Shqiptarëve u ka munguar që moti një Aleanc e tillë mor burra, mos flisni për Kreshnik Spahiun se bëni tradhti kombëtare.
Sepse "agima të art" kundër shqiptarëve ka patur gjithmonë nëpër shekuj, por ne nuk kemi patur kurrë Aleanc kuq e zi.!
Shqiptarëve u ka munguar që moti një Aleanc e tillë mor burra, mos flisni për Kreshnik Spahiun se bëni tradhti kombëtare.
Sepse "agima të art" kundër shqiptarëve ka patur gjithmonë nëpër shekuj, por ne nuk kemi patur kurrë Aleanc kuq e zi.!
Fjalë shumë ?
Fukarallëk !
Nje urim nga zemra italianeve dhe sionisteve amerikane,,, ju pacim
AK: Agimi i Artë ta fiksojë mirë, se në Shqipëri do i digjet toka nën këmbë
TIRANË - Aleanca Kuqezi ka reaguar sot ndaj deklaratës së partisë greke, Agimi i Artë ku, përveç reagimit mbrojtës pas kërkesës së saj për largimin e kryepeshkopit Anastas, renditen një sërë fyerjesh e provokimesh për kombin shqiptar.
AK thekson se është një parti që kërkon fqinjësi të mirë në rajon, por jo marrëdhënie me parti naziste, që kërkojnë të shtrijnë metastazat në shtetin shqiptar. Sipas Kuqezinjve, Agimi i Artë duhet ta fiksojë mirë se në Shqipëri do t'i digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve, maksimumi mund të trembë qeverinë e Berishës. AK deklaron se do të përfshijë çështjen çame në axhendën partiake.
Më poshtë deklarata e plotë e Prof.Dr.Lisen Bashkurti, Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në partinë Aleanca Kuq e Zi :
"Nazistët grekë të Agimit të Artë e quajnë Kombin Shqiptar “komb kaçak” që nuk ka “me se të mburret”, e konsiderojnë “një komb të bërë nga Italia, nga sionistët amerikanë dhe Perandoria Osmane”. Nazistët grekë të Agimit të Artë e quajnë “pabazë dhe të egër kërkeksën shqiptare për cështjen çame” dhe paralajmërojnë se “do hapin degët e tyre brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, në Himarë, Tepelernë, Gjirokastër e Sarandë”.
Përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë kundër kombit shqiptar, qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve grekë.
Aleanca Kuqezi ka lindur për t’i dalë zot kombit shqiptar, shqiptarëve kudo në botë dhe për të mbrojtur identitetin, vlerat dhe interesat tona nga cdo forcë që i kërcënon ato. Aleanca Kuqezi është krenare për mbështetjen që i kanë dhënë aleatët historikë dhe perspektivë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Turqia dhe është e vendosur t’i ketë aleatë strategjikë përjetë.
Aleanca Kuqezi iu bën me dije nazistëve grekë të Agimit të Artë se kombi shqiptar është kombi më i vjetër, më i kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët me kombin grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht, institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Aleanca Kuqezi iu bën me dije nazistëve grekë, që si parti politike dhe aq më shumë nesër në qeverinë kuqezi, do e përfshijmë në agjendën tonë politiko-diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare zgjidhjen e çështjes e Çamërisë si një cështje të drejtë dhe legjitime e kombit shqiptar. Turpin e këtij parlamenti që nuk po miraton rezolutën mbi Çamërinë, do ta miratojë parlamenti i ardhshëm me votat kuqezi.
Së fundi AK paralajmëron nazistët grekë të Agimit të Artë të mos tentojnë të shtrijnë metastazat naziste brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, sepse Aleanca Kuqezi do t'i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vititn 1949.
AK është për politikë të fqinjësisë së mirë në tajon, por të bazuar në marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë dhe në interesat reciproke. Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mendje, se në Shqipëri do iu digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trembë vetëm qeverinë e shtetasit Berisha, por kurrë kombin e popullin shqiptar".
(d.b/BalkanWeb)
Keta ne vend ti pergjigjen nazistave greke sulmojne qeverine e berishes. ishte berisha ai qe tronditi boten me deklaraten e bashkimit, ndersa keta te spahise fryhen si jevgu.
Kur te ofendojne keta plera eshte gje e mire sepse je ndryshe nga ata. Gjithmone konsidero burimin nga vjen ofendimi!
I LOVE GOD
j&g
Ja edhe nje...
Greek neonazi leader denies the Holocaust
Keto deklarata e kunder deklarata me duken me teper si kakarisjet e dy gjelave ne maje te dy koteceve ne oren 5 te mengjesit.
Kush kendon kengen me te forte e kush e ka zerin me te zgjatur ....
Lerini o njerez te kendojne sa te cirren e mos i merrni seriozisht, Kur te zbardhe dita, gjelat e mbyllin gojen.
kur flasin keta te agimit te arte qe me shum ngjajn me arab se sa grek kjo eshte ceshte
na thon qe jemi komb kacakesh po ata ca jan komb K...e
Partizoni
Krijoni Kontakt