Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Media greke “kryqëzon” Dule, Kserën, Barkën dhe Tavon, për mos deklarimin e kombësisë greke në CV-t e tyre.

    plarent shehu

    Media greke vuri në shënjestër këto ditë katër eksponentë të politikës së minoritetit grekë në Shqipëri, që janë deputetët: Vangjel Dule, Kosta Barka si dhe ministrat Spiro Ksera dhe Vangjel Tavo. Ato i cilësonin këta deputet si jo grekë. Sipas medias greke, nuk janë vetëm ministrat e kryeministrit Sali Berisha, Spiro Ksera, Vangjel Tavo dhe deputeti Kosta Barka, ata që nuk deklarojnë kombësinë e tyre dhe prejardhjen greke nëpër CV-t e tyre, por është edhe vet kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, edhe pse, sipas tyre, “kjo mund të duket e pabesueshme, është e vërtetë”. Sipas një hulumtimi të bërë nga media helene del se, një fakt të tillë e provojnë të dhënat e tyre në ueb-faqen e Kuvendit të Shqipërisë. Nëse për disa prej tyre si, Barka, Ksera dhe Tavo i LSI-së, mund të aludojmë në disa fusha për mosdeklarimin e kombësisë së tyre, shkruan media greke, shumë pikëpyetje lindin mbi qëndrimin e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili nuk i dha rëndësinë e duhur deklarimit të origjinës së tij. Media e vendit fqinj nënvizon se, “do të duhet që sa më shpejt deputetët grekë, duke filluar nga Vangjel Dule, të kërkojnë nga organi kompetent i Parlamentit shqiptar, të shtojnë në mënyrë të qartë kombësinë e tyre në CV”. Gazeta “Shekulli” hulumtoi në ueb-faqen e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrive të Punës dhe asaj të Shëndetësisë, ku konstatoi se, të gjithë deputetët dhe ministrat e referuar nga media greke, nuk kanë deklaruar kombësinë e tyre nëpër përshkrimet biografike.
    /Shekulli Online/Plarent Shehu/

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    5 deputete greke............2 ministra???????
    Dhe ne kerkojme te mbrohen interesat tona kombetare!!!!
    Hajde skyperi hajde

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    5 deputete greke............2 ministra???????
    Dhe ne kerkojme te mbrohen interesat tona kombetare!!!!
    Hajde skyperi hajde
    edhe pastaj e kane fajin rregjistruesit e censusit, keta "greket" e Shqiperise ende nuk e dine se nga duhet te rreshtohen, ndoshta eshte me mire keshtu i kane dopio perfitimet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    keta jane shqiptare. nuk ka rendesi se nga ka qene gjyshi i tyre.
    edhe arnold shvaseneger ka lindur na austri por ai thote qe eshte amerikan.
    edhe nikola sarkozi e ka gjyshin hungarez por ai vete eshte francez.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    edhe pastaj e kane fajin rregjistruesit e censusit, keta "greket" e Shqiperise ende nuk e dine se nga duhet te rreshtohen, ndoshta eshte me mire keshtu i kane dopio perfitimet.
    Qingji mire pi nga dy nena..keta servilat (Dule e kompani) pijne nga e gjithe kopeja

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Me mire te deklaroen si grek.. ama te deklaroen hapur fare dhe bile te theksohet kjo gje para zgjedhjeve.. pastaj po i votoi prape populli.. nuk kam ca te them.. le te hame mender... mire te na behet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Ore po sikur?????? keta te mos jene te sigurt per origjinen e tyre,,,,,,''greke'' dhe te duan te pyesin baballaret

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Media greke shënjestron 5 deputetë në Shqipëri: Fshehin kombësinë

    Keto deputete kane lindur ne Shqiperi dhe kjo do te thote qe kombesia e tyre eshte shqiptare.
    Pse nuk futet sipas medias greke prejardhja e tyre greke ne rezumete e tyre?
    E pse duhet te futet prejardhja e tyre greke?C'rendesi ka se nga e kane origjinen e larget?
    Keto 5 deputete jane shqiptare,pike.
    Greket bejne JAK JAK JAK kot
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •