-
KLSH konstaton shkelje në Bashkinë e Himarës, kallëzon në Prokurori Vasil Bollanon
Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. KLSH ka çuar në Prokurorinë e Vlorës për kallëzim penal edhe ish- Drejtorin e Urbanistikës në Bashki N.C., si dhe nëpunës të tjerë të saj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në fushën e urbanistikës dhe administrimit të pasurisë së Bashkisë dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, si dhe moszbatim të procedurave ligjore në dhënien e pronës së Bashkisë me qira.
KLSH bën të ditur se nga auditivi i zhvilluar në Bashkinë e Himarës rezultoi se:
-Për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim ligjin
- Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve.
- Nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekë dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekë.
Sipas KLSH-së, “ish-Kryetari i Bashkisë Vasil Bollano, për periudhën që ka drejtuar 2008 deri më 30.06.2011 nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike. Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundraligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së, të dërguara me shkresën nr. 187/4 datë 26.03.2008, shkresën nr. 372/6, datë 29.3.2010, dhe të ri kërkuara me shkresën nr. 372/17, datë 22.10.2010, duke mos i dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mos arkëtimin dhe mos kërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i Njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë.”
Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 40, 753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë.
(er.nu/BalkanWeb)
-
-
KLSH konstaton shkelje në Bashkinë e Himarës, kallëzon në Prokurori Vasil Bollanon
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. KLSH ka çuar në Prokurorinë e Vlorës për kallëzim penal edhe ish- Drejtorin e Urbanistikës në Bashki N.C., si dhe nëpunës të tjerë të saj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në fushën e urbanistikës dhe administrimit të pasurisë së Bashkisë dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, si dhe moszbatim të procedurave ligjore në dhënien e pronës së Bashkisë me qira.
KLSH bën të ditur se nga auditivi i zhvilluar në Bashkinë e Himarës rezultoi se:
-Për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim ligjin
- Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve.
- Nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekë dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekë.
Sipas KLSH-së, “ish-Kryetari i Bashkisë Vasil Bollano, për periudhën që ka drejtuar 2008 deri më 30.06.2011 nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike. Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundraligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së, të dërguara me shkresën nr. 187/4 datë 26.03.2008, shkresën nr. 372/6, datë 29.3.2010, dhe të ri kërkuara me shkresën nr. 372/17, datë 22.10.2010, duke mos i dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mos arkëtimin dhe mos kërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i Njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë.”
Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 40, 753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë.
(er.nu/BalkanWeb)
KLSH kallëzon në Prokurori ish-kreun e Bashkisë Këlcyrë
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish-kryetarin e Bashkisë së Këlcyrës, V. Ç, dhe ish-përgjegjësin e sektorit të financës në Bashki, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas KLSH-së, nga ish-kryetari i Bashkisë Këlcyrë dhe ish-përgjegjësi i sektorit të financës në Bashkinë Këlcyrë janë lidhur 28 kontrata shitje trualli në një sipërfaqe prej 3,142.5 m2 (brenda vijës kufizuese të qytetit Këlcyrë) me përfitues subjekte të ndryshme private, në kundërshtim me ligjin.
“Nga auditimi rezulton që Bashkia Këlcyrë, si palë shitëse, nuk disponon asnjë titull ligjor pronësie mbi trojet e shitura me anë të kontratave të mësipërme, pasi ajo nuk e ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anë të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, siç parashikohet edhe në ligjin “Për regjistrimin e pasurive të pa luajtshme” neni 38.”
Kontrolli i Lartë i Shtetit sqaron se “veprimet e kryera nga përfaqësuesit e Bashkisë Këlcyrë, kanë qenë në tejkalim të kompetencave të tyre ligjore dhe në lidhje me kontratat për shitjen e truallit kanë përgjegjësi ish-Kryetari i Bashkisë Këlcyrë dhe ish-Përgjegjësi i Sektorit të Financës në Bashkinë Këlcyrë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë kryer me dashje veprime të kundërligjshme të cilat referuar përmbajtjes së dispozitës penale, neni 248 i Kodit Penal, mbartin elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, duke i sjellë personave të tjerë përfitime të padrejta dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.”
(er.nu/BalkanWeb)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt