Si i thone fjales: "pyet 7 a 8 e bej si di vete",keshtu dhe une kam nevoje te dije mendimin apo sugjerimin tuaj lidhur me problemin qe me shqeteson se fundmi.
Femijet e mije jane binjak,çuna,6 vjeç.Ne Shtator jane per ne klase te pare.
Me ka kap ankthi se si te vendos per me te miren per ta.Te jene ne te njejten klase apo ne klasa paralele.Parvjet ne kopesht i kisha ne grupe te ndryshme,por kete vit mesimor qe sapo u mbyll i kisha ne te njejtin grup "parashkollor" (sepse nuk beheshin sh femije per te pasur nje grup te dyte),tani me ka kap dilema se si ti le shtatorin qe vjen.Bashke apo veç e veç.
Kam lexuar qe eshte me e mire kjo e fundit,per mos tu bere femijet te varur nga nj-tj,por e shoh qe se paskam kollaj te vendos.....
me jepni nje mendje.
flm![]()
Krijoni Kontakt