Sekuestro pasurise se "trafikantit" Troplini
E Diele, 23 Prill 2006
Prokuroria e Krimeve te Renda i kerkon gjykates sekuestrimin e pronave te te dyshuarit si trafikant droge, Xhevdet Troplini. Kerkesa eshte depozituar disa dite me pare ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe do te vleresohet ne ditet ne vazhdim. Lajmi behet i ditur nga akuza qendrore. Sipas saj, hetuesit e prokurorise kane kerkuar gjykates te firmose per sekuestrimin e pronave te tij, pasi gjate marrjes ne pyetje Troplini nuk e ka justifikuar pasurine. Mesohet se nen sekuestro do te vihet edhe shuma e gjetur ne banese rreth 350 milione lekeve dhe nje sasi te konsiderueshme eurosh dhe dollaresh te cilat i kishte futur ne nje thes dhe i kishte fshehur ne banesen e tij. Krahas ketyre shumave prokuroria ka kerkuar edhe sekuestrimin e shtepise si dhe dy automjeteve, te cilat i jane gjetur pas operacionit per arrestimin e tij.
Gjate deklarimeve ne prokurori, 40-vjecari nga Shkozeti i Durresit tha se te hollat e gjetura i ka fituar pas shitjes se dy peshkarexhave. Por kjo alibi nuk eshte marre parasysh nga hetuesit, te cilet i kerkojne gjykates sekuestrimin. Xhevdet Troplini nga Shkozeti i Durresit u arrestua me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda pas 3 vjet hetimi. Dosja ka ardhur nga drejtesia italiane pas pergjimeve ndaj tij dhe disa bashkepunetoreve. 40-vjecari akuzohet per trafik nderkombetar te droges. Tre dite para arrestimit te Troplinit, disa bashkepunetore te tij jane arrestuar ne Bari, me nje sasi prej rreth 20 kg. heroine. Droga kalonte nga Turqia, Shqiperia dhe me pas, ne Itali. S.C.
Korrieri
Krijoni Kontakt