Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    AKZ- aleanca kuq e zi.. vetquhet kjo bande gangsterresh..
    qe.. do te thote se.. jan nje falang horrash ne aleance me KUQ- dmth me seli rozen e edvin rucove..

    dhe zi- qe jan ne lidhje me djallin..

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    kush e futi kyt bkarin prap
    apo dhe albo si sala para zgjedhjeve leshon ujqrit me kriju rremuje
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #23
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    AKZ- aleanca kuq e zi.. vetquhet kjo bande gangsterresh..
    qe.. do te thote se.. jan nje falang horrash ne aleance me KUQ- dmth me seli rozen e edvin rucove..

    dhe zi- qe jan ne lidhje me djallin..
    hajt dhe 5 muaj durim,pastaj do shkoni per lesh ti dhe saliu.....

  4. #24
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Dom Gjergj Meta,MAPO


    Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqiptarë më shkakton neveri, por asnjëherë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u sulmua Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, nga eksponentët e Aleancës Kuqezi. Prej kohësh ai sulmohet. Sigurisht, nuk jam unë personi më i përshtatshëm për t’i bërë apologjinë Fortlumturisë së tij, dhe nuk kam ndërmend të bëj këtë gjë në këtë shkrim. Së pari, vetë puna dhe veprimtaria e tij janë apologjia më e mirë, e së dyti, ka edhe të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë këtë gjë, sikurse tashmë kanë vepruar klerikët e Kishës Ortodokse që e njohin mirë dhe kanë punuar prej vitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër që do mundohem ta shpjegoj në këtë shkrim. Në kësisoj deklaratash dhe në letrën drejtuar Presidentit të Republikës nga ana e Aleancës Kuqezi për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, preken themelet e lirisë fetare në vend, që janë baza e çdolloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes. Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrëdhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Kishës, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën vetëm sepse ka parë yjet natën. Paturpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Kryepeshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kundër hierarkut të tyre. Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu deklaratash të papërgjegjshme. Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit katolik duhet të ikë, po ashtu edhe pastorët protestantë amerikanë, gjermanë apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot në Shqipëri duhet të largohen. Të imagjinojmë pak se çfarë bën një lëvizje e tillë me një mendësi të tillë sikur, largqoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqiptarë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, ku janë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitete amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? E ç’është më e keq ja, për t’iu kundërvënë Janullatosit shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një bashkësi që nuk është në bashkim me Kishën Ortodokse shqiptare, kjo e fundit është e njohur nga të gjithë shqiptarët ortodoksë brenda dhe jashtë vendit, nga vetë Patriarkana e Stambollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës lindore dhe të etërve të shenjtë që janë dymijëvjeçare. Duke u bërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarja e besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht. Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë d.m.th. mbikëqyrësit që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Kishë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tjetër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës e që është ai frymor e m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të caktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na paskësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mirë? Ajo thjesht thuhet, por nuk mëtohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregullave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipërisë, edhe me marrëveshjet e ndërsjella të bashkësisë me shtetin shqiptar. Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuqezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për Kishën e Elbasanit apo për çdo Kishë tjetër, sepse në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare … kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre …”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetar dhe atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brendshëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksionojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvizjeve ideologjike të vjetra qofshin ato apo edhe disamuajshe. Nëse hovi i këtyre deklaratave nuk frenohet do të kemi probleme në të ardhmen. Kjo është një logjikë nacionalkomuniste, e cila na çoi aty ku e pamë të gjithë. Por ka edhe më shumë. Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Pelushin etj, me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipeshkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur dhe me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjelltë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike. Parimi i laicitetit që në botën e qytetëruar nisi kur dy mijë vjet më parë një burrë prej Nazaretit, njeriu – Hyj, tha “Jepini Cezarit çka i takon Cezarit e Zotit çka i takon Zotit’, e mbron lirinë fetare dhe nuk e dhunon atë. Garantë të këtij parimi duhet të jemi të gjithë, sidomos ata që kanë në dorë udhëheqjen e vendit.
    Kjo eshte ne thelb gjithcka eshte diskutuar kohet e fundit nje permbledhje e sakte,..., nuk ka se cfare t`i shtosh apo t`i heqesh me shume,...
    Kjo lufte ka filluar me iniciator baleten & co dhe vazhdon nga keta dhe pinjollet e hordhive osmane, ....
    Dhe me e keqja eshte se e marrin miresjelljen e orthodhoksve per dobesi, gje qe eshte krejtesisht e kunderta,...., prandaj ne orthodhokset duhet ta themi te verteten tone me ze te larte dhe fort...sepse ashtu i do mushka drute....,
    Nderhyjra ne punet e brendshme te KOASH-it, nxitja e percarjes mes tyre, perdorimi i ca njerezve te veshur me te zeza,...dhe vjedhja dhe uzurpimi i Kishes se Shen Marise,....jane vepra penale...
    Nuk mund te tolerohen me dhe duhet te paditen nga Kisha Orthodhokse..
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Degjo ktu ti "dambra-dumbra Golloberda" me siper! Te kam verejtur edhe ne tema te tjera qe shkruan vetem dokrra prej mendje liliputesh! Ato shkeljet, padrejtesite, dhunimet qe permend ti, nese ndiqen marrin denimin e duhur ne baze te kodit perkates penal! Po ti nuk mund te krahasosh 'uzurpime' zorrthatesh, apo te ktyre brek 'mendafshve' pe te Quksit me qender AKZ, me 'UZURPIMIN' ne mes te dites me diell, te KOASH nga nje paloprift Grek!!
    (Ju kishtaret e zellshem nuk jeni gje tjeter vecse kopje e rendomte e fanatiksve islamike ne te gjithe boten.)

