 20-50 euro/ nata, në varësi të cilësisë dhe madhësisë së saj. Pushuesit kanë zgjedhur kryesisht hotelet dhe jo shtëpitë, të cilat ofrohen me qira për pushime më afatgjata, mbi 7 ditë. Sipas të dhënave nga Agjencia e Turizmit, dhomat që ofrohen nga njësitë e tjera akomoduese (përjashto hotelet) janë më të shumta në numër. Në gjithë vendin llogariten 908 njësi të tjera akomoduese, me një numër shtretërish që në total shkon 33 943.

    20 destinacionet që rekomandohen për verën e 2013-ës

    1-Ishujt Santa Maria

    2-Shqipëria -bregdeti Adriatik

    3-Spanja –ishujt Kanarie

    4-Bregdeti Oqeanik ne France

    5-Venecia Itali

    6-Shtëpitë e Plazhit në Sicili

    7-Pulia Itali, “Calcebianca”

    8-Itali, “Casale Villarena”

    9-Greqi, “Ishujt e argjendtë”

    10-Spanjë –Sardenja

    11-Kanada- “Shtëpia rrëshqitëse”

    12-Greqia- Korfuzi

    13-Kenia, -“Shtëpia Forodhani”

    14-Turqi, Antalia

    15-Kroaci- Shtëpia Marlera

    16-Turqi, Kopshti i Sulejmanit

    17-Malta, Shtëpia Xaghra

    18-Spanja, Hotel Valhalla Spa , Almeria

    19-Portugali, bregdeti Vicentina

    20-Portugali, “Shtëpia Na Areia”


    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013

    Me kete hane qe eshte tani Zor qe kan me u nda te knaqun.

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013

    Shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë rëndësinë që ka turizmi për vendin, dhe prapë vazhdojnë të presin pemët, të gërryejnë malet, të derdhin beton mbi rërë, të hedhin mbeturinat gjithandej. Nuk e dinë se sikur mos t'i lenë mbeturinat nëpër plazhe, si lopa bajgën, atëherë turizmi do t'u sjellë më shumë të ardhura.

  5. #5

    Për: The Guardian: Shqipëria, e dyta në botë për turizmin 2013

    Kisha hapour nje teme disa diteme pare me kete artikull, dhe me nje tjeter nga Huffington Post qe permendin Shqiperine. Mbase mund ti bashkosh.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •