Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

    Interviste ekskluzive/ Flet anëtari i Kryesisë së PS-së.
    Majko: Jam pesimist për koalicionin PS-LSI në zgjedhje.

    “Nëse nuk do kemi bashkëpunim me FRD e AK, ka rrezik ta kthejmë në konkurrencë opozitash”

    Dy herë Kryeministër i socialistëve, Pandeli Majko e sheh të pamundur bashkëpunimin e PS-së me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Majko sheh defekte brenda opozitës, të cilën, sipas tij, e rrezikon konkurrenca mes “opozitash”, duke stimuluar rolin e Berishës si garant i stabilitetit paszgjedhor. Majko flet dhe për FRD-në, AK-në, FRESSH-in e sotëm, rivlerësimin e figurave historike etj.

    Ditët e para të janarit duket se i kanë futur partitë politike në ethet e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e qershorit. E mendoni të arritshëm koalicionin PS-LSI? Mund të ketë kosto politike dhe elektorale PS-ja nga një bashkëpunim zgjedhor me LSI-në ndërkohë që gjatë katër viteve në qeveri PS ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kësaj partie?

    Mendoj se një pyetje e “lodhur” ka një përgjigje të stërlodhur. Ajo vjen nga fakti se në kohë krizash, perceptimi është qendra e veprimit të politikës. Kjo ka sjellë që ndjeshmëritë politike të lidhen me nevojat, dhe jo idetë.
    Opinioni im është që nuk ka asnjë “ftesë” speciale nga Partia Socialiste për cilindo fraksion politik sot në qarkullim. Ka veç një gatishmëri për bashkëpunim në varësi të vendimmarrjes së çdo partie që e konsideron veten opozitare me qeverisjen aktuale. E di që realizmi politik në kohë krize nuk është as frymëzues, as nxitës. Pesimizmi është një përgjigje morale dhe më e vërtetë sesa e kundërta. Kolegët e mi në PS e dinë që qëndrimi im për bashkëpunimin me LSI është pesimist. Ka pasur edhe që kanë shprehur habi me këtë, pasi në zgjedhjet e 2009-s unë kam qenë nxitës për aleancën e PS me LSI. Mendoj se tani nuk jemi më në kushtet e vitit 2009. Le ta analizojmë qetësisht. LSI aktualisht është në qeverisje me të djathtën e pas 1990-s dhe para 1944-s. Ajo përbën eksperiencën qeverisëse të saj si parti politike. Është e qartë që LSI në kushtet aktuale nuk diskuton “ndryshimin”, por “llogarinë” e vet elektorale dhe çështjen e influencës së saj pas zgjedhjeve të 2013-s. Nga çfarë kuptohet, LSI po përpiqet të krijojë bindjen në publik se atë “po e lusin” të gjithë… Ajo më e rëndësishmja është që LSI dëshiron të hyjë në këto zgjedhje me kartën cinike se cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, ajo do të jetë pjesë e “ndarjes” së pushtetit të ardhshëm. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por numërimi mbrapsht ka filluar dhe ai mbaron më 23 prill, datë në të cilën, në bazë të Kodit Zgjedhor, duhet të depozitohen dokumentet e aleancave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Çfarë mendoni se do të bëjë LSI?

    Mendoj që këtu, pa dashur të dramatizoj, do të funksionojë “dara” e plakut të vjetër të politikës dhe Kryeministrit aktual Berisha. Është brenda “llogarisë” të tij fakti që kalimi në opozitë i LSI-së me një akt politik dhe zyrtar duke dalë nga qeveria është fare pak i mundshëm. Deklarimet më të fundit që vijnë nga zyrat e LSI-së është që çështja e koalicioneve do të vendoset me “votim të fshehtë”… Ajo që kuptohet është se me “votim të fshehtë” nuk dilet në opozitë. Ai mund të shmangë përkohësisht përgjigjen e pyetjeve të vështira për lidershipin e kësaj partie. Ndërkaq, Berisha nuk ka “përtuar” dhe e ka shpallur koalicionin e madh djathtas dhe majtas, ku LSI është nënkuptuar qartazi si pjesë e saj… Pyetja që ngrihet aktualisht nuk është ajo që shtruat ju, se çfarë do bëjë PS me LSI? Pyetja drejtohet nga LSI dhe është se çfarë do të bëjë ajo më veten?… Përgjigjet janë disa. Ajo fillon me dilemën politike nëse LSI do të hyjë në zgjedhjet e qershorit duke qenë “brenda” apo “jashtë” qeverisë? Duket që me theksimin e faktit që drejtuesit e LSI po bëjnë për respektimin e “kontratës” së bashkëqeverisjes me PD-në, janë të pakta shanset që ata ta dëshirojnë këtë. Këtu influencë ka fakti që LSI nga “administrata” mund ta kontrollojë më shumë procesin i “vjeljes” së votave. Kjo është njëra nga pamjet e komplikuara që LSI duhet të sqarojë me veten e saj.

    Mund të kemi një koalicion të LSI-së me PDIU-në dhe partitë e tjera, duke krijuar një pol të tretë?

    Ideja që LSI mund të ndërtojë një koalicion me PDIU-së e Shpëtim Idrizit nuk besoj se do t’i qëndrojë kohës. Si LSI, edhe PDIU kanë përballë dy parti “rishtare” konkurrente me politikanë të vijës së fortë që konkurron polin e tyre të tretë. Ato janë FRD dhe AKZ e Kreshnik Spahiut. LSI duket që ngadalë do të vihet para zgjedhjes së “madhe” për të zgjedhur kampin dhe pozicionin politik. A e kanë mundësi drejtuesit e LSI që t’i hedhin “dorashkën” së djathtës me të cilin qeverisi këto katër vjet? Diplomatikisht po përgjigjem… Nuk e di! Përgjigjet e LSI-së janë më të vështira se sa pyetjet që shtrohen për sjelljen e PS ndaj saj. E keqja nuk duhet nënvleftësuar as edhe si fjalë në politikë. Në misterin e saj, e keqja është më “magjepse” se sa e mira, ndaj është shpesh edhe më imponuese. Shpresoj të jem i gabuar…

    Ku e shikoni pozicionin e FRD-së dhe AK-së në zgjedhjet e ardhshme? Një koalicion i PS me këto dy parti do të rriste forcën e një fronti antiqeveritar, siç e ka cilësuar dhe zoti Rama?

    Ajo që di është e njohur. Këto dy forca politike po bëjnë opozitë. Ky është një kusht që nxit bashkëpunimin për qëllimet opozitare. Shpresoj që faktet të na çojnë në vendimmarrje të arsyeshme. Në Shqipëri është krijuar një spektër mjaft i fortë politik që ka kuptuar se në mungesë të shtetit ligjor, vendi do rrëshqasë drejt tiranisë së një i thënçin “oligarki” politike dhe financiare. Opozita aktualisht ka probleme të lidhura me perceptimin për veten, e cila moskuptimin rrezikon ta kthejë në një konkurrencë “opozitash” aspak produktive. Kjo do t’i japë shansin kampit të Berishës të paraqesë veten brenda dhe jashtë vendit si strukturë politike që garanton stabilitet postzgjedhor… Dhe kjo nuk është pak! Opinioni im për këtë çështje dihet. Ai nuk nis nga politikanët, por nga qëndrimi i votuesve për atë që ndodh në Shqipëri. Pa dyshim që do vendosin politikanët. Fitorja do të jetë për ta, kurse kostoja e një humbjeje do të ndihet sipas opinionit tim në prodhimin e historisë për 20 apo 30 vitet në vazhdim. Zgjedhjet e qershorit 2013, edhe nga ky këndvështrim, janë vërtet historike. Ky nuk është kompliment!…

    Janë shprehur mendime nga deputetë të Partisë Socialiste se listat e deputetëve duhet të përzgjidhet nga anëtarësia, duke zhvilluar në këtë mënyrë dhe një votim paraprak brenda partisë. Ndani të njëjtin mendim dhe ju?

    Nuk jap mendim për mendimet e kolegëve. Arsyeja është se kam mundësi më të mira për t’i diskutuar me ta opinionet për të cilat më pyetët. Pa dyshim, është një nga çështjet që po diskutohet me shqetësimin për të bërë më të mirën.

    Ka gjithashtu edhe mendime se lista e deputetëve të PS duhet të bëhet publike shumë kohë para afatit ligjor, ndoshta në fund të muajit janar. Do të kishte efektivitet elektoral një gjë e tillë?

    Mos prisni përgjigje që nuk i kam. Kjo do të diskutohet në forumet e PS.

    Do të ketë risi, ndryshe nga partitë e tjera, PS në bërjen e listave të deputetëve, apo dhe të bërjes së kabinetit qeveritar në rast se fiton zgjedhjet?

    Nuk e di. Deri tani kjo nuk është diskutuar.

    Më 15 janar FRESSH mbush 21 vjet aktivitet, një forum që ka pasur ulje-ngritjet e veta, por dhe kulminacione duke zgjedhur nga radhët e tij dhe kryeministra dhe ministra, si ju, Ilir Meta, Ilir Zela, Gjergj Koja etj. Ky forum e ka humbur forcën e dikurshme dhe për shkak se partisë së vjetër i duhej më shumë forumi i të rinjve. Si e vlerësoni sot këtë forum?

    Forumi Eurosocialist ka humbur forcën?! Ku e keni gjetur këtë konkluzion?! FRESSH është në rrugën e vet në kushte të reja. Është e panatyrshme që ai të ketë qëllim vetëm imitimin e së kaluarës e tij. Në Shqipëri në këto vite kanë ndodhur ndryshime thelbësorë në shoqëri. Emigracioni, urbanizimi i popullsisë, ndarja e pasurisë dhe teknologjia e komunikimit kanë krijuar rrethana të reja për brezin e ri shqiptar. Po tronditet tradicionalizmi familjar. Jeta personale është bërë më komplekse. Koha e trajtimit të problemeve komunitare është zvogëluar. Kompjuteri po forcon pushtetin e individit, por, nga ana tjetër, po varfëron individualitetin. Aftësia e përdorimit të teknologjisë dhe menaxhimi i informacionit duket se do të bëhen ndarja e re “klasore” në shoqërinë e së ardhmes. Shqipërisë po i vjen një brez i ri me përbuzje për politikanët e korruptuar, grindavecë dhe të paaftë për të përkthyer problemet e kohës që jetojnë. Ata refuzojnë ta shohin demokracinë si një koncept abstrakt të lidhur vetëm me proceset zgjedhore. Në brezin e ri po trokasin idetë e vjetra të kombit shtet. Pyetja e të riut “kush jam unë?” nxit kërkesë dhe vëmendje. Lëngu i ri social po derdhet në venat e kombit. Kujdes! Ky brez, si çdo brez tjetër, dëshiron të fitojë betejën e vet. Ai dëshiron identitet dhe të “rishpikë” kombin. Janë ndryshe dhe më të zgjuar për të kuptuar dyzimin dhe dobësitë e botës që i rrethon. FRESSH është pjesë e kësaj gjenerate të veçantë që dëshiron të shkruajë historinë e vet, dhe jo të lexojë veç atë ç’kemi bërë ne të shekullit të njëzetë… I pëlqej kështu si janë, të pakalkuluar, por të vërtetë!

    Ju jeni shprehur se në ato fillime jeni paragjykuar për shkak të simbolit të lulëkuqes, duke vendosur trëndafilin. Si zhvillohej në atë kohë debati mes PS të riformuar dhe të rinjve të sapoardhur nga fakultetet?

    (Qesh) Po pse mendoni se ka pasur debat për këtë çështje?! Ne nuk na bashkoi lloji i “lules” në stemë me Partinë Socialiste. Ai ishte një vendim kongresi dhe kaq. Debat real brenda partisë ka pasur për çështjen e marksizmit, por që ruajti limitet dhe respektin për njëri-tjetrin. Kjo është një histori pak e gjatë për një intervistë si kjo.

    ARISTIR LUMEZI

    Burimi: Panorama

  2. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Duket se PS eshte e ndare ne dysh, Rama dhe ndjekesit e tij (prurjet e tij ne PS), garda e vjeter e PS me liberale.

    Nga sa kam kuptuar duket se ka nje tendence te pergjithshme per te larguar Ramen dhe klanin e tij nga PS. Nga shume Rama shihet si nje uzurpator dhe pritet vetem perfundimi i zgjedhjeve te 23 Qershorit per t'a debuar. Gjysma e PS nuk ka deshire te fitoje, por vetem te largoje Ramen nga kreu i PS.
    Nqs Rama largohet, per mendimin tim, Berisha mund te drejtoje 1 apo 2 vjet me koalicionin e tij dhe pjesen tjeter te kohes deri ne zgjedhjet e 2017 te kemi nje koalicion te gjere me pjesmarrjen e PS. Ndoshta kjo me sebepin e antarsimit te vendit ne BE. Ne 2017, ne baze te ketij skenari, PS vjen ne pushtet ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Rama pranon “largimin” e Dules, terheq oferten per FRD

    Rozeta Rapushi

    Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se tre ligjet e kerkuara per integrimin, mund te votohen vetem nese opozita degjohet se pse nuk i voton ato. Kete pergjigje i dha ai dje nje prej pyetjeve qe ju drejtua gjate intervistes ne rrjetin e tij social, ne “Twitter”. Sipas tij, nuk funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin. Duke folur per aleancat parazgjedhore, kreu i PS, duket se po pranon largimin e Vangjel Dules nga aleanca dhe terheq oferten per bashkepunim me Partine Fryma e Re Demokratike, te Bamir Topit. “Vangjel Dule kerkon rotacionin njesoj si ne, por nese do ta synoje jashte nesh, kjo eshte zgjedhja e tij, qe do ta respektojme. Bamir Topi eshte jo vetem i djathte, po ka dhe synimin te duket i ri ne fushe. Plus qe qellimi i tij real, eshte reformimi i PD”, - u shpreh Rama, duke shtuar se per sa i perket Ilir Metes, nuk behet fjale per dicka mes dy njerezve, po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas. Ai tha me bindje se rezultati ne 23 qershor, do te jete nje fitore e qarte per PS dhe ai i PD, nje humbje e thelle!

    A do i kthehen tokat ne bregdet pronareve, perfshire edhe Karaburunin?

    Do ngreme Agjencine Kombetare te Bregdetit per planifikimin strategjik, mbrojtjen e zhvillimin, duke garantuar pronen.

    Zoti Rama, cfare do te ndodhe me arsimin dhe shendetesine? Si do ta zhvilloni?

    Arsimi dhe shendetesia jane sherbime publike baze, qe do te ofrohen sipas nevojes dhe jo si sot, te mundshme vetem per ata qe mund t’i blejne.

    Do arrije te kthehet “meritokracia” ne sistemin politiko-shoqeror, kulturor ne Shqiperi? Nese po, ne c’menyre?

    Liria e konkurrences dhe merita e individit, jane dy vlerat ku besoj fort dhe mbi te cilat do hapim rrugen e Rilindjes Shqiptare.

    A do kete pune edhe per ata qe nuk kane shkolle?

    Do te ofrojme mundesi te mesoni zanate te nevojshme per ju qe jeni papune, duke 10-fishuar financimin publik per formimin profesional.

    A do gjenden ndonjehere vrasesit e vertete te Fatmir Xhindit dhe kryekomunarit te Kukesit?

    Clirimi i drejtesise nga kthetrat e pushtetit, do hape nje perspektive te re. Qeverisja e drejte do nxise sensin e drejtesise.

    A ka lidhje siguria me ekonomine?

    Pasiguria fizike, zhvatjet, atentatet me eksploziv, etj. trembin investimet dhe investitoret dhe rrisin kostot e sipermarrjes.

    Cfare do behet me taksat e makinave, te cilat jane dyfishuar vitet e fundit?

    Vleresimet tona na tregojne se vetem ne tregun e karburanteve, ka 150 milione dollare evazion, nderkohe qe 1.2 miliarde dollare, kane fluturuar jashte vendit.

    Dokumentet e makinave jane kaq shtrenjte, sa po i shesim per hekura, si do behet me pas nga ju?

    Te gjithe do te paguajne taksa ne nje sistem te ndershem taksimi, ku ai qe fiton me shume do te paguaje me shume, keshtu edhe per autoveturat.

    A e di sa per qind e shqiptareve jetojne ne fshat, a e di sa kushton 1hektare toke qe nga mbjellja gjer ne korrje?

    Per 312 mije familjet qe jetojne me bujqesi, do te ulim koston e punimit tokes duke hequr akcizen dhe taksen e qarkullimit te naftes.

    Po fituat, a mund beni dicka per doganat, se sa here qe kalojme, duhet te japesh 5-10 euro?

    Taksimi i ndershem qe duam te vendosim ne Shqiperi, nis nga nje sistem profesional transparent, eficient i administrimit tatimor e doganor.

    Deputeti i Agimi i Arte ju quajti psikopat, a keni ndonje pergjigje pasi ju ofendoi publikisht?

    Neveri per cdo krijese fashiste, sic eshte edhe ajo force e skutave me te erreta te psikologjise sociale, qe quhet Agimi i Arte!

    Kush do te ishte programi juaj per pyllezimin?

    Pyllezimi eshte komponent i rendesishem i programit tone per zhvillimin rural, duke filluar me moratoriumin e eksportit te lendes drusore.

    Disa anetare te partive te djathta Evropiane, hodhen akuza te rreme dhe balte ndaj juve personalisht. Cili eshte reagimi juaj?

    E djathta evropiane per mua eshte Angela Merkel, jo disa figura tretesore e qesharake, qe i ferkojne shpinen Saliut per arsye banale.

    Doja te dija me shume per taksimin progresiv. Do te ishte me mire qe te flitej me terma konkrete...

    Paga minimale do te taksohet me pak se 1 %, nje mesues 4,5 %, Keshilli i Ministrave do te jete tatimpaguesi me i madh i te punesuarve publike.

    Me gjithe perpjekjet tuaja per te nxitur shqiptaret ne votime, perseri nje pjese e mire ngelen skeptike dhe mosbesues. Perse?

    I mirekuptoj skeptiket, por u them se kush nuk perdor voten, i heq vetes te drejten per t’u ankuar per keqqeverisjen qe ka ne kurriz.

    Cfare do te beni per te integruar Shqiperine ne Bashkimin Evropian?

    Nuk ka integrim ne Bashkimin Evropian pa ndertuar Shqiperine Evropiane ketu! E kjo s’behet vetem duke miratuar ligje, por duke ndertuar shtet.

    Cdo beni per mbrojtjen e votes, per te luftuar korrupsionin? Po per te kthyer sigurine e munguar, cdo beni?

    Per te tria kemi plane te qarta dhe te detajuara. Do fitojme me vote dhe do qeverisim ne respekt te cdo vote qe do marrim.

    Personalisht kam pervoje shume te keqe nga doganieret shqiptare, ju cfare reforme do beni ne tatim-dogana?

    E ndaj me ty idhtesine! Mund te kontraktojme nje agjenci nderkombetare pa teser partie e kusherinj ne pushtet. Eshte nje opsion.

    Si mendoni te perballoni ceshtjen e rikthimit ne mase te emigranteve, punesimin e tyre e shkollimin e femijeve?

    Sfide e jashtezakonshme. Por si fillim, them se hapja e rruges se lirise se konkurrences per sipermarrje, do krijoje mundesi per ta.

    Cili eshte projekti juaj per sistemin arsimor-kampuset universitare dhe punesimin e diplomanteve?

    Universiteti publik dhe privat do ringrihet mbi konkurrencen e meriten. Sistemi sot ka falimentuar me pasoja te renda. Akreditim!

    A do kete ulje te cmimit te ushqimeve pasi te vini ne pushtet?

    Do te zhbejme monopolet qe mbajne cmimet e larta e do te ulim barren fiskale me tatim mbi vleren e shtuar me te vogel per ushqimet baze.

    Ne gjithe programet e meparshme te PS, transporti detar pothuajse nuk eshte prekur, a do te jene ne Rilindje?

    Se shpejti do prezantojme programin per detin dhe perfshirjen e tij si burim me rendesi ne ekonomine kombetare.

    A do te kete plan urbanistik edhe per fshatin, qe te mos ndertohet vend e pa vend?

    Nje riplanifikim hapesinor, zhvillimi i territorit te vendit me urbaniste te dores se pare ne bote, do nise menjehere.

    Nese do t’i fitoni zgjedhjet, cfare hapash konkrete do te mund te ndermerrni per te permiresuar sistemin e drejtesise?

    Hapi i pare e me themelori: Do qeverisim me drejtesi! Me forcen e shembullit, jo me shembullin e forces.

    Sa per qind e listes se deputeteve do te jene te rinj nga FRESSH, si force shpresedhenese ne popull?

    S’kemi perqindje te tilla, sepse skuadra jone nuk ndahet ne te rinj e te vjeter.

    Persa i perket papunesise ne Shqiperi, mendoni se kur ta merrni ju do te jete me e paket?

    Sfida me e madhe e programit tone te rimekembjes ekonomike, eshte krijimi i mundesive qe 300 mije vete te punesohen dhe vetepunesohen rishtas.

    Si do permiresohet jeta e studenteve, sidomos te atyre ne Tirane?

    Do konceptojme nje sistem te jetes universitare si ne perendim dhe do ta jetesojme hap pas hapi, sipas fazave te nje plani konkret.

    Brenda sa kohesh mendoni se do t’i ktheni tokat ne bregdet pronareve?

    Jemi angazhuar per nje institucion te transparences kombetare ne disa aspekte, ku hyn edhe gjendja e prones! Do fillojme nga kjo.

    A mendoni se pas 23 qershorit, shqiptaret do ta kuptojne vertet cdo te thote burre shteti?

    Jam i sigurt se do kuptojne c’eshte mireqeverisja dhe miresjellja e qeveritareve me popullin e me vete opoziten.

    A ka nje projekt te plote PS per nxjerrjen ose certifikimin e vetem 1 ligji ne lidhje me pronesine?

    Xhungla e pronesise eshte ngaterruar ne 8 ligje te ndryshme. Zgjidhja e ceshtjes se prones eshte imperativ ligjor, moral, social e ekonomik.

    Si do ta perballoni fluksin e te papuneve socialiste, qe kane 8 vite pa pune?

    Nuk i ndaj te papunet sipas teseres se partise! Sigurisht kush eshte hequr padrejtesisht nga puna e ka vendim gjyqi, do kthehet.

    Cfare mendimi keni per rritjen e moshes se daljes ne pension? Ju duket e drejte?

    Ceshtja e pensioneve ne Shqiperi meriton nje debat te thelle e serioz te gjithe shoqerise. Por, pergjigja ime eshte Jo!

    A do ta zgjeroni frontin opozitar me AK-ne dhe FRD-ne apo me LSI-ne?

    Forcat qe kerkojne rotacionin, jane me shume se koalicioni yne e kjo eshte gje e mire. Ne do fitojme si koalicion!

    A mendoni se pikerisht nje proces zgjedhor i lire dhe transparent eshte celesi qe nxit kulturen e kompromisit dhe perfshirjes?

    E kunderta e ben thuajse te pamundur kompromisin dhe perfshirjen, sic e shohim qarte ne realitetin tone.

    Cilat jane pritshmerite tuaja per viziten e neserme ne Tirane te komisionerit Fyle?

    Presim si gjithnje nje aleat te shqiptareve ne perpjekje per demokratizim, zgjedhje te lira e drejtesi ne dobi te integrimit.

    Ne qofte se qeveria e sotme do te realizoje privatizimin e 4 HEC-eve, si do te zgjidhen problemet sociale me familjet qe punojne?

    Ne do t’i rishikojme ato privatizime. Jane teresisht te padrejta dhe te demshme.

    A mund te ndodhe qe Bamir Topi te beje qeverine me Berishen, si Meta ne 2009?

    Kjo eshte gjithnje e panjohura e forcave te mesit! Ja pse ka vetem nje vote te blinduar per rotacionin: Vota per PS!

    A i konfirmoni listat e deputeteve qe jane publikuar ne media?

    Fryte te nje fantazie argetuese, por larg realitetit ne 90 per qind te ndryshimeve qe aludojne per skuadren tone kombetare te Rilindjes.

    A do ju detyroje Fyle te votoni 3 ligjet?

    Nuk funksionon me detyrim partneriteti BE e me komisionerin! 3 ligjet mund te votohen, nese opozita degjohet se pse nuk i voton.

    Sa deputete aktuale do largohen apo levizin nga zonat?

    Natyrshem mund te kete levizje pozicionesh ne fushe per te marre rezultatin me te mire nga kontributi i secilit ne territor.

    Do te ike Vangjel Dule nga koalicioni juaj?

    Vangjel Dule kerkon rotacionin njesoj si ne, por nese do ta synoje jashte nesh, kjo eshte zgjedhja e tij qe do ta respektojme.

    A do t’i fitoje PS zgjedhjet ne qershor?

    Rezultati yne ne 23 qershor do te jete nje fitore e qarte dhe ai i PD, nje humbje e thelle!

    Pse nuk ftoni Bamir Topin ne koalicion?

    Bamir Topi eshte jo vetem i djathte, po ka dhe synimin te duket i ri ne fushe. Plus qe qellimi i tij real, eshte reformimi i PD.

    Si mund te shpresoni tek Ilir Meta akoma?

    Nuk behet fjale per dicka mes dy njerezve, po per nje investim strategjik qe synon rikompaktesimin e gjithe forcave me vota majtas.

    Sa humbet PS nga ndarja e mandateve mbi bazen e vitit 2009?

    Ajo e mandateve eshte prova me e forte e deshperimit te Saliut dhe e vetedijes se tij, se nuk i shpeton dot humbjes. E ka kot!

    A nuk eshte ndarja arbitrare e mandateve, preludi i vjedhjes se zgjedhjeve?

    Duke ikur Saliu, do beje edhe me shume se aq, po s’do ta shmange dot fundin e karrieres se tij nga detyra publike ne 23 qershor!

    A mund te vini pervec policise nje strukture qe jep keshilla si te zgjidhin situaten?

    Do ngreme Byrone Kombetare te Hetimit. Dhe do ta ndryshojme rrenjesisht cilesine e sherbimit policor per individin e pronen!

    Nese mbledhim 50.000 firma peticion per parlamentin per bashkimin e kombit, do na mbeshtesni?

    Bashkimi Kombetar nuk behet me peticione, po me vizion, projekt, vullnet demokratizues dhe evropianizues ne dy anet e kufirit!

    Policia duhet te kete kompetence heqjen e licences per ushtrim aktiviteti. Do i jepen atribute te tilla?

    Programi yne e unifikon kontrollin policor te shtetit ne nje dore, ne doren e Policise se Shtetit! Boll me dhjetera polici kot!


    KJ

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Rama: Kemi koalicionin e mjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

    Koalicioni ynë do fitojë zgjedhjet me 70 e më shumë mandate. Unë dua të them i kam ftuar të gjithë dhe u kam thënë të bashkohemi pasi nuk download (6)shtyhet më kështu.



    Përse shqiptarët duhet t’ju votojnë në qershor 2013 si kandidat për kryeministër?

    Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar më 23 qershor, për t’i dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendit, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend.

    Ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë kryeministri Nano që u largua më 14 shtator apo kryeministri Berisha që qëndroi më 21 janar?

    Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Më 14 shtator kërkohej koka e Kryeministrit shqiptar. Më 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Më 21 janar protestuesit u vranë kur po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte.

    Si e shpjegoni ndërhyrjen, ambasada amerikene sot u tregua e ashpër. Ishin kaq pak të dhunshme?

    Protesta e 21 janarit ishte protestë që do përdorja fjalët e Sarkozisë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qëllojë ndaj qytetarëve.

    4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpatizantëve të PS-së. A mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të varfërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit?

    Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barrikadës. Këtu bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve në 21 janar.

    Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmarrje ndaj Kryeministrit, nuk është pak si t’i hedhësh benzinë zjarrit? Eshtë kjo politika e zotit Rama?

    Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtësisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për t’i dalë krah familjes së Kryeministrit që i ka hapur luftë opozitës, me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit.

    Nese do duam të djegim Presidencën, nuk duhet ta mbrojë njeri?

    Kjo nuk është me nëqoftëse, kjo është me fakt, nuk ka pasur përpjekje as për të pushtuar dhe zaptuar Kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi personale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë killerat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kryetar i bashkisë dhe kryeministri i vendit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinionin publik, por dhe partnerin më të madh të këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt.

    Do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen?



    Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasuar, nuk kam asnjë emocion.

    Nëse do rrethoheshit ju në postin e Kryeministrit, si do reagonit? Do respektonit ligjin?

    Mos bëjmë spekulime. Ligji është i qartë. Kur unë te jem kryeministër ligji do respektohet pikë për pikë. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjarrit jashtë territorit të Kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli.

    Gardisti ka detyrë ta mbrojë institucionet?

    Patjetër. Nëse thua protestë e ashpër nuk ke thënë asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur, Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mijëra fishekë. Unë di që detyra e Kryeministrit dhe e qeverisë dhe çdo institucioni, është përcaktuar nga ligji.

    Ju keni dënuar largimin e Nanos më 1998?

    Nuk është e vërtetë dhe nuk ka paralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për t’i marrë jetën kryeministrit të asaj kohë, sot jemi në kushte të tjera.

    Zoti Rama, kthehemi te taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është perceptimi im.

    Ne të dy mund të mos ndiejmë, por ajo që ndien sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekonomike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël.

    PS ka qenë sulmuese kundër CEZ dhe ACR?

    Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëruar prej nesh para se të realizohej privatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitqare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombtarizua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeveria në vend të kërkojnë planin e investimit, ua faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën më të madhe të privatizimeve të bëra nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimin e kontratave, pasi është e zhytur në mëkat para që të nënshkruajë kontratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të cilët doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien.

    Si vihet në pushtet, zoti Rama? Si do vini në pushtet me këtë të majtë të përçarë?

    Nuk është e majta e përçarë. Edhe sondazhet e Kryeministrit e japin të humbur PD-në.

    Sondazhet tregojnë se forca të treta do të jenë përcaktuese për të përcaktuar mazhorancën, për t’i vënë kurorën njërës nga palët, juve apo zotit Berisha.

    Ju garantoj për një gjë, nëse ne sot nuk jemi në qeveri dhe Shqipëria paguan kaq shumë kosto, kjo është vetëm sepse ne nuk u lejuam që të vijmë në qeveri, jo nga populli, por nga mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve. Kjo është tanimë e vërtetuar. Ne përsëri do t’i fitojmë zgjedhjet, por ndryshe nga viti 2009 do zgjidhemi dhe do qeverisim. Më 2009-ën nuk u lejuam të qeverisnim me manipulim. Koalicioni ynë do të marrë shumën e nevojshme të mandateve për të qeverisur autonom nga të gjitha forcat politike.

    Koalicion pa Ilir Meeten, Topin, Dulen…?

    Unë nuk bëj emra. Se cili do jetë koalicioni do e shohim kur të regjistrohet. Ne, PS dhe koalicioni ynë i forcave që do dakordësohet me ne për rotacionin për të venë në jetë një program që ka një parti për të qeverisur, do i fitojmë zgjedhjet, pavarësisht forcave të tjera që nuk do jenë pjese e koalicionit dhe do kemi 70 mandate.

    Kështu deklaruat dhe më 2009?

    Sepse më 2009 nuk u lejuam të zgjidhemi, pasi u vodhëm. Këtë radhë nuk ka asnjë vjedhje që e shpëton PD nga humbja dhe ndërkohë kemi marrë të gjitha masat të ndryshojmë rrjedhjen historike të vendit, për një program transformues për jetën dhe të ardhmen. Të vijë Sekretarja e Shteti amerikan Clinton dhe të thotë bëni zgjedhje të lira, është kulmi. Edhe vizita e Komisonerit Fyle…

    Numrat thonë se asnjë nga subjekte e mëdha pa koalicion nuk fiton. Keni ndërmend të krijoni koalicione strategjike me forcat e qendrës?

    Sot unë nuk flas ky, ai, ata, ato. Koalicioni ynë do fitojë dhe do jetë i vetëmjaftueshëm.

    Me apo pa Ilir Metën?

    Ky është momenti im për t’ju thënë kaq. Koalicioni ynë do fitojë zgjedhjet me 70 e më shumë mandate. Unë dua të them i kam ftuar të gjithë dhe u kam thënë të bashkohemi, pasi nuk shtyhet më kështu.

    Rikonfirmoni se zgjedhjet i fitoni vetëm dhe pa Ilir Metën dhe koalicionet e qendrës?

    Vendimmarrja e partive të tjera është e tyrja, sovrane. Objektivi ynë është largimi i kësaj qeverie dhe të shkojë ku e ka vendin në opozitë.

    Debati janë instrumentet që janë koalicionet e gjëra?

    Ne do e kemi mjaftueshmërisht të gjerë koalicionin për të fituar zgjedhjet.

    MAPO

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    mjere ne per politikanet qe kemi,por kur flet dhe ky bamiri,hapu o dhe qe te futemi te gjalle

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Une per kundershtim te te gjitheve, do te doja te dilte ALEANCA KUQ E ZI

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Kastriot Islami e Luan Rama rrëfehen në '360 Gradë': PS nuk fiton dot zgjedhjet pa LSI


    TIRANË- Politikani Kastriot Islami, një nga figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste, sot deputet i përjashtuar prej saj dhe Luan Rama sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, ish-anëtar i Partisë Socialiste rrëfehen në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në News 24. Ata tregojnë sot rrugën në të cilën po shkon e mjata shqiptare, duke sjellë në vëmendje historinë e krijimt të saj.

    Dy ish-anëtarët e Partisë Socialiste e vunë theksin tek zgjedhjet e 23 qershorit dhe tek mënyra si do hyjë e majta në këto zgjedhje. Si Kastriot Islami, ashtu edhe Luan Rama u shprehën se Partia Socialiste nuk do mund të fitojë zgjedhjet e vetme pa bashkuar të gjitha partitë e majta. Për ta, pa bashkimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partia Socialiste është e destinuar të humbë zgjedhjet.

    Artur Zheji: Nga vjen dhe ku shkon e majta shqiptare?

    Kastriot Islami: E majta shqiptare demokratike u themelua në vitin ‘91 ka shkuar gjithnjë drejt reformimit. Në të bien në sy tre grupime, grupi i ish-komunistëve që kishin në poste drejtuese në Partinë e Punës, grupi i ish-komunistëve profesionistë që kishin kontribute profesionale dhe grupi i tretë ku përfshiheshin të rinjtë me ide transformuese që pozicionoheshin majtas. Unë jam bërë anëtar i PS në vitin 1996. Grupi i tretë përfaqësohet nga Fatos Nano, prandaj edhe ky grup ishte lokomotiva e transformimit. Pjesë e këtij grupimi ishte edhe Ilir Meta.

    Luan Rama: Kur isha dëshmitari i fundit i Partisë së Punës dhe i pari i PS-së. Ka një specifike e majta duke pasur parasysh se e majta është PS. Veçoria është se PS nuk u themelua si parti, por u trashëgua, Trashëgoi gjithë fondin e PKSH. Ishte një parti me rreth 160 mije anëtarë. Rreth 70 % e anëtarësisë kaloi ne PS. Kastrioti tha një gjë se një grupim mbijetoi. Ai mbijetoi sepse kishte lidhje me te gjera me bazën e partisë që ishte ky fondi qe u trashëgua.

    Artur Zheji: Kjo parti e punës u transformua në PS, duke patur kollonën e ish komunisteve, kollona e dytë komunistet që kishin kapacitete profesionale dhe kontribute, dhe i treti ato që u afruan PS se pozicioni i tyre ishte majtas. Ai që tha Islami është se në fazën e parë njerëzit e majtë e transformuan sëbashku me Fatos Nanon në PS, tani kollona pas 20 vjetëve kolona ka nxjerrë jashtë themeluesit?

    Luan Rama: Ne ndryshojmë po jemi ata qe ishim për të mbajtur pushtetin

    Artur Zheji: Sot cili është këndvështrimi juaj për PS?

    Luan Rama: PS deri në 2003-2004 ishte forca që gjeneronte standarde demokracie dhe inspironte ketë frymë edhe në shoqërinë shqiptare, kjo lidhej dhe me faktin se pjesa dërrmuese e drejtuesve vinte si intelektualë të reformuar që bënin pjesë edhe në sistemin komunist. Sot duke e parë këtë me një lloj keqardhje dhe dhimbje për faktin se dhe unë jam produkt i investimi të PS për të krijuar elitat e PS. Sot përkundrazi sot kemi të bëjmë me sistem të ngushtë dhe të ngurtë, që nuk lejon që brenda këtij mekanizmi të ketë hapësira për të shprehur mendime të ndryshme dhe për të bërë ballafaqim alternativash. Më pak demokraci dhe më shumë imponim.

    Artur Zheji: A ka një bazë PS?

    Kastriot Islami: Qëndrimi që ka pasur PS pas vitit 2005 për Fatos Nano. Fatos Nano ka qenë drejtuesi liberal i PS. Komponenti i dytë ka qene Ilir Meta, i cili i ka dhënë një imazh transformimit të PS. Por transformimi rezultoi se nuk ishte i pathyeshëm. Edi Rama jo vetëm e ktheu në regres, por e ktheu edhe në klienteliste partinë. Pasi PS nuk është me as liberale dhe as elektorale. Largimi im është një pjesë e strategjisë së re e Ramës, politike e re e spastrimit të partisë dhe ndaj Berishës, që i tha më le rehat të pastroj PS dhe të forcoj pozitat brenda PS dhe nuk dua mandat.

    Artur Zheji: Ndaj ishte teza e Ramës përtej së majtë dhe djathtës?

    Kastriot Islami: Ai donte të kamuflonte spastrimin, por kjo është radikale edhe ndaj Berishës.

    Artur Zheji: Luan Rama pse u larguat?

    Luan Rama: Pa e personalizuar faktin. Kjo lidhet me një frymë të tërë ndaj së cilës unë reagova në mënyrë të përgjegjshme politikisht , pasi pas humbjes së pushteti në 2005, regresi që kishte pak më herët mori trajta të gjëra. Regres, porsa i përket standardit të vlerave të demokracisë. Flasim në këtë kohë, Edi Rama erdhi në krye të PS, duke mbajtur flamurin e dikujt që do të bashkonte të majtën dhe shfaqi probleme edhe me heret. Në kongresin që përjashtoi Ilir Metën dhe coi më pas edhe në largime të tjera. Unë kam qenë kandidat për deputetët në 2005, dhe Edi Rama ishte i vetmi që nuk reshte së kërkuari bashkimin me Ilir Metën dhe LSI pasi e shikonte luftën me Ilir Meten si shansin për të humbur pushtetin. Ky ishte bindja e Ramës në këtë kohë, para se të bëhej kryetar i PS, i cili shpalli bashkimin e së majtës. Ilir Meta kthehet dhe krijohet fryma e bashkëpunimit dhe kohezioni të liderëve të së majtës për të shkuar në zgjedhjet e 2007 që u fituan për shkak të kësaj frymë, më pas u vërtetuan se kjo ishte butafori dhe Rama nuk donte bashkimin.

    Artur Zheji: Interesa pushteti të Ramës, cdo të thotë?

    Luan Rama: Edi Rama ka të gjithë potencialin intelektual për të kuptuar gabimin e bërë në 2005. Ndërsa Ilir meta ka një lidhje shpirtërore me të majtën shqiptare, sepse ka lindur aty. Pasi mori bashkinë e Tiranës në 2007 Rama vendosi ta ndante të majtën dhe të mos pranonte një figurë lider si Ilir Meta, ai i bënte hije në hapësirat që Edi Rama donte të krijonte brenda partisë.

    Kastriot Islami: Pikërisht në këtë kohë, Rama fillon të mendojë për karrierë politike. Konkurrenti i tij ishte Meta, pasi Nano për shkak të moshës synonte Presidencën. Ai dëshironte që Meta të largohej nga PS pasi Nano të ishte larguar.

    Artur Zheji: Mund ta konsiderojmë sot të përçarë të majtën shqiptare?

    Kastriot Islami: Sigurisht që është e përçarë, pasi nuk kalon dot të djathtën, është LSI ajo që mbush hendekun, pasi ka 7% të votave.

    Artur Zheji: Rama ka deklaruar në këtë studio se do marrë mbi 70 deputetë?

    Kastriot Islami: Është propagandë dhe paaftësi ta thuash këtë.

    Artur Zheji: Mendon që do i fitojë i vetëm Rama zgjedhjet?

    Luan Rama: Mendoj që nuk i fiton dot zgjedhjet pa LSI.

    Kastriot Islami: Nuk fiton Rama i vetëm, nuk fiton PS e vetme, këtë kam dashur t’i them që në 2009, nga përçarja nuk fiton dot.

    Artur Zheji: Dilema që shtrojmë Edi Rama është aktualisht kryeatar i fortë?

    Kastriot Islami: Edi Rama është përpjekur në dy mandate pavarësisht kostove të forcojë pozitat e tij dhe e ka bërë që të jetë më pas një parti klienteliste.

    Artur Zheji: Gjatë kohës që merreshit me pastrimin e partisë së punës ai ishte në Paris, erdhi u bë kryetar Bashkie e më pas kryetar partie?

    Kastriot Islami: Unë mendoj se është e kundërta. Nuk ka asnjë background, dhe kjo është arsye pse do të marrë pushtetin. Ai për shka të paaftësisë së tij dhe mediokritetin thotë se nuk më intereson programi. Ai nuk ka formim diplomatik.

    Luan Rama: Ai ka fituar zgjedhjet në Tiranë disa radhë. Ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës për shkak se ka patur parti të strukturuar dhe të organizuar dhe punonte si mekanizmin i gjallë ku njerëzit shfaqnin gjithë potencialin e saj. PS është një pasuri e madhe e këtij vendi, në momentin që kjo parti u fut në partikrokracinë ku erdhën dhe u futën njerëz të panjohur, atëherë nuk fitonte dot. Në politike nuk gjykohet me sikur. Kemi një mori rastesh ku PS ka mbetur në opozitë për shkak të mungesës së vizionit të lidershipit. PS ka pasur një standard, një mekanizëm ku përfshiheshin të gjithë dhe të gjithë i nënshtroheshit garës. Po marr figurën e Ben Blushit. Ai erdhi në PS pasi kishte te krijuar emrin e vet politik dhe publik, megjithatë i është nënshtruar sistemit të konkurrencës për të mbërritur tek përfaqësimi politik. Ai në 2001 u afrua, në ’97 ka qenë pjesë e stafit. Sot ndodh kjo mund të jesh në rrugë, një askush dhe vjen dhe nesër bëhesh funksionar i PS pa asnjë respekt.

    Artur Zheji: Alfred Peza nuk është nga rruga?

    Luan Rama: Po flas tjetër gjë për kandidimin, unë po flas për karrierën brenda partisë. Zoti Peza që kam respekt është normale edhe në kohën kur Nano ishte kryetar partie, por edhe LSI e praktikon të ketë afër emra me vlerë. Por nuk mund të vish pas asnjë kontribut dhe të bëhesh funksionar. Pasi bën një shpërdorim të besimit të shqiptarëve.

    Artur Zheji: Pse u larguat nga Partia Socialiste, pse nuk i mbrojtët standardet që keni?

    Luan Rama: Këtë gjë u përpoqa të bëj, të them që PS ka krijuar ca vlera dhe këto duhet të dijë t’i mbrojë çdo lider që vjen. Anëtarësimin në NATO, PS kishte 8 vjet kontribut. Lidershipi aktual nuk mburret që e bëri NATO-n aleaten e parë që mbështeti luftën në Kosovë, kjo nuk mbështetet sot se e bënë socialistë të tjerë, jo nga këta që janë sot.

    Artur Zheji: Mendoni që është kaq e pasur në asete sot Partia Socialiste sa të shohë si të panevojshëm zotin Nano?

    Kastriot Islami: Zoti Nano është pikëriasht ai që e rilindi Partinë Socialiste, pra bëri një lloj reformimi të Partisë së Punës. Rasti i Fatos Nanos është pjesë e politikës radikale të Edi Ramës, i cili filloi spastrimin e brendshëm. Influenca e grupit të biznesmenëve që e mbështesnin Ramën i thoshin të hiqte nga PS të gjitha shkurret e Nanos... Në politikë duhet të jesh konsistent, nuk ka rëndësi kush shpik e gënjen elektoratin. Rama nuk ka bërë asnjë analizë se pse dështoi politika e re.

    Luan Rama: Partia Socialiste ka humbur shumë në rrugën që përshkoi. Humbja e Nanos e madhe, sepse as Partia Socialiste dhe as politika shqiptare nuk ka luksin të jetojë pa këto figura që kanë lënë gjurmë në historinë e politikës.

    Artur Zheji: Imagjinoni Ilir Metën, Fatos Nanon, Edi Ramën në një garë elektorale?

    Luan Rama: Po të isha unë kreu i PD do shpallja listën dhe i pari në listën e Tiranës do ishte Fatos Nano, i dyti Ilir Meta, i treti Rama, i katëri Kastriot Islami, e kështu me radhë. Sot PS nuk ka një lidershp sic ishte Fatos Nano dhe anëtarët e tjerë si Ilir Meta, Servet Pëllumbi ejt. Kur PS e kishte liderin e saj në burg mbante qëndrime koherente dhe atdhetare. Grupi i deputetëve votoi anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Sot PS nuk e ka kryetarin në burg dhe bën të kundërtën e investimit që ka bërë. Ka pasur më shumë përkushtim për ti shërbyer interesave të vendit.

    Artur Zheji: Për analogji, nëse Rama do të fitojë a e ka të detyrueshme krijimin e frontin?

    Kastriot Islami: Berisha në 2005, e para që bëri ishte që bashkoi në mënyrë autoritare të gjithë figurat e PD dhe vijoi të qeverisë me figurat kryesore të PD, por duke i bashkuar edhe me pjesën tjetër të KOP. Hoqi dorë nga radikalizmi. Radikalizmi nuk lejon lëvizshmërinë e elektoratit, por edhe të partisë,. Dhe kjo shpjegon pse erdhën në pushtet.

    E treta, ndodhi përcarja e së majtës. Këto tre elemente bënë që PD të fitonte zgjedhjet. Berisha kishte taktikë të bashkonte dhe të shfrytëzonte përcarjen. Rama ka taktikë tjetër, të fitojë i vetëm. Berisha ka autoritet kulturor dhe profesional. Rama ka mediokritet që ai e ka shprehur vetë, nuk ka asnjë formim ekonomik dhe diplomatik etj.

    Artur Zheji: Disa herë zoti Meta ka thënë që vendimet në lidhje me koalicionet do i bëjë publike në fund të marsit apo në fillim të prillit, pra ka një lloj suspance, çështja është pse kjo suspancë, po fitoni kohë? Cili është shkaku?

    Luan Rama: Qëndrimi i tij ka qenë shumë koherent në respekt të plotë me statutet e partisë. Kjo nuk është vetëm e drejtë e kryetarit. Mbledhja respekton mbledhjen e konventës kombëtare në prill, ku pritet të bëhet edhe bilanci

    Artur Zheji: Në çfarë linje është, ku konsiston bilanci?

    Luan Rama: Bilanci do bëhet në raport me qytetarët, në raport me modelet qeverisjes, pastaj do përcaktojmë edhe hapat e mëtejshëm.

    Artur Zheji: Ndjeheni edhe sot i majtë? Është LSI parti e majtë apo e qendrës?

    Luan Rama: LSI është forcë politike që i përket të majtës politike evropiane, ka edhe diçka tjetër që lidershipi i PS ende nuk e ka kuptuar, që nuk ka vetëm një mundësi për të qenë i majtë. Ndjehem po aq socialist, edhe më tepër se ata që sot flasin brenda PS dhe s’kanë fare lidhje me të. LSI them që është një dimension tjetër e investimit për të mbrojtur interesat e socialistëve të braktisur.

    Artur Zheji: Prof. Mejdani dhe ish-president i Republikës thotë bashki, bashkim, bashkim? Përtej emocioneve diktuara nga numrat, e përcaktoni bashkimin si të nevojshëm?

    Kastriot Islami: Besoj se e para është matematika elektorale, duke patur parasysh një analizë të qetë, nxjerr dy leksione: Së pari, pa bashkim nuk ka shans për të fituar. Së dyti nëse bashkimi nuk është funksional nuk ka shance. Historia e marrëdhënieve PS-LSi është një marrëdhënie e gjatë mes dy forcave dhe liderëve të saj. Po të shohim deklaratën e Metës, thotë do bëjmë koalicion me partinë e integrimit. Partia Socialiste nga 2009 ka dëmtuar imazhin e saj Evropian, nga greva, bojkoti dhe mosvotimi i 3 ligjeve. Po të ishte Fyle këtu do ishte përjashtuar nga PS. Cfarë duhet të ketë parasysh nëse nuk kurohet, ka një segment që e sulmon atë. Nëse nuk e kuron këtë fakt Edi Rama me LSI. Unë kur shoh se hidhet një tezë për bashkim nga LSI apo jashtë në PS ka një zhurmë. Këtë gjë duhet të kurojë Edi Rama, po se kuroi krijon perceptim negativ. Kjo ka shkuar shumë thellë brenda 2 elektoraleve. Ndodhi në 2007 shuma që kanë marrë të bashkuar është me e vogël sa kanë marrë të përcarë. Koalicioni nuk ka funksionuar për këto arsye. Duhet të mendojnë si do qeverisë LSI me PS. Një ps që kërkon qeverisje klienteliste do e vinte në pozitë LSI. LSI ka një problem mendon për të ardhmen e saj. Historia e një bashkimi që nuk është menduar mirë mund të ja kthejë të ardhmen si partia e Pollos, PD-së. E pesta janë marrëdhënie personale të Ramës dhe Metës që kanë pasur trajektore jo të këndshme . Rasti i fundit është ai i videos, që u percëptua si vrasje politike që Rama kërkoi t’ja bëje Ilir Metës.

    Artur Zheji: Por, është rama që ka bërë ftesë-Metës për tu bashkuar? Darka e famshme?

    Kastriot Islami: I mora të 5-ta në mënyrë integrale, nëse rama dhe meta duhet të pajtohet, kjo gjë duhet projektuar në të ardhmen. Ilir meta në gjithë analizën e tij ka parasysh të gjithë këto faktorë.

    Artur Zheji: Kemi dëgjuar dhe perceptuar disa ftesa, duket se ka një vit që ka një lloj sheqerosje të perceptimit të LSI. Ka kërkesa për bashkëpunim dhe afrim, pse nuk përgjigjet LSI?

    Luan Rama: Ftesë ku dhe për çfarë? Në rast se ai flet dhe e trajton LSI si patericë, një lider serioz shfaqet serioz edhe në ofertat politike. Elektorati socialist ka një perceptim të lidhjes së liderit me vetveten. Neve me elektoratin e PS nuk na ndan asgjë, por dikujt në lidershipin socialit kjo nuk i intereson. Nuk ka një ftesë, një qëndrim në rrugët institucionale. LSI i ka bërë ftesë PS të mos vetë përjashtohet nga çështjet me interes kombëtar si integrimi në BE. Shqipëria ka nevojë për hapa konkrete, janë tre ligje që presin të votohen.

    Artur Zheji: Është inteligjent apo jo zoti Rama?
    (Intervista e Ramës pa u bërë kryetar i PS, dy arsye janë aleancë dhe koalicion me LSI. E dyta, kryetari të jetë një i parë ndër të barabartët. Pse Rama testin e inteligjencës e ka bërë që në 2005, pse sot këtë analizë kryetar i PS në prag zgjedhjesh nuk e bën?)

    Kastriot Islami: Kjo që ndërtuat ju është paradoks. Në fakt për të parë këtë gjë, kjo shihet në dritën e diellit. Rama pse këtë gjë që e pa mirë nuk e bën dot. Ky që e pa kaq mirë dhe e bëri këtë analizë, pse nuk e bëri me në 2009 dhe 2013, këtë e pengon aftësia dhe mediokriteti i tij se do pushtetin vetëm për vete. Ambicia është dritëshkurtër nëse nuk e realizon, kjo e pengon Ramën për të realizuar një fitore. Ai nuk e do fitoren me djersë. Unë më mirë rri e pres një fitore më vete.

    Luan Rama: Ju shtruat pyetjen pas asaj që dhatë në insert që jepte testin e inteligjencës së zotit Rama. Unë s’dua t’ju pyes për arsye etike se cila është diferenca mes kreut të Partisë dhe liderit të partisë. Lideri merr përsipër për të realizuar ide të mëdha. LSI ka identitetin dhe peshën e vet elektorale dhe vizionin e saj . PS nuk ka projekt. Ai flet për rilindje kombëtare, por nuk është alternativë. Ai flet për Rilindje Shqiptare. Si e shpjegon fati nëse flet kreu i PS për programin në shëndetësi dhe nuk del ti thotë se ministri im do jetë ky këtu që do jetë më i mirë se ai aktuali.

    Kastriot Islami: Kjo nuk është m,ë parti socialiste as projeksion i asaj që u formuar në 1991. Kjo PS nuk ka projekt politik dhe program taksa progresive është spekulim, pasi nuk ka përcaktuar nivele. Deri me 23 qershor nuk do ketë nivele. Një taksë progresive pa nivel është spekulim. Ku ka 1 milion të papunë, dhe pensioniste dhe studentë. Nxjerr spekulimin e dytë. Thotë ka 1 milion të papunë dhe thotë do i fus në punë, por i duhet 4-5 mandate për ta realizuar. Nëse Rama do të vijojë këtë retorikë sanduici. Kemi një sanduic të vogël me mish, djathë, qepë etj dhe thotë do e bëjmë me dy shtresa pa e thënë si do e bëje. Nëse nuk ka projekt politik për të modifikuar në mënyrë meritokratike PS do jetë në opozitë. Sa i takon PD-së varet ca do bëjë LSI.

    (ma.ar/el.me/BalkanWeb)

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Rotacioni e ka emrin “800 mijë vota”

    Eduard Zaloshnja

    Në zgjedhjet e vitit 2009, sipas KQZ-së, totali i votave të vlefshme ishte 1.52 milion. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e 2011-ës, totali i votave të eduard zaloshnjavlefshme arriti 1.57 milionëshin. Në zgjedhjet e 2013-ës, edhe pse mund të pakësohet votimi familjar (ku babai voton për fëmijët e tij emigrantë) apo votimi puro fiktiv (ku kutitë mbushen nga komisionerë të korruptuar, si në Dajç të Lezhës, për shembull), gjasat janë të mëdha që totali i votave të vlefshme të kapë nivelin 1.6 milion.

    Që të kemi rotacion – pra, që opozita të vijë në pushtet – duhet që koalicioni opozitar të marrë zyrtarisht të paktën 800 mijë vota, ose gjysmën e votave të vlefshme. Ose ndryshe, të marrë 110 mijë vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ose më thjesht akoma, të shtojë mesatarisht nga 22 vota në çdo qendër votimi, krahasuar me ato zgjedhje.

    Kjo shtesë prej 22 votash për çdo qendër votimi, në pamje të parë, mund të duket e lehtë për t’u arritur, por kërkon një impenjim kapilar në çdo centimetër të territorit. Fushata e opozitës me tryeza, debate, propozime për ulje taksash e përmirësime shërbimesh publike, etj. është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Vajtja derë më derë e dyqan më dyqan, nga sot deri në mbrëmjen e 23 qershorit, është një armë e domosdoshme komplementare e fushatës mediatike të opozitës. Dhe përsëri, ndoshta nuk do të mjaftojë. Sepse sistemi zgjedhor i inxhinieruar nga Kastriot Islami në 2008-ën (atëherë eksponent i lartë i PS-së) kërkon një koalicion sa më të madh, për të maksimalizuar votat.

    Dhe si i ka punët PS-ja me koalicionin e saj opozitar? Le të shohim numrat.

    Nga koalicioni opozitar është larguar PBDNJ-ja, e cila mori 18 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare (të 2009-ës). Ndërkohë në koalicion janë futur PSV-91, PLIDR, PGJ, PTR, PMDE, PRDSH dhe PRRL, të cilat morën së bashku rreth 16 mijë vota në 2009-ën. Përveç këtyre, në koalicionin opozitar janë futur edhe nja 20 parti të tjera të vogla (të majta e të djathta), të cilat nuk ishin në garë në zgjedhjet e 2009-ës dhe që nuk u ndihet shumë zëri në opinionin publik.

    Kjo panoramë e koalicionit opozitar na tregon se objektivi 800 mijë-votësh nuk ka gjasa të arrihet nëpërmjet shtimit të partive që i janë bashkuar deri më sot. Ai mund të arrihet ose duke shtuar mesatarisht nga 22 vota për vetë PS-në në çdo qendër votimi, ose duke afruar në koalicion parti që kanë peshë të ndjeshme elektorale.

    Ndër partitë që janë ftuar t’i bashkohen koalicionit opozitar dhe që ende nuk i janë bashkuar, AK-ja është e vetmja që nuk e ka përjashtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshirjen në të. Dhe kjo është një parti që ka prezencë të përditshme në media dhe një përhapje kapilare në të gjithë territorin e vendit. Zyrat me logon e saj mund t’i shohësh jo vetëm në çdo qytet, por edhe në zona sub-urbane e rurale. Ndërkohë, sondazhet e publikuara deri më sot sugjerojnë se AK-ja ka një përkrahje të ndjeshme në elektorat.

    Në media kanë qarkulluar zëra për negociata jo zyrtare mes PS-së dhe AK-së, por ndoshta ka ardhur koha që të dyja palët ta materializojnë një koalicion të përbashkët. Kuptohet, në qoftë se objektivi i tyre real është ai që deklarojnë çdo ditë – rotacioni i pushtetit.

    www.respublica.al

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,990
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama: Ftesë LSI-FRD, të rrëzojmë Berishën. Meta e Topi e refuzojnë

    Pëllumbi: LSI do bashkohet me PS , klima e fushatës si e ’96-ës

    Intervistoi Roland Qafoku /Debat

    Në këndvështrimin tuaj. si është situata aktuale politike katër muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit?download (3)

    Sigurisht që kjo është një pyetje e vështirë por edhe e rëndësishme. Unë në mënyrë të përmbledhur do të thosha që klima politike parazgjedhjeve është e rënduar dhe problematike, si e tillë shtron një pikëpyetje të madhe në këto zgjedhje edhe pse ato janë të rëndësishme dhe duhet të zhvillohen të lira dhe të ndershme. Por nga mënyra sesi po prezantohen forcat politike, ato dy kryesoret dhe forma e luftës që kanë zgjedhur të dyja palët, e tensionon shumë situatën dhe mua në shumë drejtime në kujton 1996-ën. Ky vit, pra ’96, nisi me një tensionim të ngjashëm. U miratua ligji i zgjedhjeve vetëm me votat e PD, u miratua ligji antigjenocid që u hoqi të drejtën e kandidimit figurave të rëndësishme të PS, përfshi edhe mua dhe të gjitha përpjekjet bëheshin që PS të bojkotonte zgjedhjet. Madje edhe brenda partisë atëherë pata presione për t’i bojkotuar zgjedhjet, meqë kushtet ishin të tilla që shtronin një pikëpyetje barazinë e votës dhe barazinë e zgjedhjeve. Por unë në përgjithësi nuk i kam preferuar këto bojkotime dhe kam ftuar që të kuptohesha drejt, edhe në atë situatë duhej marrë pjesë në zgjedhje dhe duhej luftuar për votë. Por tensionimi i asaj periudhe më kujton atë tensionimin e tanishëm, ndaj e përmenda, sepse dihet rrjedha e mëtejshme e atyre zgjedhjeve. P.sh. debati që u bë për ndarjen e zonave në vetvete nuk duhet të merrte atë rrjedhë që mori, sepse në fund të fundit është detyre e një organi siç është KQZ, dhe ajo është gjeografia e zgjedhjeve. Treguesit për këtë janë të përcaktuar dhe një debat i tillë përmban një lloj dyshimi. Por të shohim luftën politike që po zhvillohet po shohim se ajo që tani është personalizuar, dy liderët kryesore debatojnë në linja personale. Nëse atëherë thuhej se lufta kryesore ishte çrrënjosja e komunizmit, sot është e njëjta gjë, por me term tjetër. Sot është, të thyejmë murin që ka ngritur e majta dhe të mos lejojmë bijtë e Bllokut që të luftojnë për të marrë pushtetin.

    A nuk është i frikshëm ky krahasim me ’96-ën, profesor?

    Pikërisht ndaj e bëj këtë, theksoj, sepse duhet t’i bëjmë thirrje opinionit shoqëror, sepse, realisht, pa bërë zgjedhje të ndershme e të barabarta kot që flasim për integrimin e Shqipërisë në BE, apo për raporte politike apo demokraci në vend. Pa zgjedhje, nuk ka demokraci të mirëfilltë.

    Pra, ju nuk besoni që zgjedhjet do të jenë brenda standardeve?

    Unë përshkrova këtë klimë politike për të thënë që duhet sa nuk është vonë t’u tërhiqet vëmendja forcave politike e opinionit shoqëror, elektoratit, që të luftojmë të gjithë që këto zgjedhje të jenë të lira. Shoh një angazhim më të madh të faktorit ndërkombëtar dhe le të shpresojmë….



    Mbaj mend që ju keni qenë në opozitë në atë kohë me kryetarin e PS dhe pothuajse të njëjtin qëndrim mbani dhe sot, pra jeni në opozitë me kryetarin aktual. A është PS aktuale e njëjtë me PS e asaj kohe, pasi situata brenda saj duket ende e paqartë?

    PS në krahasim me ‘96 ka një ndryshim të madh, sepse ka një përvojë më të madhe si në qeverisje. PS tani është një situatë më komode, sepse ka tetë vjet në opozitë dhe është përpjekur të bëjë reforma të ndryshme brenda radhëve të saj, të forcojë demokracinë e brendshme apo të tërheqë breza të rinj politikanësh, madje edhe në grupin parlamentar. Ndaj them se ka bërë një përgatitje më të madhe edhe në programin e saj, për fitoren e saj në zgjedhjet e 23 qershorit.

    A është ajo më demokratikë sot sesa më ‘96?

    Demokracia ka disa tregues që mund të jenë më mirë e ka disa të tjerë që nuk mund të jenë më mirë. Në disa drejtime unë mendoj se në atë kohë demokracia ka qenë më mirë, p.sh. në aspektin e forumeve, ka qenë më aktive. Çdo gjë atëherë kalonte nëpërmjet komitetit të përgjithshëm drejtues, ka pasur debate dhe vendimet merreshin në mënyrë kolegjiale, kryesia ka qenë në një funksionim më të mirë.

    Tani këto debate kanë humbur?

    Nuk mund të them se kanë humbur, por mendoj se duhen zhvilluar më tej.

    Ç’do të thotë që kanë nevojë për t’u zhvilluar më tej?

    Ka nevojë sepse nuk i ka në ato përmasa që duhet t’i ketë.

    Politika shqiptare në këtë moment po kalon një ngërç, dhe ajo po bëhet shkak për mosintegrimin e Shqipërisë në BE. Çfarë duhet të bëjë PS dhe PD që ky ngërç të zgjidhet?

    Partitë politike nuk përbëjnë një sistem politik, pra që ato të dinë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, që të jetë kultura e dialogut gjithëpërfshirës, e dialogut në ndërtimin e një strategjie të përbashkët për zhvillimin e vendit. Partitë duhet të lidhen me njëra-tjetrën.

    Mendoni se listat e mbyllura fuqizojnë kryetarin për të venë kandidaturat që ai mendon? Apo sistemi i listave të mbyllura duhet të vijë nga një votim në bazë?

    Këtu nuk shoh që të jetë bërë ndonjë zgjidhje fatlume nga asnjëra prej forcave, përfshi edhe PS. Çështja për mendimin tim duhet parë në tre plane. Së pari, kandidati dhe më pas deputeti është përfaqësues i të gjithë zgjedhësve; së dyti, është përfaqësuesi i partisë që e ka kandidat dhe është në të njëjtin kohë edhe pjesë e ekipit të kryetarit të partisë që kandidon për Kryeministrin. Ndaj edhe përcaktimi i tij në listë duhet të përcaktohet jo vetëm nga kryetari, por edhe nga elektorati dhe nga strukturat. Duhet të harmonizohen të tre këto aspakëte, me qëllim që partitë mos shndërrohen në parti administrative dhe elektorati të jetë thjesht votues. Me doemos duhet që elektorati të ketë ndikim e tij dhe strukturat e partisë gjithashtu së bashku me kryetarin.

    U bë që nga viti 2005 që e majta është përçarë dhe ende nuk duket që ka gjasa që të bashkohet. Dikur ky ishte problem i të djathtës, ndërsa e majta ende vijon me këtë virus. Kur mendoni se do të kemi një bashkëpunim mes të majtës, jo bashkimit të saj, dhe a mendoni se do të ketë një ndikim kjo në zgjedhjet e ardhshme.

    Në fakt këto përçarje janë një sëmundje e të majtës dhe jo vetëm tek ne por edhe në Europë. Bashkimi dhe uniteti nuk është një thirrje komuniste siç interpretohet ndonjëherë. Të majtë nuk e kanë shumë për zemër disiplinën dhe rregullin në parti dhe ndodh shpesh që e majta shpesh vepron e përçarë dhe kjo ndodh që kur Nano dërgoi atë mocionin e famshëm nga burgu. Vetvetiu u duk sikur ajo përçarje ishte e qëllimshme, që prej asaj kohe PS nuk e ka marrë veten. Më pas ndodhi përçarja me Ilir Metën. Mënyra sesi u veprua më 2003, nga ana e Fatos Nanos, ishte përçarëse dhe denigruese për bashkëpunëtorët. Ndarja me LSI më 2005 ishte dhe faktori i humbjes së PS. Shtrohet çështja që PS në tërësinë e saj është bashkuar si parti, ka disa probleme në rrethe, por është e bashkuar në përgjithësi. Përsa i përket LSI, nëse ajo vijon të jetë pjesë e qeverisë deri në fund, vetvetiu edhe një aleancë apo koalicion i mundshëm me të është në pikëpyetje. Por nëse do të ketë një ripërcaktim të pozicionit të saj, siç edhe Meta e ka thënë, atëherë mund të hapet ndonjë dritare edhe ndonjë bashkëpunim me LSi, pse jo.

    Sa janë shanset për këtë?

    Unë parashikime nuk mund të bëj, por në logjikën time them se LSI do të bashkohet me PS dhe dëshiroj në fakt.


    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •