Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryeministër


    TIRANË- Ashtu sic kishte paralajmëruar kreu i opozitës Edi Rama nisi konferencën e parë për vitin 2013 në faqen e tij personale në rrjetin social, Twitter rreth orës 12:00.

    Duke uruar një vit të mbarë, kreu i opozitës teksa ka kthyer përgjigjen e pyetjes së parë ku ka nënvizuar si prioritet të parë të PS-së për këtë vit, largimin e qeverisë me votë mbarëpopullore.

    “Jam këtu. Vit të mbarë të gjithëve. Fillojmë. Jemi përballë një regjimi. Duhet një front opozitar pa paragjykime. Prioriteti i parë është largimi i regjimit me votë mbarëpopullore”, shkruan Rama.

    Duke iu përgjigjur ndjekësve të tij në Twitter, sesi do të realizohet shmangia e përsëritjes së skanarit të vjedhjes së votave lideri i së majtës, sqaroi se “sa më shumë njerëz të dalin në votim aq më pak shanse do ketë për manupilim", u shpreh Rama teksa theksoi nevojën e realizimit të një koalicioni të gjerë nga e majta në të djathtë për rotacion, duke lenë rë hapur shtegun e bashkëpunimit me cdo forcë politike.

    “Sot ndarja s'është majtas djathtas po regjim opozite! Opozita duhet të bëjë front të gjerë nga e majta në të djathte për rotacion”,- theksoi Rama.
    Duke trajtuar cdo pyetje me pergjigje, ne fund te diskutimit online, Rama tha se tani eshte ne pritje te sugjerimeve. "Dhe njehere faleminderit te gjitheve. Ne afro 3 ore bera sa munda. Pres sugjerimet tuaja si mund ta veme ne jete me tej kete praktike kaq terheqese".

    Rama me këtë konferencë ndjek shembullin e presidentit amerikan Barack Obama dhe atij italian Mario Monti, i cili në fundjavë zhvilloi nje video-konferencë në Twitter.

    21 JANARI, RAMA: DO I SHKOJ NË FUND DERI SA TË KEM FRYMË
    Kreu i PS-së paralajmëroi se nuk do heqë dorë nga drejtësia mbi “21 Janarin”, zbardhja e të vërtetës dhe nxjerrja para përgjegjësisë së fajtorëve.

    “Drejtësia për 21 Janarin është angazhimi im derisa të kem frymë, iu përgjigj Rama një komentuesi.

    “BAJRABA”, RAMA: HAJDUTI SOT ËSHTË BERISHA
    Rama i është përgjigjur edhe akuzave të PD-së në lidhje me kreun për cështjet sociale të PS-së Kosta Bajraba, i cili akuzohet nga drejtësia amerikane për vjedhje.

    “Edhe njëherë: Problemi i shqiptareve s'është Barjaba që sot është para gjyqit, po hajduti biblik Baraba që sot është kryeministri shqiptar! Kryeministri kapet pas Barjabas si i mbyturi pas fijes se barit! Po e di dhe ai se halli i shqiptarëve sot s'është i akuzuari”, theksoi Rama.

    “QEVERIA RAMA”: TRANSPARENCË PËR KONCENSIONET DHE PRONAT
    Rama në përgjigjet e tij me ndjekësit në faqen e tij syrtare në Twitter dhe Facebook, shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2013, teksa bën publike se vendimet e para si kryeministër do jenë transparenca e koncensioneve dhe pronave.

    “Në muajt që vijnë do të shpallim programin konkret të 100 ditëve të para. Dhe do ta nënshkruajmë si një kontrate me shqiptarët. Për ekskluzivitetin e kësaj konference mund të zbuloj një detaj: Aktet e Procesit të Transparences për Koncesionet dhe Pronat do jenë vendimet e para. Ne mandatin e pare do te hedhim themelet e forta te nje rruge te re pa kthim drejt Shqiperise si gjithe Europa”, shprehet Rama.

    RAMA: PS E VETMJA PARTI QË KA NË PROGRAM CËSHTJEN CAME
    Duke iu referuar debatit më të fundit për cështjen Çame dhe përpjekjeve të PDIU-së për funtjen e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë, Rama iu përgjigj interesit të një prej ndjekësve të tij në Twitter se: “Jemi e vetmja alternative reale qeverisese qe ceshtjen came e kemi futur ne programin tone qeverises.Te tjeret i kujtoi fushata!", tha Rama.

    RAMA: SPEKULIME TË TURPSHME MBI PASURINË TIME, S’JETOJ PËR PARA
    Kryesocialisti Rama hodhi poshtë spekulimet dhe sulmet që Partia Demokratike ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit mbi pasurinë e tij. Duke i cilësuAr spekulime të turpshme, numri 1 i socialistëve tha se nuk jeton për pAsuri, por për të lënë gjurmë.

    “Pasuria ime s'është 3 mijë EU, ky është spekulim i turpshëm. Kush me njeh e di qe paraja s'më ka lidhur kurrë pas vetes. S'jetoj për të bërë para, po për të mos ikur pa lenë gjurmë!”, shkruan Rama në Twitter.

    ZGJEDHJET E 2013, RAMA: FRD TË CLIROHET NGA KOMPLEKSET, LSI TË ZGJEDHË NE
    Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, kreu i PS-së i ka bërë thirrje Frymës së Re Demokratike të clirohet nga kompleksi se bashkimi me të majtët do të quhet “tradhti”, ndërkohë që ka vënë par dy zgjedhjeve LSI-në, duke i bërë ftesë të largohet nga aleanca me PD-në.

    “FRD duhet të clirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Baraz largimi ndihmon regjimin! LSI duhet të zgjedhë: Patericë e regjimit apo krah opozitar! Duke zgjedhur opozitën do bënte edhe një akt vullneti të mirë per t'u ndare nga hija e nje te shkuare te palavdishme ne pushtet. ”, vlerësoi Rama.

    RAMA: BASHA PO SHET TIRANEN
    I pyetur se cfarë mendon për kreun e Bashkisë Lulzim Basha, Rama ka kritikuar punën e kryebashkiakut demokrat në infrastrukturën e rrugëve të kryeqytetit.

    “Më kujton Tit Sojlin, marifetciun e rrugëve të Tiranës që gjente derdimene dhe u shiste cfarë nuk kishte!”, u përgjigj Rama.

    PROGRAMI I PS, RAMA: BARAZI PËR TË GJITHË
    Rama premtoi se programi i PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”, është programi më i detajuar që një parti politike ka pasur ndonjëherë, teksa nënvizoi nevojën e ristrukturimit të disa sektorëve të ekonomisë.

    “Programi ynë për një Rilindje Shqiptare do të jetë plani më i detajuar qeverisës që një parti ka pasur para zgjedhjeve në 22 vjet. Jemi angazhuar për uljen e taksës mbi energjinë në 6%. Por, fillimisht duhet të ristrukturojme sektorin. E jo disa paguajne disa jo!.- theksoi Rama.

    RAMA: MBAN NË TWITTER KONFERENCËN E PARË TË SHTYPIT PËR VITIN 2013
    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama pritet të zhvillojë sot konferencën së parë për shtyp të këtij viti në rrjetin social “Twitter”.

    Në profilin e tij në Twitter, kryesocialisti kërkoi nga ndjekësit e tij të japin mendimet e tyre rreth kësaj ideje, reagimet dhe pyetjet që mund të kenë, për të vendosur më pas për zhvillimin e konferencës.

    “Ide: A e bëjmë në Twitter konferencën e parë të shtypit për këtë vit, me pyetje nga të gjithë ju? Pres reagimet/pyetjet tuaja për ta vendosur”- shkruajti një ditë më parë Rama në profilin e tij.

    Konferenca live në faqen zyrtare të kreut të opozitës në Twitter, pritet të mbahet sot në orën 12:00. Rama me këtë konferencë ndjek shembullin e presidentit amerikan Barack Obama dhe atij italian Mario Monti, i cili në fundjavë zhvilloi nje video-konferencë në Twitter.

    (e.m/d.b/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Naço: LSI nuk mund të bëjë koalicion me PS, na la jashtë BE


    BERAT- Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naco ka deklaruar nga Berati ku mbajti një konferencë për shtyp se LSI nuk mund të bëjë koalicion me Partinë Socialiste, teksa vuri në dukje se kjo force politike do të dalë e vetme në zgjedhje. Sipas Nacos, reflektimi mbi funksionalitetin e koalicionin aktual do të vendosë fatin e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013.

    “Ne, ose unë personalisht si sekretar politik për qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash duke hyrë edhe të vetëm, pasi po të jetë për llogari numrash na intereson të bëjmë koalicion me PD-në ose PS-në. Ne duhet të hyjmë të vetme për të parë dhe për tu ballafaquar me elektoratin, për të bërë një analizë 4 vjecare se cfarë kemi bërë dhe cfarë presin qytetarët nga ne. Pastaj janë forumet që vendosin nëse duhet të bëjmë koalicionet të tjera. Por unë e kam të pamundur të bëj koalicion mne parti që nuk voton ligjet themelore dhe na lëRë jashtë BE-së”, vlerësoi”, vlerësoi Naço.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Basha:Sot Tirana po njeh ndryshimin, në 13 vjet Rama bëri vetëm gjynahe


    TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha reagoi sot ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Bashkisë, Edi Rama bërë në Tëitter gjatë një bashkëbisedimi me fansat.

    “Ja ndjej ankthin që ka sepse për 13 vite në pushtet la si gjurmë qendrën e kryeqytetit në katrahurë, Zogun e Zi në kolaps, planin urban që nuk e bëri kurrë e shumë gjynahe që rëndojnë edhe sot qytetarët.
    Kuptoj edhe dufin kundër planit urban, qendrës së rregulluar, festave të qytetit dhe në veçanti ndaj projekteve të mëdha që po marrin jetë si: Bulevardi i Ri, stacioni multimodal i pasagjerëve dhe trami”.

    Sipas Bashës sot gjithkush mund të shohë ndryshimin e madh që po i bëhet Tiranës. “Ndryshimin e sheh çdokush.
    Por bën mirë që e nxjerr dufin në tëitter. E ka kuptuar, uroj, që shqiptarët janë ngopur duke e parë plot vrer e shfajësime për ato që nuk na bëri gjatë 13 viteve të tij në pushtet”.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Rama dhe PS nuk i fitojne dot vete zgjedhjet e ardhshme. E vetmja menyre se si ata mund te vijne ne pushtet eshte rrjedhja e votes se elektoratit te koalicionit te Berishes ne drejtim te AK dhe FRD.

    Arsyeja perse Rama nuk i fiton dot zgjedhjet eshte e thjeshte, pasi PS ka humbur voten e biznesit te madh, te mesem e te vogel te vendit. Politikat fiskale te qeverise Berisha kane qene shume te favorshme per biznesin dhe ky e ka bere biznesin e vendit per vete. Sado probleme qe te hasi biznesi i vendit ne ekonomine shqiptare, sado gabime te beje qeveria e Berishes, biznesi e di se cfare i pret nese ish-kryetari i bashkise Tirane vjen ne pushtet ne kryeministri. Ata e njohin me mire se kushdo pasi ishin ata qe i paguanin gjobat Rames per lejet e ndertimit.

    Arsyeja tjeter perse PS nuk i fiton dot zgjedhjet eshte se ka humbur voten e fshatit shqiptar. Fshataret per 20 vjet kane qene votuesit me te rregullt te PS por ne zgjedhjet e fundit vendore te mbajtura ne vend u be e qarte qe fshati sot preferon siglen e PD para asaj te PS. Arsyeja ka te beje me politikat sociale qe ka ndermarre Berisha ne keto 8 vjet duke rritur pensionet dhe duke zvogeluar ndjeshem diferencen e madhe qe ekzistonte mes pensionit te nje shqiptari qe jetojne ne qytet, me ate qe jeton ne fshat. Fshataret shqiptare e kane vleresuar kete gje pasi pensioni per ta nuk eshte detyrimisht mjeti i vetem i jeteses, sic mund te jete per ate qytetarin, por eshte nje supliment i te ardhurave qe ata fitojne nga bujqesia e blegtoria.

    Zgjedhjet i fiton koalicioni qe siguron shumicen e votes se shqiptareve, packa se mund te mos jete 51%. Qe do te thote, koalicioni me i madh para-zgjedhor ka shanse me te medha per te fituar zgjedhjet. Prandaj Rama eshte vene ne gare dhe u ben ftese publike LSI dhe FRD qe ti bashkohen PS ne koalicion para-zgjedhor. Ky eshte nje ndryshim i madh per PS nga 4 vjet me pare, pasi te pakten tani Rama e ka te qarte qe nuk i fton dot zgjedhjet i vetem. 4 vjet me pare Rama hyri ne zgjedhje pa LSI dhe as nuk beri perpjekje per ti bere nje oferte te tille qe i ben sot.

    A do ta pranojne oferten e socialisteve LSI? Sigurisht qe jo. Nga zgjedhja ne zgjedhje LSI e ka zgjeruar elektoratin e saj ne zgjedhje duke vjedhur vota nga elektorati i PS nga rradhet e socialisteve te pakenaqur me lidershipin e Rames ne PS. Ne zgjedhjet e fundit vendore te mbajtura ne vend, LSI e zgjeroi elektoratin e saj me 90,000 vota. LSI eshte mese e kenaqur nga koalicioni me PD pasi ajo eshte ne gjendje qe te perdori pushtetin qe ndan me PD per te zgjeruar errozionin e votes se elektoratit te majte. Arsyeja tjeter perse LSI dhe gjithe partite e tjera per ate pune, hezitojne te hyjne ne koalicion me PS eshte se socialistet kane nje ves te keq qe vjedhin votat e aleateve te tyre kur i numerojne dhe i numerojne si vota te tyre. Te gjitha partite e vogla qe jane ne koalicion me PS jo vetem qe nuk u eshte rritur elektorati i tyre ne zgjedhje, por kreret e ketyre partive kane denoncuar publikisht PS per vjedhjen e votave te elektoratit te tyre. Kurse PD dhe Berisha nga ana tjeter, kane ndjekur nje politike shume here me akomoduese per partite e vogla, duke u krijuar atyre hapesira per te kandiduar kandidatet e tyre dhe pa kandidat te PD ne ate gare.

    FRD Partia e Topit nuk ka per te hyre ne nje koalicion me PS pasi ata do te konkurojne ne keto zgjedhje ne te djathte te Berishes. Refreni i tyre ne fushaten e ardhshme do te jete se Berisha nuk perfaqeson te djathten dhe ai nuk ka zgjidhur ceshtjet qe preokupojne te djathten sic eshte ceshtja e prones, hapja e dosjeve apo kompensimi i te perndjekurve politike. Shpresa e tyre eshte qe nje pjese e elektoratit te djathte te zhgenjyer nga qeverisja e Berishes te votojne per ta. Nese keta do te hynin ne koalicion me PS keta do te benin vetevrasje politike duke vertetuar te gjitha akuzat e Berishes qe ata jane njerezit e Rames ne kampin e te djathtes. Topi ne keto zgjedhje do te mundohet qe te shkundi imazhin e keq te krijuar nga vota qe ai i dha Rames ne zgjedhjet e fundit vendore ne Tirane kur ishte akoma president i vendit, duke u munduar te sulmoje si Ramen edhe Berishen njesoj.

    Problemi tjeter i Rames politika destruktive e ndjekur prej tij ne keto 8 vjet qe i kushtoi atij humbjen me te thelle te PS ne keto 20 vjet pluralizem, humbjen e 7 nga 11 njesive te Tiranes ne zgjedhjet e fundit vendore. Kjo ishte nje humbje kolosale jo vetem per Ramen si person duke qene se ai ishte vete ne gare dhe kish drejtuar bashkine Tirane per 1 dekade, por edhe per PS. Tirana sot eshte qarku me i madh ne Shqiperi dhe kush fiton shumicen e votave ne Tirane e Durres ka fituar gjithe Shqiperine. Nese trendi i zgjedhjeve vendoreve te fundit vazhdon dhe nese qytetaret e Tiranes jane te kenaqur nga puna e kryetarit te ri te bashkise nen siglen e PD, ata do te rindeshkojne Ramen perseri me vote.

    Ekziston mundesia qe LSI te hyje e vetme ne zgjedhje, duke i dhene nje ndihme te vogel koalicionit te PS. Nese LSI nuk pranon te hyje ne koalicion me PS, ajo mund te zgjedhi qe te dali nga koalicioni me PD e te hyje ne zgjedhje e vetme si 4 vjet me pare. Kjo e ndihmon disi PS pasi vota e hedhur per LSI nuk do te tabulohet me voten e koalicionit te Berishes. Keshtu qe rriten shanset qe PS te fitoje zgjedhjet dhe rezultati te jete i ngushte. A do ta beje nje gje te tille LSI? Nese LSI e ben nje gje te tille ajo rrezikon vendin e saj ne pushtet e qeveri. Ne keto zgjedhje do te kete dy parti te tjera te vogla nga spektri i djathte, qe nese zgjedhin qe nese arrijne te marrin nje perqindje te konsiderueshme votash, si majtas e djathtas, mund te luajne ate rol deciziv qe LSI luajti kater vjet me pare ne krijimin e qeverise pas zgjedhjeve. Kjo do te thote qe Berisha ose Rama mund te krijojne nje qeveri pa mandatet e LSI dhe kjo parti te ngelet ne opozite e pa pushtet. Keshtu qe Ilir Meta e kompani ne ditet ne vazhdim do te bejne perllogaritjet e tyre parazgjedhore per te vendosur se cfare do te bejne. Nese zgjedhin te qendrojne ne koalicion me PD ata e kane te siguruar pushtetin dhe vendin ne qeverine e vendit. Sulmi i koordinuar i Rames ndaj Ilir Metes ne keto vitet e fundit do te luaje nje rol ne vendimin personal qe Meta do te marre.

    Karta e panjohur e ketyre zgjedhjeve do te jete AK. Ky grup ekstremistesh po ben ate qe nuk eshte bere ndonjehere me pare ne politiken shqiptare keto 20 vjetet e fundit, apelimit te nacionalizmit shqiptar per motive politike. Avantazhet e tyre jane dy: mbeshtetja financiare e huaj qe ata gezojne prej dy vjetesh qe u siguron atyre hapesire te madhe ne mediat e vendit; nacionalizmi shqiptar nuk eshte monopol i se majtes apo te djathtes: qe do te thote se do te kete rrjedhje vote si nga kampi i djathte edhe ai i majte. Se sa e madhe do te jete rrjedhja kjo nuk dihet por nje gje eshte e sigurt qe as Berisha e as Rama nuk duan qe te kene keta ekstremiste ne koalicionin e tyre para zgjedhor. Shpresa e tyre eshte qe rezultati i zgjedhjeve te jete i tille qe te mundesoje krijimin e qeverise pa mandatet e AK. Kur vjen fjala tek AK, si Berisha dhe Rama jane ne nje mendje qe ne zgjedhjet e ardhshme keta duhet te behen "kurban" pasi kane helmuar klimen politike shqiptare. Dhe problemi nuk eshte vetem AK dhe mbeshtetesit e saj, problemi eshte se sulmet e atyre mediatike drejtuar minoriteteve te vendit dhe komuniteteve fetare te vendit do te krijojne nje kunderefekt te forte ne zgjedhjet e ardhshme qe askush nuk mund ta parashikoje apo perllogarite. Shqiptaret do ti drejtohen kutive te votimit per here te pare ne historine e tyre 100 vjecare si shtet me nje ndjesi te rritur te identitetit te tyre etnik dhe fetar, fale propagandes se paguar te faqezinjve.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2013 më 01:05

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Biberaj: FRD nuk bën koalicion me PD, PS e LSI


    TIRANË- Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, në një prononcim për mediat deklaron se forca politike që ai përfaqëson nuk do të hyjë në koalicion në zgjedhjet e 23 qershorit me LSI, PS dhe as PD.

    Me këtë deklaratë duket se Biberaj i është përgjigjur edhe ftesës së kryesocialistit Rama, i cili dje në një konferencë në "Twiter" ftoi FRD dhe AK për një koalicion në zgjedhje.

    Sipas Biberaj, FRD kërkon mbrojtjen e votës, prandaj shton se, pikërisht për këtë çështje mund edhe të diskutohet.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Islami: Shtatë arsyet pse LSI është më afër PD se PS

    Deputeti i pavarur analizon mundësitë e koalicioneve në zgjedhje: “Nëse LSI bashkohet me PD, fitorja e këtij koalicioni do ishte e sigurt, nëse LSI bashkohet me PS mund të fitojë e djathta”.
    1. LSI prej dhjetë vitesh është forcë përcaktuese në politikën shqiptare. Pas vitit 2008, me vendosjen e sistemit elektoral, proporcional rajonal, dimensioni i saj elektoral, i përkthyer në mandate, e ka transformuar LSI në forcën politike që përcakton maxhorancën qeverisëse. Ky rol do të mbetet për LSI një objektiv dhe një sfidë në 2013-n e përtej. 2. Shtrohet me të drejtë pyetja: Cili do të ishte për LSI koalicioni më efikas që përforcon rolin e saj përcaktues në 2013-n e përtej? Një dalje më vete si forcë politike apo formimi i një subjekti elektoral me parti të tjera përveç PD e PS? Një koalicion me PD? Apo një koalicion me PS?

    I. Kriteret e përgjithshme…

    3. Përgjigjja e kësaj pyetjeje u përket forumeve drejtuese të LSI. Nëse do të vazhdojë të ruhet balanca midis opsionit të “vazhdimit të ndryshimit” dhe opsionit të “ndryshimit të vazhdimit” me një avantazh prej 100 mijë votash për opsionin e “vazhdimit” dhe nëse LSI minimalisht do të ruajë “madhësinë e saj elektorale”, me siguri të lartë rezultati i zgjedhjeve 2013 dhe formimi i maxhorancës qeverisëse do të varen kryesisht nga pozicioni i LSI.
    4. Disa nga kriteret që duhen pasur parasysh janë: i) dimensioni elektoral i LSI në 2013; ii) raporti avantazhe/disavantazhe për tri opsionet, LSI e vetme (apo koalicion rreth saj) në zgjedhje, LSI në koalicion me PD dhe LSI në koalicion me PS; iii) garancitë për mirëfunksionimin e secilit opsion si gjatë zgjedhjeve, ashtu edhe gjatë bashkëqeverisjes; dhe iv) risqet për secilin opsion.
    5. Ruajtja e rolit përcaktues nga LSI do të varej jo vetëm nga madhësia e saj elektorale, por edhe nga opsioni i koalicionit që do të zgjidhej nga LSI, si dhe nga funksionaliteti i tij. Risku dhe garancitë do të ishin të ndryshme për tri opsionet.
    6. Ajo që duhet pasur po ashtu parasysh nga lidershipi i LSI gjatë përzgjedhjes së koalicionit, ka të bëjë me garancitë e mirëfunksionimit të koalicionit në i) periudhën afatshkurtër (gjatë zgjedhjeve 2013), ii) në periudhën afatmesme (gjatë qeverisjes 2013-2017) dhe iii) në periudhën afatgjatë (ruajtja e rolit e saj si forcë politike përcaktuese në 2017).
    7. LSI duhet të qeverisë me atë forcë politike që do të ndërtojë koalicionin parazgjedhor për vitin 2013, përndryshe morali i saj do të dëmtohej rëndë. Vendimi politik i LSI, bazuar në një seri kriteresh politike e elektorale, duhet të marrë në konsideratë, ndër të tjera, të gjithë asimetritë që karakterizojnë marrëdhëniet e saj me PD krahasuar me marrëdhëniet e saj me PS.
    8. LSI duhet ta projektojë këtë marrëveshje në periudhën afatgjatë, për të mundësuar ruajtjen e rolit të saj si një forcë politike përcaktuese edhe pas mandatit qeverisës 2013-2017. E thënë ndryshe, LSI duhet të shmangë opsionin e rrudhjes së saj për shkak të efekteve absorbuese nga partneri në qeverisje, gjë që ka ndodhur në pothuajse të gjithë rastet e ngjashme.
    9. Në kalkulimet e LSI do të duhet të mirëpeshohen i) parametri historik që ka karakterizuar marrëdhëniet me të dy partnerët; ii) parametri ideologjik, pothuajse i njëjtë me PS dhe krejtësisht i ndryshëm me PD, ii) parametri pragmatist, LSI ka më pak konflikt interesi me PD sesa me PS; iii) parametri garanci për t’i qëndruar marrëveshjes në periudhën afatmesme, PS do ta synonte një LSI jetëshkurtër, kurse PD është e interesuar për një LSI jetëgjatë dhe iv) karakteret e drejtuesve të partive partnere, Rama e konsideron Metën si rrezik, kurse Berisha e konsideron Metën si domosdoshmëri, ndërkohë që elektorati i majtë kërkon bashkimin e të gjithë së majtës, kurse elektorati i djathtë kërkon bashkimin e të gjithë së djathtës, siç ndodh klasikisht në vende të tjera.

    II. Asimetria e parë:

    “E majta e përçarë”-humbje e sigurt, “E majta e bashkuar”- jo fitore e sigurt
    10. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të mëparshme, atyre në 2005, 2007, 2009 dhe 2011, rezulton se bashkimi i LSI me PD dhe bashkimi i LSI me PS nuk janë simetrikë po t’i referohemi suksesit elektoral. E thënë ndryshe: i) kur LSI është bashkuar me PS (zgjedhjet 2007), “e majta e bashkuar” nuk ka fituar më shumë vota sesa e djathta, pra nuk do të thotë se bashkimi automatikisht sjell fitore dhe ii) kur LSI ka dalë bashkë me PD në zgjedhje (zgjedhjet 2011), atëherë ky koalicion ka rezultuar fitues me mbi 140 mijë vota ndaj koalicionit të PS. 11. Nga kjo analizë rezulton asimetria e parë: i) nëse LSI bashkohet me PD, fitorja e këtij koalicioni do të ishte e sigurt (me supozimin që “hendeku elektoral” midis së majtës e së djathtës që ruhet prej dhjetë vjetësh, mbetet i pandryshuar); ii) dhe nëse LSI bashkohet me PS, fitorja e së majtës së bashkuar jo vetëm nuk është e sigurt, por mundet që e djathta të fitojë; kjo varet fuqimisht nga mënyra e ndërtimit dhe funksionaliteti i koalicionit të së majtës së bashkuar. Po ashtu edhe nëse LSI del e vetme në zgjedhje, PS rezulton humbëse.

    III. Asimetria e dytë:

    Votuesit e majtë mund të “lëvizin” nga PS drejt LSI e anasjelltas, por nuk “lëvizin” nga LSI drejt PD e anasjelltas…
    12. Kalimi i ndërsjellë i votuesve nga një parti në tjetrën brenda koalicionit zgjedhor ndikon në raportin relativ të votave apo të mandateve të secilës parti që bën pjesë në koalicion. Kjo quhet dukuri e “enëve komunikuese” dhe duhet pasur parasysh nga LSI gjatë ndërtimit të koalicionit. Kjo dukuri do të ndikonte në sasinë e votave të LSI-së, pra edhe në numrin e mandateve të saj.
    13. Nga analiza e “shifrave elektorale” për zgjedhjet e vitit 2007, rezulton se PS është rrudhur kur ajo ka bërë koalicion me LSI. Kjo rrudhje e PS brenda të “majtës së bashkuar” ka të bëjë me kalimin e votave të majta nga PS drejt LSI dhe anasjelltas. Në fakt, kjo dukuri në zgjedhjet vendore është më e konsiderueshme, por me siguri ndodh edhe në zgjedhjet parlamentare.
    14. Nga analiza e shifrave elektorale në zgjedhjet e 2007 (kur LSI doli në koalicion me PS) dhe zgjedhjet e 2011 (kur LSI doli në koalicion me PD) rezulton se efekti i “enëve komunikuese” është më i madh i) kur LSI është në koalicion me PS se ii) kur LSI është në koalicion me PD.
    15. Arsyeja e kësaj asimetrie është e thjeshtë, votuesit e LSI janë të majtë dhe kalimi nga LSI në PS apo anasjelltas bëhet pa vështirësi brenda të njëjtës ngjyrë, aq më tepër kur arsyeja e konfliktit/mosmarrëveshjeve midis tyre bie. Kurse kalimi nga LSI-majtas në PD-djathtas apo anasjelltas duket minimal. LSI duhet të ketë parasysh gjatë ndërtimit të koalicionit elektoral se i) LSI mund të rritet, por edhe mund të zvogëlohet nëse bën koalicion me PS dhe ii) me shumë gjasa ruan madhësinë e saj elektorale nëse bën koalicion me PD.

    IV. Asimetria e tretë: LSI-PS, koalicion me sinergji negative dhe LSI-PD, koalicion neutral

    16. Koalicioni midis LSI e PD në 2011 ka rezultuar pothuajse mekanik, një lloj si një përzierje midis ujit dhe vajit, ku vëllimi i përzierjes është i barabartë me shumën e vëllimeve të secilës përbërëse. Kurse koalicioni midis LSI e PS në 2007 ngjan më shumë me përzierjen e ujit me alkool, kur vëllimi i përzierjes është më i vogël sesa shuma e vëllimeve të përbërësve.
    17. Thuhet ndryshe se bashkimi midis LSI e PS është me sinergji negative. Kjo vjen se i) jo të gjithë “rezervuarët” e votave të PS dhe LSI kontribuojnë maksimalisht në të “majtën e bashkuar” dhe/ose ii) segmente votuesish përkatësisht nga LSI e PS refuzojnë bashkimin e LSI-PS duke abstenuar. Mendohet se kjo vjen nga historia e marrëdhënieve midis LSI e PS, e cila më shumë ka qenë konfliktuale sesa bashkëpunuese dhe, nga mosbesimi i këtyre segmenteve te marrëveshja e lidershipit, e cila nuk ka qenë e mirëmenduar, e besueshme dhe as jetëgjatë.
    18. Bashkimi midis LSI e PD është neutral ose pothuajse neutral, në kuptimin që sasia e votave të bashkimit LSI-PD është e njëjtë (ose pothuajse e njëjtë) me shumën e votave të LSI dhe të PD. Kjo ndodh sepse votuesit e LSI janë kryesisht të majtë dhe votuesit e PD janë të djathtë dhe koalicioni i dy forcave politike nuk e nxit lëvizjen nga njëra forcë politike te tjetra.

    V. Asimetria e katërt: Koalicioni me LSI: PS “humbet” më shumë mandate sesa PD…

    19. Ajo forcë politike që bën koalicion elektoral me LSI, ka shanset më të larta për të drejtuar vendin në vitin 2013. Përderisa as PS dhe as PD nuk do të mund të merrnin në asnjë rast më shumë se 71 mandate, nuk ka rëndësi se sa mandate i “merr” LSI asaj force politike me të cilën ajo bën koalicion.

    (Analizen e plote e lexoni sot ne Panorama)

    Burimi: Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2013 më 12:36
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Uroj qe cdo koalicion fitues, si i majte apo i djathte te arrije mazhorancen pa ndihmen e LSI-se, ne menyre qe administrata e re te jete sado pak e lire nga kjo gangrene kancerogjene e politikes shqiptare, qe anon nga fryen era vec per te zhvatur sa me shume e per ti degraduar aty ku smban me institucionet shteterore.
    relata refero

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    Aleancat pezull, Meta e Topi refuzojnë Ramën

    N.Perndoj

    Meta: ”Data e zgjedhjeve është 23 qershori dhe në këtë kuadër unë dua të shpreh vendosmërinë e LSI-së për të mos u mbërthyer nga ethet në mënyrë të parakohshme.”

    TIRANË Ftesës në Tëitter të kryetarit të opozitës, Edi Rama, për koalicion, i janë përgjigjur në të njëjtën kohë dje dy partitë e ftuara, LSI dhe FRD. Përgjigjja e dy partive në fjalë nuk ka sjellë ndonjë ndryshim thelbësor nga qëndrimet e mëparshme. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u përgjigj në mënyrë indirekte teksa hapi mbledhjen e parë të kryesisë për këtë vit, ndërsa kryetari i FRD-së, Bamir Topi, shfrytëzoi një takim me simpatizantët e kësaj partie, për të theksuar se koalicionet e mundshme do të ndërtohen mbi bazën e interesit qytetar.

    LSI

    Në mbledhjen e kryesisë së re të zgjedhur që pas Konventës Kombëtare të LSI-së, Ilir Meta foli për një politikë më konstruktive dhe të përgjegjshme. “Dua të shpreh, besoj edhe në emrin tuaj dhe të gjithë anëtarësisë sonë, angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’i shërbyer stabilitetit të vendit, për t’i shërbyer forcimit të institucioneve dhe reformimit të mëtejshëm të tyre, për t’i shërbyer integrimin europian si mundësia e vetme dhe e padiskutueshme për të garantuar prosperitet për të gjithë shqiptarët”, – tha Meta, duke vijuar me mesazhin që ai përcolli në mënyrë indirekte për qëndrimin e LSI-së ndaj dy partive të mëdha. “…Dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të mos u bërë palë me askënd dhe kundër kurrkujt të çdo lloj konflikti absurd dhe politik, por për të qenë gjithmonë një alternativë me kërkesa më të larta ndaj vetes dhe njëkohësisht me kërkesa më të larta për perspektivën e vendit dhe të mbarë qytetarëve tanë…”,- shtoi ai. Megjithatë, Meta la të kuptojë se është herët për vendime përfundimtare, sa kohë që, sipas tij, LSI-ja nuk është përfshirë ende në ethet elektorale. Për LSI-në një tjetër çështje është parësore, ajo e marrjes së statusit brenda pranverës. “Është një vit që tashmë dihet data e zgjedhjeve, që është 23 qershori, dhe në këtë kuadër unë dua të shpreh vendosmërinë e LSI për të mos u mbërthyer nga ethet elektorale në mënyrë të parakohshme. Përkundrazi. Unë besoj se në rast se politika shqiptare do të gjejë forcë dhe kurajë, që duhet ta gjejë patjetër për hir të vendit dhe respektit që duhet të tregojë ndaj aspiratës së gjithë qytetarëve për integrimin europian. Për këtë arsye, duhet të miratohen dy ligjet dhe rregullorja që një frymë bashkëpunimi të rivendoset për çështje të rëndësishme, dhe që të bëhet një përpjekje për të fituar statusin e vendit kandidat brenda pranverës…”, tha ai.

    FRD

    Ndërsa kryetari i FRD-së, Bamir Topi, në një takim të zhvilluar me simpatizantët e kësaj partie në Krujë, ka deklaruar se, “FRD nuk do të bëjë koalicion me partitë e vjetra të tranzicionit në Shqipëri (PS, PD, LSI), ndërkohë që ne e dëshirojmë kompromisin, por jo atë kompromis që bazohet në interesa të çastit dhe të individëve por në interes të parimeve dhe të qytetarëve”. Sipas tij, çështja kombëtare është përparësi e FRD-së, ndërkohë që kjo forcë politike do të fokusohet edhe tek ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve. Ndërsa deputeti i qarkut Durrës ku bën pjesë edhe Kruja, Gazmend Oketa, u shpreh se Kruja do të jetë një shembull i mirë në zgjedhjet e qershorit dhe me votë do të tregojë se, “klasa e vjetër politike e ka mbaruar misionin e saj”. “Tashmë është rradha e FRD-së t’u mundësojë shqiptarëve realizimin e ëndrrës evropiane, për të cilën aspiruan edhe studentët e dhjetorit ‘90”, – shtoi Oketa.

    Meta

    “Dua të nënvizoj vendosmërinë tonë për të mos u bërë palë me askënd dhe kundër kurrkujt, të çdo lloj konflikti absurd dhe politik, por për të qenë gjithmonë një alternativë me kërkesa më të larta ndaj vetes.”


    Biberaj: Koalicion vetëm me partitë e qendrës së djathtë

    TIRANË Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, deklaroi dje se mundësia për koalicion ekziston vetëm me parti të qendrës së djathtë. “Partitë e vjetra kanë një model të vjetër sjelljesh. Ne nuk bëjmë asnjë koalicion me PD-në, me PS-në dhe as me LSI-në. Ky është një vendim konstant që FRD-ja e nuk e ndryshon… Ne jemi të përgatitur për të dalë të vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013, megjithatë jemi të hapur për koalicion me forcat e qendrës së djathtë. Në çfarëdolloj koalicioni të mundshëm që do të hyjmë, ne do të respektojmë vlerat dhe programet e këtyre partive dhe do t’i quajmë ata partnerë”, – tha ai. Sfida kryesore e kësaj force politike, sipas Biberajt, do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë dhe lufta pa kompromis ndaj korrupsionit. “Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore FRD-ja do të shikojë përpara dhe do të shpalosë programin e saj elektoral, pra e gjithë fushata jonë do të përqendrohet në problemet ekonomike. Sfida kryesore do të jetë ekonomia, problemet sociale, sektori shëndetësor, sektori arsimor etj.”, tha ai.

    MAPO

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën, ja vendimet e mija të para si kryemin

    edveri me feridene kerkojne te rrezojne Berishen ..... hajde hajde .... po te hedhesh Berishen nevojiten k.o.q.e.t. dhe ferideja me edveret nuku kane k.o.q.e.


    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Shehu: LSI-së i leverdis me shumë koalicioni me PD. FRD, parti e të pangopurve

    Deputeti Sherefedin Shehu shprehet se LSI-së i intereson më shumë që të jetë në koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai thekson se koalicioni PD-LSI është më i mundshëm dhe më i natyrshëm sesa koalicioni PS- LSI.

    I pyetur për një marrëveshje bashkëpunimi me FRD-në, Shehu shprehet se “për ta parë në të vërtetën e saj, kjo parti, ndonëse mund të jetë e të pakënaqurve, në fakt këta të pakënaqur kanë konsumuar mandate deputetësh, ministrash dhe Presidenti. Në gjuhën popullore mund të quhen: të pangopur”.

    Sipas tij, koalicionet janë një garanci më shumë për fitoren. Duke iu pergjigjur pyetjes se a i duhet LSI-ja PD-se per nje mandat te trete qeverises, Shehu thote” “E majta, duke përfshirë edhe LSI-në, ka një hije dhe lidhje me të shkuarën. Në festimet e 100-vjetorit pamë që eksponentë të PS-së dhe disa historianë nuk u shkëputën dot nga e kaluara. Kur përmendet Enver Hoxha, reagimi është i ashpër, ose qëndrimi ndaj Zogut është me të njëjtën retorikë ose të njëjtat epitete që përdoreshin në kohën e monizmit. Në shumë ngjarje ata nuk u bashkuan me axhendën e qeverisë. Të parë në këtë këndvështrim, LSI-ja ka një shkëputje të dukshme nga e kaluara. Duke pasur parasysh edhe faktin se kjo parti ka qenë në koalicion të suksesshëm me PD-në, paraprakisht nuk ka asnjë pengesë për një koalicion PDLSI. Sa i takon terrenit konkret, koalicioni do të jetë llogaritje. PD-ja është e hapur për koalicione, por ajo nuk e bazon fitoren e vet në koalicion. Nga pikëpamja matematikore, LSI-së i leverdis më shumë që të jetë në koalicion me PD-në, sepse vetë formula është e tillë që i jep avantazh, duke e konsideruar veten si një ndër partitë e vogla që merr më tepër vota se partitë e tjera të vogla. Koalicionet gjykohen edhe nga publiku. LSI-ja është një parti e majtë, ndonëse jo me ato lidhje të forta me të shkuarën e majtë shqiptare. Kjo mund të jetë e vetmja pengesë që LSIja të hezitojë për koalicion me PD-në. Koalicioni me PD-në për LSI-në do të ishte më i natyrshëm sesa me PS-në. Rama po e kërkon me insistim koalicionin. Me kalkulimet e tij, Rama e sheh koalicionin e gjerë si urë shpëtimi. Ai nuk e bazon koalicionin në programin e ri për qytetarët, por vetëm si një front anti-PD”.

    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •