Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Taksa e regjistrimit të makinave, debitorë Presidenti, 4 ministra dhe çereku i depute

    Taksa e regjistrimit të makinave, debitorë Presidenti, 4 ministra dhe çereku i deputetëve

    IRANË-Cereku i deputetëve të parlamentit shqiptar, Presidenti, Kryetarja e Parlamentit, disa ministra të Republikës së Shqipërisë janë debitorë në zyrat e taksave të regjistrimit të automjeteve të tyre personale.

    Nëse lexon listën e debitorëve të afishuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në bazë qarqesh të bie në sy se krahas mijëra emrave të qytetareve të thjeshtë e subjekteve debitore, janë dhe titullarët me të lartë zyrtare në vend.

    Kështu presidenti Nishani rezulton se ka të papaguar taksën e regjistrimit për 2010 për automjetin me targe TR3885S.
    Sipas kësaj liste figuron dhe emri i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, e cila rezulton se nuk ka paguar që prej vitit 2010 taksën e regjistrimit për automjetin me targë TR1995L.

    Në listën e debitorëve rezultojnë emrat e katër Ministrave. Kështu sipas listës, regjistrimin e automjetit nuk e ka paguar Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, institucioni i të cilit administron këtë zë të rëndësishëm në buxhetin e shtetit. Olldashi rezulton se nuk ka paguar taksen e regjistrimit te automjetit me targë TR0003 për vitin 2009.
    Ministri i Financave Ridvan Bode rezulton gjithashtu debitor. Kreu i financave shqiptare nuk ka paguar taksen e regjistrimit në vitin 2009 për automjetin me targë TR8426N.
    Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo është debitor për vitin 2007 pasi nuk ka paguar taksën për automjetin me targë TR2922N, kurse ministri i Kultures Aldo Bumci nuk ka paguar taksën e regjistrimit për vitin 2010 për automjetin me targa TR1490I.

    Edhe një pjesë e deputetëve, qoftë të mazhorancës apo opozitës kanë neglizhuar pagesën e taksave.
    Mes emrave të deputetëve të opozitës spikasin Damian Gjiknuri, Arta Dade, Arben Isaraj etj. Damian Gjiknuri rezulton debitor për vitin 2010 pasi nuk ka paguar taksën e automjetit me targë TR8575TN.

    Lista e debitorëve i dërgohet autoriteteve tatimore pasi ky organ administron këtë taksë dhe nga këtu duhet të nisë dhe procedurat për mbledhjen e tyre.

    I pyetur nga News 24, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Rrugor, Arben Pinari u shpreh se një pjesë e taksave të papaguara kanë të bëjnë me automjete të cilat mund të jenë shitur nga titullarët, por nuk është bërë pajisja e blerësve të rinj me certifikatën e re të pronësisë së automjetit, përfshi këtu dhe lejen e re të qarkullimit me emër të pronarit të ri.

    Deputetet e ministrat debitore
    TR0231F Sadri Ismail Abazi TIRANE 25.07.2005
    TR7170F Arben Novruz Ahmetaj TIRANE 16.05.2008
    TR5110K Ilir Andrea Bano TIRANE 25.02.2005
    TR2909L Besnik Mitat Baraj TIRANE 02.12.2010
    TR3885S Bujar Faik Nishani TIRANE 20.05.2010
    TR2800S Koço Spiro Barka TIRANE 14.07.2010
    TR5508J Fatos Asllan Beja TIRANE 20.05.2009
    TR0402M Marko Naun Bello TIRANE 19.06.2006
    TR8426N Ritvan Vait Bode TIRANE 03.08.2009
    TR9839J Luçiano Dhimiter Boçi TIRANE 29.04.2005
    TR2571U Erion Mirdash Braçe TIRANE 09.08.2010
    TR2155N Raimonda Skënder Bulku TIRANE 28.04.2010
    TR1490I Aldo Tonin Bumçi TIRANE 04.08.2010
    TR5390U Ramiz Myftar Çobaj TIRANE 05.11.2010
    TR0566L Arben Kristaq Çuko TIRANE 01.11.2010
    TR0902L Arta Agim Dade TIRANE 25.08.2005
    TR2942I Alfred Maliq Dalipi TIRANE 25.06.2010
    TR1497T Ndrec Ndue Dedaj TIRANE 18.11.2010
    TR6444U Mesila Fatmir Doda TIRANE 06.12.2010
    TR8767D Asllan Shaban Dogjani TIRANE 05.02.2009
    TR1853L Tom Gjek Doshi TIRANE 09.03.2010
    TR7746T Vangjel Jorgo Dule TIRANE 23.04.2010
    TR4254F Besnik Xhafer Dushaj TIRANE 10.09.2009
    TR8575T Damian Lek Gjiknuri TIRANE 13.05.2010
    TR3182S Sybi Reshit Hida TIRANE 15.05.2010
    TR2191L Shpetim Hysni Idrizi TIRANE 09.10.2007
    TR8787N Arben Astrit Isaraj TIRANE 03.09.2007
    TR7077F Gjovalin Pjeter Kadeli TIRANE 04.04.2009
    TR2422M Fatbardh Agim Kadilli TIRANE 28.10.2010
    TR8788T Ndue Marash Kola TIRANE 14.05.2010
    TR5560J Valentina Abedin Leskaj TIRANE 20.05.2009
    TR4184J Shegush Osman Ligori TIRANE 30.04.2009
    TR3148N Mark Pjeter Marku TIRANE 27.05.2008
    TR5949L Florjon Prokop Mima TIRANE 12.08.2010
    TR8808T Qemal Tahir Minxhozi TIRANE 18.05.2010
    DR0350F Gazmend Nuri Oketa DURRES 22.10.2010
    TR0003N Sokol Vangjel Olldashi TIRANE 14.07.2009
    TR0055T Ndue Llesh Paluca TIRANE 16.10.2009
    TR8362N Dashamir Myslim Peza TIRANE 09.09.2008
    TR8419L Dritan Vlash Prifti TIRANE 23.06.2010
    TR0008N Xhemal Myslim Qefalia TIRANE 01.03.2007
    TR6194F Eduart Pajtim Shalsi TIRANE 29.04.2003
    TR4281P Tritan Masar Shehu TIRANE 10.03.2010
    TR7922K Luan Shyqyri Skuqi TIRANE 27.05.2005
    TR1581M Paulin Nikolle Sterkaj TIRANE 21.07.2006
    TR5385U Vangjel Llambi Tavo TIRANE 05.11.2010
    TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri TIRANE 06.07.2009
    TR1995L Jozefina Filip Topalli TIRANE 13.10.2010
    TR6767N Arenca Vehbi Trashani TIRANE 19.07.2007
    TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj TIRANE 28.07.2010
    TR2107L Luiza Mihal Xhuvani TIRANE 16.12.2009

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Taksa e regjistrimit të makinave, debitorë Presidenti, 4 ministra dhe çereku i d

    nuk e besoj kete lajm
    sbejne baballaret e kombit nga te tilla gjera
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3

    Për: Taksa e regjistrimit të makinave, debitorë Presidenti, 4 ministra dhe çereku i d

    s'kan pasur lek te vogla ne xhep kan pertuar te shkojn ti thyejn.

    sa kushton regjistrimi automjetit?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •