Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    isha nje here ne greqi.
    me thote vellai im ec te shkojme ne kishe, se ishte e diel. ok,- i thashe un. kur u futa ne kishe mu afrua nje plake dhe pome fliste per nje te shenjte.. turqit ia prene koken atje poshte ndersa koka e tij erdhi vet ne kishe me tha ajo.
    me veten time un thashe keta paskan ikur per lesh te gjithe, e kane mendjen vetem tek turku.
    feja duhet te ndjelle dashuri jo urrejtje sic ben kisha ortodokse ne serbi, greqi. jemi te gjithe njelloj perpara zotit, grek, jevgj, amerikan, turq, kinez.
    pse nuk i denon ky prifti grek ata terrorristat e agimit te arte?
    Nuk i do byca me rrudha ........ha....ha.....ha...... Po eshte vete me Agimin e Argjende moooo ........!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Edhe une e kam te veshtire te hesht perballe atyre qe shkruan ky Dom-i katolik, i cili nuk shkon me larg se 'kufijte' brenda te cileve te lejon te levizesh dogma fetare!! Shqiptareve nuk mund t'i japin leksione nacionalizmi as Kreshniket, as Salijte, as edhe cdo person tjeter i mireafirmuar ne jeten politike, sociale, dhe aq me pak individe nga rrethi "i ngushte" fetar! Shqiperia, nder shekuj, ka hequr gjithe ato poshtersi ne kurriz te vet, qofte prej fqinjeve dhe makinacioneve te tyre, qofte edhe prej paaftesise per te sheshuar "grindjet ne familje" Posti, per nga pikpamja hierarkike, i Z.Anastas Janullatos eshte me i larti ne kryesine kishtare ortodokse, ndersa sherbimet e atyre(vecse) meshtareve shqiptare qofte ne Itali, Amerike apo edhe gjetke ne perendim, jo vetem qe nuk jane argument i mjaftueshem, por te krahasosh demokracine gati 300 vjecare amerikane, apo edhe ate italiane me 20 e ca vitet(karikature e gjalle) e Shqiperise, jo vetem qe eshte nje absurditet i pafalshem por te ben te mendosh se "respekti" ndaj shqiptareve eshte jo vetem inegzistent ne boten e jashtme por edhe neperkembet kaq lehtesisht nga disa lul-luma si ky ne fjale!

    Po marr vetem nje shembull fare te thjeshte: Izraeli dhe hebrenjte i'u rikthyen vendbanimit te te pareve te tyre(guxoj dhe them qe prej kohes se Moisiut biblik) vetem nga mesi i shekullit te kaluar dhe megjithese vazhdimisht ne gjendje lufte me arabet palestineze qe prej asaj kohe, ata nuk heqin dore nga te drejtat e tyre si autoktone te vendbanimeve egzistuese!! Toka eshte e shenjte!! Shqiptaret nuk e hane sapunin per djathe, as edhe kur dogma fetare na i shet per "llokum" meshash!!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Dom Gjergj Meten e pergezoj per kurajon e qytetarine, pasi nuk eshte e lehte te mbrosh te drejten ne nje Shqiperi te mbushur me njerez injorante e semure menderisht e shpirterisht. Semundje mendore duket tek fakti se njeriun qe sulmojne eshte njeriu qe ka dhene kontributin me te madh per ate vend ne Shqiperine post-komuniste. Le te dali nje shqiptar apo i huaj tjeter e te thote se ka kontribuar me shume per ate popull se Kryepeshkopi Anastas. Le te dali nje tjeter e te thote qe ka jetuar 20 vjet me shqiptaret pa i braktisuar ata per asnje moment. Semundjen shpirterore e shpalosin me urrejtjen e tyre ndaj Kishes Orthodhokse. Mos t'iu genjeje mendja se keta demone me fytyre njeriu qe i kane shitur shpirtin e tyre frymes se keqe kane ne shenjester Kryepeshkopin, Fortlumterine e Tij Anastas. Keta ne shenjester kane Kishen Orthodhokse, Orthodhoksine, pasurine me te madhe shpirterore te shqiptareve ne shekuj, kontributin me te madh te shqiptareve ne historine e njerezimit. Dhe nuk ndalen vetem me Orthodhoksine apo Kryepeshkopin, keta kane ne shenjester cdo shqiptar te lire qe zgjedh te besoje ne Zot e praktikoje besimin e tij. E kane te veshtire zombit e dale nga komunizmi te imagjinojne se ka shqiptare qe besojne ne kete bote! Shqiptaret jane dhe duhet te jene te gjithe zombi si ata! Frymore te vdekur shpirterisht.

    Sigurisht qe gjithe shoqeria duhet te ngreje zerin kur sulme te tilla behen jo vetem kunder nje Kryepeshkopi, por kur behen edhe ndaj nje shqiptari te vetem me besim. Kushdo qe i mohon nje shqiptari te vetem te drejten per te besuar e praktikuar besimin e tij, pavaresisht se cfare besimi i perket, na ka dhunuar te gjithe ne shqiptareve te drejten per te besuar e praktikuar besimin tone. Duhet ta ngrejme zerin jo vetem neper gazeta e televizione, duhet ta ngrejme zerin edhe neper Gjykatat e atij vendi. E drejta e shqiptarit per te levruar lirine e tij te besimit e ndergjegjes eshte nje e drejte kushtetuese. Kush i kercenon dhe dhunon shqiptareve kete te drejte, nuk e ka vendin neper ekrane televizionesh e neper faqe gazetash, e ka vendin ne gjyq e burg. Vetem duke e ndeshkuar shkeljen me ligj, u japim mesazhin e duhur gjithe shoqerise shqiptare se askush nuk mund te dhunoje dot lirine e tjetrit per te besuar.

    Per shume vjet o Kryezot dhe ata qe sulmojne Kishen e sherbetoret e Perendise, e marrshin ate qe kerkojne nga Perendia!

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Kristo Frasheri: Janullatosi, militant e shovinist grek

    Konferenca e Tiranës (29 gusht 1992)
    Si dëshmi se ata që kundërshtuan fronëzimin e A. Janullatosit si kryepeshkop i KOASH-it nuk qenë shqiptarë myslimanë apo katolikë, por 100% ortodoksë, u mblodh prej tyre në Tiranë më 29 gusht një konferencë e posaçme, e cila miratoi këtë rezolutë:
    “Mbledhja e madhe e besimtarëve të krishterë ortodoksë, në të cilën morën pjesë përveç përfaqësues të Tiranës edhe delegatë të rretheve të tjera, u mbajt në Pallatin e Kulturës më 29 gusht 1992, për të shqyrtuar gjendjen e palejueshme të krijuar prej shkeljes së Statutit dhe kanoneve të Kishës Autoqefale Shqiptare, nga i cili Anastasos Janullatos erdhi si ekzark dhe u shndërrua si kryepeshkop. Mbledhja shprehu me forcë vendosmërinë e përgjithshme për ta marrë në dorë shëndoshjen e shpejtë të kishës ortodokse dhe për ta rimëkëmbur Kishën mbi bazën e traditave të saj të shenjta ortodokse dhe shqiptare.

    REZOLUTA
    Mbledhja arriti njëzëri këto përfundime kryesore, të cilat po i riprodhojmë tekstualisht:
    1. Vendosja e demokracisë në Shqipëri mbas 47 vjet shtypjeje komuniste hapi rrugën e ripërtëritjes së ndjenjave fetare, që ishin ndrydhur, por jo shuar. Si gjithë besimtarët e tjerë dhe ortodoksët u tubuan rreth kishës së tyre. Por ndërsa masa e ortodoksëve priste me qetësi dhe mirëbesim rimëkëmbjen e kësaj kishe në traditat e saj të shenjta e të bukura ekzarku grek dhe i ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm” punuan në mënyrë tinëzare e të pabesë për asgjësimin e autoqefalisë së kishës shqiptare dhe për greqizimin e saj, në shërbim të forcave më regresive fanatike të kishës greke, që synojnë greqizimin e gjithë ortodoksëve shqiptarë dhe më tej.
    2. I ashtuquajturi “këshill i përgjithshëm i kishës” me sekretar Aleko Dhimën, është i paligjshëm, sepse nuk është zgjedhur me zgjedhje të shpallura e të organizuara sipas rregullave të Kishës, por është vetëshpallur. Që në fillim ai nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë të drejtë të quhet “këshill i përgjithshëm”, të flasë e të veprojë në emër të Kishës dhe të administrojë pasurinë e saj, aq më pak të bëjë propozime parësore siç janë ato për emërimin e kryepeshkopit dhe peshkopëve. Ai i ka uzurpuar këto të drejta tinëzisht, duke shfrytëzuar mirëbesimin dhe indulgjencën e besimtarëve të vënë para fakteve të kryera.
    3. Ceremonia e zhvilluar më 2 gusht 1992 në Kishën Katedale të Tiranës për të fronëzuar si kryepeshkop të Shqipërisë Anastasos Janullatosin, nuk është kryer dhe është e pavlefshme sipas rregullave të Kishës, sepse besimtarët kanë thirrur botërisht ‘Jo! Nuk është i vyer’ (dhen aksios – K.F.). Ekzarku me pasuesit e tij u detyruan të largohen nga Kisha pa u përfunduar ceremonia.
    4. Komploti i Janullatosit për t’u shpallur kryepeshkop i Shqipërisë dhe për të emëruar tre peshkopë grekë në krye të diocezave të Korçës, Gjirokastrës dhe Beratit, në kundërshtim me nenin 16 të Statutit të Kishës që përcakton se kryepeshkopi dhe peshkopët ‘duhet të jenë prej gjaku e gjuhe shqiptarë si edhe të kenë nënshtetësinë shqiptare’, është jo vetëm një shkelje shumë e rëndë e Statutit të Kishës, por edhe atentati më flagrant kundër vetë autoqefalisë së Kishës Autoqefale Shqiptare. Mbas këtij vendimi, që ka ngjallur revoltën e drejtë të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, Anastasios Janullatosi nuk është i denjë të qëndrojë as si ekzark, ai duhet të largohet nga Shqipëria menjëherë dhe përgjithmonë.
    5. Statuti i vitit 1950 dhe rregullorja e Kishës e vitit 1955 janë të paligjshme dhe të pavlefshme, sepse ato i janë imponuar Kishës Autoqefale Shqiptare nga qeveria komuniste.
    Për Kishën Autoqefale Shqiptare është në fuqi statuti i miratuar rregullisht në vitin 1928. Patriarkana Ekumenike e Stambollit e ka njohur Kishën Autoqefale Shqiptare me atë statut në vitin 1937 dhe ai Statut është rregullisht në fuqi, sepse shfuqizimet komuniste nuk kanë asnjë vlerë.
    6. Është e nevojshme që, në vazhdim të traditës së Kongresit I dhe II, të mbajtur përkatësisht në vitet 1922 dhe 1928, të mblidhet sa më parë kongresi III i Kishës Autoqefale Shqiptare, i cili të përpunojë programin dhe detyrat për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Kishe; të bëjë përshtatjen e Statutit dhe të emërojë në krye të Kishës, si administrator ose kancelar, një klerik shqiptar; ky këshill të kryejë funksionin e Sinodit të Shenjtë, derisa Kisha Autoqefale Shqiptare të përgatisë kuadrot e saj për të formuar Sinodin e rregullt.
    7. Për të bashkërenduar punën me besimtarët e rretheve të tjera ngarkohet një grup nismëtar i përbërë nga Petrit Bidoshi, Pavllo Koja, Llazar Morcka, Thoma Çomorra, Anesti Paskali, Stefan Vokopola, Nasho Bezhani, Pirro Ndreka, Mihal Hanxhari, Vangjel Shundi, Petrika Trako, Dhimitër Ndrenika, Sotir Janço, Loreta Plumbi, Lumnie Jani, Sotir Qiriako, Kristo Frashëri, Jakov Milaj, Pandeli Çina, Dhimitër Kondakçiu, Ksanthipi Mullisi, Gjergj Zheji, Jorgji Çerepi, Petraq Kosova, Vangjel Myzeqari.
    Ky grup nismëtar, mbasi të zgjerohet me përfaqësues të zgjedhur nga të gjitha diocezat dhe rrethet e tjera ku ka ortodoksë, të kthehet në “Komisionin Organizator për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe përgatitjen e Kongresit të saj III”.
    8. U kërkojmë organeve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Shtetit, Kuvendit Popullor, rretheve, bashkive dhe komunave, të ndihmojnë e të mbrojnë në të gjitha nivelet veprimtarinë e rregullt të kishës dhe zbatimin e përpiktë të Statutit të saj, të formulojnë sa më shpejt dhe të zbatojnë dispozitat ligjore të nevojshme e financiare të këshillave të vetëshpallura të kishave në Tiranë e në rrethe, sepse ka sinjalizime për parregullsi dhe abuzime të shumta.
    9. Zëri i besimtarëve myslimanë dhe katolikë, zëri i të gjithë atyre që u bashkuan me zërin e ortodoksëve për të mbrojtur Kishën Autoqefale Shqiptare, është zëri i Shqipërisë. Le të gëzohemi që shqiptarët ashtu siç punuan së bashku për të rindërtuar kishat dhe xhamitë e para, po tregojnë përsëri së toku dhe spontanisht se Feja dhe shqiptaria nuk kanë gjë të ndarë.
    U bëjmë thirrje vëllezërve minoritarë, që rrojnë pranë shqiptarëve ose midis shqiptarëve të të tria besimeve, si të barabartë midis të barabartëve, të mos bien pre e intrigave të klerikëve të mbrapshtë dhe parullave të helmuara që nxisin përçarjen dhe shovinizmin. Kisha Autoqefale Shqiptare i konsideron bij të vetë të barabartë e vëllezër në Krishtin të gjithë besimtarët ortodoksë. Këtë vëllazërim ajo e ka të shenjtë dhe do ta ruajë me besnikëri e përkushtim.
    U bëjmë thirrje personaliteteve të shquara të kulturës greke, pjesës më të emancipuar të klerit të Kishës Ortodokse Greke dhe intelektualëve të vërtetë grekë të kenë kujdes nga fushata shoviniste kundër Shqipërisë që ka ndërmarrë një numër dhespotësh të prapambetur e fanatikë, si dhe qarqe të tjera. Ju takon juve t’i thoni “Ndal!” kësaj fushate, që është një turp për Greqinë e Evropës së Bashkuar! Në themelet e lirisë e të pavarësisë së Greqisë, si dhe në sukseset e mëdha që ajo ka arritur, është dhe kontributi i gjakut dhe djersës që kanë derdhur dhe derdhin qindra mijëra shqiptarë të Greqisë. Mos lejoni që edhe një herë këto t’i shpërblehen popullit shqiptar me helm dhe intriga, vetëm sepse disa klerikë të djallit dhe politikanë anakronikë nuk janë të zotët të kuptojnë një Ballkan mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Thojuni “Ndal!” dhe kujtojuni mësimin e madh të Ungjillit: “Silluni me të tjerët ashtu siç dëshironi të sillen të tjerët me ju!”.

