Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Jonida Tashi

    Në kulmin e debatit që prodhuan rezultatet e Censusit 2011 për besimin fetar të shqiptarëve, komunitetet rrëzojnë shifrat e INSTAT-it, duke sjellë fakte për persona që nuk janë regjistruar. Madje, “gabimi” i regjistruesve të popullsisë duket se ka qenë më i rëndë me komunitetin më të madh fetar në vend, atë Mysliman, kryesia e të cilit, duke filluar që nga kryetari i KMSH-së, Selim Muça, nuk janë përfshirë në proces, jo se nuk kanë dashur të jenë pjesë e tij, por se askush nuk u ka trokitur në derë. Duke besuar tek të dhënat e tyre, se numri i besimtarëve myslimanë në vend është mbi 70%, dhe jo 56.70% sa tregoi Censusi i fundit, burime zyrtare nga Komuniteti Mysliman bëjnë të ditur se “më shumë se gjysma e anëtarëve të kryesisë së Komunitetit Mysliman, duke filluar nga kryetari Haxhi Selim Muça, së bashku me familjet e tyre (të gjithë shqiptarë dhe banorë të Tiranës) nuk janë përfshirë në këtë regjistrim”.Në qëndrimin zyrtar për rezultatet e Censusit, Komuniteti Mysliman deklaron se futja e garës së shifrave artificiale mes besimeve fetare në vend nuk do t’i shërbejë askujt, pasi në këtë “lojë” nuk do të ketë fitimtar, por vetëm humbës. “Çështja më e rëndësishme që preokupon KMSH është që ata që e quajnë veten myslimanë të jetojnë në përputhje me besimin e tyre, në paqe me veten, me njerëzit, me botën. Ne si Komunitet Mysliman i Shqipërisë nuk kemi bërë dhe s’kemi pse të bëjmë përpjekje që ta tregojmë sa më të lartë numrin e myslimanëve dhe mendojmë se futja në një garë shifrash mes besimeve fetare apo pakicave etike e kulturore nuk do t’i shërbejë askujt, dhe në një garë të tillë me fryrje e shfryrje shifrash artificialisht askush nuk do të dalë i fituar, por të gjithë mund të humbasin diçka. Sipas kalkulimeve tona, bazuar edhe në sondazhe të ndryshme të organizuara nga institucione ndërkombëtare, numri i besimtarëve myslimanë në vend është mbi 70%. Gjithsesi, thelbësore për ne është që njerëzit të njohin Zotin, Profetin, t’i besojnë gjykimit në botën tjetër dhe të jetojnë të qetë e të sigurt në këtë jetë, e të lumtur në tjetrën”, – thuhet në qëndrimin zyrtar të KMSH. Megjithëse pyetjes për besimin fetar kanë refuzuar t’i përgjigjen 14% e të pyeturve, apo thënë ndryshe rreth 400 mijë persona, sipas INSTAT, mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë kanë deklaruar se janë myslimanë, 280 mijë katolikë, 188 mijë ortodoksë, ndërsa pjesa e mbetur i përket besimeve të tjera fetare. Instituti i Statistikave publikoi të enjten rezultatet përfundimtare të Censsuit 2011, ku janë numëruar 2 800 138 banorë, 21 839 kanë refuzuar procesin. Ndërkohë që pyetjeve për përkatësinë etnike dhe fetare në proces kanë refuzuar t’i përgjigjen 14 për qind e totalit të popullsisë për secilën.

    MAPO

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Edhe pak dhe do te dalin besimet fetare 264% e popullsise ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Edhe pak dhe do te dalin besimet fetare 264% e popullsise ...
    Ahahahahahahahaha
    Dhe kur ne Shqiperi ne institucione fetare shkojne jo me shume se 2.5% e popullsise
    Mere me long se mishi u maru i thojn kesaj
    Albania Uber Alles

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Po mysliman nga dolem????? Me mire te mos ishte bere census sepse secili po nxjerr rezultatet e veta anyway
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Un personalisht kam filluar nje fushate per te mbledhur firmat a ateisteve. Sot fillova dhe kam deri tani 35 firma... puna vazhdon

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Un personalisht kam filluar nje fushate per te mbledhur firmat a ateisteve. Sot fillova dhe kam deri tani 35 firma... puna vazhdon
    Merre edhe nji firmë teme! Unë që ne ateistat t'çohemi n'rebelim e ta shtypim kët 2,5 përqindsh që do me na sundue!

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    gallate edhe qyfyre.

    po i jap leksione ateizmi plakes teme,por me duket ka shku per lesh me gjith mesia e sorollop.

    nqs. ne Shqiperi ka me shume se 30% besimtar une jam princ vidi

  8. #8

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    E kam thene dhe me pare qe grupet fetare nevend perfitojne duke fryre numrat e tyre pasi nuk ka nje institucion qe te mbroje ateistet. Me keto shifra qe pretendon cdo grup fetar, i bie qe ateistet te jen -50% qe te shkoj totali 100%

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ahahahahahahahaha
    Dhe kur ne Shqiperi ne institucione fetare shkojne jo me shume se 2.5% e popullsise
    Mere me long se mishi u maru i thojn kesaj


    Jane bo besimet fetare si me qene testa partie. Çdo njeri duket se ka nga tre/kater besime te ndryshme ...


    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Censusi, KMSH: Mbi 70% e shqiptarëve janë myslimanë, nuk u numërua as Selim Muça

    kjo puna e censusit ka vajt hahahhaahhaah

    p/s me mir ta bejn musliman 100 % Katolik 100% Ortodoks 100% =300% ajde rofsht shqiperia
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •