Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Dom Gjergj Meta,MAPO


    Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqiptarë më shkakton neveri, por asnjëherë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u sulmua Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, nga eksponentët e Aleancës Kuqezi. Prej kohësh ai sulmohet. Sigurisht, nuk jam unë personi më i përshtatshëm për t’i bërë apologjinë Fortlumturisë së tij, dhe nuk kam ndërmend të bëj këtë gjë në këtë shkrim. Së pari, vetë puna dhe veprimtaria e tij janë apologjia më e mirë, e së dyti, ka edhe të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë këtë gjë, sikurse tashmë kanë vepruar klerikët e Kishës Ortodokse që e njohin mirë dhe kanë punuar prej vitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër që do mundohem ta shpjegoj në këtë shkrim. Në kësisoj deklaratash dhe në letrën drejtuar Presidentit të Republikës nga ana e Aleancës Kuqezi për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, preken themelet e lirisë fetare në vend, që janë baza e çdolloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes. Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrëdhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Kishës, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën vetëm sepse ka parë yjet natën. Paturpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Kryepeshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kundër hierarkut të tyre. Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu deklaratash të papërgjegjshme. Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit katolik duhet të ikë, po ashtu edhe pastorët protestantë amerikanë, gjermanë apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot në Shqipëri duhet të largohen. Të imagjinojmë pak se çfarë bën një lëvizje e tillë me një mendësi të tillë sikur, largqoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqiptarë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, ku janë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitete amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? E ç’është më e keq ja, për t’iu kundërvënë Janullatosit shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një bashkësi që nuk është në bashkim me Kishën Ortodokse shqiptare, kjo e fundit është e njohur nga të gjithë shqiptarët ortodoksë brenda dhe jashtë vendit, nga vetë Patriarkana e Stambollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës lindore dhe të etërve të shenjtë që janë dymijëvjeçare. Duke u bërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarja e besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht. Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë d.m.th. mbikëqyrësit që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Kishë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tjetër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës e që është ai frymor e m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të caktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na paskësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mirë? Ajo thjesht thuhet, por nuk mëtohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregullave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipërisë, edhe me marrëveshjet e ndërsjella të bashkësisë me shtetin shqiptar. Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuqezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për Kishën e Elbasanit apo për çdo Kishë tjetër, sepse në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare … kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre …”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetar dhe atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brendshëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksionojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvizjeve ideologjike të vjetra qofshin ato apo edhe disamuajshe. Nëse hovi i këtyre deklaratave nuk frenohet do të kemi probleme në të ardhmen. Kjo është një logjikë nacionalkomuniste, e cila na çoi aty ku e pamë të gjithë. Por ka edhe më shumë. Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke vazhduar, me Fortlumturinë e tij Janullatos, Imzot Pelushin etj, me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipeshkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur dhe me përkushtim në komunitetet e tyre e po ashtu një shembull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të përballuar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sidomos të ruhet autonomia e ndërsjelltë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike. Parimi i laicitetit që në botën e qytetëruar nisi kur dy mijë vjet më parë një burrë prej Nazaretit, njeriu – Hyj, tha “Jepini Cezarit çka i takon Cezarit e Zotit çka i takon Zotit’, e mbron lirinë fetare dhe nuk e dhunon atë. Garantë të këtij parimi duhet të jemi të gjithë, sidomos ata që kanë në dorë udhëheqjen e vendit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 06-01-2013 më 11:10

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë d.m.th. mbikëqyrësit që aty janë për vullnet të Hyjit.
    Po atehere Krishtin, Muhamedin, Zotin dhe Allahun mund ti sherbeni edhe ne Greqi, Rrome, Stamoll, Arabi etj dhe u zgjedh problemi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Po atehere Krishtin, Muhamedin, Zotin dhe Allahun mund ti sherbeni edhe ne Greqi, Rrome, Stamoll, Arabi etj dhe u zgjedh problemi.
    Feja nuk eshte thjesht nje ideologji qe nje njeri e mer per zbukurim dhe kaq.Ajo tejkalon cdo bariere kombetare,racore,ecc dhe i ploteson ato.Kisha e trajton personin si "qytetar te botes" dhe jo si shqiptar,grek,kongolez apo cfaredo qofte ai dhe duke e bere kete nuk bie ne kundershtim me patriotizmin.Cdo njeri ka te drejte ta doje atdheun e vet dhe te punoje per ta permiresuar ate por nuk eshte i justifikuar qe ne emer te kesaj "dashurie" te urreje atdheun e tjetrit...

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Vertete mendon qe per çeshtje fetare eshte ky ne Shqiperi?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Vertete mendon qe per çeshtje fetare eshte ky ne Shqiperi?
    Nqs Janullatosi do te ishte thjesht nje prift nga greqia ndoshta edhe une do te dyshoja keshtu si ty.Por ai eshte nje misionar qe ka ardhur ne shqiperi per te ngritur kishen qe vete ne e kishim shkateruar.Ka sherbyer per vite me radhe ne Uganda,Kenia,Tanzani per te ringritur kishat atje dhe nuk besoj se i ka bere per te thene se atje eshte greqi .Pastaj nuk besoj se te qenit grek perben ndonje "mekat" qe te shohim nje urrejtje kaq te madhe.Ne 22 vitet e demokracise ne shqiperi Janullatosi eshte personi qe eshte sulmuar dhe diskriminuar me shume,madje me shume se politikanet qe e kane djegur dhe vjedhur vendin dhe me qendrimin qe ai ka mbajtur eshte treguar sherbetori me i perkushtuar i fese ne shqiperi.Per te kuptuar qendrimin e tij duhet te kujtosh Nene Terezen qe e la Shkupin dhe braktisi familjen e saj dhe shkoi ne Indi per te ndihmuar ata qe kishin nevoje duke duruar shpifje dhe akuza nga me te ndryshmet.Kjo tregon se ai i sherben Zotit dhe nuk kujdeset per rehatin e tij...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Vertete mendon qe per çeshtje fetare eshte ky ne Shqiperi?
    Po ne mendojme se keshtu eshte , cfarke vene re ti qe dyshon ? Ai predikon krishterimin dhe kntribon ne rikonvertimin e shqiptareve ne besimin e te pareve , pra sheron ato plage qe na hapi pushtuesi truk dhe qe akoma dhe sot i vuajme.Ai ka dhnene nje kontribut te madhe kunder nacioanlizmit grek per te shuar urrejtjen e tyre ndaj shqiptareve.Ai ka ndikuar per te frenuar politiken e fheses per refugjatet shqipatre ne Greqi.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po ne mendojme se keshtu eshte , cfarke vene re ti qe dyshon ? Ai predikon krishterimin dhe kntribon ne rikonvertimin e shqiptareve ne besimin e te pareve , pra sheron ato plage qe na hapi pushtuesi truk dhe qe akoma dhe sot i vuajme.Ai ka dhnene nje kontribut te madhe kunder nacioanlizmit grek per te shuar urrejtjen e tyre ndaj shqiptareve.Ai ka ndikuar per te frenuar politiken e fheses per refugjatet shqipatre ne Greqi.
    anestiiiiiiiiiii lexoje intervisten e ti qe te kuptosh misionin se nuk e ditke,,, ka ardhur te predikoje krishterimin pas periudhes komunisto-ateiste te pakten keshtu thote, dhe aty le te kuptohet sikur vetem ortodoksit ishin keqtrajtuar dhe diskriminuar,,, sesi eshte e verteta me mire e dime ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ana_gend : 06-01-2013 më 14:14

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    anestiiiiiiiiiii lexoje intervisten e ti qe te kuptosh misionin se nuk e ditke,,, ka ardhur te predikoje krishterimin pas periudhes komunisto-ateiste te pakten keshtu thote, dhe aty le te kuptohet sikur vetem ortodoksit ishin keqtrajtuar dhe diskriminuar,,, sesi eshte e verteta me mire e dime ne.
    Eshte e vertete qe jo vetem ortodokset u keqtrajtuan gjate komunizmit,por kisha ortodokse ne vitet 90 ka qene ne nje situate serioze sepse qe te ekzistonte kisha autoqefale duhej patjeter nje peshkop(ne ate kohe pati shume zera qe thoshin perderisa kisha ishte shkateruar dhe nuk kishte nje sinod,patrikana duhej tja hiqte autoqefaline)dhe qe dikush te behet peshkop duhet te kete arsim te larte dhe te jete i pamartuar.Janullatosi fillimisht si eksark kerkoi ne te gjithe shqiperine persona qe mund ta meritonin kete post por askush nuk ishte i gatshem dhe i afte keshtu qe u detyruan te kerkonin qe Anastasi te fronezohej kryepeshkop.Disa thone se te gjitha komunitetet fetare u ringriten nga shqiptare,pse duhet qe kisha ortodokse te kete ne krye nje grek?Por harrojne se edhe kisha katolike u ringrit me ndihme nga jashte,edhe sot e kesaj dite ata kane 5 peshkope te huaj,komuniteti mysliman mori ndihma nga shume organizata turke dhe arabe te cilat ndertuan shume xhami,i vetmi komunitet qe u drejtua vetem nga shqiptare eshte komuniteti bektashi dhe shihet qarte sa shume eshte ringritur ,psh ne korce nuk ka asnje teqe...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Eshte e vertete qe jo vetem ortodokset u keqtrajtuan gjate komunizmit,por kisha ortodokse ne vitet 90 ka qene ne nje situate serioze
    lere lere na shkaterroi fare i mallkuari

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po ne mendojme se keshtu eshte , cfarke vene re ti qe dyshon ? Ai predikon krishterimin dhe kntribon ne rikonvertimin e shqiptareve ne besimin e te pareve , pra sheron ato plage qe na hapi pushtuesi truk dhe qe akoma dhe sot i vuajme.Ai ka dhnene nje kontribut te madhe kunder nacioanlizmit grek per te shuar urrejtjen e tyre ndaj shqiptareve.Ai ka ndikuar per te frenuar politiken e fheses per refugjatet shqipatre ne Greqi.
    isha nje here ne greqi.
    me thote vellai im ec te shkojme ne kishe, se ishte e diel. ok,- i thashe un. kur u futa ne kishe mu afrua nje plake dhe pome fliste per nje te shenjte.. turqit ia prene koken atje poshte ndersa koka e tij erdhi vet ne kishe me tha ajo.
    me veten time un thashe keta paskan ikur per lesh te gjithe, e kane mendjen vetem tek turku.
    feja duhet te ndjelle dashuri jo urrejtje sic ben kisha ortodokse ne serbi, greqi. jemi te gjithe njelloj perpara zotit, grek, jevgj, amerikan, turq, kinez.
    pse nuk i denon ky prifti grek ata terrorristat e agimit te arte?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •