Botime të reja: Revista ”URA”

Këto ditë doli në Tiranë revista “URA”, Nr. 8-9, 2012

Kjo është Revistë Kulturore-Shkencore për Studime Orientale.
Është viti i 5 i botimit të kësaj reviste e cila botohet nga:

”QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE”, Tiranë

Kjo Qendër Shqiptare për Studime Orientale trajton këto fusha studimore:

Albanologji
Ballkanologji
Orientalistikë
Arkitekturë
Arkivistikë
Civilizim
Histori
Filozofi
Gjuhësi
Letërsi
Moral
Art
Shkencë
Kulturë
Figura të shquara
Sociologji, etj.


Ky numër i ri i revistës ”URA”, Nr. 8-9, 2012, ka këtë përmbajtje:
1. Dr. Edward W. SAID
Skena nga Palestina

2. Mr. sci. Zymer RAMADANI
Sâl-nâmet (Vjetarët)

3. Dr. Murad W. HOFMANN
Islami dhe të drejtat e njeriut

4. Mexhid YVEJSI
Dr. Hasan Kaleshi (1922-1976)

5. Dr. Halil INALCIK
Turqit dhe Ballkani

6. Dr. Iljaz REXHA
Procesi i islamizimit të popullsisë albane në Kosovë dhe Maqedoni

7. Arabët në Palermo

8. Dr. Feti MEHDIU
Vizioni real i Hafiz Ali Korçës për ndërtimin e shtetit kombëtar

9. Bedri TELEGRAFI
Kontributi i Hafiz Ali Korçës për arsimin dhe shkollën shqipe

10. Dr. Beqir ISMAILI
Nga personalitetet e mendimit modern shqiptar - Ermal Bega

11. Asli ERDOĞAN
Sarajevë

~ Recensime ~

1. Dr. Abdullah HAMITI
Vështrim kritik

2. Dr. Ali PAJAZITI
Pjerrina e Evropës dhe orientalizmi shqiptar

~ Orientalistë të njohur ~

1. Theodor Noldeke

~ Aktivitete kulturore ~

1. TACSO organizon trajnim 3-ditor për projekt-propozime
2. Simpoziumi shkencor "Hafiz Ali Korça dhe personaliteti i tij poliedrik"

~ Poezi orientale ~

1. Munir MEZYED
Hajmalitë e mia

2. Nizar KABBANI
Dashuri e pakufi

Summary in English

Meritë të veçantë për përgatitjen e këtij numri aq të pasur, me studime të ndryshme, sigurisht, si edhe numrat e më parshëm, përveç bashkëpuntorëve, merita kryesore i takon z.Ermal Bega.
Ermal Bega është orientalistit i parë shqiptarë, pas shembjës së komunizmit, i lindur në Tiranë, i diplomuar në Prishtinë, i cili po përpiqet me shumë vështirësi që të bëjë më të mirën e tij për Studimet Orientale në Shqipëri. Prej vitit 2007, ai është Drejtori Ekzekutiv i "Qendrës Shqiptare për Studime Orientale" me qendër në Tiranë.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë