PAKISTAN – Një pakistaneze 9-vjeçare është në gjendje kritike për jetën, pasi u përdhunua nga një grup burrash në Punjab të Pakistanit. Sipas mjekëve, vogëlushja po lufton me vdekjen, pasi ka dëmtime të shumta në trup dhe ka humbur shumë gjak. Policia ka shpallur në kërkim 7 burra, të dyshuar për përdhunimin e vajzës.
Sipas mediave vendase, vogëlushja po luante në kopshtin e shtëpisë, kur është marrë nga një grup burrash të cilët e kanë rrahur dhe përdhunuar, e më pas e kanë braktisur përpara shtëpisë së saj.
Ngjarja makabre vjen në një kohë kur India përpiqet të marrë masa për parandalimin e ngjarjeve të tilla, pas vdekjes së studentes që u përdhunua nga një grup djemsh në një autobus në New Delhi.
Ndërkohë autoritetet në Indi kanë publikuar në internet profilet e rreth 2500 personave të cilët dyshohen për përdhunimin e grave.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt