Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 110
  1. #81

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Je duke u ankuar kot pa lidhje. Nese kjo teme qe ti ke hapur do kish vetem emrat e atyre personave me siper pa u permendur emri i Kostes do ta kishe temen te virgjer akoma. Kjo teme u lakua vetem per arsye te Kostes e kjo ceshte ishte teme dite per me teper se 2-3 dite ne cdo ambjent Shqiptar.

    Mundohuni te tregoheni realist e mos egzagjeroni ceshtje te tilla te cilat nuk kane nevoje per te tilla debatesh se cdokush qe ka arsye dhe njeh rendesine e lajmit kryesor e kupton qe nderhyrja e Albos per ndryshimin e titullit ishte me vend.
    Kur pash emrin tend thash me vete ky postim duhet lexuar

    Epo te harxhosh boje dhe kohe kot per ti dhen te drejte adminit per nje ndryshim titulli

    E une i varfri mendova se c'kishe shkruar

    p.s

    Albo

    Berisha ka filluar ti ndaje akademiket ne .... akademik i PS-es dhe akademike te PD-es ?
    Revolution 1848

  2. #82
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Je duke u ankuar kot pa lidhje. Nese kjo teme qe ti ke hapur do kish vetem emrat e atyre personave me siper pa u permendur emri i Kostes do ta kishe temen te virgjer akoma. Kjo teme u lakua vetem per arsye te Kostes e kjo ceshte ishte teme dite per me teper se 2-3 dite ne cdo ambjent Shqiptar.

    Mundohuni te tregoheni realist e mos egzagjeroni ceshtje te tilla te cilat nuk kane nevoje per te tilla debatesh se cdokush qe ka arsye dhe njeh rendesine e lajmit kryesor e kupton qe nderhyrja e Albos per ndryshimin e titullit ishte me vend.
    nuk ke te drejte,po e pe lajmin e pare ka disa krime,pra un e hapa per te treguar dila lajme per kriminalitetin e disa personave jashte shtetit,pa e njohur fare se kush ishte ky barbja apo si e quajne,pra ti nuk mund te me japesh mesim mua se ctitull ti ve nje teme,perdeisa ka nje perberje te caktur dhe nuk i perket nje personi cilido qofte ai.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    p.s



    Berisha ka filluar ti ndaje akademiket ne .... akademik i PS-es dhe akademike te PD-es ?
    nuk i ndan berisha.
    eshte fakt te gjithe shqiptaret kane kapur nje krah politik apo nje tjeter si ata tifozat e semure te futbollit
    kostas eshte i PS, kjo ska diskutim

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në S

    Shume gje e ulet per nje "akademik" Mire baba hajdut i stazhinuar ne Shqiperi po kja vajza e vet si ja ka bo dora me vjedh?

    NJe gje qe te ben pershtyje eshte sa lexoj ktu per disa qenka me keq qe qenka socialist se sa akademik? Pse jemi aq popull i politizuar nuk kuptoj?

  5. #85

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nuk i ndan berisha.
    eshte fakt te gjithe shqiptaret kane kapur nje krah politik apo nje tjeter si ata tifozat e semure te futbollit
    kostas eshte i PS, kjo ska diskutim
    Eshte ore eshte, nuk po ja ha njeri hakun.... por qe te titullosh temen AKADEMIKU SOCIALIST KOSTA BARJABA KAPET DUKE VJEDHUR NË NJË QENDËR TREGTARE NË SHBA

    Mund ta shkruante : Akademiku Kosta Bajraba terrci e verrci dhe ne fund z Kosta Bajraba ishte ose eshte aderues , kontribues , antar etj i PS-es

    Cudi e madhe me ju
    Revolution 1848

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në S

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Shume gje e ulet per nje "akademik" Mire baba hajdut i stazhinuar ne Shqiperi po kja vajza e vet si ja ka bo dora me vjedh?

    NJe gje qe te ben pershtyje eshte sa lexoj ktu per disa qenka me keq qe qenka socialist se sa akademik? Pse jemi aq popull i politizuar nuk kuptoj?
    Kosta Barjaba nuk eshte "socialist i thjeshte", eshte krahu i djathte i Edi Rames dhe ka post sekretari ne Partine Socialiste qe eshte nje post i larte politik. Ky skandal eshte i ngjashem me skandalin e Ylli Pangos ne Top Channel kur ishte minister i Berishes. Berisha e pushoi nga puna menjehere pa i kerkuar sqarime apo justifikime. Dhe ai lajm beri buje e u komentua nga anetaret e forumit pasi Ylli Pango nuk ishte vetem nje profesor, ishte edhe person politik, minister i vendit. E njejta gje edhe me Barjabane.

    Turpi i vertete ne kete qe ndodhi nuk ishte akti i vjedhjes. Turpi i vertete ishte perpjekja e personit per te genjyer mbi ngjarjen. Eshte nje gje te ndalohesh nga policia per vjedhje dhe te thuash ka ndodhur nje keqkuptim ne dyqan. Por ai doli e genjeu publikun duke thene: "Na ndaluan pasi nuk kishim dokumentat e makines ne rregull". Kjo deshmon qe ke te besh me nje njeri jo vetem hajdut, por me nje njeri pa integritet: nje njeri qe nuk ka as kurajon qe te kerkoje falje e tregohet i sinqerte per ate qe ndodhi me publikun shqiptar. Ai genjeu publikun per ate qe ndodhi pa piken e turpit, dhe ky eshte skandali me i madh se ai i vjedhjes.

    Albo

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në S

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kosta Barjaba nuk eshte "socialist i thjeshte", eshte krahu i djathte i Edi Rames dhe ka post sekretari ne Partine Socialiste qe eshte nje post i larte politik. ...

    Albo
    Ne faqen zyrtare te PS-se nuk figuron askund emri Kosta Barjaba si sekretar apo pronar i ndonje posti tjeter udheheqes...


    Kryesia e PS

    1. Edi Rama {Kryetar i PSSH}

    2. Arben Isaraj {Anëtar i Kryesisë}

    3. Arben Malaj {Anëtar i Kryesisë}

    4. Arta Dade {Anëtare e Kryesisë}

    5. Ben Blushi {Anëtar i Kryesisë}

    6. Besnik Baraj {Anëtar i Kryesisë}

    7. Ditmir Bushati {Anëtar i Kryesisë}

    8. Erjon Braçe {Anëtar i Kryesisë}

    9. Eglantina Gjermeni {Anëtare e Kryesisë}

    10. Gramoz Ruçi {Anëtar i Kryesisë}

    11. Lindita Nikolla {Anëtare e Kryesisë}

    12. Mimi Kodheli {Anëtare e Kryesisë}

    13. Namik Dokle {Anëtar i Kryesisë}

    14. Pandeli Majko {Anëtar i Kryesisë}

    15. Saimir Tahiri {Anëtar i Kryesisë}

    16. Shkëlqim Cani {Anëtar i Kryesisë}

    17. Valentina Leskaj {Anëtare e Kryesisë}

    18. Vangjush Dako {Anëtar i Kryesisë}


    Sekretariati i PS

    Blendi Klosi Sekretar Organizativ

    Damian Gjiknurin Sekretar për Çështjet Zgjedhore

    Ilir Beqja Sekretar për Programin

    Bashkim Fino Sekretar për Pushtetin Vendor

    Arben Ahmetaj Sekretar për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit

    Armando Subashin Sekretar për Burimet Njerëzore

    Erjon Veliaj Sekretar për Emigracionin dhe Rininë

    Ndre Legisi Sekretar për Koalicionin

    Fatmir Xhafaj Sekretar për Koordinimin

    http://ps.al/kryesia

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Për: Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në S

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Greqi, policia po kërkon 2 shqiptarë të akuzuar për grabitje dhe përdhunime



    Policia greke është vënë në kërkim të 2 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për grabitje dhe dhunë.

    Policia ka shpërndarë edhe fotot e dy të rinjve, të moshës 30 dhe 27 vjeç, të cilët sipas saj kanë përhapur panik dhe tmerr me plaçkitjet dhe përdhunimin e viktimave të tyre.

    Dy personat në foto, që edhe në të kaluarën kanë qenë të akuzuar për vepra të tilla si vjedhje dhe grabitje, u identifikuan nga 5 viktimat e plaçkitjeve, që kanë kryer në shtëpi në Kurlampa, dy në Alisso në Cukalika dhe në Agrira.

    Policia bën të ditur se dy të kërkuarit kanë qarkulluar në qytetin e Patras me një xhip, që e vodhën në shtëpinë e një 50 vjeçari, të cilin e kishin lidhur dhe partneren e tij e kishin përdhunuar. Pas kësaj ishin larguar në qytetin e Lamias. Këtu po sipas autoriteteve, dyshohet se për të vjedhur një benzinatë kanë vrarë personin që ndodhej në të, një 45-vjeçar dhe pastaj me një tjetër automjet janë larguar Janinë, ku policia gjeti një Subaru të vjedhur, që besohet se është përdorur prej tyre.

    Për shkak të këtij elementi, autoritetet vlerësojnë se ka të ngjarë që 2 personat në fjalë të kenë arritur të kalojnë kufirin dhe të kenë hyrë në Shqipëri. Policia vazhdon hetimet me fokus në Greqinë qendrore dhe veriore, megjithatë, beson se është shumë e vështirë për të identifikuar keqbërësit, ndaj edhe ka publikuar fotot e tyre, që gjithkush të mund të ndihmojë për këtë qëllim.

    (an.jo/Balkanweb)
    -----------------------------------------------------------------------------------------
    Akademiku shqiptar kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në SHBA



    Tre shqiptarë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa po vidhnin një qendër tregtare në Paolo Alto të Kalifornisë.

    Policia amerikane bën të ditur edhe emrat e shqiptarëve, Kosta dhe Fatbardha Barjaba, 52 vjeç dhe Joniada Barjaba, 23 vjeç, të cilët janë dërguar në institucionin e paraburgimit në San Mateo County's Maguire Correctional Facility.

    Kosta Bajraba në Shqipëri mban titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Mediet amerikane raportojnë se Barjaba është qytetar dhe rezident në Shqipëri dhe pas arrestimit, bashkë me dy të afërmit e tij, do të përballet me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

    Kush është?

    Prof. Dr. Kosta Barjaba lindi në vitin 1960, në rrethin e Sarandës.Ka ndjekur studimet e larta për Shkencat Politike, në Universitetin e Tiranës. Në moshën 29-vjeçare, ai mori titullin Doktor i Shkencave në Sociologji. Pas viteve ’90, Kosta Barjaba i thelloi njohuritë e tij, duke kryer specializime të ndryshme në Greqi, Itali dhe SHBA. Në vitin 1999, ai fitoi titullin Profesor. Në vitin 2005, kryen specializimin Master në Universitetin e Harvardit. Pas gjashtë vitesh, në vitin 2011 ai zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

    Kosta Barjaba është një pjesëmarrës aktiv në jetën akademike, shkencore dhe publike të vendit. Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet ndër të tjera, në çështjet e emigracionit, të varfërisë dhe problematikat e zhvillimit. Rezultat e kërkimeve të tij shkencore referohen si brenda vendit, ashtu edhe në rrethe akademike ndërkombëtare. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike në një prej universiteteve private në vend. Kosta Barjaba është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    /Shekulli Online/ E.L/
    ---------------------------------

    Shqiptarët rrëmbejnë biznesmenin italian me pistoletë lodër



    Shtypi italian shkruan sot se rrëmbimi i sipërmarrësit italian Andrea Calevo është kryer nga tre shqiptarë. Këto fakte kanë dalë nga dëshmia e një shqiptari, i cili ishte pjesë e pengmarrësve.

    Ka qenë 23- vjeçari shqiptar Simon Aliaj, i cili pas bashkëpunimit me hetuesinë italiane, ka dëshmuar se në operacionin e rrëmbimit të biznesmenit 31-vjeçar natën e 16 dhjetorit. Simon Alia u arrestua një ditë më parë, më herët ishte arrestuar dhe një shqiptar tjetër Fabijan Vila,të dy punëtor ndërtimi, ndërsa emri i shqiptarit të tretë nuk bëhet i ditur, ndërsa ai është shpallur në kërkim. Sipas mediave italiane u dyshua se në krye të një grupi pengmarrësish ishte një shtetas italian i quajtur David Bandoni nipi i sipërmarrësit, por dëshmia e shqiptarit 23- vjeçar rrëzoi këtë version.

    I arrestuar është ndërkohë edhe një 70-vjeçar i quajtur Pierluigi Destri. Biznesmeni i rrëmbyer në 16 dhjetor të këtij viti u lirua pak ditë më parë dhe për lirimin e tij pengmarrësit kishin kërkuar 8 milion euro. Por, policia italiane deklaroi se asnjë euro nuk iu pagua pengmarrësve. Në vendin ku mbahej peng biznesmeni në një bodrum u gjet një armë tip pistolete lodër si dhe një armë gjahu. Armët iu dërguan policisë për të zbuluar shenjat e gishtave.
    /Shekulli Online/ E.L/
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Itali, prostituta shqiptare e braktis foshnjën në tualetin e fast-food-it


    Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj duke e lanë në lavamanin e tualetit në një fast-food në Itali. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, për të zbuluar identitetin gruas, e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur, në tualetin e McDonald’s në Romë, mbrëmjen e 28 dhjetorit.

    Agjentët dyshojnë se nëna e foshnjës është një prostitutë shqiptare, por nuk kanë arritur ende ta gjejnë, pavarësisht se imazhet e saj janë fiksuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje duket qartë se si gruaja futet në tualetin e fast-food-it me një bebe në krahë dhe del prej andej vetëm me një çantë në dorë.

    Foshnja e seksit mashkull është gjetur në lavamanin e tualetit nga një klient, i cili lajmëroi menjëherë policinë. Fatmirësisht vogëlushi është mirë dhe është nën kujdesin e mjekëve, të cilët e kanë quajtur Emanuele.

    Ndërkaq nëna e foshnjës rrezikon të akuzohet edhe për tentativë vrasjeje, pasi e la fëmijën e saj brenda një lavamani të mbushur me ujë. Ndërkohë hetuesit po kërkojnë edhe një burrë, i cili e ka pritur gruan jashtë fast-food-it në një makinë.

    /Shekulli Online/ E.L/
    Nuk e kane fajin shqiptaret jo. E kan fajin greket qe jane raciste me shqiptaret!!

  9. #89
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Akademiku socialist Kosta Barjaba kapet duke vjedhur në një qendër tregtare në S

    Po shqiptaret se Kane zakon te pohojne, por gjithmone mohojne. C'thua ti te pranonte qe vodhi dhe te thote me fal?! Bah e pamundur, pa dallim partie.
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kosta Barjaba nuk eshte "socialist i thjeshte", eshte krahu i djathte i Edi Rames dhe ka post sekretari ne Partine Socialiste qe eshte nje post i larte politik. Ky skandal eshte i ngjashem me skandalin e Ylli Pangos ne Top Channel kur ishte minister i Berishes. Berisha e pushoi nga puna menjehere pa i kerkuar sqarime apo justifikime. Dhe ai lajm beri buje e u komentua nga anetaret e forumit pasi Ylli Pango nuk ishte vetem nje profesor, ishte edhe person politik, minister i vendit. E njejta gje edhe me Barjabane.

    Turpi i vertete ne kete qe ndodhi nuk ishte akti i vjedhjes. Turpi i vertete ishte perpjekja e personit per te genjyer mbi ngjarjen. Eshte nje gje te ndalohesh nga policia per vjedhje dhe te thuash ka ndodhur nje keqkuptim ne dyqan. Por ai doli e genjeu publikun duke thene: "Na ndaluan pasi nuk kishim dokumentat e makines ne rregull". Kjo deshmon qe ke te besh me nje njeri jo vetem hajdut, por me nje njeri pa integritet: nje njeri qe nuk ka as kurajon qe te kerkoje falje e tregohet i sinqerte per ate qe ndodhi me publikun shqiptar. Ai genjeu publikun per ate qe ndodhi pa piken e turpit, dhe ky eshte skandali me i madh se ai i vjedhjes.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 09-01-2013 më 12:22
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857

    Për: Kriminaliteti shqiptar ne rritje ne bote

    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Eshte ore eshte, nuk po ja ha njeri hakun.... por qe te titullosh temen AKADEMIKU SOCIALIST KOSTA BARJABA KAPET DUKE VJEDHUR NË NJË QENDËR TREGTARE NË SHBA

    Mund ta shkruante : Akademiku Kosta Bajraba terrci e verrci dhe ne fund z Kosta Bajraba ishte ose eshte aderues , kontribues , antar etj i PS-es

    Cudi e madhe me ju
    Eh...po..."i forti te rreh, e nuk te le me qajt." Ke ndegjuar ti kete thenie nga te vjeterit?

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •