Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 127
  1. #41
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    PARASHIKIMI VJETOR I HOROSKOPIT KINEZ


    Miu
    2013

    Ky vit nuk do jete shume i mire per jeten tuaj ne cift. Do perballeni me situata te veshtira te cilat do iu bejne te ndiheni keq. Gjithsesi duhet thene se duke filluar qe nga mesi i vitit do filloni te kuptoheni me mire me partnerin. Beqaret do kene shume takime, po e meta kryesore do jete se asnjehere nuk do ndeshen me personin qe peshtatet per ta. Bejini syte kater dhe mos beni gabime te njepasnjeshme. Shendeti ne pergjithesi do jete pa probleme te medha, megjithate shpeshhere mund te ndiheni te lodhur. Ushqehuni mire dhe mos harxhoni me shume energji sesa duhet. Financat do vijne duke u permiresuar nga muaji ne muaj. Ne pune do iu duket sikur dicka do iu pengoje te ecni para. Hiqni komplekset dhe tregohuni me te vendosur me cdo projekt qe mund te filloni.



    Bualli
    2013

    2013-ta do jete nje vit mjaft interesant per jeten sentimentale. Disa do pajtohen edhe me disa miq me te cilet kane kohe qe jane zene. Persa i perket jetes sentimentale do keni permiresim te saj. Degjojeni me shume zemren por here pas here verjani veshin edhe arsyes. Vetem ne kete menyre gjithcka do shkoje si e kishit menduar. Nje vit i mbare do jete edhe per beqaret. Nese jeni me te vemendshem do e gjeni me shpejt shpirtin binjak. Nese keni mundesi dhe kohe beni shpesh pak aktivitet fizik qe te ndiheni ne forme me te mire. Po nuk u kujdeset me shume per shendetin do hasni edhe probleme. Nese ne pune bashkepunoni me koleget do keni edhe me teper sukses. Do jeni edhe me te vendosur dhe te perqendruar ne ate qe keni per te bere. Do e tregoni sesa te zotet jeni!



    Tigri
    2013

    Do jete nje periudhe e favorshme edhe per jeten sentimentale, sidomos nese jeni ne cift. Keshilla qe iu japin yjet per vitin e ri eshte t’i kushtoni me shume vemendje atij qe keni ne krah dhe te mos i hidhni syte sa andej kendej. Mos u tregoni ne asnje moment egoiste! Nese jeni beqare do takoni rastesisht dike qe do iu beje menjehere per vete. Do ndiheni mire dhe do kaloni momente mjaft romantike. Shpesh do iu duket vetja si ne enderr. Viti do filloje me lodhje keshtu qe duhet te beni kujdes me shendetin. Nese vuani nga semundje kronike beni disa kontrolle me teper. Me shume se kurre duhet te perfitoni nga mundesite shume te mira qe do iu jepen ne jeten profesionale. Mos u dorezoni qe me pengesen e pare qe do iu dale dhe mos u nxitoni per asgje.




    Lepuri
    2013

    Viti 2013 do jete viti i surprizave. Do jeni pergjithesisht emotive dhe intuitive. Jeta ne cift per disa do shkoje mire ndersa per disa te tjere do kete ende veshtiresi. Nje pjese do e zyrtarizojne lidhjen dhe do shohin drejt se ardhmes. Per beqaret do jete vit me i mbare dhe do kete tekime vendimtare. Do filloni nje histori te kendshme dashurie. Per sa i perket shendetit duhet thene se kete vit do ndiheni me mire dhe nuk do keni probleme te medha. e vetmja keshille eshte te merreni me pak aktivitet fizik. Financat here pas here do jene delikate keshtu qe duhet pasur kujdes dhe matur me shpenzimet. Ne pune nuk do jene shume te thjeshta gjerat. Vrojtoni mire para se te veproni qe te mos deshtoni. Shmangini vetes surpriza te keqija. Lerini per me vone investimet e medha.



    Dragoi
    2013

    Pervec disa momenteve stresuese, ky vit do jete i mire dhe ju do keni mundesi te rimerrni kontrollin ne jeten tuaj. Ne sektorin e dashurise do jeni gjate gjithe kohes ne kerkim te pasionit dhe nuk do kenaqeni nese nuk behet cdo gje si doni ju. Beqaret duhet te jene me te shoqerueshem dhe te dalin sa me teper. Mundesite qe do iu dalin para do jene shume te mira. Disa do fillojne nje histori telenovele, qe fundi sigurisht do jete i lumtur. Per shendetin mos u shqetesoni fare. Rezistenca do jete e mire. Edhe ata qe kane pasur shqetesime te vogla do te permiresohen. Me financat beni pak kujdes! Nese do dini te perfitoni nga mundesite e mira qe do iu jepen ne jeten profesionale do e keni shume te lehte te arrini objektivat qe i kishit vene vetes.




    Gjarpri
    2013

    Jeta sentimentale do shkoje me se miri gjate ketij viti. Harmonia do te mbreteroje gjate gjithe kohes. Ju dhe partneri do jeni si nje ekip i forte qe mund t’i beje balle cdo pengese. Karakteri i eger dhe pavendosmeria nuk do jete ne favorine beqareve. Keshilla e yjeve eshte te beni leshime nese doni ta beni per vete personin qe iu pelqen. Shendeti nuk do jete problematik por gjithsesi edhe shume te qete nuk do jeni. Mund te keni dhimbje shpine apo kockash. Konsultohuni me ndonje mjek sa me pare. Ne planin financiar do tregoheni te vendosur per ta permiresuar situaten dhe me pak sakrifica do ia dilni mbane. Investimet e medha i lini per me vone. Ne pune mos kerkoni te impononi mendimet tuaja dhe tregohuni me te hapur ndaj ndryshimeve. Pritet nje vit i suksesshem.




    Kali
    2013

    Ne muajin e pare te vitit cdo gje do shkoje mire ne lidhjen tuaj, por me vone situata do ndryshoje. Komunikimi do filloje te shuhet dhe nuk do kuptoheni mire me partnerin. Kujdes, mos merrni as vendime te rendesishme pa qene te sigurt. Beqaret do jene shume perzgjedhes dhe pavaresisht mundesive te shumta qe do iu jepen nuk do e gjejne dot ate qe kane enderruar. Ndryshoni sa pa qene vone. Shendeti nuk do kete probleme te medha gjate ketij viti. Gjithsesi mire eshte te beni pak kujdes me ndryshimet e motit dhe te temperaturave. Financat do jene goxha te qendrueshme. Pak maturi dhe gjerat do shkojne me se miri. Jeta profesionale do iu sjelle kenaqesi pa fund. Do arrini atje ku keni dashur gjithmone dhe do perfitoni mjaft nga kjo. Pergatituni te merrni dhe lavderime.



    Dhia
    2013

    Gjate ketij viti do beni cmos te ruai harmonine ne cift. Me pak mundim do e arrini kete dhe do ndiheni mjaft mire. Do kete jave kur atmosfera do jete e ngrohte dhe do kaloni momente plot pasion. Beqaret do fillojne dashuricka te kendshme te cilat do ua mbushin zemren me gezim. Perfitoni nga secila. Shendeti do jete me i mire dhe do jeni me te qete se nje vit me pare. Vazhdoni te ruani kete ekuiliber dhe mos harroni disa ushtrime cdo dite. Muajt e pare financat do jene te qendrueshme, por nese filloni te shpenzoni pa kursyer ato do vijne duke u ulur. Kujdes! Ne pune tregohuni pak me te duruar. Shume shpejt do merrni edhe nje pergjigje per ato qe keni kerkuar. Mendohuni mire para se te merrni vendime te medha. Cdo gje ka kohen e vet dhe ajo duhet respektuara.



    Majmuni
    2013

    Gjate ketij viti te gjithe do luftojne shume per te arritur ato qe duan. Yjet do iu ofrojne ndihmen e tyre edhe ne jeten sentimentale. Do kaloni disa veshtiresi por do ia dilni mbane. Edhe nese do iu duhet te merrni nje vendim me rendesi mos u dekurajoni dhe mos thoni nuk mundem! Duhet te keni me shume besim tek vetja juaj. Beqaret do kene fat dhe jeta do iu ndryshoje pergjithmone. Ne planin financiar do arrini ato qe keni dashur. Gjithsesi para se te hidhni cdo hap mendohuni mire, reflektoni dhe merrni disa keshilla. Duke qene se konfigurimi i yjeve gjate 2013-es eshte pa dyshim ne favor te jetes profesionale, atje duhet te mundoheni me teper. Te gjithe ata qe do te perpiqen seriozisht do e marrin ate qe duan. Ne planin financiar do arrini ato qe keni dashur.



    Gjeli
    2013

    Gjate ketij viti do ndiheni me te sigurte ne vetvete per ate qe doni. Ne lidhjen qe keni do jeni mbreter te komunikimit dhe te fjaleve te bukura. Mundohuni vetem mos e lendoni partnerin duke i vene ne dukje disa te meta. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe me te thjeshte. Ofrojuni mundesine atyre qe duan t’iu njohin. Flaka e pasionit mund te ndizet shume shpejt. Shendeti do jete kryesisht i mire por lodhja do te ndihet here pas here. Clodhuni dhe hani ne menyre te shendetshme. Financat do jene paksa te paendrueshme, por familjaret nuk do iu lene te ngeleni pa leke. Ne pune do jete nje vit super i ngarkuar dhe ju nuk do dini cfare te beni me pare. Organizojuni mire dhe beni cdo gje hap pas hapi. Mos u tregoni te pangopur sepse do gaboni rende.


    Qeni
    2013

    Jeta ne cift do jete e qendrueshme gjate ketij viti. Do keni besim tek ai qe keni ne krah dhe do flisni per gjithcka me te. Beni vetem pak kujdes me xhelozine sepse kjo mund t’iu coje ne disa debate. Beqaret me shume gjasa do e gjejne gurine e tyre te cmuar. Do ndiheni te plotesuar. Shendeti nuk do kene probleme por emocionet e mira apo te keqija mund t’iu sjellin disa shqetesime te vogla. Ne plani financiar cdo gje do shkoje mire dhe nuk do keni as problemin me te vogel. Mund te beni edhe investimet qe kishit menduar prej kohesh. Ne pune do jeni plot energji dhe vendosmeri per ta arritur ate qe doni. Largpamesia do jete nje tjeter pike e forte qe do iu ndihmoje t’i mendoni mire gjerat para se ti beni. Edhe neper diskutime me shefat do gjeni fjalete duhura per te shprehur ate qe mendoni.


    Derri
    2013

    Nese nuk doni te keni probleme ne jeten tuaj ne cift gjate ketij viti mos u tregoni paranojake dhe lereni partneri ta thote ate qe mendon. Mos u mundoni te impononi ne cdo moment mendimin tuaj. Ky do jete gabimi me i rende. Beqaret do kene shume kerkesa per personin ideal dhe do e kene te veshtire ta gjejne ate. Megjithate do takoni nje person qe duket dyshues por qe ne te vertete ka nje zemer te madhe. Njiheni njehere sepse nuk do humbni asgje. Me shendetin duhet te tregoni me teper kujdes. Ai do jete mjaft delikat gjate gjithe muajit. Per shkak te disa vonesave ne hyrjen e financave dhe per shkak te shpenzimeve te tejskajshme buxheti do kete tronditje. Kujdes! Ne pune cdo gje do shkoje me se miri. Do merrni pergjigje pozitive per per cka iu kishit kerkuar shefave.
    What goes around---comes around

  2. #42
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    KEtu flet edhe per mua?

  3. #43
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    HOROSKOPI JAVOR


    Dashi
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Jeta juaj ne ēift do pėrballet me disa probleme gjate kėsaj jave. Mundohuni te mos bini ne dėshpėrim dhe te dorėzoheni. Gjithēka mund te kaloje shpejt nėse e ruani komunikimin ne ēift. Beqaret do jene sharmante dhe do kenė fat me shumice ne dashuri. Mund te bėni zgjedhjen qe dėshironi. Ne planin financiar me ne fund do arrini t’i kaloni vėshtirėsitė dhe te shpenzoni paksa me tepėr. Shėndeti do jete i mire ne pėrgjithėsi, por duhet te tregoheni shume te matur me ushqimin qe do konsumoni. Ne pune do jeni plot force dhe energji. Pak nga pak do arrini majėn e suksesit dhe do ndiheni si mbi re. Jeta familjare do ketė prioritet te madh.


    Demi
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Periudhe e kėnaqshme pėr te dashuruarit. Do pėrjetoni emocione te veēanta dhe mund te bėni ēmenduri te vogla ne ēift. Nga mesi i javės pėrgatituni pėr njė surprize te madhe. Beqaret, te secilit seks qofshin, do kenė takime pa fund. Disa mund te krijojnė edhe njė lidhje serioze. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate. Mos u tregoni te pamatur dhe te bėni shpenzime stratosferike sepse do keni tronditje te mėdha dhe nuk do dini ēfarė te bėni. Shėndeti do ketė disa shqetėsime. Merrni masat e nevojshme sa me shpejt qe te mundni. Me ndihmėn e Jupiterit do hidhni hapa shume pėrpara ne pune. Mund te filloni njė projekt te rėndėsishėm dhe fitimprurės. Ne familje do jete njė jave e qete dhe pa probleme.



    Binjaket
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Edhe pse mund te keni ndonjė debat te vogėl ne jetėn ne ēift gjate kėsaj dite, mos i dramatizoni gjerat. Me pak kurajė dhe durim mund te arrini ta qetėsoni situatėn. Beqaret do kenė mundėsi pėr te krijuar njė lidhje, por do kenė frike dhe druajtje te tentojnė. Ne planin financiar do kaloni njė periudhe pa probleme dhe ankth. Do keni mundėsi te blini edhe disa gjera te vogla qe iu kane mbetur fiksim prej kohesh. Shėndeti do jete paska delikat. Mund te keni probleme me frymėmarrjen prandaj kujdesuni dhe mbrohuni nga te ftohtit. Ne pune do merrni iniciativa dhe do afroheni shume pranė objektivit final. Marrėdhėnia me familjaret do jete harmonike.



    Gaforrja
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Mundohuni te mos e konsideroni si njė hero partnerin tuaj gjate kėsaj jave sepse ne fakt ai do iu zhgėnjejė shume shpejt. Jeta nuk ėshtė as telenovele dhe ngjarjet ne pėrditshmėri nuk rrjedhin si ne njė roman me fund te lumtur. Dashuriēkat e beqareve do jene premtuese. Shfrytėzojeni ēdo mundėsi qe do iu jepet. Intuita do iu ndihmoje te bėni lėvizjet e duhura ne planin financiar. Situata do jete e mire. Shėndeti mund te ketė pėrmirėsime nėse ushqeheni mire dhe merreni me pak sport. Hėna do jete aleatja juaj me e mire ne jetėn profesionale. Dėgjojini me kujdes ato qe do iu thonė shefat qe te mos gaboni. Jeta familjare do jete me e mire sesa e mendonit.



    Luani
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Ēėshtjet e dashurisė nuk do shkojnė dhe aq mire gjate kėsaj jave. Nuk do i kushtoni vėmendjen e duhur personit qe keni ne krah dhe ai mund te shohė dike tjetėr. Beni kujdes edhe me xhelozinė! Beqaret do pėlqejnė shume dike me te madh ne moshe sepse do iu duket si me i sigurte dhe i pjekur. Merrini gjerat shtruar. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos rrezikoni shume. Nuk ėshtė koha e duhur pėr investime te jashtėzakonshme. Shėndeti do jete i paqėndrueshėm. Mbrohuni nga viroza e stinės, pini sa me shume ēaj dhe qėndroni neper ambiente te ngrohta. Ne pune do jeni me te qarte dhe me te kthjellet pėr ato qe dėshironi te arrini. Familja shume mire.




    Virgjeresha
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Jeta ne ēift do influencohet pozitivisht nga planetėt gjate kėsaj jave. Jo vetėm qe do i zgjidhni te gjitha mosmarrėveshjet, por do tregoheni tolerante dhe te kuptueshėm me partnerin. Beqaret do vazhdojnė te kenė te njėjtin status edhe pse takimet nuk do mungojnė. Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni transaksionet e duhura. Gjendja shėndetėsore nuk do jete e keqe, megjithatė lodhja do beje te veten. Flini mjaftueshėm dhe bėni pak yoga nėse mundeni. Jeta profesionale do jete e shkėlqyer. Do arrini gjithēka qe kishit planifikuar dhe dėshiruar prej kohesh. Bravo pėr kėmbėnguljen! Ne familje do mbizotėrojė qetėsia.




    Peshorja
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Gjate kėsaj jave do keni mundėsi t’ia dėshmoni njėherė e mire dashurinė dhe pėrkujdesjen atij qe keni ne krah. Priten dite te bukura dhe te mbushura me gėzim. Beqaret do kenė flirtime te shumta, por asgjė me tepėr sesa kaq. Merrini gjerat si t’iu vijnė pa kėrkuar shume. Ne planin financiar ambienti do jete me i qete. Saturni do jete ne anėn tuaj dhe do iu ndihmoje te kryeni hapat e duhura. Shėndeti nuk do jete i mire. Jo vetėm qe lodhja do japė pasojat e veta, por disa mund te marrin edhe ndonjė lloj infeksioni. Muskujt gjithashtu do iu dhembin gjithė kohės. Ne pune do merrni njė lajm te rėndėsishėm te cilin e keni pritur prej kohesh. Familja pa probleme.




    Akrepi
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Gjate kėsaj jave, marrėdhėnia juaj me partnerin do pėrmirėsohet ndjeshėm. Shfrytėzojeni pėr te kėrkuar falje, por edhe pėr te diskutuar pėr tema delikate. Beqaret do kenė vėshtirėsi ta gjejnė personin e pėrshtatshėm. Me miqtė do bėnit mire te mos mendonit diēka me tepėr. Financat do jene delikate. Merrni kurajėn te pėrballeni sa me shpejt me problemet. Shėndeti nuk do jete shume i qėndrueshėm. Nėse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet, konsumoni sa me shume portokaj. Nėse keni bere plane ne pune mendoni t’i realizoni njė nga njė sepse periudha do jete e pėrshtatshme. Marrėdhėnia me familjaret do jete me e mire sesa e mendonit.



    Shigjetari
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Partneri do beje gjithēka qe t’ua plotėsojė dėshirat gjate kėsaj dite, por ju nuk duhet te pėrfitoni nga kjo dhe te kėrkoni gjithmonė e me tepėr. Pėr beqaret nuk ėshtė momenti i duhur pėr te nisur histori dashurie. Mundėsitė do ekzistojnė, por do vuanit shume me pas. Pėr te qene me te qete ne planin financiar shlyeni borxhet dhe paguani faturat e muajit. Shėndeti do jete i mire. Vazhdoni te njėjtėn diete ushqimore dhe bėni pak me tepėr aktivitet fizik. Nga i ftohti duhet te ruheni sa me tepėr. Ne pune do hidhni hapa titaneske vetėm e vetėm pėr te arritur objektivat. Do ia dilni mbanė me sukses. Familja do ketė disa probleme te vogla.




    Bricjapi
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Kjo jave do jete e mrekullueshme pėr te dashuruarit. Shpeshherė do iu duket sikur jeni ne ėndėrr dhe nuk do dėshironi te zgjoheni. Beqaret do njihen me persona te shumte, por afėr duhet te mbajnė vetėm atė qe iu pėrshtatet me tepėr. Financat do jene delikate. Shmangni sa me shume investimet e mėdha. Rezistenca fizike do jete me mire se njė jave me pare, megjithatė do keni pak kolle dhe hunde. Pini gjera te ngrohta dhe mos qėndroni neper ambiente te ftohta. Ne pune do iu pėrgėzojnė pėr ato qe keni arritur deri me sot dhe kjo do iu shtyje te vazhdoni me tej. Pritet njė jave e suksesshme. Familja do iu beje te ndiheni me mire dhe me te lumtur.



    Ujori
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Gjithēka do shkoje me se miri kėtė jave ne jetėn tuaj ne ēift. Do kėtė darka romantike dhe pasion te pashtershėm. Disa mund te mendojnė edhe pėr njė fejese. Takimet pėr beqaret do jene te shumta dhe mundėsitė pėr lidhje serioze gjithashtu. Ka shume gjasa te ndryshoni status. Financat duan njė menaxhim me te mire dhe me tepėr seriozitet. Shėndeti nuk do pėrbėjė as problemin me te vogėl. Vazhdoni te ushqeheni ne mėnyrė te shėndetshme me merrni vitamina sa te mundni. Ne pune do iu buzėqeshė fati. Dikush do iu beje njė propozim te rėndėsishėm i cili mund t’ua ndryshoje pėrgjithmonė rrjedhėn e gjerave. Me familjaret do keni debate.



    Peshqit
    Java: 25 shkurt-3 mars

    Jeta ne ēift nuk do ketė tronditje te mėdha gjate kėsaj jave. Venusi do iu ndihmoje ta pėrforconi bashkėpunimin dhe te kaloni momente te kėndshme me atė qe keni ne krah. Beqaret do kenė takime pa fund, por pa asnjė te ardhme. Nuk do e gjeni kėtė jave personin e duhur. Financat nuk do jene ashtu si duhet, por nuk duhet te mendoni vetėm gjera te kėqija dhe ta lėshoni veten. Shėndeti mund te pėrballet me te papritura. Disa mund te kenė ėnjtje kėmbėsh dhe do ndihen shume te fryre. Ne pune do jene plot energji dhe do e keni me te lehte te arrini atje ku dėshironi. Te gjitha pėrpjekjet qe keni bere do japin frytet e veta. Ne familje nuk do ndodhe asgjė e veēante.
    What goes around---comes around

  4. #44
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe, po mos m'dali horoskopi kete jave sic e ke shkruar, mjere ti!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #45
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sdi cte them

    Sorkadhe si thua ti ?

  6. #46
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Une si besoj yjet

  7. #47
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    Une si besoj yjet
    As tek dielli?

  8. #48
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    As te hena.

  9. #49
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    [QUOTE=MI CORAZON;3594911]Sorkadhe, po mos m'dali horoskopi kete jave sic e ke shkruar, mjere ti! [/QUOTE

    do lutem me qirinj ndezur qe te te dali
    What goes around---comes around

  10. #50
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    As te hena.
    te dergoft nje stuhi dielli tek shtepia :@

  11. #51
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    te dergoft nje stuhi dielli tek shtepia :@
    Plac ne vend :P

  12. #52
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    Plac ne vend :P
    jo po vend e pa vend :P

    Pse ku tjeter plaset? :P

  13. #53
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Ne ajer psh :P

  14. #54
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    Ne ajer psh :P
    Edhe ne ajer eshte vend :P

  15. #55
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    HOROSKPI MUJOR

    MARS 2013


    Dashi
    Mars 2013

    Dhjete ditėt e para te kėtij muaji do jene te mira pėr ēiftet, por me pas atmosfera do trazohet dhe do keni shume vėshtirėsi. Impulsiviteti i tepruar do iu beje te gaboni shpesh dhe personi qe keni ne krah do lėndohet. Reflektoni mire para se te veproni. Beqaret do tregohen shume kėrkues dhe nuk do kėnaqen aspak me takimet qe do realizojnė. Fatmirėsisht shėndeti do jete i mire. Do jeni energjike dhe do ndiheni ne forme. Kujdes duhet te bėni me ndonjė aksident te vogėl. Ne planin financiar situata do stabilizohet pas javės se pare. Gjithsesi yjet kėshillojnė maturi dhe kujdes me shpenzimet qe gjerat te marrin drejtimin e duhur. Ne pune do jeni te paduruar dhe do hidhni hapa te parakohshme. Kujdes! Me koleget marrėdhėnia do pėrmirėsohet dhe ka mundėsi qe me disa te bashkėpunoni.


    Demi
    Mars 2013

    Ēėshtjet sentimentale ka rrezik te pėrballen me vėshtirėsi gjate kėtij muaji. Megjithatė nėse tregoheni tolerante dhe here pas here kėrkoni falje pėr gabimet gjithēka mund te rregullohet. Partneri mund t’iu beje propozime interesante te cilat nuk duhet lėnė pas dore. Pėr beqaret do jete miqėsia ajo qe do ketė rėndėsinė me te madhe. Dashuria do kaloje ne plan te dyte edhe pse ngacmimet nga dikush nuk do mungojnė. Me shėndetin duhet te bėni kujdes. Mos e lini pas dore ushqimin nėse nuk doni te humbni fuqitė dhe te keni pasoja te renda. Nėse doni te mbani dieta kėshillohuni me specialistet e fushės. Ne planin financiar do pėrballeni me disa vėshtirėsi, por ne pėrgjithėsi muaji do jete i mire. Ne pune do iu dalin pengesa. Pėrdorni aftėsinė tuaj komunikuese pėr te zgjidhur ēfarėdo lloj ēėshtjeje.



    Binjaket
    Mars 2013

    Dashuria edhe pėr ju binjake do ketė disa probleme gjate kėtij muaji. Do keni keqkuptime te njėpasnjėshme dhe mezi do arrini te komunikoni. Dy javėt e para do jene ato me te vėshtirat. Beni gjithēka qe te mundni pėr te mos e humbur partnerin dhe mendoni pėr ndonjė surprize te kėndshme. Tre javėt e para beqaret nuk do kenė rrahje zemrės, ndėrsa me vone gjithēka mund te ndodhe. Disa mund te fillojnė edhe angazhime afatgjata. Ngarkesa e madhe do sjelle pasoja tek shėndeti. Do jeni shpesh te stresuar dhe te lodhur. Hani ne mėnyrė te ekuilibruar dhe gjeni kohe pėr t’u ēlodhur. Pėr financat nuk do jete asgjė fushe me lule. Shpenzoni me maturi dhe bėni njė riorganizim te situatės. Ne pune duhet t’i merrni gjerat shtruar sepse do keni shume pėr te bere. Ne fund pritet te vije suksesi.




    Gaforrja
    Mars 2013

    Gjate kėtij muaji do jene emocionet ato qe do iu udhėheqin ne jetėn tuaj ne ēift. Tre javėt e para gjithēka do shkoje pėr mrekulli dhe kenaqesitė qe do pėrjetoni do jene te mėdha. Me pas do ketė disa kontradikta mbi njė teme delikate dhe do ndizen debatet. Beqaret do kenė mundėsi te shumta pėr ta gjetur dashurinė, por nėse nuk i mbani kėmbėt ne toke mund te zhgėnjeheni. Mundohuni te mos e humbisni pėr asnjė moment realizmin. Shėndeti do jete here i mire dhe here delikat. Mbrohuni nga virozat e sezonit dhe mos neglizhoni as shqetėsimin me te vogėl. Ne planin financiar, 15 ditėt e para do jene te mira, me pas gjerat do marrin tatėpjetėn pėr shkak te shpenzimeve te tejskajshme. Ne pune do jeni krijues, te vendosur dhe do ndėrmerrni iniciativa. Do keni arritje te mėdha.




    Luani
    Mars 2013

    Gjate kėtij muaji do vazhdoni te jeni te vendosur dhe te sigurte ne vetvete. Pėr sa iu pėrket ēėshtjeve sentimentale deri ne datėn 19 mund te keni kontradikta te vogla, me pas situata do jete me e qete dhe atmosfera me e ngrohte. Pėr beqaret priten dashuri me shikim te pare. Prisni rreth 12 dite para se te jepni pėrgjigje pėrfundimtare ne mėnyrė qe te keni kohe te reflektoni. Qe nga data 18 edhe ju do jeni ne njė lidhje dhe te lumtur me atė qe do keni pranė. Shėndeti nuk do ketė probleme te mėdha, pėrveē ndonjė shqetėsimi te vogėl qe mund te lidhet me ciklin menstrual tek femrat. Financat do jene ne pėrgjithėsi te mira. Tregohuni me te matur me shpenzimet ne mėnyrė qe te keni aq para sa te hiqni edhe mėnjanė. Jeta profesionale do jete me e mire sesa e mendonit. Ne datėn 16 pritet njė lajm i mire.



    Virgjeresha
    Mars 2013

    Ambienti ne ēift do jete pėrgjithėsisht i trazuar kėtė muaj. Mos u tregoni kokėforte dhe mos mendoni gjithmonė se ajo qe ju thoni ėshtė e drejta. Njė gabim tjetėr i juaji mund te jete dėshira pėr ta kontrolluar partnerin gjate gjithė kohės. Shmangeni sa te mundni kėtė! Beqaret do kenė takime, disa madje mund te jene edhe te kėndshme, por pėr dashuritė e mėdha duhet pritur shume me tepėr. Emocionet qe mund te pėrjetoni ne ēdo fushe, mund te sjellin here pas here probleme me shėndetin. Do bėnit mire te flisnit me tepėr dhe te merreshit me pak yoga. Me financat tregohuni realiste dhe mos shpenzoni kuturu. Vetėm ne kėtė mėnyrė do shmangni rrėnimet e menjėhershme. Ne pune duhet me tepėr diplomaci. Vendosni edhe pak rregull ne zyre qe te keni me tepėr dėshirė pėr te ecur para.



    Peshorja
    Mars 2013

    Gjate kėtij muaji nuk do iu mungoje aspak karizmi. Pritet qe me shume sukses te keni ne jetėn profesionale dhe atė shoqėrore. Jeta ne ēift do jete paksa e ndėrlikuar dhe shpeshherė do mungoje qetėsia. Mos u tregoni as shume kėrkues dhe as agresiv me atė qe keni ne krah. Marsi do jete planeti me i favorshėm pėr dashurinė e beqareve. Miqtė do iu ndihmojnė te gjeni personin e veēante me te cilin te ndėrtoni njė jete. Shėndeti do jete i paqėndrueshėm. Do keni shpesh probleme gastrike dhe me zorrėt. Beni me tepėr kujdes me ushqimin dhe pini me tepėr ujė gjate ditės. Me financat mos u tregoni te paduruar sepse do humbni shume. Ruani njė ekuilibėr me shpenzimet. Ne pune do i kaloni njė nga njė te gjitha pengesat dhe do arrini atje ku keni ėndėrruar gjithmonė. Urime!




    Akrepi
    Mars 2013

    Do jeni mjaft dinamike gjate kėtij muaji dhe ne pėrgjithėsi do iu plotėsohen te gjitha dėshirat. Ne jetėn ne ēift do tregoheni te moderuar dhe nuk do provokoni asnjė konflikt me partnerin. As ai nuk ka pėr t’iu lėnduar ne asnjė moment. Beqaret do jene me humor te mire dhe te gatshėm pėr te provuar eksperienca te reja. Shėndeti ne fillim te muajit do jete i mire, por me kalimin e kohės lodhja do japė rezultatet e veta. Kujdesuni me tepėr pėr veten dhe ēlodhuni qe te riktheheni ne forme. Ne planin financiar do e keni te vėshtirė te ruani ekuilibrin, por me pak dėshirė dhe vullnet mund t’ia dilni. Shpenzimet e kota, shmangini sa te mundni. Puna do filloje vrullshėm, do ketė disa pengesa nga mesi i muajit, por ne fund ēdo gjė do pėrfundojė ashti si e kishit planifikuar. Do jeni luftarake dhe te pamposhtur.




    Shigjetari
    Mars 2013

    Ky muaj do jete paksa i tensionuar pėr ju. Qofte pėr fajin tuaj apo pėr faj te atij qe keni ne krah, komunikimi do trazohet dhe do keni mosmarrėveshje. Kujdes me agresivitetin dhe kokėfortėsinė qe iu karakterizon. Beqaret do jene nostalgjike gjate tre javėve te para, ndėrsa me vone do takojnė nje person qe ia vlen te krijojnė njė lidhje. Mos e humbni kėtė mundėsi! Shėndeti nuk do jete i qete edhe pse jo me probleme shume te mėdha. Do jeni nervoze dhe here pas here pa fuqi. Ushqehuni mire dhe mos mbani dieta te forta. Ne plani financiar do jeni me te qarte pe rate qe doni te arrini dhe do merrni masa strikte. Data 11 duhet mbajtur mend pėr te marre ndonjė vendim me rėndėsi. Ne pune mos u influenconi aspak nga ata qe iu rrethojnė. Mendohuni mire dhe bėni atė qe iu duket me e drejte.




    Bricjapi
    Mars 2013

    Jeta ne ēift do jete plot ngjyra dhe mjaft harmonike gjate kėtij muaji. Do kuptoheni mire me njeri-tjetrin dhe nuk do mbani te fshehta. Vazhdoni ne kėtė rruge nėse preferoni jetėgjatėsinė e lidhjes. Beqaret qe kėrkojnė vetėm aventura kalimtare do jene te privilegjuar, ndėrsa ata qe ėndėrrojnė dashurinė e madhe duhet te bėjnė durim. Shėndeti nuk do kenė shqetėsime te mėdha. Mund te keni ndonjėherė dhimbje koke pėr shkak te lodhjes se tepėrt, por gjithēka do kaloje shpejt. Pėr forme te mire trupore kujdesuni me shume pėr ushqimin. Ne planin financiar mos i kaloni limitet me shpenzimet nėse nuk doni te pėrballeni me rrėnimin. Mund t’ia dilni edhe me pak. Jeta profesionale nuk do jete e keqe, megjithatė pak maturi dhe seriozitet do iu bėnte mire. Negociatat fillojini pas njė kohe te caktuar reflektimi.




    Ujori
    Mars 2013

    Jeta ne ēift do kaloje njė faze delikate gjate kėtij muaji. Do keni kontradikta te mėdha me partnerin dhe nuk do keni as kohe qe te merreni me zgjidhjen e tyre. Pėr me tepėr, njė i afėrm do ketė nevoje pėr ndihmėn tuaj, gjė te cilėn nuk mund t’ia mohoni. Beqaret nuk do ndihen mire vetėm , por serish nuk do kenė guxim te tentojnė aventura te reja. Shėndeti do jete here i mire dhe here delikat. Pėr ēdo shqetėsim konsultohuni me mjekun e familjes para se situata te pėrkeqėsohet. Mbrojeni veten! Situata financiare do jete e paqėndrueshme. Shpenzimet e mėdha qe keni bere kohe me pare do japin pasojat e tyre. Ne pune do jeni me te hapur ndaj te rejave dhe nuk do keni frike te tentoni. Priten disa arritje kėshtu qe pėrgatituni.




    Peshqit
    Mars 2013

    Jeta sentimentale e ēifteve do jete e shkėlqyer gjate 15 ditėve te para te muajit. Duke filluar nga data 17 komunikimi do ketė probleme dhe mosmarrėveshjet do jene pa fund. Do bėnit mire te flisni me qetėsi dhe te toleroni here pas here nėse doni qe te rikthehet atmosfera e ngrohte. Beqaret duhet te mos ėndėrrojnė shume, por t’i mbajnė kėmbėt ne toke. Jeta nuk ėshtė gjithmonė si ne njė film romantik. Pėr njė shėndet me te mire bėni me tepėr aktivitet fizik. Ecni me kėmbė, pėrdoreni me tepėr biēikletėn apo bėni not. E mira do jete qe gjate gjithė kohės ta mbani trupin ne lėvizje. Nėse do iu dalin probleme financiare, mos u alarmoni. Ulni menjėherė shpenzimet. Beni me pas njė menaxhim te mire te situatės dhe kėshillohuni me specialistet. Ne pune tregohuni diplomate, dinake dhe te vendosur.
    What goes around---comes around

  16. #56
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe, sme solle njehere fjale te mira

  17. #57
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Sorkadhe, sme solle njehere fjale te mira

    nese keto qe sjell do te ishin fantazia ime , edhe mund te te kerkoja ndjese. por ne fakt jane te sjellura nga burime serioze.
    qe te kesh nje muaj apo nje jave jo shume te deshirueshme, do te thote qe te gezosh plotesisht ditet kur do te shkelqeje fati. eshte ceshtje kohe

    tung plaku.
    What goes around---comes around

  18. #58
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Koha gjithmone kundra meje

    Trung sorkadhe

  19. #59
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    Sorkadhe, sme solle njehere fjale te mira

    Ti se meriton e shikon as yjet ste duan

  20. #60
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    Ti se meriton e shikon as yjet ste duan
    me do mami im mua :@

    Ujet me duan se i dua
    jo si ty :P

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •