"Kathimerini": Forca ushtarake greke tėrhiqet nga Kosova
Nga Greqia, Anila Jole
Gazeta greke Kathimerini njofton se forca ushtarake greke ėshtė larguar nga Kosova.
Sipas saj, forca ushtarake greke ėshtė tėrhequr pas 13 vjetėsh tė pranisė nė kėtė rajon tė nxehtė tė Ballkanit perėndimor, pėr shkak tė krizės ekonomike qė po kalon Greqia.
"Qeveria e Athinės ka deklaruar se buxheti nuk mund tė pėrballojė njė shpenzim tė tillė, nė kohėt e vėshtira qė po pėrjeton shoqėria greke dhe i ktheu pėrsėri nė vend rreth 200 ushtarė e oficerė, tė cilėt ishin tė vendosur nė bazėn "Rigas Feraios" nė Ferizaj, e cila u evakuua", citohet nė shkrimin qė ka pėr autor gazetarin e njohur Stavros Ximas.
Sipas tij, me largimin e forcės ushtarake nga Kosova, shuhet prania ushtarake greke nė Ballkan, qė u zhvillua nė periudhėn e krizės jugosllave, me njėsitė e organizuara nė Bosnje, Shqipėri dhe Kosovė, por edhe me konsulencė teknike, pajisje e furnizime ushtarake pėr ushtrinė sllavomaqedonase, gjatė konfliktit tė vitit 2001 nė ish Republikėn Federale tė Maqedonisė.
Nė kėndvėshtrimin e gazetarit, ky zhvillim nuk ėshtė i mirė pėr interesat kombėtare greke. Greqia nuk mund dhe nuk duhet tė mungojė (edhe ushtarakisht) nė formėsimin realitetin e ri nė kufirin verior, ku ka interesa tė mėdha ekonomike dhe ku ēėshtjet kombėtare mbeten tė hapura", shkruan ai.
Autori thekson se ushtria greke, me praninė e saj diskrete, sjelljen e patėmetė kontribuoi shumė nė ndryshimin e klimės armiqėsore qė pėrfshiu elementin shqiptar, i cili e shihte Greqinė si njė aleat besnik tė serbėve.
Nė fund citohen fjalėt e kryetarit tė komunės sė Ferizaj Bajrush Xhemajli, drejtuar komandantit tė forcės greke ELDYK, Jorgos Haxitheofanus: "Ne kurrė nuk do tju harrojmė dhe kjo trashėgimi e ushtarėve grekė nuk duhet tė humbasė.
Krijoni Kontakt