    Depertoi Bizanti, 'mbolli' faren kristiane. Pas renies se ketij radhen e kishte "Osman Bej Dellinja" te kryeje makabritete te nje lloji tjeter por jo pak te ngjashem me pushtuesin e pare, duke shperfytyruar fizikisht, psikologjikisht e sidomos shpirterisht cdo shqiptar qe mbante ajo toke. Dhe ja ku jemi sot e kesaj dite kur shqiptari kristian dhe ai myslym, duke mos i interesuar aspak gjendja aktuale e Shqiperise, tregojne force dhe harxhojne energji kundrejt njeri-tjetrit, duke fajesuar sa here i pari te dytin e anasjelltas, e ndersa 'humbasin' ne kete humnere prej pambuku, cilido i dale 'fitimtar' rreh gjoksin duke i vertetuar per te kushedi saten here vetes se tij, e sidomos armikut te tij te perbetuar, qe tashme ndodhet pertoke i gjakosur, ballxhunge e veshkuq ne po te njejten qoshe ne te cilen e 'flakeriu' vetem nje dite me pare, dhe keshtu vazhdon, shpaloset aventura don kishotase e shqiptareve........... Ah mor "Sanço Pança" me fytyre Nano/Berishe/Rame, sa bukur i'a mbeshtollet...!!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Kur shqiptaret nuk zoterojne "aftesite" e nevojshme per te drejtuar vendin, ne cilendo periudhe kohore qe do te perkonte me te tashmen, por sidomos efektin qe do te pershkonte edhe te ardhmen e tyre, dihet "klika e jashtme" ploteson vakumin.
    Ishte gusht i vitit 1992 kur ky "person" fronezohet ne postin me te larte te nje kishtari(ndjekes, me kombesi greke, i ortodoksise) ne kryeqendren e Republikes se Shqiperise, mes britmash besimtaresh te cilet edhe pse, mbase, nuk kishin pare as edhe nje te huaj ne jeten e tyre, por edhe te deshperuar per nje "shpetim" sa me te shpejte, qofte hyjnor por edhe eklesiak, tashme perpara tyre shfaqej vezullueshem ne formen e "fortmiresise" Anastas Janullatos. E pse jo, e cfare do te humbisnin keta te humbur" tashme?!
    Kjo Shqiperi, e sapo dale nga sketerra e komunizmit, e cila i perngjante(simbolikisht) nje "germadhe"(sa kufijte qe e pershkojne ate) politike, ekonomike, sociale dhe dukurish te tjera qe per kohen nuk perbenin rendesine prioritare ashtu si te parat, ishte "gjahu" me terheqes i kujtdo biznesmeni matrapaz, politikani te paskrupullt, apo edhe nje njeriu te thjeshte qe endej rrugeve per te siguruar "pjesezen" e vet ne kete vend pa zot!
    Presidenti i asaj kohe ishte kaq i angazhuar me "punet" e Shqiperise saqe per nje moment nuk denjoi te linte fatin e nje Kishe te shpallur te pavarur prej viganit Theofan Stilian Nolit, ne duart e po atyre prej te cileve ky njeri me mund e djers, e gjak, e shkeputi per ta bere ate AUTOQEFALE. Do i hidhet ndonje "cic-mic" a ndonje "kok-rrumbullak me qoshe" e do thote, "po kjo kishe varet nga kjo e nga ky e nga keto e nga ato te tjerat... e aspak nga verdikti final i Presidentit te nje Republike te Pavarur" Po kur ne loje parashtrohen te gjitha kartat, edhe ato qe kane te bejne me konflikt interesash mes dy popujve fqinj atehere cdo "verdikt i njeanshem" e kundershton ate si te pa vlere!

    Por, ndodh qe Shqiperia eshte vendi i paradokseve, keshtu qe per aq kohe sa ne t'i kuptojme kto marrezira ne dem tone, po per aq kohe edhe "te huajt" do te na trajtojne me te njejten monedhe!!
    Fan Noli ishte me te vertete gjigandi i autoqefalise se kishes ortodokse por shpesh here me kete fakt abuzohet dhe thuhet se ai na udhezoi te mos kemi asnje kontakt me kishen greke,kjo eshte e gabuar sepse ai nuk shpalli autoqefaline nga kisha greke por nga patrikana e stambollit nga e cila e kane mare autoqefaline kisha greke dhe gjithe kishat e tjera autoqefale.Kisha ortodokse eshte nje ne te gjithe boten por per lehtesi administrimi eshte e ndare ne kisha te ndryshme. Anastas Janullatosi u zgjodh per te drejtuar kishen ortodokse shqiptare pas persekutimit ateist jo se ishte grek por sepse ishte nga te paktet misionare ortodokse qe kishin pervoje ne ringritjen e kishave megjithese kam bindjen se do te ishte njelloj i sulmuar edhe sikur te ishte rus,rumun apo bullgar.
    Mendoj se duhet te reagojme te gjithe per aleancen kuq e zi mbi sulmet mbi nje komunitet fetar(mbi kreun e saj),nje akt jo vetem i jashtligjshem por edhe i turpshem.Fjalet qe Dom Gjergji ka thene ne kete shkrim jane per tu pergezuar sepse jane nje pergjigje e merituar ndaj nje maskarade qe sponsorizohet edhe nga medja te ndryshme kunder kishes ortodokse.
    Shqiperia,sic ke thene edhe ti me siper,eshte me te vertete vendi i paradokseve dhe per sa kohe te vazhdoje te perbuze ata qe punojne me te vertet per kete vend e i japin atij gjithcka kane dhe te brohorase ata qe e djegin dhe e vjedhin keshtu ka per te ngelur.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    AKZ- aleanca kuq e zi.. vetquhet kjo bande gangsterresh..
    qe.. do te thote se.. jan nje falang horrash ne aleance me KUQ- dmth me seli rozen e edvin rucove..

    dhe zi- qe jan ne lidhje me djallin..
    O Edison Ypi (Brari) , po edhe ne qelbesirrllekun dhe antishqiptarizmin e Janulles , kullot ti ? Po e urrejtke pa fund kete popull te shumevujatur shqiptar ! !!!??? Prandaj qenke kamikaz i Berishes ti ?!?!?

  8. #28
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po ne mendojme se keshtu eshte , cfarke vene re ti qe dyshon ? Ai predikon krishterimin dhe kntribon ne rikonvertimin e shqiptareve ne besimin e te pareve , pra sheron ato plage qe na hapi pushtuesi truk dhe qe akoma dhe sot i vuajme.Ai ka dhnene nje kontribut te madhe kunder nacioanlizmit grek per te shuar urrejtjen e tyre ndaj shqiptareve.Ai ka ndikuar per te frenuar politiken e fheses per refugjatet shqipatre ne Greqi.
    Ik or idiot e mos shkruaj me budallalleqe........
    Ai ka shtuar nacionalizmin grek ndaj shqiptareve me qendrimet e tij te njohura nga te gjithe.......shembuj sa te duash.Asnjehere nuk ka dale te mbroje padrejtesive qe i behen shqiptareve ne greqi,ndersa ne rastin e himares ishte me aktivi
    Me jep nje shembull te vetem kur ka nderhyre per fshesen qe ben policia greke ndaj shqiptareve!!!!!!!!!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Ore kjo pune nuk po merret vesht, komuiteti ortodoks qenka problemi shqipatre?!Po Gjergj kastriotin po e fyejne hoxhallare shqipatre, te gjitha xhamite i kemi me emra sulltanesh gjakatare te ketij populli, ngrini ne demostrate flamurin e Hamasit, thirrjet duam baben,20 mije te burgosur emigrante dhe qe keto dihen qe jane hasane e hysene,25 grate vrara me sqepare ne vitin qe sapo mbyllem,qeveria rregullon aktet ligjore per bashkepunetoret e Al Qaedes, e keto nuk kane lidhje me ne ortodokset, xhamine e re ne Durres e kane pushtuar me force sekti Vehabist arab, ketu ka hy e ka dale Bin Landen, ju keni ndermarre dhe akte terroriste ndaj ushtareve amerikane , po keni share Nen Terezen e figura te tjera shqipatre.Juve jeni arabizu dhe vec gjuha ju ka mbete se ju munguan veglat per ta ndryshuar.Por ceshtja eshte se ju nuk jeni as musliman , se nuk keni lexuar asnje rreshte kuran, pra e kuptoni se cfar jeni,te krishtere te mbushur me urrejtje ,te c'edukuar.Po lexoni mer kroniken e zeze dhe shikoni fytyren tuaj.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dom Gjergj Meten e pergezoj per kurajon e qytetarine, pasi nuk eshte e lehte te mbrosh te drejten ne nje Shqiperi te mbushur me njerez injorante e semure menderisht e shpirterisht. Semundje mendore duket tek fakti se njeriun qe sulmojne eshte njeriu qe ka dhene kontributin me te madh per ate vend ne Shqiperine post-komuniste. Le te dali nje shqiptar apo i huaj tjeter e te thote se ka kontribuar me shume per ate popull se Kryepeshkopi Anastas. Le te dali nje tjeter e te thote qe ka jetuar 20 vjet me shqiptaret pa i braktisuar ata per asnje moment. Semundjen shpirterore e shpalosin me urrejtjen e tyre ndaj Kishes Orthodhokse. Mos t'iu genjeje mendja se keta demone me fytyre njeriu qe i kane shitur shpirtin e tyre frymes se keqe kane ne shenjester Kryepeshkopin, Fortlumterine e Tij Anastas. Keta ne shenjester kane Kishen Orthodhokse, Orthodhoksine, pasurine me te madhe shpirterore te shqiptareve ne shekuj, kontributin me te madh te shqiptareve ne historine e njerezimit. Dhe nuk ndalen vetem me Orthodhoksine apo Kryepeshkopin, keta kane ne shenjester cdo shqiptar te lire qe zgjedh te besoje ne Zot e praktikoje besimin e tij. E kane te veshtire zombit e dale nga komunizmi te imagjinojne se ka shqiptare qe besojne ne kete bote! Shqiptaret jane dhe duhet te jene te gjithe zombi si ata! Frymore te vdekur shpirterisht.

    Sigurisht qe gjithe shoqeria duhet te ngreje zerin kur sulme te tilla behen jo vetem kunder nje Kryepeshkopi, por kur behen edhe ndaj nje shqiptari te vetem me besim. Kushdo qe i mohon nje shqiptari te vetem te drejten per te besuar e praktikuar besimin e tij, pavaresisht se cfare besimi i perket, na ka dhunuar te gjithe ne shqiptareve te drejten per te besuar e praktikuar besimin tone. Duhet ta ngrejme zerin jo vetem neper gazeta e televizione, duhet ta ngrejme zerin edhe neper Gjykatat e atij vendi. E drejta e shqiptarit per te levruar lirine e tij te besimit e ndergjegjes eshte nje e drejte kushtetuese. Kush i kercenon dhe dhunon shqiptareve kete te drejte, nuk e ka vendin neper ekrane televizionesh e neper faqe gazetash, e ka vendin ne gjyq e burg. Vetem duke e ndeshkuar shkeljen me ligj, u japim mesazhin e duhur gjithe shoqerise shqiptare se askush nuk mund te dhunoje dot lirine e tjetrit per te besuar.

    Per shume vjet o Kryezot dhe ata qe sulmojne Kishen e sherbetoret e Perendise, e marrshin ate qe kerkojne nga Perendia!

    Albo
    Pajtohem me ju se nuk duhet cenuar e drejta e askujt ne besim,por mos harro se te njejtat te drejta kan edhe ata qe nuk besojne.
    Edhe ne vendin nga na shkruan garantohen te drejtat e gjithkujt ne besim,por njekohesisht askush nuk denohet as nuk ndjeket per kritike apo tallje me "perfaqesuesit e zotit"ne toke!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •