“Plazhi dhe Galateo”, kodi i mirėsjelljes nė pushime

Nė verė, vėrtet ne shkojmė me pushime por, nuk duhet tė “nisim me pushime” rregullat e mirėsjelljes nė shoqėri


Pėrmbajtja

1. Smartphone
2. Bar, kioska apo restorante.
3. Sport.
4. Fqinjėt e ēadrės.
5. Fėmijėt.
6. Plazhi.
7. Bronzimi i lėkurės.
8. Mjedisi.
7. Bronzimi i lėkurės.
Shoh tė nevojshme, nė kėtė mėnyrė, tė pėrcjell njė pėrmbledhje tė kodit etik dhe tė normave tė sjelljes, atyre konvencionale tė bon ton-it, pėr t’u pasur nėn vėzhgim nė plazh e kudo qofshim me pushime, tė pėrpiluara nga Akademia Italiane e Galateos.

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, stina e verės nuk ka mbaruar ende.

Ndonėse shumė prej jush janė kthyer nga pushimet, tė tjerė pėrgatiten pėr t’i nisur ato.

Zyrtarisht kemi edhe njė muaj verė, ama pėrtej kėsaj, koha e bukur vazhdon dhe pushimet pėr inerci, zgjasin relativisht pėr secilin, nėpėr lokalitete tė ndryshme: det, mal, liqene, lumenj, etj.

Pėrveē faktit se nė verė, vėrtet jemi ne ata qė shkojnė me pushime dhe ndėrkohė, nuk duhet tė “nisim me pushime rregullat e mirėsjelljes” por, duhet t’i vėzhgojmė me kujdes ato, janė edhe disa norma bazė tė kodit etik tė njeriut, qė nuk kanė “stinė apo vendndodhje”: ato nuk duhen harruar kurrė.

Shoh tė nevojshme, nė kėtė mėnyrė, tė pėrcjell njė pėrmbledhje tė kodit etik dhe tė normave tė sjelljes, atyre konvencionale tė bon ton-it, pėr t’u pasur nėn vėzhgim nė plazh e kudo qofshim me pushime, tė pėrpiluara nga Akademia Italiane e Galateos.

Plazhi tė krijon vetvetiu imazhin e njė farė shkujdesjeje qė njeriu praktikon, duke u shkėputur pėr disa ditė nga rregullat e ngurta tė sjelljes nė qytet dhe nė mjedisin e punės.

Por, nė tė vėrtetė nuk ėshtė kėshtu: plazhi dhe deti kėrkojnė shumė ndjeshmėri, qoftė pėr nga ana sociale, qoftė nga ajo mjedisore.

Nė pėrsiatje tė parė, nėse do tė imagjinonim sjelljen tipike tė rėndomtė nė plazh, do tė na vinte parasysh ndoshta ajo e njė familjeje, e cila nėn ēadėr pret vazhdimisht copa shalqini dhe vjen e ngarkuar me tenxhere e tasa me gatesa tė ndryshme por, nė tė vėrtetė, gjėrat qė na bezdisin nė plazh janė shumė me tė holla se kaq.

Le t’i vėrejmė disa prej tyre:

1. Smartphone
Radhisim nė vend tė parė smartphone-t, pasi janė instrumentėt mė tė pėrdorur dhe shpesh, ata mė tė bezdisshmit.

Nėse fqinji i ēadrės sonė do tė kalonte tėrė ditėn duke i treguar video nė youtube mikut tė tij ose partneres, mbi futbollin apo gjithēka tjetėr, ose do tė rrinte duke kėrkuar muzikė e video pa pėrdorur kufjet, sigurisht qė do tė diktohej si njė njeri i paedukatė. Njėkohėsisht, janė irrituese zilet e shpeshta tė telefonit me volum tė lartė apo telefonatat e vazhdueshme.

Le tė mos harrojme selfie-t!
Shumė persona e ngatėrrojnė plazhin me njė set fotografik, ku mund tė na fotografojnė edhe ne tė tjerėve gabimisht, pa vetėdije, ndėrkohė qė bėjnė selfie-t e veta dhe ne e shohim veten shpėrndarė nėpėr rrjetet sociale pa e ditur fare e pa autorizuar kėnd.

Ose, tė na detyrojnė qė tė bėhemi padashje spektatorė daljesh hollywoodiane nga uji, duke u fotografuar apo filmuar ato persona vetė nga “regjisorė” shumė kėrkues.
Rregulli thelbėsor ėshtė me siguri: veproni me kriter!

2. Bar, kioska apo restorante.
Mbani parasysh se nė kėto lokale, ndonėse gjenden nė plazh, shkohet tė veshur, tė mbuluar pjesėrisht me njė pėlhurė qė mbulon rrobet e banjos pėr femrat, apo nje kanotjerė, bluzė pėr meshkujt. Duhet tė ulemi nėpėr karriget e lokalit me rrobe banjo tė thara e nuk duhet tė kushtėzojmė tjetrin qė do tė ulet aty pas nesh, pasi ne tė kemi njomur eventualisht vendin me ujin me kripė qė mbartim nė trup apo djersėn, nėse do tė kishim rrobet e banjos tė lagura apo do tė ishim tė pambuluar pjesėrisht, aq sa nevojitet.

3. Sport.
Tė ekspozosh njė fizik tė stėrvitur e tė tonifikuar nė plazh, kjo gjė ėshtė natyrisht shumė e kėndshme. Nėse kjo ka ardhur si rezultat i njė pėrgatitjeje tėnde fizike paraprake nė palestėr apo kudo nė muajt e mėparshėm, mirė se tė vijė por, kjo s’do tė thotė qė plazhin ta kėmbesh me hapėsirėn tėnde personale pėr stėrvitje dhe tė ekspozosh para pushuesve tė tjerė manitė e tua pėr t’u stėrvitur e mbajtur trupin nė formė pikėrisht nė ato ditė tė caktuara pushimi. Njė vrapim nė bregdet nė perėndim, ėshtė i pranueshėm por, vrapimi nė mes tė vapės nė orėn 15.00, ky ėshtė ekzagjerim dhe egocentrizėm.

Edhe sportet e praktikuara nė grup duhet tė aplikohen nė hapėsirat e pėrcaktuara e pa bezdisur tė tjerėt. E njėjta gjė vlen dhe pėr sportet e ujit apo pėrdorimin e kamerdareve tė ndryshme. Duhet respektuar hapėsira, largėsia dhe siguria e tjetrit nė det.

4. Fqinjėt e ēadrės.
Kur jemi nė plazh, jemi tė detyruar disi qė tė ndėrveprojmė me fqinjėt e ēadrės, qofshin ata tė pėrkohshėm, njėditorė, apo tė vazhdueshėm, me praninė e tė cilėve do tė kalojmė gjithė kohėn tonė tė pushimeve kur kemi njė ēadėr fikse diku.

Nė tė dyja rastet duhen pasur parasysh rregullat pėrkatėse tė qytetėrimit.

Duhet pėrshėndetur kur mbėrrijmė nė plazh dhe kur largohemi. Edhe nė rastin kur e shohim qė fqinji i ēadrės ėshtė i predispozuar tė kėmbejė dy fjalė pa u sforcuar fundja, atėherė le tė kursejmė tė paktėn detajet mbi restaurimin e shtėpisė sonė nė fshat dhe ta lemė tė relaksohet. Le tė shmangim tė folurėn me zė tė lartė, tė bėjmė kujdes qė fqinjėt e ēadrės tė mos i spėrkasim me solucionet tona pėr diellin, t’i lemė orenditė e plazhit sistemuar nė rregull kur largohemi nga ēadra e kujdes me peshqirėt kur i shkundim: tė mos i mbushim me rėrė fqinjėt.

Ndėr tė tjera, nėse kemi me vete nė plazh sende apo aksesorė me vlerė, duhet tė kemi parasysh qė s’mund tė bezdisim fqinjėt qė tė na i mbajnė nėn kontroll ato kur shkojmė pėr tė bėrė banjo nė det.

5. Fėmijėt.
Fėmijėt nė plazh janė njė gėzim i vėrtetė, kur janė tė edukuar ama, tė kontrolluar dhe tė ndjekur ose njė ankth i mirėfilltė kur nuk janė tė edukuar siē duhet, kur vrapojnė sa para, prapa duke ngritur rėrėn, ndėrkohė qė nėna e tyre ėshtė e zėnė duke bėrė nje selfie perfekte pėr ta postuar nė Instagram. Fėmijėt duhen mbajtur gjithnjė nėn vėzhgim dhe nuk mund t’ia ngarkosh rojes bregdetare kujdesin pėr ta apo fqinjit tė ēadrės. Kujtohuni se fėmija ėshtė juaji. Kėshtu qė nuk do tė jetė e nevojshme as qė t’i bėrtisni fėmijės nė mes tė plazhit vazhdimisht.

6. Plazhi.
Plazhi ėshtė njė vend tipik ku verifikohen shpesh akte bullizmi dhe pėrqeshjeje, talljeje.

Plazhi ėshtė njė vend pėr tė gjithė: pėr persona mbipeshė, nėnpeshė, me imperfeksione apo mangėsi fizike, me probleme pak a shumė tė rėnda fizike dhe me karakteristika trupore qė bien nė sy. Diskriminimi nuk pėrcillet vetėm nėpėrmjet fjalės. Shpesh njė shikim i gabuar, njė pėshpėritje nėn zė, njė pėrqeshje, mund tė jenė njė armė gati vdekjeprurėse pėr tjetrin. Ndaj nė det relaksohuni e lini tė tjerėt tė relaksohen.

7. Bronzimi i lėkurės.
Ȅshtė e ditur qė njė bronzim i tepruar i lėkurės nuk ėshtė veēanėrisht elegant por, ama edhe njė ngjyrė e zbehtė kufome, nė gusht nuk ėshtė e kėndshme.

Urdhri i radhės ėshtė: kujdes e kriter nė marrjen e diellit mbi lėkurė, pėr shėndetin tuaj paraprakisht. Mė tej, pėr tė mos u shfaqur me ngjyrėn e lėkurės suaj, si tė asaj karavidhes qė ju shėrbejnė nė restorant e qė ju pėlqen aq shumė, dhe njėkohėsisht, pėr tė mos u diktuar nė fund tė ditės, me lėkurėn e djegur, si tė pakujdesshėm pėr vetė trupin tuaj.

8. Mjedisi.
E lamė mjedisin pėr tė fundit, duke shpresuar qė nė 2019-ėn tė mos jetė mė nevoja pėr paralajmėrime pėr ruajtjen e tij apo pėr ta vendosur nė radhė tė parė tė listės mbi pėrkujdesjen.

Asgjė, e theksojmė, asgjė nuk duhet lėnė nė plazh!

“Letrėn e lė se ajo ėshtė biodegraduese, filtri i cigares fshihet lehtė nėn rėrė, tapa e birrės as qė duket”, tė gjitha kėto gjeste ju pėrshkruajnė jo thjesht si njė tė paedukatė por, si njė njeri tė paqytetėruar.


Burimi: Akademia Italiane e Galateos

https://sq.albanianews.it/turizem/pl...jes-ne-pushime