    Rezoluta mbyllej me këtë thirrje:
    Ortodoksë të Shqipërisë! Ta çojmë më tej valën që është ngritur në të gjitha rrethet për ruajtjen dhe ripërtëritjen e Kishës Autoqefale Shqiptare sipas kanoneve dhe traditave të saj. Të ngremë këshillat e Kishës të pastruara nga fara përçarëse antikombëtare dhe ta nxjerrim Kishën tonë të dlirë e të bukur në diellin e Shqipërisë demokratike!
    Vëllezër të Kishës Shqiptare në Amerikë! Na u gjindni afër dhe na ndihmoni me përvojën dhe me përkrahjen tuaj!
    Vëllezër myslimanë dhe katolikë! Le të lidhim duart me njëri-tjetrin dhe të tregojmë se Shqipëria është, siç ka qenë kurdoherë, e të gjithë shqiptarëve dhe se do t’i dalim zot përjetë. Kur lusim Perëndinë, do të kemi në buzë dhe emrin e Shqipërisë.
    Popull shqiptar! Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk do ta lerë veten të bëhet robinë e huaj. E pastër, duke besuar në Perëndinë, e vendosur duke besuar tek Shqipëria, e shenjtë me binomin Perëndi-Shqipëri. Pranë ikonave të saj të Krishtit dhe martirëve të krishterimit ajo do të mbajë edhe fytyrat e Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit dhe martirëve të tjerë të Kishës Shqiptare. Themelet e Kishës Autoqefale Shqiptare të Fan Nolit të madh, At Vasil Markos, kryepeshkopëve Visarion Xhuvani e Kristofor Kisi, janë të patundura përjetë sepse në to është gjaku, loti dhe djersa e të gjithë bijve të saj.
    Mbledhja e madhe e besimtarëve ortodoksë të Tiranës, Tiranë, 29 gusht 1992".
    Këtë deklaratë komisioni ia dërgoi edhe Gjykatës Kushtetuese, të përcjellë me një shkresë ku thuhej:
    “Gjykatës Kushtetuese, Tiranë.
    Në emër të grupit nismëtar që bashkërendon punën për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse Shqiptare, nisur nga fakti se mbrojtja e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e Statutit të saj është detyrë e shtetit shqiptar e lidhur ngushtë me interesat e kombit, e kemi për detyrë t’ju parashtrojmë sa vijon:
    Ekzarku grek Anastasios Janullatos ka udhëzuar klerikët e kishave ortodokse që gjatë meshës të thërrasin formulën: “Le t’i lutemi Zotit për ruajtjen e Kryepeshkopit tonë Anastas” dhe kjo formulë po përdoret në katedralen e Tiranës dhe në disa kisha të tjera, ku ka klerikë që i binden këtij udhëzimi të jashtëligjshëm.
    Në kohën kur protesta e besimtarëve e ndërpreu në mes dhe e bëri të pavlefshme ceremoninë e fronëzimit të Janullatosit në 2 gusht 1992 dhe kur presidenti i Republikës është shprehur botërisht se sipas statutit të Kishës Kryepeshkopi nuk mund të jetë një person që nuk ka kombësi e nënshtetësi shqiptare, ky veprim i ri i Janullatosit është vazhdim i mëtejshëm i veprimtarisë së tij këmbëngulëse për të zhdukur autoqefalinë e kishës sonë dhe një përpjekje e ulët për të na venë përpara faktit të kryer.
    1. Kërkojmë që organet e shtetit të ndërhyjnë me autoritet shtetëror dhe ta ndalojnë përdorimin e thirrjeve që e shpallin Janullatosin kryepeshkop kur ai as nuk është e as nuk mund të jetë i tillë, gjë që është jo vetëm një shkelje e rëndë e statutit të kishës, por edhe një sulm kundër ligjeve të rendit dhe interesit të shtetit shqiptar.
    2. Kërkojmë që me një dokument shtetëror të formulohet dhe të shpallet shprehimisht se shteti shqiptar njeh dhe mbron statutin e Kishës Autoqefale të vitit 1928, sepse në bazë të nenit 16 të atij statuti ajo nuk pranon asnjë propozim të patrikanës apo kujtdo tjetër që mund të cenoje këtë nen të statutit duke venë në krye të kishës prelate me kombësi e me shtetësi jo shqiptare dhe se vetëshpallja e Janullatosit kryepeshkop është një veprim pa asnjë vlerë ligjore që konsiderohet krejt i paqenë.
    3. Në veprimet komplotiste që Janullatosi ka bërë dhe vazhdon të bëjë kundër autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, ai që pati ardhur “për të ndihmuar përkohësisht ‘nuk meriton të qëndrojë më as si ekzark’. Kërkojmë ndërhyrjen tuaj për largimin e tij menjëherë e përgjithmonë nga Shqipëria si i padenjë.
    Bashkangjitur po iu dërgojmë deklaratën e mbledhjes së madhe të besimtarëve ortodoksë të Tiranës, mbajtur më 29.08.1992 me të cilën kërkohet ndërhyrja e shtetit në mbrojtje të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare.
    Me respekt për komisionin: Kryetari Petrit Bidoshi, Sekretari Pavllo Koja, Tiranë 14 shtator 1992".

    SHKRIMET E MEDIAS
    Në lidhje me këtë konferencë, një organ shtypi shkruante: “Në Pallatin e Kulturës, në Tiranë, më 29 gusht 1992, rreth 400 besimtarë e dashamirës të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodhën në një asamble të zgjeruar, për të analizuar aktin e çalë dhe jo kanonik të Këshillit të Përgjithshëm të Kishës sonë për kurorëzimin e grekut Anastas Janullatos si kryepeshkop të Shqipërisë. Themi “i çalë”, pse një pjesë e konsiderueshme e të pranishmëve në kishë ngriti zërin me një “Jo” të zgjatur e në kor, kur u celebrua riti i pyetjes së popullit “anaksios” (i padenjë)… Kënga “Për mëmëdhenë” dhe buçitja “Kisha është e jona” ua prishën humorin atyre që kishin ardhur apostafat me autobusë të posaçëm nga minoriteti dhe përtej, për këtë ngjarje të 2 gushtit 1992, që do t’i vinte një kryq të madh përpjekjeve të lavdishme të Fan Nolit dhe atdhetarëve të tjerë që dhanë jetën dhe djersën e tyre për pavarësinë e kishës sonë autoqefale. Thamë se akti që antikonik sepse efektivisht kurorëzimi nuk u bë në kishë… por ceremonia përfundoi në hollet e hotel ‘Tiranës’. Për më tepër, u shkel statuti i vitit 1929, që ndalon kategorikisht si kryetar të kishës një prelat jo shqiptar” (Gazeta “Lirija”, 4 shtator 1992).
    Për fat të keq, grupi nismëtar nuk ishte në dijeni të dispozitave kushtetuese të shtetit shqiptar, të cilat e ndalojnë shtetin të ndërhyjë në çështjet e besimit dhe në atë të institucioneve fetare. Për këtë arsye, si kërkesa e grupit nismëtar drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ashtu edhe rezoluta e mbledhjes së 29 gushtit 1992 drejtuar institucioneve shtetërore nuk u morën në konsideratë prej tyre. Në këto rrethana, hirësia e tij A. Janullatos e gëzoi postin e padrejtë që mori tinëzisht në hotel “Tirana International” më 2 gusht 1992.

    ARGUMENTET E JANULLATOSIT
    Në një shkrim të botuar në “Koha Jonë”, më 11 shtator 1992, thuhet:
    “Në Shqipëri vazhdon fushata kundër fronëzimit të at Anastas Janullatosit, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Përditë në gazetat shqiptare botohen peticione besimtarësh ortodoksë, të cilët kërkojnë shfronëzimin e priftit grek. Në një konsultë të këtyre besimtarëve të shtunën e kaluar (5 shtator 1992 – K.F.) u vendos mosnjohja e këshillave të vetëzgjedhura dhe e sinodit të tyre dhe gjithashtu u planifikua thirrja e një kuvendi panortodoks. Po aty u tha s e70 mijë besimtarë minoritarë në tërë vendin, ortodoksët shqiptarë janë mbi 660 mijë dhe nuk ka asnjë motiv që ata të drejtohen nga një kryepeshkop grek sado i përgatitur të jetë ai”. Në atë shkrim nënvizohet fakti se konsulta e quajti A. Janullatosin të vetëzgjedhur dhe të paligjshëm si kryepeshkop i Shqipërisë.
    Pyetjes që Ben Blushi, në atë kohë gazetar, i drejtoi A. Janullatosit në lidhje me fronëzimin tij i cilësuar i parregullt dhe i paligjshëm, kryepeshkopi iu përgjigj duke i bërë bisht si zakonisht përgjigjes. Në vend të saj, ai tha:
    “Shumë vetë e dinë që unë s’kam pasur në jetën time ambicie për të ardhur këtu dhe për të zënë ndonjë vend. U ftova të vij këtu dhe të ndihmoj, përderisa e dija se Kisha në Shqipëri kishte vuajtur më shumë se në çdo vend tjetër pas një persekutimi të gjatë…”. Më tej ai shtoi se nuk kishte asnjë interes për politikë dhe se ata që e zgjodhën e njihnin mirë qëndrimin e tij kishtar dhe kontributin që ka dhënë në krijimin e Kishës Ortodokse në Afrikë. Shtoi më tej se ai, tani që u zgjodh kryetar i KOASH-it, “do të mbronte interesat e komunitetit ortodoks shqiptar, i cili mund të binte pre e kishave dhe pretendimeve të fqinjëve” (“Koha Jonë”, 11 shtator 1992).
    Duke zënë në gojë fqinjët, ai nuk e kishte fjalën për grekët, por për maqedonët që i kishin zënë syrin Prespës dhe për arumunët që donin një peshkop rumun. Ai nguli këmbë se zgjedhja e tij është e ligjshme, mbasi mbështetet në Kushtetutën e vitit 1967 (!0, e cila, sipas tij, ishte ende në fuqi, “E di, - theksoi ai, - se ka njerëz që thonë se ky ligj i periudhës së sundimit të Partisë Komuniste nuk është ekzistent. Kjo nuk është e vërtetë, sepse shteti në atë kohë ekzistonte”. Më tej, gjithashtu kryepeshkopi pohon se për kandidaturën e tij ka dhënë miratimin edhe Presidenti Berisha, në një kohë kur ai vetë (Janullatosi) shprehet kundër ndërhyrjes së shtetit në punët e kishës. Ai thotë se presidenti u tregua shumë i përzemërt me të dhe i tha se ne (shteti shqiptar – K.F.) e pranojmë kandidaturën tuaj, por jo atë të tre peshkopëve të tjerë.
    Deklaratën e tij A. Janullatosi e mbylli me këto fjalë: “Në qoftë se njerëzit duan të rri, unë do të rri, por në qoftë se jo, thotë ai duke iu referuar besimtarëve ortodoksë, unë jam i lirë të shkoj në punën time”. Më në fund ai mohon se ka pasur peticione kundër tij. Ai thotë se ato janë disa grupe të vogla edhe me emra myslimanë, të cilët ai nuk ka ndërmend t’i marrë parasysh. (“Koha Jonë, 11 shtator 1992).
    Me keqardhje duhet të themi se në këtë apologji të tij kryepeshkopi A. Janullatosi gënjeu tri herë: a- Kur tha se ai u zgjodh në përshtatje me kanonet kishtare dhe se ata që thirrën “anaksios” qenë qytetarë myslimanë; b – Kur tha se zgjedhja e tij është në përshtatje me kushtetutën e vitit 1950, në të cilën kërkohet si kusht të paktën nënshtetësia shqiptare që ai nuk e kishte; c – Kur deklaroi se rezoluta e 29 gushtit 1992 ishte hartuar nga grupe myslimanësh shqiptarë, kurse në të nuk kishte asnjë pjesëmarrës islamik. Megjithatë, pika më e dobët e fronëzimit të tij si kryepeshkop i Shqipërisë është fakti se deri sot pas 18 vjetësh, ai nuk ka botuar asnjë procesverbal të hartuar në kohën e fronëzimit dhe të nënshkruar nga peshkopët që u ndodhën në kohën e fronëzimit, që të deklarojnë me përgjegjësi se në ceremoninë solemne të 2 gushtit 1992 të mbajtur në katedralen e Tiranës, ai, Hirësia e tij Anastas Janullatos, u zgjodh njëzëri në përshtatje me kanonet tradicionale kishtare kryepeshkop i KOASH-it. Pa një procesverbal të tillë, të gjitha deklaratat që ai ka bërë poshtë e përpjetë janë pa vlerë, madje mund ta themi me plot gojën, janë mashtrime.
    Me emërimin e tij si një nënshtetas grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe në shërbim të Kishës Ortodokse Greke, ai shkeli një nga parimet universale të kishës së krishterë lindore. Dihet se kishat ortodokse autoqefale të vendeve të ndryshme të pavarura nga njëra-tjetra janë motra të barabarta, kurse Patrikana ekumenike është edhe ajo e barabartë, por e para ndër të barabartat. Të gjitha kishat ortodokse autoqefale janë të varura dhe të ndërlidhura me shtetin kua to ushtrojnë besimin e tyre. Në bazë të parimeve moderne të shpallura që nga Revolucioni Frëng i vitit 1879 institucionet fetare, pra edhe kisha ortodokse, nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët dhe jetën e shtetit. Nga ana tjetër, shteti për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare ka të drejtë të mbikëqyrë veprimtarinë administrative të çdo komuniteti fetar. Një nga parimet themelore është që udhëheqësit fetarë të jenë me kombësi ose nënshtetësi të shtetit të tyre. Për shembull, në ligjin e shtetit grek mbi fenë, paragrafi 3, neni 12, për “kryepeshkopin e Athinës dhe të gjithë Greqisë”, thotë: “të zgjedhurit e kishës duhet të jenë të gjithë të kombësisë greke”.
    Janullatosi mbron pikëpamjen se statuti i kishës shqiptare miratuar në kongresin e vitit 1929 është i shfuqizuar. Kjo për arsye se atij i intereson, meqenëse neni 16 nuk lejon në mënyrë ligjore-kanonike që Prof.Dr. Janullatosi si një grek të jetë kryepeshkop ose peshkop në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Duhet pasur parasysh se KOASH-i dhe statuti i vitit 1929 është, sikurse u tha, i njohur nga Patriarku i Stambollit Benjamin i Parë me “Tomin” e vet të lëshuar më 12 prill 1937. Për habinë tonë, kryepeshkopi Janullatos e quan të rrëzuar “Tomin” e Patriarkut të Kostandinopojës dhe emërimin e tij e mbështet në statutin e miratuar nga shteti komunist me Kongresin e Tretë të Delegatëve Ortodoksë, të mbledhur në Tiranë më 5-10 shkurt 1950 – statut që nuk ka marrë pëlqimin e Patriarkatit të Kostandinopojës. Kjo do të thotë se statuti i vitit 1929, i pajisur me “Tomin” e Patriarkut Benjamin i Parë më 1937, është ende në fuqi.
    Dihet se statuti i 1950 u miratua nga një i ashtuquajturi sinod në kushtet kur dy anëtarë të tij, mitropolitët Kristofor Kisi dhe Irene Banushi ndodheshin të burgosur. Si rrjedhim, në të tilla kushte ai ishte një statut pa vlerë. Që këtej lind pyetja: a ka të drejtë A. Janullatosi të mbështetet në një statut të miratuar fund e krye nga një i ashtuquajtur kongres dhe i ashtuquajtur sinod?
    Sigurisht që Janullatosit i intereson statuti i vitit 1950, sepse aty mungon kushti, sipas të cilit, kryepeshkopi duhet të jetë me kombësi shqiptare, po ashtu edhe neni 3, i cili thotë: “Ndonëse gjuha zyrtare e kishës është shqipja, në shërbimet fetare mund të përdoren edhe gjuhë të tjera”. Është pikërisht në mbështetje të këtij neni që në fillim kryepeshkopi Anastas urdhëroi që në kishat e Shqipërisë shërbesat fetare të zhvilloheshin në greqisht, pavarësisht se më vonë, për shkak të protestave popullore ai u detyrua të hiqte dorë.
    Arsyet që e shtynë Janullatosin ta quajë të zhvleftësuar janë të shumta, por ne këtu nuk mund të merremi me to. Mjafton të përmendim nenin 55 të statutit të vitit 1929, i cili e ndalonte kategorikisht kishën shqiptare të merrte “dhurata” nga të huajt dhe se pranimi i tyre konsiderohej si nënshtrim i politikës ndaj shteteve kreditore në dëm të pavarësisë së shtetit dhe të kishës. Me fjalë të tjera, marrja e huave dënohej si një akt politik jo kombëtar.
    Pavarësia e plotë e KOASH-it, ashtu si dhe pavarësitë e institucioneve të tjera fetare, konsiderohet në statutin e vitit 1929 si një nga garancitë e pavarësisë së shtetit shqiptar, garanci të cilën kryepeshkopi i tanishëm A. Janullatos e ka shkelur me të dyja këmbët.

    PERFUNDIM
    Nga sa u tha deri tani, del ky konkluzion: se nga pikëpamja juridike-kanonike-ekleziastike është në fuqi statuti i KOASH-it i vitit 1929, i miratuar nga Patriarkana Ekumenike me “Tomusin” e vet më 1937. Si rrjedhim, Hirësia e tij A. Janullatos është zgjedhur si kryepeshkop i Shqipërisë më 2 gusht 1992, në mënyrë të paligjshme nga 3 pikëpamje: e para, se më 1992 kur ai pretendon se është zgjedhur kryepeshkop, KOASH nuk kishte një Sinod të Shenjtë, i cili ka të drejtë të zgjedhë kryepeshkopin e Shqipërisë. E dyta, se Hirësia e tij A. Janullatosi nuk ka të drejtë të zgjidhet jo vetëm kryepeshkop, por as peshkop i kishës shqiptare, përderisa ai nuk është shqiptar nga kombësia. E treta, se ceremonia e zgjedhjes së tij nuk gjeti pëlqimin (aksios) të të gjithë të pranishmëve në asamblenë kishtare të 2 prillit 1992. Pra, proklamimi i tij si kryepeshkop i Shqipërisë në hollin e hotel “Tirana International” është një mashtrim apo abuzim i tij, quajeni si të doni, i padenjë jo vetëm për një kryepeshkop, por edhe për një prift ordiner të kishës së krishterë shqiptare. Për të gjitha këto arsye, ne e konsiderojmë ushtrimin e tij të deritanishëm në krye të KOASH-it jo si kryepeshkop, por si ekzark.
    Si një dhelpër, ai arriti të bindte opinionin që frekuentonte kishën se do t’i bënte shërbime të mëdha autoqefalisë së ortodoksisë shqiptare. Në të vërtetë, ai kreu shumë investime në fushën e ndërtimit të faltoreve dhe të përgatitjes së kuadrove. Ai hoqi shpejt dorë nga lufta që sapo erdhi i shpalli Fan Nolit. Me dinakëri arriti të krijonte një sinod prej katër peshkopësh, nga të cilët tre janë me kombësi greke. Me një fjalë, ai arriti t’i fashitte protestat e intelektualëve ortodoksë shqiptarë. Në fakt, A. Janullatosi është kryepeshkop i pleqve dhe i plakave, të cilat të dëshiruara për të parë një meshë në gjuhën shqipe nuk interesohen fort për kombësinë e priftit, kur ai meshon shqip. Megjithatë, vepra e tij tinëzare nuk shlyhet kollaj. Materiali që ilustron veprimtarinë e tij në Shqipëri provon se ai është një agjent i fshehur i shovinizmit grek që përgjon ditën e përshtatshme për t’i shkëputur Shqipërisë të ashtuquajturin “Vorio-Epir”. Po ashtu, materiali dokumentar dhe mediatik tregon se ai që gënjen në trajtimin e solemnitetit peshkopal të 2 gushtit 1992 është për turpin e tij Anastas Janullatos.
    Nuk ka dyshim se dinakëria e tij për ta fshehur veten si militant i politikës shoviniste greke një ditë do të zbulohej. Rastin e dha ndërhyrja e tij për aksidentin fatkeq që pati himarjoti Aristotel Guma – një ndërhyrje e kombinuar nga Athina me kronometër me akuzën e të ashtuquajturit shpërthim të nacionalizmit shqiptar që shprehën më 13 shtator 2010 zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Delavekuras, deputeti i Parlamentit shqiptar, Vangjel Dule dhe kryetari i shoqatës “OMONIA’, Vasil Bollano. Është pikërisht ky kombinim kronometrik që i shndërroi dyshimet e mia mbi A. Janullatosin si simpatizant i Greqisë në një militant të politikës shoviniste greke.
    Pavarësisht nga synimet e tij të fshehta, meqenëse si ekzark ai e ka kryer detyrën që kishte marrë përsipër për rimëkëmbjen e kishës së shkallmuar shqiptare, puna e do që ai të largohet me gjithë falënderimet tona nga Shqipëria. Më në fund, është e domosdoshme që me largimin e tij ndonëse me vonesë, të mblidhet një kongres i rregullt i KOASH-it, i cili t’ia kthejë Kishës Ortodokse Shqiptare prestigjin që kishte kur ajo u krijua nga i pavdekshmi mitropolit, Fan Noli.

    Gazeta Shqiptare

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Kristo Frasheri: Janullatosi, militant e shovinist grek

    Gazeta Shqiptare
    Me mire mos e kishe sjelle fare kete shkrimin e Kristo Frasherit se dhe ai po ti shohe tani do thote cpaskam shkrojtur keshtu,mos kam qene gje i pire
    Mbaj mend qe ne kohen e ka shkruar kete ka mare nje pergjigje nga kryepeshkopi qe se hapi me gojen pastaj...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Merr vesh "bishti i qenit" thuaj... Na o qorr sy!! Hic prape!

    Te fala,
    A...kademikut!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga EXODUS Lexo Postimin
    Merr vesh "bishti i qenit" thuaj... Na o qorr sy!! Hic prape!
    Te fala,
    A...kademikut!
    Meqe e nise me Kristo Frasherin,po te sjell pergjigjen qe e beri te mos e hape me gojen per kete gje.
    Anastas Janullatos

    Ortodoksia shqiptare, Kisha dhe identiteti i saj është tema e polemikës që ka nisur prej kohësh në “Gazetën Shqiptare” mes kryepeshkopit ortodoks, Janullatos dhe historianit Kristo Frashëri. Në këtë numër, kryepeshkopi i përgjigjet Frashërit për disa pikëpyetje të ngritura prej tij për rolin e Janullatosit në Kishën shqiptare.

    Ndiej keqardhje, që për herë të tretë jam i detyruar, të zhbëj akuzat këmbëngulëse të z. Frashëri. Nëse bëhej fjalë vetëm për shpifje dhe fyerje të adresuara ndaj personit tim, nuk do të isha përgjigjur më. Por me ato që mbështet z. Frashëri synon të verë në dyshim kanonicitetin dhe ligjshmërinë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të një komuniteti në të cilin bëjnë pjesë qindra mijëra besimtarë. Për më tepër, sulmi i tij shtrihet edhe ndaj Patriarkanës Ekumenike.
    Le të supozojmë për një çast- duke e marrë si hipotezë- se ka vlerë teoria e tij jo e vërtetë që përsërit, pas 18 vitesh, se Kryepiskopi është “i paligjshëm”. Atëherë edhe të gjithë episkopët, presviterët dhe dhjakonët e shtetësisë shqiptare që ai i dorëzoi klerikë janë të paligjshëm... Sipas kësaj hipoteze nuk do të kishte sot një hierarki dhe kler kanonik shqiptar. Por nëse do të ndodhte diçka e tillë, Kisha e sotme e Shqipërisë, duke mos pasur episkopë dhe klerikë kanonikë, nuk mund të jetë “Autoqefale”. Por as edhe Kishë Orthodhokse! Kjo hipotezë tregon qartë se ku të çojnë pikëpamjet e z. historian. Ai përpiqet të vendosë një bombë artizanale me shpërthim të vonuar në ndërtesën e sotme të Kishës Orthodhokse. Këto që po paraqes nuk janë një “apologji”, siç vazhdimisht e quan z. Frashëri, thjesht po çaktivizoj mekanizmin shpërthyes të arsyetimeve dhe të akuzave të tij.
    Tomosi Patriarkal për Autoqefalinë dhe Statuti i vitit 1929
    1. Po e filloj me Statutin e vitit 1929. Z. Frashëri ka pohuar i sigurt, në mënyrë të përsëritur, 14 herë, se ky Statut është miratuar dhe legjitimuar nga Tomosi Patriarkal me të cilin, më 12 prill të vitit 1937, iu dha Autoqefalia Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Ai akuzon Patriarkanën Ekumenike sepse “vepron kundër Statutit të vitit 1929, që e miratoi me Tomosin e vitit 1937”! Për më tepër, na qorton: “fyet Patriarkanën që kishte miratuar Statutin e vitit 1929”. Meqë teksti në fjalë ka një rëndësi esenciale, po e paraqesim të plotë, edhe me fotokopjen e origjinalit. Siç mund të konstatojë çdo lexues, në asnjë pikë të tij nuk flitet për Statutin e vitit 1929. Pra, del shumë qartë se sa e vështirë është t’i besosh z. Frashëri.
    Në përgjigjen e mëparshme, shpjegova në mënyrë të shtjelluar temën e Statutit. Theksoj përmbledhtazi se nga ana juridike, Statuti i vitit 1929 u zëvendësua përfundimisht në vitin 1950 nga Kongresi III i Përfaqësuesve Orthodhoksë. Ky kongres hartoi Statutin e ri, që në vazhdim u miratua me Dekretin nr. 1065, të 4 majit 1950 dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar. Por edhe ky dekret reshti së pasuri fuqi për shtetin me dekretin 4337 të 13 nëntorit 1967.
    Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri, nuk ndodhi një ringjallje automatike e legjislacionit ekzistues të kohës së Zogut. Nëse do të ishte bërë diçka e tillë, do t’u ishin kthyer të gjithë pronarëve, si edhe Kishës, pasuritë e tyre, dhe do të ishte ripërtërirë roli i kujdestarisë së pushtetit shtetëror mbi Kishën. Theksova (31.10.10) se në vitin 1992, në periudhën e tranzicionit politik, shteti demokratik i Shqipërisë nuk kishte ende Kushtetutë të re. Ishin votuar nga Kuvendi Pluralist “Dispozitat Kushtetuese” që nuk i referoheshin asnjë Statuti Kishtar. Në Statutin e vitit 1929 ka mjaft dispozita, që e vënë Kishën nën kontrollin e mbretit dhe të qeverisë, d.m.th., që bien ndesh me frymën e Kanoneve të Kishës Orthodhokse, si edhe me Kushtetutën demokratike të votuar në vitin 1998. Po parashtrojmë dy nene të tij: Në nenin 15 të Statutit të vitit 1929, thuhet: “Në rast që Kryepishkopi i zgjedhur prej Sinodhit nuk pëlqehet prej Mbretit, Sinodhi detyrohet të zgjedhë një tjetër, të cilin ia paraqet Mbretit për pëlqim dhe dekretim”. Paragrafi 3 i nenit 21 shkruan: “Për shkaqe të jashtëzakonshme të sqaruara drejtpërsëdrejti e me Dekret Mbretëror, Kryepishkopi, Peshkopët dhe Ikonomi i Math Mitrofor,... largohen me një herë nga detyra me dekret Mbretëror”. Pra, është një Kishë robinjë e vullnetit dhe arbitraritetit të pushtetarit më të lartë të vendit e madje të mbretit të një besimi tjetër. Z. Frashëri ka nostalgji për një autoqefali të këtij lloji dhe ai do që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë të ecë në bazë të këtij Statuti në periudhën e re të demokracisë, e nënshtruar ndaj pushtetit të kësaj bote dhe madje ndaj pushtetarëve jo orthodhoksë. Por këto dekrete janë në kundërshtim absolut me Kanonet e Shenjta të Orthodhoksisë dhe me konceptin e Autoqefalisë, që përjashton çdo ndërhyrje të cilitdo pushteti jashtë strukturave të Kishës Orthodhokse. Fatmirësisht, rrjedha e kohës ka përjashtuar një mundësi të tillë.
    Pak ditë pas Tomosit Patriarkal dhe Sinodik të 12 prillit 1937, Patriarkana Ekumenike njoftoi me Letra Kishat e tjera Orthodhokse Autoqefale. Shembull për këtë është letra e 19 prillit 1937, drejtuar Kishës së Serbisë dhe Rumanisë ku thuhet se Patriarkana Ekumenike ndërmori organizimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri në tërësinë e saj, pa dallime racore dhe se të gjitha komunitetet në Shqipëri, pavarësisht etnisë së tyre do të shijojnë po të njëjtat kushte për t’u zhvilluar nga ana kishtare dhe se do të kenë të njëjtat të drejta të cilat Kisha u përpoq t’i sanksionojë zyrtarisht në marrëveshjen e saj me Qeverinë e nderuar mbretërore të Shqipërisë...”. Me shpalljen e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike, të gjithë anëtarët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (shqiptarë, grekë, arumunë, sllavë etj.) “kanë të njëjtat të drejta pa asnjë dallim etnik”.
    Nga ana kishtare, Tomosi Patriarkal dhe Sinodik për Autoqefalinë përbën themel të ri, për Kishën e Shqipërisë dhe në mënyrë indirekte mënjanon esencialisht Statutin e vitit 1929. Nuk njeh se ka ekzistuar “Kishë Autoqefale” kanonike përpara vitit 1937. Tomosi për Autoqefalinë, e theksojmë përsëri këtë gjë, vë një themel të ri kanonik dhe të vlefshëm. Është e qartë, se nuk do të jepte diçka, të cilën e njihte se kishte ekzistuar më parë. Që të jepej Autoqefalia, Kryepiskopi Visarion u detyrua të dorëhiqet (maj 1936), e u zgjodh një Sinod i Ri në Konstandinopojë nga Patriarkana Ekumenike në fillim të prillit 1937. Njëkohësisht me Tomosin, më 12 prill 1937, u dërgua “Letër patriarkale dhe sinodike për grigjën orthodhokse në Shqipëri”, ku ajo u njoftua për ngjarjet e mësipërme dhe ku iu kërkua popullit orthodhoks të Shqipërisë të qëndrojë me besim rreth Sinodit të Shenjtë. Nuk i referohet asnjë votimi të mëparshëm të popullit dhe as e kërkon një gjë të tillë.
    Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, duke iu përgjigjur kushteve të reja të shoqërisë shqiptare, e votuar në vitin 1998, përcaktoi karakterin “laik’ të shtetit dhe me dy nene të saj (neni 10 dhe 24), sanksionoi plotësisht lirinë fetare dhe pavarësinë e komuniteteve fetare. Në këtë mënyrë, bazuar në nenin 10, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bashkë me komunitetet e tjera fetare të vendit, njihet si person juridik dhe është e pavarur për sa i takon administrimit dhe përdorimit të pasurisë së saj “sipas parimeve, ligjeve dhe kanuneve të saj”. Siç e shpjegova, si rrjedhojë pas ardhjes së demokracisë në vitin 1993 u bë një Kongres dhe së fundmi, në vitin 2006 u bë një Asamble tjetër me 257 pjesëmarrës, që miratoi Statutin e ri mbështetur në Kushtetutën e vitit 1998, ku morën pjesë midis të tjerëve, edhe të gjithë klerikët. Sot marrëdhëniet midis Shtetit dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë mbështeten mbi nenet e lartpërmendura 10 dhe 24 të Kushtetutës shqiptare dhe rregullohen me hollësi nga “Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Kjo marrëveshje, pasi u ratifikua në Kuvendin e Shqipërisë, u bë, e theksoj këtë gjë, ligj i shtetit nr. 10057 / 22.1.2009.
    ZGJEDHJA, FRONËZIMI DHE PATRIARKANA EKUMENIKE
    2. Ndërsa për sa i takon çështjes së vlefshmërisë së zgjedhjes dhe të fronëzimit, z. Frashëri iu rikthehet, duke përsëritur po të njëjtat fjalë si në artikujt e mëparshëm, duke këmbëngulur te mendimi i gabuar se nuk u respektuan kanonet. Po cilat kanone? Është e pavërtetë se më 2.8.1992 u pyetën “besimtarët e ndodhur aty, nëse pranonin ose jo”. Gjithashtu të tjerë kanë bërë përshkrimin e asaj dite me hollësi. Unë po i hyj thelbit, anës nomokanonike dhe dua të nënvizoj se thirrja e termit “anaksios” nga cilido grup nuk sjell kurrfarë pavlefshmërie as të zgjedhjes dhe as të fronëzimit. Asnjë Kanon kishtar nuk thotë apo nënkupton diçka të tillë. I solla z. Frashëri referenca për vepra themeltare të së Drejtës kanonike. Por ai nuk e di pse përsërit dhe rithotë në mënyrë monotone teorinë e tij të fabrikuar. (Më hollësisht për këtë temë shih Gazetën Shqiptare 31.10.2010).
    Ai mbështet tezën se në vitin 1991 ekzistonte Kishë Autoqefale meqë ekzistonin disa grupe besimtarësh që i kishin mbijetuar persekutimit të sistemit të mëparshëm. Sipas së Drejtës kanonike të Kishës Orthodhokse, pa praninë e episkopit nuk mund të ekzistojë as episkopata e për më tepër as Kishë lokale autoqefale. Realiteti kishtar i vitit 1991, siç është e ditur, ishte gërmadhë dhe vetëm gërmadhë, varfëri dhe braktisje. Çdo element pasurie ishte konfiskuar nga shteti. Të vërtetën që parashtrova e njohin të gjitha Kishat Orthodhokse në botë. “Përrallë e pahijshme” janë pra, sa z. Frashëri thotë në mënyrë arbitrare, pa pasur njohje dhe mbështetje. Më në fund, le ta kuptojë edhe njëherë, se nuk ka të drejtë të japë mendime për të Drejtën Kanonike të Kishës Orthodhokse sidomos me njohjet e pakta dhe të pjesshme që disponon.
    3. Në shënjestër të z. Frashëri kësaj radhe shtohet edhe Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës dhe Patriarku i sotëm Ekumenik Vartholomeu, një figurë e madhe, e vlerësuar jo vetëm në botën orthodhokse, por edhe në mbarë botën e krishterë e jo të krishterë. Ai është i njohur për formimin e tij theologjik dhe gjykimin e drejtë, dhe për më tepër është doktor i së Drejtës Kanonike i Universitetit të famshëm Gregorian të Romës. Pra z. Frashëri i jep këshilla Patriarkut se çfarë duhet të bënte dhe e qorton për gjoja shkeljet e ndodhura. Komentet janë të tepërta. Patriarkana Ekumenike, për 16 shekuj, është një institucion mbarëbotëror, i pavarur, garantues; nuk është zmbrapsur para kërkesave nacionaliste - as të Qeverisë së Greqisë dhe as të Kishës së Greqisë dhe të asnjë vendi tjetër. Ca më shumë nuk zmbrapset përpara teorive të pasakta të njerëzve që nuk kanë lidhje me çështjet kishtare.
    Kur Kisha e Shqipërisë ishte shpërbërë plotësisht, pas persekutimit të egër, vetë autoriteti kishtar, Patriarkana Ekumenike, që kishte dhënë Tomosin e Autoqefalisë, mori me shpejtësi iniciativa të reja për të restauruar Autoqefalinë, duke zgjedhur një udhëheqje të re kishtare. (Shih përshkrimin analitik të ngjarjeve në përgjigjen time të mëparshme). Këtu duhet të theksojmë edhe një herë se Sinodi i Parë Kanonik i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në prill 1937, u zgjodh në Kostandinopojë nga Patriarkana Ekumenike.
    Z. Frashëri pyet veten përse një ndërhyrje e ngjashme nuk u bë në Kishat e tjera Orthodhokse, që kishin pësuar persekutimin komunist. Përgjigjja është e thjeshtë. Kishat e tjera të Rusisë, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë etj., nuk reshtën së pasuri Sinod të Shenjtë kanonik dhe episkopë dhe, klerikët e këtyre vendeve nuk u ndaluan të kryejnë Liturgjinë Hyjnore. Në Shqipëri u ndalua çdo shprehje e jetës së Kishës për 23 vite. Nuk u ruajtën as Sinodi dhe as episkopët. Grupet e vogla të paorganizuara të besimtarëve, që ekzistonin në vitin 1991 pa episkop, nuk përbënin “Kishën e gjallë Autoqefale”. Është parim kishtar bazë se pa episkopin nuk ekziston Kisha. Nëse do të kishte ekzistuar qoftë edhe një episkop, procesi i rindërtimit të Kishës do të ishte i ndryshëm.
    Pra, i vetmi tekst kishtar serioz, i njohur nga Orthodhoksia në mbarë botën dhe që kishte autoritet kanonik për periudhën e tranzicionit 1991-1992, ishte Tomosi i Patriarkanës Ekumenike mbi Autoqefalinë dhe Kanonet e Shenjta. Në bazë të këtyre u ringrit Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në themele të forta kanonike dhe për këtë arsye sot njihet nga të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse të botës.
    KISHA E SHQIPËRISË, MARRËDHËNIET, BURIMET
    4. Z. Frashëri këmbëngul të shikojë Greqinë si vend armik dhe çdokënd që lidhet me atë si të rrezikshëm. Ai ngatërron me të sotmen eksperiencat familjare traumatike të Luftës së Parë Botërore dhe shikon si “nepërka” kryepriftërinjtë e priftërinjtë që vijnë nga Greqia. Me fraza nënçmuese, kultivon dyshimin dhe armiqësinë. Në këtë përpjekje të tij ai rreket të përfshijë edhe Kryepiskopin. Nuk merr në konsideratë shtrirjen bashkëkohore të marrëdhënieve greko-shqiptare (investimet në fusha të ndryshme të industrisë, shëndetit, qindra mijë shqiptarë që punojnë në Greqi, bashkëpunimin në NATO, rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian etj.), por sjell në kujtesë klimën e epokave më të vjetra. Nga sa kam dijeni, qeveritë dhe partitë e mëdha politike, si të Shqipërisë ashtu edhe të Greqisë, theksojnë, në kundërshtim me këtë teori, se marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësore deri në të shkëlqyera. Sigurisht, nuk mungojnë grupet, që ngulin këmbë në kundërshti dhe armiqësi. Unë, e kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, se besoj me fjalë dhe vepra që rruga e vetme për të ardhmen është bashkëpunimi i sinqertë dhe solidariteti i popujve fqinjë. Kurrë nuk kam menduar asgjë kundër integritetit dhe dinjitetit të ndonjë vendi. Jam i sigurt se vetëm ata që punojnë sinqerisht për kultivimin e respektit të ndërsjellë, miqësisë dhe mirëkuptimit, kontribuojnë esencialisht në bashkëjetesën paqësore dhe në progresin midis dy vendeve.
    5. Z. Frashëri deklaron se shqetësohet sepse “në bashkëpunim me Patriarkun e sotëm të Konstandinopojës Vartholome shkelëm Autoqefalinë e KOASH dhe se ajo u kthye në një Kishë Autoqefale Greke në Shqipëri”. Askush nuk duhet të ketë edhe shqetësimin më të vogël për një gjë të tillë. Për 19 vite me radhë, luftova me përpjekje të mundimshme dhe të vazhdueshme për arsimimin e klerikëve të shtetësisë shqiptare, si kuadro të Kishës sonë dhe për përgatitjen e tyre që të përballojnë të ardhmen. Tre episkopët, tre arkimandritët, 130 priftërinj, presviterë dhe dhjakonë, që përbëjnë klerin e sotëm, rreth 750 nëpunës që punojnë në sektorë të ndryshëm të Kishës, shkolla, klinika etj. dhe qindra mijëra qytetarë shqiptarë që mbushin kishat, tregojnë në mënyrën më të qartë se sa i pabazuar është ky shqetësim. Sa për shtetasit grekë që shërbejnë sot në Shqipëri, përveç Kryepiskopit janë vetëm katër klerikë të tjerë, e katër gra. Gjithashtu ndihmojnë katër gra amerikane dhe dy amerikanë laikë. Z. Frashëri le të shqyrtojë se sa qindra të huaj, nga vende të afërta e të largëta punojnë për komunitetet e tjera fetare.
    U përpoqëm tok me bashkëpunëtorët e mi, vendas dhe të huaj, që nga gërmadhat të ringremë, të organizojmë dhe të zhvillojmë Kishën lokale, me veprimtari të gjera sociale, me të vetmin qëllim për t’i dorëzuar stafetën brezit të ri të klerikëve shqiptarë, të cilët do t’ia dalin mbanë të mbijetojnë dhe të durojnë presionet dhe vështirësitë e shumëllojta të së ardhmes.
    6. Sa i takon ndihmës ekonomike që ka ardhur nga jashtë, nuk përbën sekret dhe z. Frashëri ndërmerr të na e zbulojë gjoja këtë të fshehtë. Gjatë gjithë këtyre 19 viteve të vështira, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kishte burime financiare të pakta, por u përball me nevoja direkte jashtëzakonisht të mëdha për mbijetesë, për mbajtjen e klerikëve dhe të organeve të tjera administrative, si dhe të programeve që ka zhvilluar. Për të gjitha këto, falë autoritetit ndërkombëtar të Kryepiskopit janë mbledhur shumë ndihma nga vende të ndryshme- Amerika, Greqia, Australia, Turqia, Danimarka, Gjermania, Zvicra, Holanda etj. Sigurisht, më shumë të njohur dhe miq i kemi në Greqi. P.sh një besimtar i thjeshtë na dhuroi tërë pasurinë e tij- 3,5 milionë euro. Kryepiskopi, është kthyer në një magnet dhe urë që të vijnë dhurata prej miliona eurosh dhe dollarësh. Me këto burime ekonomike janë lehtësuar dhe vazhdojnë të lehtësohen mijëra njerëz të vuajtur, studiojnë të rinj, shërohen të sëmurë. Gjithashtu janë vënë në dispozicion jo vetëm të infrastrukturës kishtare, por edhe më gjerë, për veprën sociale në Shqipëri. Kujtoj edhe një herë se gjatë krizës së vitit 1999, nëpërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Konferencës Evropian të Kishave, në të cilat bëjmë pjesë, arritëm të grumbullojmë 12.000.000 dollarë me të cilat ndihmuam rreth 33.000 refugjatë nga Kosova.
    Përveç kësaj vepre të shumanshme, të cilën e kemi treguar në një rast tjetër, ekziston një kontribut i qartë në të gjithë ekonominë e Shqipërisë. Me mijëra njerëz kanë gjetur punë, paguhen taksat, fuqizohet ekonomia. Në vend të falënderimit dhe të mirënjohjes, disa ndërmarrin të na akuzojnë edhe për këto gjëra. Ata që kanë njohuri, e dinë mirë, por edhe populli i thjeshtë e kupton fare mirë, se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nën drejtimin e Kryepiskopit, pa dyshim i ka bërë mirë vendit dhe ka ndihmuar në progresin e tij.
    PASAKTËSI DHE TË DHËNA TË PABAZUARA NË HISTORI
    7. Ekzistojnë edhe shumë pika të pasakta dhe të pabazuara në tekstet e z. Frashëri, me dalje të gjata jashtë teme, si dhe shumë pasaktësi historike, tek të cilat po të zgjeroheshim, do të na nevojiteshin shumë faqe. Në përgjigjen time të mëparshme nënvizova shumë pasaktësi (në emra dhe në kronologji) që e ekspozojnë historianin. Gjithashtu kam shkruar (31.10.10) “Një përfaqësi kleriko-laike vizitoi Patriarkanën Ekumenike 5-8.6.1992”. Z. Frashëri e shtrembëron informacionin dhe komenton: “A mund të quhet si përfaqësi një komision i përbërë vetëm nga dy persona nga të cilët askush nuk ishte klerik”. Në përfaqësinë që u zgjodh nga Këshilli i Përgjithshëm Kishtar morën pjesë përveç dy laikëve, edhe tre klerikë (atë Kozma Qirio, atë Gaqi Petri dhe atë Joan Trebicka).
    Në një pikë tjetër prezanton një fotokopje të një teksti të sajuar nga Shërbime të çuditshme të vitit 1991-92. Me mendim të pakët kritik, nga dëshmitë e brendshme të këtij teksti çdo studiues serioz është në gjendje të kuptojë se sa pa lidhje dhe i pavërtetë është. Dhe sigurisht, nuk u realizuan kurrë dhe nuk u vërtetuan parashikimet e tij. Sa i takon gjoja fyerjes së z. Frashëri nga Kryepiskopi, ato që mbështet ai me aq inat, janë ato që e fyejnë në të vërtetë. Unë thjesht sa i nxjerr në pah. Ai, papritur, nisi kundër meje një ligjëratë fyerjesh të palejueshme. Si kryetar i Komunitetit Orthodhoks, që sulmohet pa të drejtë kohët e fundit nga qarqe të ndryshme, fakt që si përfundim minon vetë harmoninë ndërfetare, kam detyrimin ta mbroj duke zbuluar të vërtetën. Gjithashtu isha i detyruar duke theksuar kompetencën time shkencore dhe theologjike- gjë që ai e kishte lënë në harresë me nënvlerësim - që të qartësoja të vërtetën.
    Z. Frashëri, i cili për shumë vite pati marrëdhënie të mira deri miqësore me ne, pohoi se dyshimet e tij të para u zgjuan pas deklaratës sime për vrasjen e Aristotel Gumës, në të cilën bëra thirrje “për përgjegjshmëri dhe shmangie të vetëgjyqësisë” (Shih tekstin e plotë në përgjigjen time të mëparshme). Dhe përsëri ai ngul këmbë se “vajtuat publikisht për fatkeqin A. Guma si për një martir helenorthodhoks”. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Pas kësaj ndërmori të mbyllë me dhunë gojën e kryepiskopit dhe ta varrosë historikisht me shpifje të panumërta dhe keqinformim të qëllimshëm të publikut. Në 81 vitet e jetës sime, të jetuar në vende dhe kushte të ndryshme, nuk kam dëgjuar dhe as kam lexuar ndonjëherë fyerje të tilla kaq personale. Me këtë rast, dua të theksoj se nuk ruaj asnjë “ndjenjë të keqe” për z. Frashëri, personalisht e kam falur.
    Dy prova të fundit për të njohur shkallën e pabesueshmërisë së z. Frashëri lidhen: e para me emrin e gazetarit të njohur të një gazete me emër të Athinës To Vima e zonjës Maria Antoniadhu. Z. Frashëri, me cilësinë e tij si historian, përshpejton të sigurojë se “zonja Antoniadhu, e cila dyshoj se nuk është greke, por shqiptare - nga familja e njohur shqiptare himarjote Andoni dhe si grekomane ka ndërruar dhe mbiemrin, dhe së bashku me mbiemrin ka ndërruar edhe ndërgjegjjen. !!”. Por ajo dhe sa e njohin atë, qeshin me këtë gjetje historike. Sepse është gjerësisht e njohur nga të gjithë se familja e saj e ka origjinën nga Ponti i Azisë së Vogël.
    Por aty ku z. Frashëri kapërcen çdo cak të seriozitetit shkencor është se del në përfundimin që Patriarkana Ekumenike duhet”ta mbronte këtë parim të bekuar nga Krishti në bazë të porosisë që ai u dha apostujve të vet për të krijuar në çdo komb kishat e veta”. Çdo i krishterë i edukuar mund të shikojë nivelin e besueshmërisë të historianit në lidhje me teologjinë biblike dhe historinë kishtare.
    Nuk do të zgjerohem më tepër në pika të veçanta. Nuk mendoj se ka më shumë kuptim të zgjas diskutimin dhe parashtrimin e argumenteve të kundërta. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, lavdi Zotit, është rindërtuar krejtësisht nga gërmadhat, në të cilat e kishte katandisur regjimi ateist. Ajo zhvillohet në mënyrë krijuese, me përpjekje të vazhdueshme, duke ngushëlluar popullin dhe duke lehtësuar dhimbjen njerëzore. Në këtë vepër Kryepiskopi ka përkushtuar të gjitha fuqitë e tij dhe përpiqet për 19 vjet me radhë, duke marrë pjesë në mundimet, privimet dhe vuajtjet e popullit. Kisha e sotme Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka kultivuar marrëdhënie të përzemërta me komunitetet e tjera fetare, duke kontribuuar në simbiozën harmonike të shoqërisë shqiptare. Gjithashtu kultivon marrëdhënie miqësore me Kishat e vendeve fqinjë dhe në përgjithësi, me botën e krishterë. Punon për fuqizimin e miqësisë dhe solidaritetit midis popujve të Ballkanit dhe kontribuon në përgjithësi në lartësimin e shoqërisë dhe në përparimin e Shqipërisë.

  8. #18

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Kur shqiptaret nuk zoterojne "aftesite" e nevojshme per te drejtuar vendin, ne cilendo periudhe kohore qe do te perkonte me te tashmen, por sidomos efektin qe do te pershkonte edhe te ardhmen e tyre, dihet "klika e jashtme" ploteson vakumin.
    Ishte gusht i vitit 1992 kur ky "person" fronezohet ne postin me te larte te nje kishtari(ndjekes, me kombesi greke, i ortodoksise) ne kryeqendren e Republikes se Shqiperise, mes britmash besimtaresh te cilet edhe pse, mbase, nuk kishin pare as edhe nje te huaj ne jeten e tyre, por edhe te deshperuar per nje "shpetim" sa me te shpejte, qofte hyjnor por edhe eklesiak, tashme perpara tyre shfaqej vezullueshem ne formen e "fortmiresise" Anastas Janullatos. E pse jo, e cfare do te humbisnin keta te humbur" tashme?!
    Kjo Shqiperi, e sapo dale nga sketerra e komunizmit, e cila i perngjante(simbolikisht) nje "germadhe"(sa kufijte qe e pershkojne ate) politike, ekonomike, sociale dhe dukurish te tjera qe per kohen nuk perbenin rendesine prioritare ashtu si te parat, ishte "gjahu" me terheqes i kujtdo biznesmeni matrapaz, politikani te paskrupullt, apo edhe nje njeriu te thjeshte qe endej rrugeve per te siguruar "pjesezen" e vet ne kete vend pa zot!
    Presidenti i asaj kohe zoteri Sali Berisha, "i vetpranuar"(ky nuk ndryshonte shume nga te tjeret e kohes) pioner i demokracise shqiptare, i gjendur mes dhjetra e qindra dilemash per qeverisjen e nje shteti "demokratik" ne menyren me demokratike te mundshme, ben apo "i rreshqasin prej dore" edhe tolerime apo "dhurata" ndaj fqinjeve tane duke mos i shkuar ndermend as edhe kundershtimi me i vogel ndaj "uzurpimit" qe i behej Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare"(KOASH) nga nje person "i huaj" i cili me "bekimin" e Patriarkanes Ekumenike emerohet Kryepeshkop i KOASH. Shume mire deri ketu, gjera qe ndodhin, ashtu si thote edhe nje shprehje "ne kohe te veshtira, merren vendime po aq te veshtira" Por ne rastin tone, vendime te tilla jane aq naive per nga natyra sa te mendosh se ishin thjesht produkt i nje mungese alternativash, do te thote qe Presidenti i asaj kohe ishte kaq i angazhuar me "punet" e Shqiperise saqe per nje moment nuk denjoi te linte fatin e nje Kishe te shpallur te pavarur prej viganit Theofan Stilian Nolit, ne duart e po atyre prej te cileve ky njeri me mund e djers, e gjak, e shkeputi per ta bere ate AUTOQEFALE. Do i hidhet ndonje "cic-mic" a ndonje "kok-rrumbullak me qoshe" e do thote, "po kjo kishe varet nga kjo e nga ky e nga keto e nga ato te tjerat... e aspak nga verdikti final i Presidentit te nje Republike te Pavarur" Po kur ne loje parashtrohen te gjitha kartat, edhe ato qe kane te bejne me konflikt interesash mes dy popujve fqinj atehere cdo "verdikt i njeanshem" e kundershton ate si te pa vlere!

    Por, ndodh qe Shqiperia eshte vendi i paradokseve, keshtu qe per aq kohe sa ne t'i kuptojme kto marrezira ne dem tone, po per aq kohe edhe "te huajt" do te na trajtojne me te njejten monedhe!!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Dikur ne kohen e qoftelargut ,kur ndonje shkrim ishte me spec;shkruhej''kolegjiumi i redaksise''

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •