Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 110
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA

    Greqi, policia po kërkon 2 shqiptarë të akuzuar për grabitje dhe përdhunime



    Policia greke është vënë në kërkim të 2 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje dhe dhunë.

    Policia ka shpërndarë edhe fotot e dy të rinjve, të moshës 30 dhe 27 vjeç, të cilët sipas saj kanë përhapur panik dhe tmerr me plaçkitjet dhe përdhunimin e viktimave të tyre.

    Dy personat në foto, që edhe në të kaluarën kanë qenë të akuzuar për vepra të tilla si vjedhje dhe grabitje, u identifikuan nga 5 viktimat e plaçkitjeve, që kanë kryer në shtëpi në Kurlampa, dy në Alisso në Cukalika dhe në Agrira.

    Policia bën të ditur se dy të kërkuarit kanë qarkulluar në qytetin e Patras me një xhip, që e vodhën në shtëpinë e një 50 vjeçari, të cilin e kishin lidhur dhe partneren e tij e kishin përdhunuar. Pas kësaj ishin larguar në qytetin e Lamias. Këtu po sipas autoriteteve, dyshohet se për të vjedhur një benzinatë kanë vrarë personin që ndodhej në të, një 45-vjeçar dhe pastaj me një tjetër automjet janë larguar Janinë, ku policia gjeti një Subaru të vjedhur, që besohet se është përdorur prej tyre.

    Për shkak të këtij elementi, autoritetet vlerësojnë se ka të ngjarë që 2 personat në fjalë të kenë arritur të kalojnë kufirin dhe të kenë hyrë në Shqipëri. Policia vazhdon hetimet me fokus në Greqinë qendrore dhe veriore, megjithatë, beson se është shumë e vështirë për të identifikuar keqbërësit, ndaj edhe ka publikuar fotot e tyre, që gjithkush të mund të ndihmojë për këtë qëllim.
    (an.jo/Balkanweb)
    -----------------------------------------------------------------------------------------
    Akademiku shqiptar kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA



    Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po vidhnin një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë.

    Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.

    Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Mediet amerikane raportojnë se Barjaba është qytetar dhe rezident në Shqipëri dhe pas arrestimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

    Kush është?

    Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës.Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29-vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Pas viteve ’90, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë e tij, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 1999, ai fitoi titullin Profesor. Në vitin 2005, kryen specializimin Master në Universitetin e Harvardit. Pas gjashtë vitesh, në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

    Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend. Kosta Barjaba është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    /Shekulli Online/ E.L/
    ---------------------------------

    Shqiptarët rrëmbejnë biznesmenin italian me pistoletë lodër



    Shtypi italian shkruan sot se rrëmbimi i sipërmarrësit italian Andrea Calevo është kryer nga tre shqiptarë. Këto fakte kanë dalë nga dëshmia e një shqiptari, i cili ishte pjesë e pengmarrësve.

    Ka qenë 23- vjeçari shqiptar Simon Aliaj, i cili pas bashkëpunimit me hetuesinë italiane, ka dëshmuar se në operacionin e rrëmbimit të biznesmenit 31-vjeçar natën e 16 dhjetorit. Simon Alia u arrestua një ditë më parë, më herët ishte arrestuar dhe një shqiptar tjetër Fabijan Vila,të dy punëtor ndërtimi, ndërsa emri i shqiptarit të tretë nuk bëhet i ditur, ndërsa ai është shpallur në kërkim. Sipas mediave italiane u dyshua se në krye të një grupi pengmarrësish ishte një shtetas italian i quajtur David Bandoni nipi i sipërmarrësit, por dëshmia e shqiptarit 23- vjeçar rrëzoi këtë version.

    I arrestuar është ndërkohë edhe një 70-vjeçar i quajtur Pierluigi Destri. Biznesmeni i rrëmbyer në 16 dhjetor të këtij viti u lirua pak ditë më parë dhe për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar 8 milion euro. Por, policia italiane deklaroi se asnjë euro nuk iu pagua pengmarrësve. Në vendin ku mbahej peng biznesmeni në një bodrum u gjet një armë tip pistolete lodër si dhe një armë gjahu. Armët iu dërguan policisë për të zbuluar shenjat e gishtave.
    /Shekulli Online/ E.L/
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Itali, prostituta shqiptare e braktis foshnjën në tualetin e fast-food-it


    Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj duke e lanë në lavamanin e tualetit në një fast-food në Itali. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, për të zbuluar identitetin gruas, e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur, në tualetin e McDonald’s në Romë, mbrëmjen e 28 dhjetorit.

    Agjentët dyshojnë se nëna e foshnjës është një prostitutë shqiptare, por nuk kanë arritur ende ta gjejnë, pavarësisht se imazhet e saj janë fiksuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket qartë se si gruaja futet në tualetin e fast-food-it me një bebe në krahë dhe del prej andej vetëm me një çantë në dorë.

    Foshnja e seksit mashkull është gjetur në lavamanin e tualetit nga një klient, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Fatmirësisht vogëlushi është mirë dhe është nën kujdesin e mjekëve, të cilët e kanë quajtur Emanuele.

    Ndërkaq nëna e foshnjës rrezikon të akuzohet edhe për tentativë vrasjeje, pasi e la fëmijën e saj brenda një lavamani të mbushur me ujë. Ndërkohë hetuesit po kërkojnë edhe një burrë, i cili e ka pritur gruan jashtë fast-food-it në një makinë.

    /Shekulli Online/ E.L/

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    -----------------------------------------------------------------------------------------
    Akademiku shqiptar kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA



    Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po vidhnin një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë.

    Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.

    Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Mediet amerikane raportojnë se Barjaba është qytetar dhe rezident në Shqipëri dhe pas arrestimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

    Kush është?

    Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës.Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29-vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Pas viteve ’90, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë e tij, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 1999, ai fitoi titullin Profesor. Në vitin 2005, kryen specializimin Master në Universitetin e Harvardit. Pas gjashtë vitesh, në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

    Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend. Kosta Barjaba është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    /Shekulli Online/ E.L/
    ---------------------------------
    /
    Wow , shume lajm trondites. Kosten e kam mik dhe e njoh personalisht dhe eshte jashtezakonisht mire nga ana ekonomike . A ka ndonje ketu qe ka me teper informacion mbi kete ngjarje? Per cfare vjedhje behet fjale?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Ca vodhi Kosta??? Shume turp!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Ca vodhi Kosta??? Shume turp!!
    Nuk arrij ta besoj kete lajm. Kosta ka prona e pasuri pafund ne Shqiperi. Si ka mundesi te vjedhe ne nje qender tregtare? Sinqerisht nuk arrij ta besoj.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Ne rradhe te pare paska gjithe ate shkolle. Edukate. Pa Leri pronat. lol. Edhe une jam kurioze tani - cfare vodhi Kosta?!! Do me rri mendja aty derisa ta shuaj kuriozitetin?!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Ne rradhe te pare paska gjithe ate shkolle. Edukate. Pa Leri pronat. lol. Edhe une jam kurioze tani - cfare vodhi Kosta?!! Do me rri mendja aty derisa ta shuaj kuriozitetin?!
    Pikerisht ate po mendoj dhe une . C'fare kishte ne ate qender tregtare qe e detyroi Kosten ta vidhte. Mos ndoshta ndonje material shkencor te ekspozuar se per gje tjeter sme shkon mendja.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Angmokio, we need to know- cfare vodhi Kosta??! Jam kurioze. Pls find out
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Angmokio, we need to know- cfare vodhi Kosta??! Jam kurioze. Pls find out
    Lum si ti PINK qe do jesh zgjuar e do ta marresh vesh . Une i shkreti do fle gjume tani se ketej ku jam une eshte ora 12:52 am. Bej kerkimet PINK qe kur te zgjohem neser te ma kesh zgjidhur kete problem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Cbehet keshtu?pse?

    E mo mos ik tani . Rri dhe pak. Na e bere fiksim tani- cfare vodhi Kosta.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Family faces burglary charges after theft at Nordstrom

    Parents and daughter arrested Dec. 27 by Palo Alto police

    A father, mother and daughter from Albania are facing burglary charges in Palo Alto after allegedly attempting to steal men's clothing and an expensive purse from a department store, a spokesman for the Palo Alto Police Department said.

    Kosta Barjaba, 52, as well as his wife Fatbardha Barjaba, 52, and their daughter Jonniada Barjaba, 23, were arrested on Dec. 27 after police said they took items from a Nordstrom store at the Stanford Shopping Center, police spokesman Officer Sean Downey said.

    The trio entered Nordstrom in the early afternoon and loss prevention observers told police the family left with a bag containing men's clothing and then returned to the store a second time with the bag, Downey said. The loss prevention officers watched as one of the Barjabas allegedly purloined a Coach purse worth $238, Downey said.

    As the suspects exited the store, loss prevention officers stopped them outside and tried to detain them, Downey said. Kosta Barjaba then threw the bag of items back into the store and he and his wife ran away while loss prevention was able to detain the daughter, Downey said.

    At about 2 p.m., loss prevention called Palo Alto police who found and arrested the wife and recovered the Coach purse a short distance away from Nordstrom, Downey said. Police then received a call from a pay phone from the father, who reported his wife and daughter as missing persons, Downey said. Officers arrested the father after answering his call, Downey said.

    The three have been charged with two counts of burglary -- one count for each trip they took into the store -- and one count each of conspiracy to commit burglary, Downey said. A person can still be charged with burglary even if they return what they stole, Downey said.

    The Barjabas were taken to San Mateo County's Maguire Correctional Facility in Redwood City and later released on bail, according to a jail clerk. The three Barjaba family members are all listed as citizens of Albania, but the daughter has an address in Stanford, Downey said.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •