Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    .................................................. ................Emri:  60672_1.jpg

Shikime: 249

Madhësia:  36.8 KB

    Agimi i Artë vazhdon provokimet ndaj kombit shqiptar dhe shqiptarëve.

    Pas një sërë fyerjesh të lëshuara ditë më parë, në një shkrim në faqen zyrtare, partia ekstremiste greke iu përgjigjet deklaratave të bëra nga shefi i marrëdhënieve me jashtë në partinë Aleanca Kuqezi.

    Duke prekur një ndër figurat kryesore historike të popullit shqiptar, Gjergj Kastriot Skëndërbeun, Agimi i Artë thotë se “shqiptarët nderojnë si hero kombëtar një grek, Jorgo Kastriotin, lufta e të cilit ishte luftë e ortodoksisë kundër turqve”. Gjithashtu shkruajnë se “në mënyrë të padrejtë shqiptarët përdorin flamurin e Perandorisë bizantine si flamur kombëtar”, dhe vijojnë duke deklaruar se “Epiri ishte grek dhe paraardhësit tanë janë nga Epiri”.

    Lidhur me paralajmërimin që Bashkurti iu bëri ekstremistëve grekë, nëse guxojnë të shkelin në Shqipëri, duke iu kujtuar betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, Agimi i Artë thotë se "shqiptarët krenohen me masakrën ndaj grekëve të Epirit të Veriut". Sipas kësaj partie, jo vetëm në luftë, por edhe në 20 vitet e fundit shqiptarët treguan “trimërinë” me të moshuarit grekë duke i keqtrajtuar dhe vrarë ata.

    Duke cituar deklaratën e zyrtarit të AK, se "kombi grek është një komb i falimentuar ekonomikisht dhe moralisht", Agimi Artë kujton se në këtë vend janë prezent mijëra shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë jashtë ”vendit të lulëzuar, me nivel politik, ekonomik, institucional, moral dhe kombëtar dhe ndërkombëtar, siç është Shqipëria”.

    Agimi i Artë paralajmëron, se në kushtet kur qeveria greke hesht para falsifikimit të historisë, lëvizja e nacionalistëve grekë do të jetë në ballë të luftës për të vënë në vend nderin e Epirit të Veriut.

    Në fund Agimi i Artë ripërsërit deklaratën e pak ditëve më parë, se “shqiptarët janë mbetje e trishtuar e perandorisë osmane”.

    Anila Jole
    GSH
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    esht postue kjo shpifje grekofile e suratit derrkuce
    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3571354
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 05-01-2013 më 11:08

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Ke shume shqipfoles qe ndihmojne grekun me keso propagande.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Ouuups mos u ofendove gje ti? se dija qe i perket atij sojit ti!
    me qe ra fjala; ju grekofilat bashk me turkofilat te veni du me ju pa, larg shqiptarve, a njeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 05-01-2013 më 13:19

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Mos hapni tema palidhje per neonazista te semure...
    Keta edhe ne Europen Perendimore dhe Qendrore jane bira e fundit e kavallit.
    Fjalet e tyre nuk kane rendesi.

  6. #6
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    po si ja thone emrin georgatos skanderbegus hahahahahhahahahahahahahahah, rrofshin nazistat se na kenaqen me keto historia kalamajsh hahahahahhahahaha jam dhi tu qesh, o ju dhjefsha fene o greker cari
    vari leshte

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Mos hapni tema palidhje per neonazista te semure...
    Keta edhe ne Europen Perendimore dhe Qendrore jane bira e fundit e kavallit.
    Fjalet e tyre nuk kane rendesi.
    per fat te keq nuk eshte keshtu i dashur,nuk jane vetem fjale te ketyre keta,po keta gjera i beson shumica e grekerve,keta thjesht i thojn hapurazi....dhe qe te kuptosh se si shkojn punet,thelbin e kesaj deklarate persa i perket Skenderbeut,e kane marre nga faqja e te rinjve te ''voirioipirit'',te cilet kane dhe te ''argumente'' per prejardhjen e Skenderbeut...dhe ku ne fund te pershkrimit te tyre thone qe ne te rinjt vorioipirote jeme gjinje gati luftetare per te cliruar vorioipirin..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    per fat te keq nuk eshte keshtu i dashur,nuk jane vetem fjale te ketyre keta,po keta gjera i beson shumica e grekerve,keta thjesht i thojn hapurazi....dhe qe te kuptosh se si shkojn punet,thelbin e kesaj deklarate persa i perket Skenderbeut,e kane marre nga faqja e te rinjve te ''voirioipirit'',te cilet kane dhe te ''argumente'' per prejardhjen e Skenderbeut...dhe ku ne fund te pershkrimit te tyre thone qe ne te rinjt vorioipirote jeme gjinje gati luftetare per te cliruar vorioipirin..
    Keshtu pohojne edhe neonazistet ne perendim...
    Edhe ata thone se vetem po shprehin "hapurazi" ate qe e mendon shumica etj.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ke shume shqipfoles qe ndihmojne grekun me keso propagande.
    Citim Postuar më parë nga CRASH Lexo Postimin
    Ouuups mos u ofendove gje ti? se dija qe i perket atij sojit ti!
    me qe ra fjala; ju grekofilat bashk me turkofilat te veni du me ju pa, larg shqiptarve, a njeve
    se u nxitova, m'u duke si ilia spiro LOL -- mir e the ti, turku andej greku ketej, armiku kurr nuk fle, populli po! tamam sic ka thene stalini; qen besnik jemi ne! ja kthejme vellagjakut shpinen per shkak tifozlleqeve fetare, u besojme verberisht sa qe i hame trillimet TurkoSllavoGreke.

    Na takon doemos ne si katolik dhe ateist qe ti vetedijesojme keta te manipuluarit, te mundohemi mos ti nxisim me ofendime por t'i'u themi wake up
    Ndryshuar për herë të fundit nga CRASH : 05-01-2013 më 14:56

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Agimi i Artë: Skënderbeu është grek, Epiri është grek

    eshte interesant se edhe serbet kane bere studime dhe ka dale serb, po edhe maqedonsit sipas studimeve te tyre ka dale maqedons, greket po se po se jane mesuar te pervetesojne cdo gje, po pse luftoi ne shqiperi ai mor "trima" hajde trushkulur fqinj hajde,,,

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •