Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 127
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Sorkadhe po Gjumashi ku eshte??

  2. #22
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Toffee Lexo Postimin
    Sorkadhe po Gjumashi ku eshte??
    ne gjume te trete
    What goes around---comes around

  3. #23
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    ne gjume te trete
    Sa i poshter, sme priti hic

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    yjet po me thone...qendro ne toke se mire je njeher hahah

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Vdeksha muve per Muve

    Demi
    Java: 28 janar-3 shkurt



    Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht tek jeta juaj ne cift gjate kesaj jave. Gjithcka do shkoje me se miri dhe nuk do keni debate te zjarrta. Beqaret do kene takime, por nuk do jene shume te siguri per ate qe duan vertet. Mos u nxitoni sepse ka kohe per gjithcka. Per financat duhet te kujdeseni me teper nese nuk doni qe te keni tronditje te medha. Shendeti do jete pergjithesisht i mire. Do jeni me dinamike se kohet e fundit dhe nuk do keni as shume stres. Ata qe kane pasur shqetesime do kene permiresime. Ne pune do iu behen propozime interesante. Pranojini pa u menduar shume dhe do e shihni qe gjerat do marrin drejtimin e duhur. Qetesia do mbizoteroje ne familje.

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  6. #26
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Horoskopi Mujor (Shkurt 2013)


    Dashi
    Shkurt 2013

    Gjate shkurtit beqaret do jene me te privilegjuarit. Do keni takime mjaft interesante sidomos me Demat. Do jete nje muaj i bukur dhe i mbushur me emocione te forta, por gjithsesi reflektoni para se te merrni vendime te medha. Per beqaret harmonia do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Do kaloni nje Shen Velentim te bukur dhe partneri do iu beje nje surprize te madhe. Javen e pare shendeti do jete i mire, por me kalimin e kohet s e ndieni me shume nervizismin dhe stresin. Kujdesuni me teper per veten dhe qetesohuni hera pas here. Financat do jene me shqetesuese sesa ju i mendonit. Ulni menjehere shpenzimet dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat qe keni. Vetem ne kete mendyre do shmangni katastrofat e medha. Puna do jete e shkelqyer 15 ditet e pare, por pas tyre situata do behet kaotike. Kujdes!


    Demi
    Shkurt 2013

    Nuk priten probleme te medha gjate ketij muaji ne jeten tuaj ne cift, megjithate duhet thene se do kete nje distance ndermjet jush dhe partnerit. Mundohuni te mbani pergjegjesite tuaja per cdo veprim dhe mos ia hidhni gjithmone fajin tjetrit. Beqaret do jene plot angazhime dhe nuk do i kushtojne rendesine e duhur ftesave qe do iu behen. Dijeni qe mundesi te tilla nuk perseriten shpesh. Shendeti do jete paksa delikat. Do ndiheni te lodhur dhe mjaft te stresuar dhe kjo mund te kete pasoja te renda. Financat do jene pergjithesisht te qeta. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe te kujdesshem nese doni te ruani ekuilibrin sa me gjate. Ne pune do keni nje muaj pozitiv. Dini te pershtateni ne cdo lloj ambienti dhe kjo eshte nje cilesi e vyer. Pritet te merrni edhe nje propozim mjaft interesant. Mos jepni pergjigje te nxituara.



    Binjaket
    Shkurt 2013

    Gjate ketij muaji do tregoheni me te kujdeshem dhe me tolerante me ate qe keni ne krah. Kjo do iu afroje me shume me njeri-tjetrin dhe do kaloni momente te paharruara. Ata qe kane pasur dyshime per vazhdimesine e lidhjes, do ndihen me te sigurte. Beqaret do jene me te shoqerueshem dhe do tregohen me te gatshem te dalin neper takime. Priten ndryshime pozitive ne jeten sentimentale. Shendeti mund te kete edhe probleme duke qene se nje pjese te kohes do jeni te stresuar ne lidhje me punen. Tensioni i madh qe do grumbullohet mund te sjelle pasoja. Kujdes! Mos beni investime shume me medha kete muaj nese nuk doni te keni tronditje financiare. Mos iu besoni as atyre qe do iu kerkojne hua. Ne pune do perballeni me veshtiresi. Mos e leshoni veten, por beni cmos te gjeni zgjidhje.



    Gaforrja
    Shkurt 2013

    Jeta sentimentale do jete here e qendrueshme dhe here jo, gjate ketij muaji. Nuk do keni shume besim tek partneri dhe kjo do sjelle debate te shpeshta. Beqaret do kene mundesi per te nisur aventura, por ne asnje menyre nuk duhet te ecin me koken ulur. Do iu marrin neper kembe dhe do iu shfrytezojne. Shendeti nuk do jete problematik, megjithate do benit mire te kujdeseshit me teper dhe te konsumonit me shume vitamina dhe proteina. Largoni kafen e tepruar. Ne planin financiar do keni me shume besim tek vetja dhe do e dini mire cfare hapash te hidhni. Ne jeten profesionale klima do jete edhe me ngrohte. Do i kaloni te gjitha pengesat qe iu kishin dale dhe do iu rikthehet optimizmi. Disa mund te hedhin hapat e para drejt hapjes se nje biznesi privat. Yjet do jene me u dhe do iu mbeshtesin.



    Luani
    Shkurt 2013

    Muaj pasionant dhe mjaft emocionues per te dashuruarit. Nese tregoheni pak me tolerante do perjetoni kenaqesi edhe me te medha. Partneri nga ana tjeter do organizoje nje surprize te mrekullueshme per diten e Shen Valentinit. Per beqaret, shkurti do jete nje muaj i mbushur me takime. Ne 19 ditet e para mund te kete edhe dashuri me shikim te pare. Per sa i perket shendetit nuk do shkoje gjithcka si e mendonit. Do keni dhimbje koke, barku, disa edhe shpine. Kujdes! Situata financiare do jete delikate. Beni kujdes me shpenzimet sepse do futeni neper rruge pa dalje. Ne pune duhet te tregoheni te sinqerte me shefat dhe mos merrni pergjegjesi qe nuk i mbani dot. Disa qe kane nisur nje prejekt te rendesishem do marrin rezultate te mira pas javes se dyte te muajit.



    Virgjeresha
    Shkurt 2013

    Kete muaj duhet te beni kujdes te mos e ngaterroni jeten sentimentale me ate profesionale. Mos lejoni qe problemet e njeres fushe te ndikojne tek fusha tjeter. Nga ana tjeter duhet ta lini partnerin te shprehet lirisht. Mos kerkoni gjate gjithe kohes ta dominoni sepse do keni mosmarreveshje. Beqaret do e kene shume te lehte per te pasur takime, por shume te veshtire per te vendosur dhe per te filluar nje lidhje. Shendeti do jete me i mire se nje muaj me pare. Do ndiheni me ne forme dhe plot energji. Nese tregoheni realiste ne planin financiar, nuk do keni probleme, por nese e teproni me shpenzimet pergatituni per veshtiresi. Ne pune duhet te perpiqeni shume 15 ditet e para te muajit qe ta stabilizoni situaten. Do lodheni pak, por arritjet do iu bejne te ndiheni mire me vone.


    Peshorja
    Shkurt 2013

    Ky muaj do jete shume i bukur per te gjithe te dashuruarit. Yjet do jene ne anen tuaj dhe do iu ndihmojne te zgjidhni cdo problem qe keni pasur. Per jave me rradhe do mbizoteroje nje klime harmonike, por kulmi i pasionit do arrije ne diten e Shen Valentinit. Beqaret do kene mundesi te shumta per te kryer takime interesante. Shfrytezojeni cdo rast sepse nuk vijne shpesh te tilla. Fizikisht do ndiheni mire ne pjesen me te madhe te muajit, vetem se per disa dite do prekeni nga rrufa dhe mund te keni dhimbje koke. Ne planin financiar, nese nuk tregoheni te nxituar do keni nej situate te qendrueshme. Ne te kundert problemet e medha do iu pushtojne gjithe kohes. Ne jeten profesionale do keni goxha veshtiresi dhe mosmarreveshjet me koleget nuk do iu lene rehat. Nuk eshte periudha qe aq shume kishit pritur.



    Akrepi
    Shkurt 2013

    Ka gjasa qe gjate ketij muaji e kaluara te kthehet serish ne jeten tuaj dhe t’ua prishe qetesine. Beni gjithcka qe ajo te mos ndikoje shume tek ju dhe mos i mbani te fshehta partnerit. Fatmiresisht ai do tregohet me i kuptueshem dhe nuk do iu mbaje meri. Perfitoni nga kjo! Beqaret ne fillim te muajit nuk do kene fat dhe do jene serish beqare. Pas javes se dyte situata mund te ndryshoje pas nje takimi mjaft interesant. Shendeti do jete i paqendrueshem. Here do jeni nervoze dhe here te stresuar. Kujdesuni pak me teper per veten dhe mos lini pas dore asnje shqetesim. Ne pune do perballeni me sfida te veshtire, por me pak kembengulje do i kaloni me sukses. Do permbyllni nje projekt te rendesishem dhe kjo do i permiresoje ndjeshem te ardhurat tuaja. Hiqni dhe disa lek menjane tani qe i keni mudnesite.



    Shigjetari
    Shkurt 2013

    Do tregoheni shume te sinqerte gjate ketij muaji me ate qe keni ne krah. Ai do e cmoje mjaft kete dhe do mundohet t’iu beje te ndiheni sa me mire. Lereni veten te lire dhe dashuroni ne menyre pasiononte. Disa do fillojne te thurin plane per te ardhmen. Beqaret do kene pretendonte pa fund, por do luajne rolin e te painteresuarit. Kjo ne fakt do i joshe edhe me teper ata qe do iu qendrojne rrethe rrotull. Loshja, tensioni i punes dhe pagjumesia do kene ndikim te madh tek shendeti. Do keni shqtesime prandaj kujdesuni me teper. Konsumoni perime te fresketa dhe mos harroni as frutat. Ne planin financiar gjerat nuk do jene ashtu si e prisnit. Mendohuni njeqind here para se te beni ndonje shpenzim. Ne pune keshillohet me shume diplomaci dhe maturi. Mos u nxitoni dhe ngjitini shkallet nje nga nje.



    Bricjapi
    Shkurt 2013

    Ambienti ne cift do jete shume i mire sidomos ne tre javet e para te muajit. Shfrytezojini sa me shume ato dhe shprehini ndjenjat. Parteri do e cmoje shume sinqeritetin tuaj dhe harmonia do mbizoteroje gjate. Beqaret do jene te shoqerueshem dhe te hapur. Mos iu thoni jo disa ftesave per takime sepse asnjehere nuk i dihet. Shendeti do jete i shkelqyer. Do ndiheni me se miri si nga ana fizike ashtu edhe morale. Nese gripi jep simptomate para merrni masa qe ta kaloni s ame shpejt. Nje keshille tjeter e yjeve eshte qe te clodheni me teper. Financat do kene disa tronditje per shkak te gabimeve qe keni bere kohet e fundit. Do e keni pak te veshtire te vendosni e ekuilibrin, por me ndihmen e disa miqve do ia dilni. Ne pune mund te keni vonesa si dhe nderlikime te situates. Veproni me kujdes qe t’i zgjidhni veshtiresite.



    Ujori
    Shkurt 2013

    Nuk do jeni shume ne humor te mire gjate ketij muaji dhe do acaroheni per gjene me te vogel. Do iu mungoje edhe durimi dhe kjo do shkaktoje shpesh debate me partnerin. Fillimi i muajit do jete me i qete, me pas gjerat do marrin tatepjeten. Kujdes! Edhe per beqaret, ditet e para do jene te mira dhe te mbushura me shprese, por ne fakt as ata nuk do marrin ate qe kane pritur. Ka gjasa qe serish te ngeleni vete. Shendeti fatmiresisht do jete i mire. Do ndiheni dinamike dhe plot force. Edhe ata qe kane pasur shqetesime apo qe vuajne nga semundje kronike do kene permiresime. Ne planin financiar do e hidhni cdo hap me maturi dhe kujdes. Nese vazhdoni ne kete rruge do keni mundesi te kryeni transaksione dhe investime te renesishme. Ne pune do jeni me te motivuar. Pritet te filloni projekte te medha!



    Peshqit
    Shkurt 2013

    Ky muaj nuk do jete shume i mire per peshqit. Nese jeni ne nje lidhje do keni kontradikta dhe mosmarreveshje te shumta. Secili prej jush do tregohet kokeforte dhe nuk do toleroni per asnje moment. Do jete e veshtire te vendoset qetesia. Beqaret nuk duhet t’iu besojne shume personave qe do i joshin sepse disa do duan vetem te tallen. Bejini syre kater. Kujdesuni me teper per veten nese doni te keni shendet me te mire. Probleme te medha nuk do keni gjithsesi. Situata financiare do jete delikate ne fillim te muajit, por me kalimin e kohes dhe fale kujdesit qe ju do tregoni do stabilizohet. Ne pune do jeni shume te zotet dhe do arrini rezultate te larta. Kembengulja dhe vendosmeria do jene pikat tuaja me te forta. Disa mund te marrin edhe nje detyre te re, akoma me te rendesishme.
    What goes around---comes around

  7. #27
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Yjet spo i shoh hiq sepse eshte nje nate me re e dimrit te acarte...

  8. #28
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    ...yjet thone dhe flasin por fjalen perfundimtare nuk e thone,

  9. #29

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Aman mvjen cudi qysh besojne njerzit ne dicka te tille?!!!!!!!!!!

    T'ju tregoj dicka kur punoja 'diku' qe jepnim horoskopin cdo dite, shume shpesh me ka ndodhė qe une vet kam shkru gjana nga menja jem, psh Luani: Sot do te kete nje dite te mire.. blla blla, ia fusja kot fjale dheeee njerzit i besonin (me siguri).

    Ju kerkoj falje tash per mashtrimin atyre qe kane marr horoskopin nga ne ate kohe (:

    Edhe pse dihet qe fillim e fund horoskopi gje KOT-MASHTRIM eshte.
    Paqė

  10. #30
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Adna Lexo Postimin
    Aman mvjen cudi qysh besojne njerzit ne dicka te tille?!!!!!!!!!!

    T'ju tregoj dicka kur punoja 'diku' qe jepnim horoskopin cdo dite, shume shpesh me ka ndodhė qe une vet kam shkru gjana nga menja jem, psh Luani: Sot do te kete nje dite te mire.. blla blla, ia fusja kot fjale dheeee njerzit i besonin (me siguri).

    Ju kerkoj falje tash per mashtrimin atyre qe kane marr horoskopin nga ne ate kohe (:


    Edhe pse dihet qe fillim e fund horoskopi gje KOT-MASHTRIM eshte.
    ai "horoskopi" juaj i perpiluar nga mendje ende te pazgjuara ne fillimin e punes, sigurisht qe mashtrim eshte. po a e dini qe mashtrimi ndeshkohet? hmm nuk eshte nevoja e ndeshkimit nga nje nen apo nga goja e nje gjykatesi. ju jeni te ndeshkuar te mos keni besim . e kjo, heh, eshte humbje e madhe per shpirtin e nje njeriu. Vertet mendon se s'kemi lidhje me yjet? me vjen keq per ty, sinqerisht..

    ah po,, ketu s'me ka vene njeri qe ta nxjerr doemos horoskopin, e te me duhet te genjej sa per te mbushur faqen... Mos i mendoni njerezit te gjithe sic jeni vet.. tung
    What goes around---comes around

  11. #31

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    ai "horoskopi" juaj i perpiluar nga mendje ende te pazgjuara ne fillimin e punes, sigurisht qe mashtrim eshte. po a e dini qe mashtrimi ndeshkohet? hmm nuk eshte nevoja e ndeshkimit nga nje nen apo nga goja e nje gjykatesi. ju jeni te ndeshkuar te mos keni besim . e kjo, heh, eshte humbje e madhe per shpirtin e nje njeriu. Vertet mendon se s'kemi lidhje me yjet? me vjen keq per ty, sinqerisht..

    ah po,, ketu s'me ka vene njeri qe ta nxjerr doemos horoskopin, e te me duhet te genjej sa per te mbushur faqen... Mos i mendoni njerezit te gjithe sic jeni vet.. tung
    Per mu eshte kulmi i budallallėkut te besosh se kemi lidhje me yjet dhe se ato din diten tone apo nga to varet dita jone!

    Nese ti beson ne kete gje, me thuaj si ka mundsi te jete kjo lidhje?!

    E sa i takon mashtrimit, dije qe kushdo qe jep horoskopin te pakten ne Kosove edhe ne Shqiperi shkruajne kot, gjate gjithe vitit do i lexosh fjalet e njejta vetemse do i nderrojne here te nje shenjė here te tjetra i shetisin fjalet.

    Edhe tjetra kur gjene njerez qe besojne marrezira pse mos te fitosh nga ta. (edhe pse personalisht tash jam larg nga kjo pune).
    Paqė

  12. #32
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Adna Lexo Postimin
    Per mu eshte kulmi i budallallėkut te besosh se kemi lidhje me yjet dhe se ato din diten tone apo nga to varet dita jone!

    Nese ti beson ne kete gje, me thuaj si ka mundsi te jete kjo lidhje?!

    E sa i takon mashtrimit, dije qe kushdo qe jep horoskopin te pakten ne Kosove edhe ne Shqiperi shkruajne kot, gjate gjithe vitit do i lexosh fjalet e njejta vetemse do i nderrojne here te nje shenjė here te tjetra i shetisin fjalet.

    Edhe tjetra kur gjene njerez qe besojne marrezira pse mos te fitosh nga ta. (edhe pse personalisht tash jam larg nga kjo pune).

    mendoj se nuk ja vlen me te vazhdojme.. do te ishte ofenduese per mua nje zgjatje e pakuptime bisede
    What goes around---comes around

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anėtarėsuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Shfrytezojeni cdo rast sepse nuk vijne shpesh te tilla.
    per kete jam e sigurte ))
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  14. #34
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Peshorja
    Shkurt 2013

    Ky muaj do jete shume i bukur per te gjithe te dashuruarit. Yjet do jene ne anen tuaj dhe do iu ndihmojne te zgjidhni cdo problem qe keni pasur. Per jave me rradhe do mbizoteroje nje klime harmonike, por kulmi i pasionit do arrije ne diten e Shen Valentinit. Beqaret do kene mundesi te shumta per te kryer takime interesante. Shfrytezojeni cdo rast sepse nuk vijne shpesh te tilla. Fizikisht do ndiheni mire ne pjesen me te madhe te muajit, vetem se per disa dite do prekeni nga rrufa dhe mund te keni dhimbje koke. Ne planin financiar, nese nuk tregoheni te nxituar do keni nej situate te qendrueshme. Ne te kundert problemet e medha do iu pushtojne gjithe kohes. Ne jeten profesionale do keni goxha veshtiresi dhe mosmarreveshjet me koleget nuk do iu lene rehat. Nuk eshte periudha qe aq shume kishit pritur.
    Ky shen valentini me pelqen, kurse per sa i perket planit financiar si nuk do fitoi ndonjeher ne lloto
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  15. #35
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Shfrytezojeni cdo rast sepse nuk vijne shpesh te tilla.

    Citim Postuar mė parė nga Shkenca Lexo Postimin
    per kete jam e sigurte ))
    Njeher do te solidarizohem me kete mendim mandej do te pyes a ben?

  16. #36

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Citim Postuar mė parė nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    mendoj se nuk ja vlen me te vazhdojme.. do te ishte ofenduese per mua nje zgjatje e pakuptime bisede
    He te djegu a? Mvjen keq!

    Bye bye.... (:
    Paqė

  17. #37
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    HOROSKOPI JAVOR


    Dashi
    Java: 11-17 shkurt


    Do benit mire te shmangnit cdo lloj perballjeje me partnerin gjate kesaj jave. Ambienti mund te elektrizohet se tepermi dhe do futeni ne nje rruge pa dalje. Per beqaret do kete ndryshime ne horizont. Nuk do keni per cfare te merakoseni sepse gjerat do shkojne me se miri. Financat do jene mjaft delikate per shkak te shpenzimeve aspak te menduara qe do kryeni. Kujdes! Per sa i perket shendetit, jo vetem qe nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizoterojne gjate gjithe kohes. Ne pune do ndertoni pak nga pak udhen drejt suksesit. Projektet qe keni nisur do ecin ashtu si duhet. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate.





    Demi
    Java: 11-17 shkurt



    Me ne fund do i zgjidhni problemet e medha qe iu kishin dale ne cift. Secili do jape ndihmen e tij dhe bashkepunimi do forcohet me teper. Beqaret do kene disa takimi te cilat nuk duhet t’i marrin me shaka. Ka gjasa qe fale tyre jete t’iu ndryshoje njehere e pergjithmone. Ne planin financiar merrni masa dhe menaxhojini me kujdes te ardhurat nese nuk doni te keni tronditje. Shendeti do jete i mire pavaresisht ndonje shqetesimi te vogel nervor. Keshilla e yjeve eshte te flini me teper. Nese ne pune i manovroni mire gjerat, ka mundesi te arrini qellimin perfundimtar. Nga ana tjeter ne familje do keni disa debate te ashpra me prinderit tuaj.



    Binjaket
    Java: 11-17 shkurt



    Mire do ishte te mos e gjykonit ashper partnerin tuaj gjate kesaj jave. Vertet ai eshte i duruar, por gjithcka e ka nje kufi. Priten mosmarreveshje dhe debate te zjarrta. Beqaret do kene dashuri me shikim te pare. Me ne fund as ju nuk do ndiheni me te vetmuar. Ne planin financiar mudnesite per ta permiresuar situaten do jene te medha. Do kryeni transaksione te rendesishme. Per te pasur shendet me te mire, gjeni kohen per t’u clodhur dhe beni pak aktivitet fizik. Nese keni mundesi per yoga, provojeni. Ne pune nuk do keni veshtiresi me projektet qe keni nisur, por marredhenia me koleget do acarohet. Jeta familjare do jete mjaft e qete.



    Gaforrja
    Java: 11-17 shkurt



    Yjet do ndikojne setepermi ne jeten sentimentale te cifteve gjate kesaj jave dhe do ua prishin harmonine. Do kete keqkuptime te shumta dhe mungese te tolerances. Ceshtjet e zemres nuk do shkojne mire as per beqaret. Do ngeleni serish vetem kete periudhe. Financat duan me teper vemendje. Nese tregoheni te pamatur me shpenzimet do perballeni me veshtitresi te shumta. Shendeti ne pergjithesi nuk dpo jete problematik, por shqetesimet e vogla nuk do mungojne. Here pas here do keni dhimbje koke. Ne pune mos hezitoni te mbroni te drejtat tuaja kur mendoni se keni te drejte. Vetem keshtu do t’ja dilni mbane. Familjaret do kerkojne ndihmen tuaj.


    Luani
    Java: 11-17 shkurt



    Gjate kesja jave mezi do e duroni rutinen e jetes ne cift. Kujdes, kjo nuk do te thote qe per kete arsye te hidhni hapa te gabuara apo te shikoni dike tjeter. Te gjithe kalojne periudha te zymta, por gjithcka kalon me kohen. Disa beqaret do e gjejne shpirtin e tyre binjak, ndersa disa te tjere do presin me kot. Ne planin financiar duhet te beni perpjekje te medha per te ruajtur qendrueshmerine. Shpenzimet duhet te jene te matura. Shendeti jo vetem qe nuk do jete i keq, por do jeni edhe plot energji, dinamizem dhe force. Jupiteri do jete planeti me pozitiv per sektorin profesional. Ka mundesi te merrni pergjigjen qe prisni dhe te hidhni hapa galoponte. Dikush do iu jap enje mbeshtetje te madhe. Ne familje beni kujdes me sjelljen despotike.



    Virgjeresha
    Java: 11-17 shkurt



    Klima yjore do jete e mire gjate kesaj jave per te dashuruarit, megjithate mos e genjeni partnerin per asnje detaj sepse kete ai nuk do e duronte dot. Beqaret do perballen me zgjedhje te veshtira. Merrni gjithe kohen e duhur per t’u menduar. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do keni goxha permiresime. Edhe pse shendeti nuk do jete ashtu si e mendonit, mos e humbni kurajen. Mundohuni te merrni sa me teper vitamina dhe proteina dhe beni kujdes me gjumin. Jeta profesionale do shkoje me se miri per te gjithe, ne cdo fushe. Shfrytezojini ditet! Jeta familjare do jete me e bukur dhe e mbushur me emocione.



    Peshorja
    Java: 11-17 shkurt



    Fale influences jo shume pozitive te Neptunit, do mendoni sikur keni nje rival ne dashuri dhe do e mbani gjithe kohes pas vetes partnerin. Mos e teproni nese nuk doni qe ai te merzitet. Beqaret duhet t’i pranojne ftesat qe do iu behen, por per te bere premtime nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar cdo gje do shkoje me se miri dhe do kryeni transaksione te rendesishme. Per sa i perket shendetit, nuk do keni probleme te medha, megjithate nuk do mungojne shqetesimet nga barku apo nga rruget e frymemerrjes. Ne pune nuk do ia dilni dot vetem, prandaj mendohuni me ke te krijoni nje ekip. Ne familje do iu acaroheni edhe per gjene me te vogel.



    Akrepi
    Java: 11-17 shkurt



    Se bashku me partnerin do beni projekte afatgjata gjate kesaj jave. Do ndiheni qe me mire prane njeri tjetrit dhe do kaloni momente te mrekullueshme. Beqaret do kene me shume nevoje per te pasur dike prane dhe do ia rrije qellimit me pak perpjekje. Financat nuk do jete shume te qendrushme, prandaj shmangni marrjen e rreziqeve duke ulur shpenzimet. Shendeti do jete i mire ditet e para te javes, por qe nga e merkura mund te keni shqetesime te vogla sidomos me barkun. Ne pune do benit mire te perqendroheshit tek thelbi i gjerave dhe jo tek detajet e vogla. Do humbnit kohe dhe nuk do fitonit asgje. Ne familje do mbizoteroje harmonia.



    Shigjetari
    Java: 11-17 shkurt



    Se bashku me partnerin do kujtoni kohet qe keni kaluar dhe do ndiheni mire. Do keni mundesi te zgjidhni edhe disa mosmarreveshje te vogla qe keni pasur dhe ta shihni me optimizem te ardhmen. Per beqaret do filloje nje dashuri pasionante dhe emocionuese. Pergatituni per ndryshime te medha. Ne planin financiar, nese vendosni disa rregulla dhe beni nje menaxhim me te mire te situates nuk do keni tronditje. Shendeti do jete i mire, kjo mbase ngaqe do merreni pak me teper me sport. Tregohuni te arsyeshem edhe me konsumimin e yndyrnave dhe sheqerit. Ne pune do ua vertetoni te gjitheve zotesine. Do kembengulni per te arritur dicka dhe do ia arrini qellimit. Familja do jete nje mbeshtetje e forte per gjithcka.



    Bricjapi
    Java: 11-17 shkurt



    Gjate kesaj jave do jeni shume strikte me ate qe keni ne krah dhe nuk do toleroni per asgje. Kujdes, partnerit mund t’i vije ne maje te hundes dhe mund t’iu braktise. Beqaret ka shume mundesi te takohen me persona interesante dhe qe ia vlen te krijojne nje lidhje. Per sa iu perket financave, duhet te trehoheni te matur me shpenzimet dhe te mos beni asnje cmenduri. Nuk do ia dilnit dot ne te kundert dhe do futeshit ne borxhe. Shendeti do jete me delikat. Do keni shpesh dhimbje koke dhe ne ndonje nga ditet mund t’iu irritohen syte. Keshillohuni me mjekun pa qene vone. Ne pune me shume gjasa do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Familja nuk do kete asnje problem.



    Ujori
    Java: 11-17 shkurt



    Mos e kundershtoni per gjithcka partnerin tuaj dhe mos u mburrni gjithe kohes. Do e shnderronit lidhjen ne nje arene boksi dhe mund te dilni edhe te humbur. Beqaret duhet te perfitojne nga kjo periudhe e favorshme per te dale me disa persona qe i kane ftuar. Ne planin financiar merrni menjehere masa qe ta rregulloni situaten sepse me kalimin e kohes problemet zmadhohen. Shendeti do jete shume i mire. Nuk do jeni as nervoze dhe nuk do keni shqetesime. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do e dini mire cfare hapash te hidhni per t’ia dale. Perqendrohuni me teper tek thelbi i gjerave per te kaluar me pas tek gjerat dytesore. Familja mire.



    Peshqit
    Java: 11-17 shkurt

    Jeta sentimentale nuk do jete shume e kenaqshme gjate kesaj jave. Do jeni shume kokeforte dhe do kerkoni gjithmone te dale e juaja. Mos e teproni nese nuk doni probleme te medha ne cift. Beqaret do kene nje takim interesante ne ditet e para dhe deri ne fund te javes gjerat mund te marrin me per mbare. Financat nuk do jene te keqija, megjiithate duhet pasur kujdes me shpenzimet. Shendeti do jete i paqendrueshem. Mundohuni te mos e teproni me kafen dhe clodhuni here pas here. Ne pune edhe pse do lodheni pak do arrini atje ku keni deshiruar gjithmone. Do ndiheni mire pas gjithe perpjekjeve te bera. Familja do kaloje jave te qete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sorkadhe_Kelcyre : 10-02-2013 mė 21:08
    What goes around---comes around

  18. #38
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    Shpresoj te jete ashtu sic thote.

  19. #39
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    HOROSKOPI JAVOR


    Dashi
    Java: 18-24 shkurt

    Klima e ngrohte do mbizoteroje gjate kesaj jave ne jeten tuaj ne cift. Jo vetem qe bashkepunimi do perforcohet por do kaloni me teper momente pasionante. Beqaret do mendojne me shume per aventura kalimtare sesa per dashuri serioze. Mundesite do jene te shumta sot. Ne planin financiar duhet te tregoheni te duruar dhe te matur. Po shpenzuar kuturu do keni veshtiresi. Shendeti nuk do jete problematik, megjithate nese doni te filloni dieta tregohuni kujdes. Ne pune rishikoni cdo detaj para se ta ekspozoni ate qe kishit per te bere. Shefat do jene strikte dhe nuk do tolerojne gabime. Jeta familjare do jete shume e qete.




    Demi
    Java: 18-24 shkurt

    Edhe pse marredhenia juaj me partnerin eshte shume e mire, shmangni diskutimet per tema delikate. Mos e prishni me doren tuaj ambientin harmonik. Beqaret do i shtojne takimet dhe ka gjsa te takojne nje person shume te vecante. Shfrytezojeni cdo mundesi qe do iu jepet. Ne planin financiar duhet te tregohuni me te kujdesshem se kurre. Prisni edhe pak nese doni te beni investime te medha. Per nje shendet me te mire merruni pak me teper me sport dhe ushqehuni mire. Ne pune, te gjitha perpjekjet qe keni bere do japin rezultat. Do jeni energjike dhe te vendosur per te arritur masjen. Jeta familjare do jete me e mire sesa e mendonit. Familjaret do jene nje mbeshtetje ne gjithcka.




    Binjaket
    Java: 18-24 shkurt

    Venusi do favorizoje nje jete ne cift harmonike. Cdo dite do pergatisni surpriza per partnerin dhe do kaloni momente mjaft te kendshme. As per beqaret nuk do mungojne takimet. Megjithate mos shpresoni me kot per histori afatgjata, pergatituni vetem per ndonje aventure afatshkurter. Financat do kene goxha tronditje. Do shpenzoni pa u menduar fare dhe kjo do sjelle probleme. Shendeti nuk do jete aspak i mire. Do keni shqetesime keshtu qe mire do ishte te benit ndonje kontroll tek mjeku. Ne pune, klima yjore do jete e dyzuar. Do jeni te vendosur per te hedhur hapa te medhenj, por disa kolege do mundohen t’ua prishin planet. Familja mire.




    Gaforrja
    Java: 18-24 shkurt

    Mos enderroni me shume sesa duhet kete jave ne jeten sentimentale sepse realiteti do iu duhet me i hidhur. Mos e idealizoni partnerin dhe mos ia beni qejfin ne cdo moment. Beqaret do takojne nje person i cili ka shume pika te perbashketa me ta. Mos e lini kete mundesi t’iu ike nga duart. Nese nuk doni te mbeteni pa lek pas disa kohesh, shpenzoni me kujdes gjate kesaj jave. Mos u mundoni te blini gjera qejfi qe nuk i keni aspak te nevojshme. Shendeti do kete probleme. Disa so preken nga gripi dhe do kene temperature, disa te tjere mund te kene shqetesime te medha psikologjike. Kujdes! Ne pune do iu behen propozime interesante. Tregohuni serioze dhe mendohuni mire para se te jepni nje pergjigje. PEr familjaret duhet te tregoheni me te disponueshem.





    Luani
    Java: 18-24 shkurt

    Me ne fund gjate kesaj jave do e kuptoni se ndjenjat e partnerit per ju jane te sinqerta. Kjo do iu beje te ndiheni me te qete dhe me te lumtur. Disa mund te vendosin te jetojne bashke pas nje lidhjeje disa vjecare. Beqaret do kene takime mbreselenese dhe do takojne pserona magjepses. Me siguri qe do hidhni hapat e para drejt nje lidhjeje. Financat nuk do jene shume te mirazhe kjo do iu frikesoje pa mase. Mos u futni ne deshperim, por beni cfare te mundni qe ta stabilizoni situaten. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene e mire. Do jeni me ne forme sesa kohet e fundit. Jeta profesionale nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Tregohuni te matur nese do iu duhet te merrni vendime me rendesi. Edhe ne familje do iu dalin disa probleme.




    Virgjeresha
    Java: 18-24 shkurt

    Te nxitur nga Plutoni, kete jave do i kushtoni me shume vemendje dhe kohe personit qe keni ne krah. Priten dite emocionuese dhe plot kenaqesi. Beqaret do kene shume fat ne dashuri dhe do takojne personin qe kane enderruar prej kohesh. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, megjithate mos e leshoni veten dhe mos e humbni shpresen. Nese keni kohe qe jeni semure, priten permiresime te ndjeshme kete jave. Vazhdoni te mbroheni nga te ftohtit dhe pini caj. Ne pune do jeni me dinamike, fale ndikimit te Marsit. Do arrini me shpejt sesa e kishit menduar atje ku deshironit. Familja do jete pika e mbeshtetjes ne gjithcka.




    Peshorja
    Java: 18-24 shkurt

    Nese doni qe marredhenia juaj me partnerin te jete e mire gjate kesaj jave, mos u tregoni aspak agresive dhe beni leshime. Per beqaret do jete dite stimuluese dhe e mbushur me takime. Do jete ne doren tuaj me pas nese do perfitoni apo jo. Financat do jene goxha te mira. Beni ndonje investim te rendesishem qe te siguroni edhe te ardhmen per disa kohe. Shendeti nuk do jete aspak problematik. Clodhuni sa te mundni dhe meditoni. Do e shihni qe keto do t’ju bejne shume mire. Ne pune do jeni super te ngarkuar dhe nuk do dini cafre te beni me pare. Krijoni nje plan ne menyre qe te mos harroni asgje pa bere. Ne familje mundohuni te mos flisni per punen.




    Akrepi
    Java: 18-24 shkurt

    Per cdo dyshim apo cdo pakenaqesi qe te keni ndaj partnerit duhet te flisni me te. Askush tjeter me shume sesa ai nuk mund t’iu sqaroje ashtu si duhet. Nje pjese e beqareve do mund ta gjejne personin e endrrave. Ai do vije papritur ne jeten tuaj dhe do ua ndryshoje menjehere jeten. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe perpikmeri. Nuk pritet asnje problem ne kete fushe. Shendeti do kene disa shqetesime. Mund te vuani nga pagjumesia ose mund te keni dhimbje dhembesh. Ne pune do jeni shume te perqendruar tek ajo qe keni per te bere dhe do beni cafre te mundesi per te arritur suksesin. Jeta familjare do shkoje me se miri.




    Shigjetari
    Java: 18-24 shkurt

    Marredhenia juaj me partnerin do thellohet edhe me teper gjate kesaj jave. Te dy do tregoheni me te kuptueshem dhe do ia shprehni ndjenjat njeri-tjetrit. Nga ana tjeter beqaret do fillojne nje histori dashurie te kendshme dhe emocionuese. Ne planin financiar do i rregulloni problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Me ne fund! Shendeti nuk do kene probleme te medha por here heres mund te ndiheni nervoze. Mos e teproni me medikamentet dhe pini me mire caj kamomili. Ne pune do iu jepet nje detyre e re me e rendesishme, por qe ka me teper pergjegjesi. Pranojeni pa frike! Jeta familjare do jete si gjithmone.



    Bricjapi
    Java: 18-24 shkurt

    Gjate kesaj jave fjala me e perdorur ne jeten ne cift do jete “Te dua”. Harmonia dhe ekuilibri do mbizoteroje gjate gjithe kohes. Do ndiheni shpeshhere te lumtur. Per beqaret nuk do mungojne per asnje moment flirtimet. Situata financiare nuk do jete e mire. Merrni masa qe ta stabilizoni ate para se te arrini ne katastrofe. Shendeti do jete me i mire sesa ju e kishit menduar. Vazhdoni te kujdeseni per ushqimet qe konsumoni dhe te merreni me pak sport. Ne fushen profesionale do arrini atje ku e keni planifikuar. Disa kolege do jene ne anen tuaj dhe do iu mbeshtesin per cafredo gje qe do keni nevoje. Me familjaret do tregoheni me te ngrohte.



    Ujori
    Java: 18-24 shkurt

    Gjate kesaj jave do jeni plot dyshime dhe ankth ne jeten tuaj ne cift. Mos u nxitoni ta kritikoni partnerin, por flisni qetesisht me te. Vetem ne kete menyre mund te sqaroheni dhe te qetesoheni. Beqaret edhe pse do kerkojne shume nuk do e gjejne as keto dite ate qe po kerkojne. Mos beni sakrifica te medha sepse nuk do e arrini asgje. Ne sektorin financiar tregohuni realiste. Mos shpenzoni shume vetem per te kopjuar miqte sepse do ngeleni pa asnje lek. Shendeti do jete ne doren tuaj. Nese keni filluar ndonje diete, mos beni gabim te rrini pa ngrene fare sepse do keni probleme te medha me vone. Ne planin profesional duhet te shmangni sfidat e medha sepse nuk eshte koha e duhur. Jeta familjare do jete me e ngrohte dhe e kenaqshme.





    Peshqit
    Java: 11-17 shkurt



    Do benit mire te shmangnit cdo lloj perballjeje me partnerin gjate kesaj jave. Ambienti mund te elektrizohet se tepermi dhe do futeni ne nje rruge pa dalje. Per beqaret do kete ndryshime ne horizont. Nuk do keni per cfare te merakoseni sepse gjerat do shkojne me se miri. Financat do jene mjaft delikate per shkak te shpenzimeve aspak te menduara qe do kryeni. Kujdes! Per sa i perket shendetit, jo vetem qe nuk priten probleme, por energjia dhe optimizmi do mbizoterojne gjate gjithe kohes. Ne pune do ndertoni pak nga pak udhen drejt suksesit. Projektet qe keni nisur do ecin ashtu si duhet. Ne familje mos u tregoni autoritare sepse do keni debate.
    What goes around---comes around

  20. #40
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Pėr: C'thone yjet per ju?

    HOROSKOPI KINEZ


    Zbuloni kujt shenje i perkisni ne horoskopin Kinez!
    Ne horoskopin Kinez jane dymbedhjet shenja. Perkatesia tek shenjat, ndryshe nga horoskopi yjor, behet ne varesi te vitit te lindjes. Shikoni me poshte per te kuptuar cila eshte shenja juaj.

    Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948,1960,1972, 1984,1996,2008

    Bualli: 1901, 1913,1925,1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

    Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

    Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951,1963, 1975, 1987, 1999, 2011

    Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

    Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977,1989, 2001, 2013

    Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978,1990, 2002, 2014

    Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979,1991, 2003, 2015

    Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

    Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981,1993, 2005, 2017

    Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018

    Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
    What goes around---comes around

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •