Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 42
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Perse mos ti kerkojme Italise e Gjermanise demshperblim per shkaterimin e pushtimin e Shqiperise 70 vjet me pare? Perse greket nuk na kerkojne ne shqiptareve sot demshperblim per krimet e vjedhjet e Ali Pashe Tepelenes, meqenese na doli qe ky ishte shqiptar? Perse nuk kemi hedhur ne gjyq ne Turqine per ato 500 vjetet e pushtimit osman? Perse nuk kemi hedhur ne gjyq Angline, Rusine, Francen e Italine qe na ndane si popull me vendimet qe moren? Perse nuk i kerkojme demshperblim Serbise per Kosoven? E di pse? Sepse eshte histori e shkuar, uje nen ure. Prandaj greket me te drejte thone "nuk ka ceshtje came" dhe shteti shqiptar e pranon kete gje ne privat, packa se cfare brockollit ne publik per ti terhequr nga hunda camet e kompani.

    Por ajo qe eshte me e bukura, ajo qe e verteton qe camet nuk jane te sinqerte as per ate qe kerkojne, eshte insistimi tek "pronat" e jo tek "e drejta e riatdhesmit ne Greqi". Camet jane shtetas greke te debuar nga Greqia qe ne Shqiperi sipas statuteve nderkombetare gezojne statusin e "refugjatit". Enver Hoxha ua mohoi kete status per 50 vjet dhe i dha shtetesine shqiptare, duke shuar cdo shprese per kthim te tyre ne Greqi pasi tani askush nuk e di se kush eshte shtetas me origjine came e kush eshte shtetas shqiptar, te gjithe u bene shtetas shqiptare.

    Ka vetem nje te drejte qe camet mund te kerkojne e meritojne mbeshtetje, kerkesen per riatdhesim ne Greqi si shtetas greke. Kjo eshte e drejta e tyre legjitime, jo pronat. Por camet as kete nuk e kerkojne, pasi kane frike se mos zgjohen shqiptaret nga gjumi e mesojne qe camet jane shtetas greke dhe qe shumica e cameve gjuhe te nenes kane greqishten e gjuhe te babes kane shqipen. A mund te dalin e hiqen si flamurtare te ceshtjes sone kombetare e nacionaliste te vertete po te dali kjo e vertete ne shesh? Sigurisht qe jo. Prandaj e vene theksin tek "pronat" e jo tek e drejta e riatdhesimit ne Greqi qe u eshte mohuar me vendim gjykata shume familjeve cameve te debuara nga Greqia per tradheti kombetare.



    Ironia e fjaleve te tua buron tek fakti se si nje minoritar grek shan minoritetin grek ne Shqiperi, per te shitur idene tek shqiptaret e panxene se ai eshte nacionalist i madh shqiptar. Camet jane minoritet grek ne toke shqiptare dhe numerohen si te tille. Dallimi mes minoritetit grek ne vend dhe cameve eshte se te paret nuk shtirren te jene ata qe nuk jane.

    Dhe nguliteni mire ne koke: as Shqiperia e as shqiptaret nuk i kane ndonje borxh cameve. Perkundrazi jane camet ata qe i kane borxhe te medha Shqiperise e shqiptareve qe i kemi vuajtur ne kurriz per 70 vjet.

    Albo
    O Albo....po' jo mo' burri dheut.....breh....cfare krahasimesh po' ben???
    Po si more cemerit na paskan rene ne qafe per 70 vjet?...E harrove grupin e Teme Seikos?

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Camet jane minoritet grek ne toke shqiptare dhe numerohen si te tille. Dallimi mes minoritetit grek ne vend dhe cameve eshte se te paret nuk shtirren te jene ata qe nuk jane.
    Kjo yllka e xhaxhi Janit i beri te gjithe grek...
    Tani e kuptoj une llogjiken tende qe cirresh se censusi seshte i drejte... uraten pac mor djale se i kane hyre ne hak cameve se nuk i kane numeruar si grek ortodoks

    PS: Gjynaf, ishte edhe cune i ri ky Albo trimi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 07-01-2013 më 21:30

  3. #33
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Programi i SYRIZA-s, PDIU: Çështja çame, jo çështje pronash

    PDIU-ja reagoi pas publikimit të programit qeverisës të partisë SYRIZA në Greqi, duke theksuar se çështja çame nuk ekziston siç e kupton SYRIZA – si çështje pronash, por si çështje drejtësie europiane, siç paraqitet në rezolutën e dorëzuar nga PDIU në Parlamentin shqiptar.

    “Në lidhje me çështjen çame SYRIZA thotë se nuk duhet të pranohen dhe të konsiderohen si absurde pretendimet pronësore të këtij komuniteti që, sipas tyre, paskësh bashkëpunuar me pushtuesit dhe u largua vetë nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu kjo parti në programin e vet qeverisës, në lidhje me Shqipërinë, ka pozicione më ekstremiste se partitë qeverisëse, dhe në linjë me ekstremizmin antiperëndimor grek, duke na afirmuar përbërësen antiperëndimore të shoqërisë greke, qoftë djathtas me “Agimin e Artë”, qoftë majtas me SYRIZËN”,- thuhet në deklaratën e PDIU-së.

    Sipas PDIU-së, me përfshirjen në programin e vet të çështjes çame, kjo parti e skenës politike greke, afirmon me forcë se çështja çame ekziston. PDIU dhe Shoqata Çamëria dënojnë deklaratat antihistorike të SYRIZA-s, sipas të cilës shqiptarët e Çamërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazizmit.

    “Kjo është një dyfytyrësi e kësaj partie që pretendon se origjina e saj është nga EAM (fronti antifashist grek). Pikërisht në këtë front, që SYRIZA po deklaron se paskësh origjinën, kanë marrë pjesë edhe mijëra shqiptarë të Çamërisë, themelues dhe të inkuadruar në Batalionin IV “Ali Demi”. Këtë fakt historik SYRIZA e di shumë mirë, sikurse di që mijëra shqiptarë të tjerë të Çamërisë themeluan dhe u inkuadruan në Batalionin “Çamëria” të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. Duke mbështetur nazistët e EDES që u turrën mbi një popullsi të pafajshme si shqiptarët e Çamërisë, SYRIZA e barazon veten me Agimin e Artë, teksa të dyja kanë për heronj Napoleon Zervën dhe bashkëtradhtarët e tij. Të jesh kundër fëmijëve, grave dhe pleqve të vrarë në genocid e të dëbuar nga vatrat e tyre amtare dhe të jesh kundër luftëtarëve antifashist, nuk të jep asnjë identitet kombëtar, përveçse të bën të jesh kundërshtar i ethët i të drejtave themelore të Njeriut. Megjithëse qeveritë greke bënë gjithçka që popullsia çame të hidhej në prehrin e fashizmit, duke internuar që pa filluar lufta mijëra burra në ishujt grekë, popullsia çame ishte faktor i rëndësishëm në dështimin e pushtimit grek nga Italia. Kjo është pohuar nga komunikimet e ambasadorit amerikan të kohës, apo dhe vetë deklarimet e udhëheqësve italianë të kohës si Konti Çiano të cilët u zhgënjyen nga mungesa e bashkëpunimit të popullsisë çame me ta. Me pushtuesit bashkëpunoi vetë Zerva, figura gjakatare e milicive të djathta greke, i cili pastaj bëri trimin me gratë, pleqtë dhe fëmijët e pambrojtur të popullsisë çame.”- vijon deklarata.

    “Këto qëndrime tregojnë panikun që ka kapur mbështetësit e Napoleon Zervës dhe faktin që çështja çame është më pranë zgjidhjes se kurrë më parë. PDIU dhe Shoqata “Çamëria” do të vazhdojnë punën e tyre deri në fund, duke nisur nga miratimi i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame në Kuvend. Këto fishekzjarre paraelektorale të tipit SYRIZA dhe “Agimi i Artë” nuk mund të na ndalojnë. Dhe më në fund një konsideratë e përgjithshme për qëndrimet e SYRIZËS ndaj Shqipërisë për kufirin detar, për zonat e minoritetit, etj. Është e provuar se në kushtet e krizave shoqërore dhe ekonomike, në vende të caktuara lindin alternativa nacionalsocialiste të tipit të Hitlerit. Por këto alternativa në vende si Greqia, mbeten të afirmohen sipas maksimës së njohur: historia përsëritet dy herë. Herën e parë, si tragjedi, dhe herën e dytë si komedi”,- përfundon deklarata e PDIU-së.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #34
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Pronat, janë e drejtë e patjetërsueshme. Serbët bënë masakra e dogjën gjithë Kosovën, por në fund të fundit, pas luftës, ata që kishin prona, u kthyen, i morën, e shumica i shitën pronat e tyre. Prona është pronë, pak rëndësi ka a jam i etnisë së atij vendi apo jo. Se ashtu i bika që nëse blej një apartament në Londër, e nesër anglezët thonë shqiptarët jashtë, të mos e marr kurrë pronën time. Shpronësime etnike kanë bërë diktatorët e vendeve afrikane dhe Bashkimi Sovjetik. Greqia është në një rang me ta në këtë aspekt.

  5. #35

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ta harrojme BE-ne. Na plasi per BE-ne. Me mire pronat se BE-ja.
    Me prona pa prona , ne BE-ne nuk kemi per ta pare me sy gjithsesi

    Une mendoj qe nuk kemi per te mar as prona dhe as kemi per te hyr ne BE

    Ne , do jemi gjithmone vendi me i varfer i Europes dhe vend qe behet cdo gje ne shpinen e tije pa ja ndjere askujt

    Ky eshte realiteti, i mire apo i keq kete e meritojme sepse te tille jemi
    Revolution 1848

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me prona pa prona , ne BE-ne nuk kemi per ta pare me sy gjithsesi

    Une mendoj qe nuk kemi per te mar as prona dhe as kemi per te hyr ne BE

    Ne , do jemi gjithmone vendi me i varfer i Europes dhe vend qe behet cdo gje ne shpinen e tije pa ja ndjere askujt

    Ky eshte realiteti, i mire apo i keq kete e meritojme sepse te tille jemi
    sa pesimist qe je mer jaho

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Une mendoj qe nuk kemi per te mar as prona dhe as kemi per te hyr ne BE
    do i marim te dyja

  8. #38

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    do i marim te dyja
    Kur dhe si ?
    Revolution 1848

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Sipas mendimit tim nuk do te shkoj edhe aq larg dhe Europa do te shperbehet. Pas shperberjes se saj mendoj se vertete do te behet nje ligj i ri mbare boterore, i cili do te udhehiqet nga Amerika. Vetem ne se kjo ndodh ka shanca per bashkim te te gjitha trojeve shqiptare.

    Mua me vret shume fakti qe Europa eshte proserbe dhe progreke... :s Tani sefundmi u kerkoi shqiptareve te Kosoves Lindore qe te heqin lapidarin dhe flamujt kombtar, kurse ne Kosove flamuri serb valvitet ne mes te Gracanices, ne Veri te Mitrovices dhe ne tjera vende qe jane te banuara me popullsi serbe. Perse ne nuk jemi te barabarte me serbet per Europen? Perse Europa tregohet e njeanshme dhe vec sherrin ia pame kesaj??!

  10. #40
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Syriza: Shqipëria të harrojë BE-në, nëse kërkon pronat

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Me prona pa prona , ne BE-ne nuk kemi per ta pare me sy gjithsesi

    Une mendoj qe nuk kemi per te mar as prona dhe as kemi per te hyr ne BE

    Ne , do jemi gjithmone vendi me i varfer i Europes dhe vend qe behet cdo gje ne shpinen e tije pa ja ndjere askujt

    Ky eshte realiteti, i mire apo i keq kete e meritojme sepse te tille jemi
    Fatkeqësisht, kam frikë se duhet të jem në një mendje me ty me ato që shkruan në këtë postim...BE-ja nuk ka plan të zgjerohet, sepse nuk a do të mund të mbajë këto që ka tani. Edhe sikur gjërat të shkojnë mirë, zgjerimi i BE-së, apo futja jonë në Bashkim, do të jetë diku nga 2030-ta. Dmth është aq e largët, saqë askush nuk mund ta parashikojë se si do të jemi ne e mendimet tona pas 20 vjetësh.
    Për pronat nuk e di. Po të kemi këtë PD e këtë PS në pushtet edhe 20 vitet e ardhshme, pronat nuk do të merren kurrë.

    Dhe kapaku ka gjetë tenxheren. Një pjesë e madhe në Shqipëri këtë meritojnë dhe këtë duan. Nuk duan atdheun, nuk duan ta mbrojnë e ta rregullojnë atdheun, duan shkatërrim, duan ta grabisin, ta ndosin, ta vjedhin. E kështu shkon kjo punë...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •