Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Dom Gjegj Meta

    Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqiptarë më shkakton neveri, por asnjëherë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u gjergj-metasulmua Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Fortlumturia e Tij Anastasios Janullatos, nga eksponentët e Aleancës Kuqezi. Prej kohësh ai sulmohet. Sigurisht, nuk jam unë personi më i përshtatshëm për t’i bërë apologjinë Fortlumturisë së tij, dhe nuk kam ndërmend të bëj këtë gjë në këtë shkrim. Së pari, vetë puna dhe veprimtaria e tij janë apologjia më e mirë, e së dyti, ka edhe të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë këtë gjë, sikurse tashmë kanë vepruar klerikët e Kishës Ortodokse që e njohin mirë dhe kanë punuar prej vitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër që do mundohem ta shpjegoj në këtë shkrim. Në kësisoj deklaratash dhe në letrën drejtuar Presidentit të Republikës nga ana e Aleancës Kuqezi për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, preken themelet e lirisë fetare në vend, që janë baza e çdolloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes. Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrëdhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Kishës, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën vetëm sepse ka parë yjet natën. Paturpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Kryepeshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kundër hierarkut të tyre. Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu deklaratash të papërgjegjshme. Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit katolik duhet të ikë, po ashtu edhe pastorët protestantë amerikanë, gjermanë apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot në Shqipëri duhet të largohen. Të imagjinojmë pak se çfarë bën një lëvizje e tillë me një mendësi të tillë sikur, largqoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqiptarë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, ku janë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitete amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? E ç’është më e keq ja, për t’iu kundërvënë Janullatosit shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një bashkësi që nuk është në bashkim me Kishën Ortodokse shqiptare, kjo e fundit është e njohur nga të gjithë shqiptarët ortodoksë brenda dhe jashtë vendit, nga vetë Patriarkana e Stambollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës lindore dhe të etërve të shenjtë që janë dymijëvjeçare. Duke u bërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarja e besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht. Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë d.m.th. mbikëqyrësit që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Kishë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tjetër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës e që është ai frymor e m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të caktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na paskësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mirë? Ajo thjesht thuhet, por nuk mëtohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregullave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipërisë, edhe me marrëveshjet e ndërsjella të bashkësisë me shtetin shqiptar. Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuqezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për Kishën e Elbasanit apo për çdo Kishë tjetër, sepse në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare … kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre …”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetar dhe atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brendshëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksionojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvizjeve ideologjike të vjetra qofshin ato apo edhe disamuajshe. Nëse hovi i këtyre deklaratave nuk frenohet do të kemi probleme në të ardhmen. Kjo është një logjikë nacionalkomuniste, e cila na çoi aty ku e pamë të gjithë. Por ka edhe më shumë. Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Pelushin etj, me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipeshkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur dhe me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjelltë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike. Parimi i laicitetit që në botën e qytetëruar nisi kur dy mijë vjet më parë një burrë prej Nazaretit, njeriu – Hyj, tha “Jepini Cezarit çka i takon Cezarit e Zotit çka i takon Zotit’, e mbron lirinë fetare dhe nuk e dhunon atë. Garantë të këtij parimi duhet të jemi të gjithë, sidomos ata që kanë në dorë udhëheqjen e vendit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #32
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Ne kishë nuk ka "demokraci" na thot Dom Gjergji, dhe merr guximin t'i jap leksione globaliste AKZ, duke na then se nese vjen nje kongolez nga rrota e s'ëmës t'Afrikës per ta drejtuar komunitetin katolik, nuk duhët befasuar !

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin

    shume mire te thote, Kisha ka 2000 vjet me filozofine dhe rregullat e veta. dhe sot na dalin cdo lloj veshllapushi nga cdo lloj shpelle e republikes dhe japin leksione se c`eshte kisha.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #34
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Ne kishë nuk ka "demokraci" na thot Dom Gjergji, dhe merr guximin t'i jap leksione globaliste AKZ, duke na then se nese vjen nje kongolez nga rrota e s'ëmës t'Afrikës per ta drejtuar komunitetin katolik, nuk duhët befasuar !
    Nocioni “demokraci” rrjedh nga greqishtja Δημοκρατία; δήμος SdémosC, „popull“ dhe κρατία SkratíaC, „qeverisje“ e që në greqinë antike nënkuptonte qeverisjen direkte nga populli. Po natyrisht jo ne ket kuptim Vatikani nuk e implementon demokarcine ne zgjedhjen e Papes.

    Pse cka paska lidhje nese vjen nje Kongolez, apo nje Nigerian apo nje Ganez? A nuk jane te gjithe njerzit te barabart para Zotit? Cka paske ti te drejta me shume se nje me ngjyr?

    Perndryshe;

    galetasve-3;28 Nuk ka më: hebre ‑ grek!
    Nuk ka më: skllav ‑ i lirë!
    Nuk ka më: mashkull ‑ femër!
    Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!

    .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  5. #35
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    shume mire te thote, Kisha ka 2000 vjet me filozofine dhe rregullat e veta. dhe sot na dalin cdo lloj veshllapushi nga cdo lloj shpelle e republikes dhe japin leksione se c`eshte kisha.
    Te krishteret po luajn duplo-fjalorin. Besimtaret e saj, jan kundër ligjëve dhe rregullave të kishës te cilet jan 'hyjnore' dhe duhen te ushtrohen mbi popullin. Dhe ne anen tjeter, te krishteret pajtohen qe kisha te mos jet demokratike, e pse s'jan demokratike vende muslimane atehere jan te paret qe i pushtojn, i luftojn dhe i varferojn ne skajshmeri !

  6. #36
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Nocioni “demokraci” rrjedh nga greqishtja Δημοκρατία; δήμος SdémosC, „popull“ dhe κρατία SkratíaC, „qeverisje“ e që në greqinë antike nënkuptonte qeverisjen direkte nga populli. Po natyrisht jo ne ket kuptim Vatikani nuk e implementon demokarcine ne zgjedhjen e Papes.

    Pse cka paska lidhje nese vjen nje Kongolez, apo nje Nigerian apo nje Ganez? A nuk jane te gjithe njerzit te barabart para Zotit? Cka paske ti te drejta me shume se nje me ngjyr?

    Perndryshe;

    galetasve-3;28 Nuk ka më: hebre ‑ grek!
    Nuk ka më: skllav ‑ i lirë!
    Nuk ka më: mashkull ‑ femër!
    Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!

    .
    Ka lidhje, sepse ketu jemi shqiptar dhe s'jemi mesuar qe zuzakët të na mesojn fejen. Sidomos JUVE, qe pretendoni se keni ruajtur fejen per gjat e 2000 vite (nejse, s'keni ruajt asgje, pasi krishterimi ne shqiperi i eshte nenshtruar vatikanit dhe veproni sipas rregullores se tyre).

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Ka lidhje, sepse ketu jemi shqiptar dhe s'jemi mesuar qe zuzakët të na mesojn fejen. Sidomos JUVE, qe pretendoni se keni ruajtur fejen per gjat e 2000 vite (nejse, s'keni ruajt asgje, pasi krishterimi ne shqiperi i eshte nenshtruar vatikanit dhe veproni sipas rregullores se tyre).
    do mesohesh mos ki merak.
    me pak dhimbje ne fillim, por ne fund do tja hedhesh dhe valles si cecua.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #38
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    do mesohesh mos ki merak.
    me pak dhimbje ne fillim, por ne fund do tja hedhesh dhe valles si cecua.
    Diten kur nje zuzak vie per t'ma mesuar fejen, nga e rrota e s'emes, kjo dmth se feja ime eshte ne perfundim te jetes se saj !
    E keni pa ne France ? Ne munges te prifterinjeve lokal e regjional, importojn prifterinje rumunesh, t'gabonit, t'kongos e disa kenian ku krishterizmi po lulezon. Edhe ne Shqiperi jan disa fshatra ku predikojn italianet neper kisha katolike. Un e kuptoj faktin, qe te rinjt sot nuk duan te behen prifterinje. Me dhimbset Dom GJergj Meta i cili do ta kalon jeten e tij pa familje te vertet.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Diten kur nje zuzak vie per t'ma mesuar fejen, nga e rrota e s'emes, kjo dmth se feja ime eshte ne perfundim te jetes se saj !
    E keni pa ne France ? Ne munges te prifterinjeve lokal e regjional, importojn prifterinje rumunesh, t'gabonit, t'kongos e disa kenian ku krishterizmi po lulezon. Edhe ne Shqiperi jan disa fshatra ku predikojn italianet neper kisha katolike. Un e kuptoj faktin, qe te rinjt sot nuk duan te behen prifterinje. Me dhimbset Dom GJergj Meta i cili do ta kalon jeten e tij pa familje te vertet.
    po ty cte duhet me te tjeret??? fol per veten tende.
    asnjeri nuk ta imponon fene me zor nese nuk ke deshire.
    por te tjeret qe duan te besojne mos u bjer me qafe. SHIF PUNEN TENDE.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •