INTERVISTA/ Flet specialisti i prodhimit dhe riparimit tė veglave muzikore, Enrik Michopulo: “Preng Jakova mė shtroi udhėn e jetės. Kam rregulluar pianot e Enver Hoxhės, Ramiz Alisė, Spiro Kolekės, Manush Myftiut”

“Shpikja ime ėshtė violina me 5 tela. Kam prodhuar enkas njė violinė, ku kam gdhendur shqiponjėn me rastin e 100-vjetorit”


Debati i Enverit dhe Ramizit pėr pianon e Pallatit tė Brigadave, e cila ishte dhuratė e konti Ēianos pėr Zogun dhe porosia e Enverit qė pasi ta rregulloja tė mė ofronin njė kafe

Albert ZHOLI

Jeta e tij ėshtė shumė e veēantė. Babi i tij me nėnė italiane dhe baba grek vendoset nė Shqipėri. Ai ishte njė specialist i zoti nė fushėn e mekanikės. Ka bėrė shumė instalime dhe zbatime projektesh nė Shqipėri qė kanė qenė tė parat nė Shkodėr dhe qytete e tjera tė Shqipėrisė. Edhe babai i tij dhe vetė Enriku kanė emra katolikė dhe mbiemėr ortodoks. Qysh nė fėmijėri spikati ėndrra e tij pėr muzikėn. Njė gramafon nė shtėpi e lidhi pazgjidhshmėrisht me violinėn. Jeta e tij filloi plot peripeci, pasi shkon nė Lice nė moshė mė tė madhe se bashkėnxėnėsit e shkollės dhe nuk i jepet e drejta pėr violinė. Por ai me punė arrin t’i jap provimet suplementare nė mėnyrė tė shkėlqyeshme. Konservatorin e mbaron pas ushtrisė, ku gjatė shėrbimit ushtarak spikat si njė atlet rekordmen pėr 5 vjet. Por ėndrra e tij ėshtė vetėm muzika dhe riparimi i veglave muzikore, ku pėr specialitetin e fundit studion nė Kinė. Nė vitet e demokracisė shkon nė tokėn e tė atit, ku fillon prodhimin e veglave muzikore nė mėnyrė artizanale. Por tė veēantat e jetės sė tij lidhen me riparimet e pianove tė udhėheqėsve tė nomenklaturės komuniste, ku ai ka shumė kujtime.

Keni njė mbiemėr interesant qė mė duket se mbiemėr grek?

Po. Mbiemrin e kam grek Nikopulos. Im atė ka lindur nė Trieste. Babai im quhej Xhorxho Michopulo. E ėma e tij ka qenė Emilia, e cila ka qenė e martuar me njė grek qė mė vonė nė Trieste prodhoi konjakun e famshėm “Stok”. Shumė shpejt ky konjak i kaloi kufijtė e Triestes dhe tė Italisė. Por tregtia ėshtė tjetėr gjė nga shpikja. Pra gjyshi im grek, nuk diti tė bėnte tregti dhe e shiti patentėn e konjakut. Tani kjo patentė e prodhimit ėshtė nė Ēeki. Im atė shkollėn e mesme teknike e ka bėrė nė Trieste dhe pastaj nė Hamburg . Pas shkolle e kėrkuan ushtar. Ishte koha kur Trieste ishte nėn sundimin Austro-Hungarez. Babai nuk i kishte qejf ushtarėt austro-hungarezė dhe kėshtu iku nga Triestja dhe erdhi nė Shqipėri. Nė Shqipėri ai filloi tė instalonte mullinjtė me ujė pėr bluarjen e misrit dhe tė grurit. Pėr herė tė parė instaloi fabrikėn e karameleve, biskotave dhe makaronave. Pra ka nxjerrė nga prodhimi makaronėn e parė nė Shkodėr nė vitin 1921. Atje nė Shkodėr ishte njė fushė dhe quhej fusha e Qelės. Motorin e parė e bėri shumė primitiv se nuk kishte motorė nė atė kohė me avull apo me lėndė djegėse nė Shqipėri. Prodhimi i makaronave ishte njė festė e madhe pėr Shkodrėn. Ai pėr tė vėnė nė funksion linjėn ingranahin qė bėnte petėzimin e vuri nė lėvizje me njė gomar qė rrotullohej rreth boshtit tė ingranazhit. E bėnte brumin dhe e hidhte nė njė enė tė madhe, ku mandej kalonte nė tubat e formave. Ishte njė shpikje e madhe pėr kohėn. Pastaj u lidhėn me shtete tė tjera si Italia dhe u pėrmirėsua puna, erdhėn motorė tė mirė me lėndė djegėse. Kur erdhėn motorėt e rinj babai filloi tė merrej si specialist elektrik.

Si specialist elektrik, ku ka punuar gjetiu babai?

Nė vitin 1928 ka montuar centralin e parė elektrik nė Berat. Ishte njė ditė nga mė tė bukurat e jetės sė tij.

Po ju ku keni lindur dhe si u lidhėt me muzikėn?

Unė kam lindur nė vitin 1937 nė Shkodėr. Nėpėrmjet njė gramafoni qė bleu babai, unė u apasionova me muzikėn. Nuk haja bukė vetėm doja tė dėgjoja njė disk qė kishte njė melodi me violinė. Ishte njė melodi e mrekullueshme qė mė lumturonte sa herė e dėgjoja. Ka qenė njė melodi e Shubertit. Kur u bėra 13 vjeē filluan kurset e para nė Shtėpinė e Kulturės nė Shkodėr. Doja shumė tė mėsoja violinėn. Unė qė nė atė kohė tentova vetė tė bėj njė violinė. Ēdo pasdite shkoja nė Shtėpinė e Kulturės, hipja mbi ca dėrrasa nė mure dhe kacavirresha tė shikoja se si mėsonin violinėn nxėnėsit aty. Nuk isha regjistruar ende. Njė ditė Preng Jakova mė sheh duke u kacavjerrė, mė afrohet dhe mė kap nga veshi dhe mė thotė eja me mua. Mė fut nė klasė dhe urdhėron mėsuesin qė tė mė jepte violinė dhe tė mė regjistrojė. Ai mbetet njė muzikant i madh. I paarrirė dhe njė njeri i pėrsosur. Preng Jakova mė shtroi udhėn e jetės. O zot, sa u gėzova kur mė ēoi nė klasė. Po realizohej ėndrra ime. Fillova kursin me shumė dėshirė. S’lija tė mė kalonte asgjė nga shpjegimet e mėsuesit. I pėrpija mėsimet. Violinėn e shikoja si njė magji dhe e pastroja dhe e mbaja si diēka tė shenjtė. Mbas kursit fitova me konkurs Liceun Artistik kur nė fakt isha mė i madh nė moshė nga shokėt e tjerė qė konkurruan.

Pėrse studiuat nė Lice?

Nė Liceun Artistik si mua dhe Robert Radojėn nuk na pranuan pėr instrumentet tona, pra pėr violinė dhe piano (Roberti), pasi pėr kėto vegla mėsimi fillohej qė nė moshė 6-vjeēare, ndėrsa ne ishim 16 vjeē. Edhe Robertin e futėn mė vonė pėr piano dhe mua mė futėn pėr mėsues muzike. Mbas njė viti dhamė njė provim special. Provimin e tetė vjetėve. Ai pėr Piano dhe unė pėr Violinė. Pastaj secili nga ne u specializua nė degėn e vet. Sapo mbarova Liceun mė morėn ushtar dhe pėr dy vjet nuk munda tė prek violinėn me dorė. Pas 6 muajve ushtar mė ēuan nė klubin sportive “Partizani”.

Pėrse nė sport?

Atje mė ēuan si kampion vrapimi. Klubi sportiv mė mori nė gjirin e vet nė vitin 1960. Isha njė atlet shumė i mirė. Nė vrapim kam qenė nė disiplinėn 400 dhe 400 me pengesė. Nė tė dyja kėto kam qenė kampion dhe rekordmen nga viti 1957 deri nė vitin 1961. Pastaj mbarova ushtrinė dhe fillova Konservatorin. Mbas ushtrisė mė mori Radio -Tirana me Violinė dhe vazhdoja shkollėn e lartė. Aty ishte ėndrra ime, aty ishte jeta ime.

Po babai juaj, ku ishte nė kėtė kohė?

Babai nė vitin 1951 u vra nė punė nė Fushė-Arrėz, ku po instalonte njė fabrikė tė re atje. Ishte njė humbje e madhe pėr mua. Mė kishte pėrkrahur nė shumė nisma tė miat nė jetė. S’mė kishte penguar kurrė.

Si vazhdove me Konservatorin?

Kur isha nė vitin e parė nė Konservator (ishte 5 vjet atėherė Konservatori), u martova. Filluan vėshtirėsitė ekonomike. Kėshtu qė shkollėn e kam bėrė nė marrėdhėnie pune. Mbas tre vjetėve Konservator u bėra akordues i mirė i pianove. Pikėrisht nė kėtė kohė mė dhanė njė bursė nė Kinė. Aty ndenja dy vjet nga viti 1964-1966. Pra bėra tre vjet Konservator dhe pastaj shkova nė Kinė.

Pėrse shkuat nė Kinė?

Nė Kinė shkova pėr tė studiuar pėr riparim veglash. Ishte njė specializim shumė i veēantė. Nė Konservator nuk kishte njė degė tė tillė. Aty njoha shumė vegla tė reja muzikore kryesisht ato tipiket e Azisė dhe tė Kinės. Pedagogėt ishin shumė tė pėrgatitur. Ndėrsa Konservatorin e kam bėrė me ndėrprerje. Pas dy vjetėve nė Kinė u ktheva nė Shqipėri dhe vazhdova Konservatorin, ku bėra dy vitet e fundit. Kur e mbarova konservatorin dhe mora diplomėn, nuk mė lanė tė ushtroja profesionin tim. Mbas konservatorit u mora me studimin e veglave popullore etnike dhe krijova grupin “Na bashkoi kėnga popullore” sė bashku me Ado Gashin. Pastaj krijova orkestrėn muzikore me vegla tė temperuara. Kėtė orkestėr e krijova nė Institut tė Arteve. Duke u njohur nė Kinė me instrumente tė Azisė Lindore dhe tė Mesme, shtova edhe instrumentet qė kishin diēka tė pėrbashkėt me ato qė pėrdornim ne. Kėshtu u mora me studimin e veglave popullore duke filluar qė nga Kina deri kėtu nė vendin tonė. Nga studimi i tyre arrita tė bėj studime, kumtesa dhe punime shkencore dhe mė emėruan si pedagog pranė Institutit tė Arteve nė vitin 1983. Nė vitin 1990 pėrpara dyndjes shkuam nė Itali. Nė fillim shkova me djalin pastaj erdhi vajza.

Pra, shkuat nė shtetin, ku lindi babai?

Atje kishim njerėz, por nuk shkova tek njerėzit e babit. Gruaja kishte tezen nė Italinė e Jugut. Tezja e saj ishte nė Itali qė nė vitin 1949. Kėshtu u pėrqendruam atje. Atje fillova punė duke rregulluar pianot dhe duke dhėnė mėsim nė violinė. Pastaj mė futėn nė orkestrėn e Leēes si violinė e parė disa kohė dhe pastaj nė violė. Tani jam nė pension. Pėr tė gjitha kėto kaloja nė prova, nė konkurs nga mjeshtėr tė muzikės italiane.

Me se merresh aktualisht?

Tani merrem me krijimin dhe prodhimin e veglave me hark. Bėj eksperimente pėr pėrmirėsimin e zėrit. Punoj qė instrumentisti mos tė gjej vėshtirėsi teknike dhe i jap pamje me vlera historike. Kam bėrė njė violinė me njė pėrmasė tė pėrveēme me 5 tela dhe ka njė zė tė ēuditshėm. Djali im i bie kėsaj violine me 5 tela dhe ka inēizime dhe nė internet. Djali ėshtė violinist dhe dirigjent.

Me rastin e 100-vjetorit kishit bėrė njė surprizė?

Pėr kėtė 100-vjetor kam prodhuar kėtė violinė (dhe e nxjerr nga ēanta). Ky ėshtė njė prodhim i imi special. Ja shikoje. Nga pas kam gdhendur shqiponjėn dy krenare. Kam punuar mbi 8 muaj pėr kėtė. Kjo ėshtė prodhim artizanal dhe jo prodhim serie. Kėtu e ka tė veēantėn. Kur punoj tė tilla violina duhet afėrsisht njė vit. Kėtė violinė e kam bėrė me shumė dashuri. Brenda saj kam shkruar “100-vjetori i shtetit shqiptar”. Dua tė jap njė koncert tė veēantė me kėtė violinė.

Sa koncerte keni dhėnė me violinė nė Itali?

Rreth 40 koncerte dhe tė gjitha kanė qenė pėr bamirėsi. Dihet qė nė Itali violina ėshtė njė vegėl muzikore shumė e kėrkuar dhe e pėrdorshme. Tė gjitha tė ardhurat nga kėto koncerte kanė shkuar nė favor tė fėmijėve jetimė dhe shtėpive qė ka fėmijė tė tillė. Jam ndjerė shumė mirė me kėto koncerte.

Nė regjimin komunist a kanė pasur shtėpitė e udhėheqėsve komunistė vegla muzikore dhe a keni shkuar nė shtėpitė e tyre pėr riparim?

Pas ardhjes nga Kina, ku unė u specializova pėr mirėmbajtje dhe riparime tė veglave muzikore puna ime ishte e madhe, pėr vetė faktin se specialistė tė tillė kishte pak ose aspak. Kėshtu qė tė gjitha angazhimet nė Institutin e Arteve dhe nė shtėpitė e udhėheqėsve mė ranė mua. Ishte punė e lodhshme, por dhe e bukur. Duke ju pėrgjigjur pyetjes tuaj mund tė them qė shumė nga shtėpitė e udhėheqėsve tė kohės kishin nė shtėpi piano. Unė kam shkuar nė disa shtėpi pėr riparime. Kėtu mund tė pėrmend shtėpinė e Enver Hoxhės, tė Ramiz Alisė, Spiro Kolekės, Manush Myftiut dhe tė tjerė. Mė kanė pritur nė mėnyrė korrekte dhe po ashtu ka qenė dhe puna ime.

A ke pasur emocione nė kėto raste dhe si ka qenė mikpritja e tyre?

Me thėnė tė drejtėn herėn e parė kam pas shumė emocione pėr vetė faktin se nė Bllok, jo kushdo mund tė futej. Nga ana tjetėr tė gjithė udhėheqėsit kishin njė emėr dhe njiheshin si tepėr seriozė. Por jo, mė kanė pritur shumė thjesht dhe me njė mikpritje tradicionale.

Po me Enver Hoxhėn keni pas ndonjė episod konkret?

Po. Kam pasur njė episod shumė interesant. Nga viti 1969 (nė mos gaboj) bėhej njė takim feste i udhėheqėsve nė Pallatin e Brigadave. Enver Hoxha me Ramiz Alinė pas feste qėndruan dhe pak. Ramizi kishte me vete vajzėn, Besėn, e cila studionte nė Institutin e Lartė tė Arteve. Kur takon Besėn duke i pėrkėdhelur kokėn Enveri i thotė qenka rritur goxha Besa. Ėshtė rritur dhe luan mirė nė piano thotė Ramizi. Nė hollin e Pallatit tė Brigadave kishte njė piano. Besa, shko na luaj njė pjesė nė piano i thotė Enveri. Besa (kėto m’i tregonte njė nga shoqėruesit e Enverit kur erdhi tė mė merrte nė Institut), shkoi fluturimthi. Filloi tė luajė, kur papritur pianoja u bllokua. Tė tre u mėrzitėn. Kėtė piano duhet ta rregullojmė patjetėr thotė shoku Enver, por me sa di kėtu nuk rregullohet, ndaj duhet tė thėrrasim njė specialist nga jashtė. Jo i thotė Ramiz Alia, kemi kėtu njė shkodran, specialist shumė tė mirė. Enrik Michopulo e quajnė. Ka studiuar pėr riparime tė tilla nė Kinė. E ēuditshme tė jetė nga Shkodra, emrin e ka katolik, mbiemrin ortodoks, -tha Enveri dhe i drejtohet njė prej shoqėruesve shkoni dhe merreni nė punė. Pas disa minutash vjen “Benz”-i i Enver Hoxhės nė Institut. Tė gjithė u habitėn, por edhe u trembėn. S’kishte ardhur kurrė “Benz”-i aty. Kur mė kėrkuan mua shtanga. Edhe u tremba. Shoqėruesi mė tha pėrse mė donin. U ēlirova. Rrugės ai mė tregonte sa mė lart. Kur shkova unė ata kishin shkuar pėr kafe. Mė pyet pėrgjegjėsi pėr sa kohė bėhet? Pasi e pashė mirė e mirė i thashė pėr njė javė dhe fillova nga puna. Tė nesėrmen pėrgjegjėsi mė tha se kish pyetur Enveri pėrsa kohė bėhet pianoja dhe unė i thashė atė ēka mė the ti. Mė vonė mė tha se, kur ta mbarosh do tė bėj njė kafe nga ajo qė pi Enveri. Ky ėshtė urdhri i tij, por me kusht kur ta riparosh pianon. Mesa mora vesh mė vonė, ajo piano ishte shumė cilėsore dhe Konti Ēiano, dhėndėri i Duēes ja kishte dhuruar Ahmet Zogut. Kur mbarova riparimin, piva dhe kafen porosi tė Enver Hoxhės.

Nė njė gazetė italiane qė ju e keni nė arkiv theksohet se, ju keni prodhuar dhe disa violina me 5 tela kur dihet qė violinat standarde kanė 4 tela. Kjo ėshtė njė shpikje e jotja?

Unė kam mbi 40 vjet qė merrem me riparime violinash dhe veglash tė tjera muzikore. E njoh mirė kėtė lloj arti. Mė lindi ideja pėr 5 tela pėr tė pasur mė shumė tinguj nė harmoni. Nisa punėn dhe deri tani kam prodhuar 5 violina tė tilla, tre prej tė cilave janė blerė nė Amerikė. Dy tė tjerat nė Itali. Njėrėn prej tyre e ka djali im, i cili me tė ka dhėnė shumė koncerte sidomos nė SHBA.

Si ėshtė shkolla shqiptare e violinės?

Njė shkollė shumė e mirė qė e them me bindje se krahasohet me atė italiane. Nga vendi ynė kanė dalė shumė violinistė qė kanė bėrė emėr nė botė. Ne kemi pasur studentė dhe pedagogė tė shkėlqyer. Ne nxjerrim pak violinistė, por ata qė i nxjerrim i kemi me nam.

Violina me 5 tela

Mė lindi ideja pėr 5 tela pėr tė pasur mė shumė tinguj nė harmoni. Nisa punėn dhe deri tani kam prodhuar 5 violina tė tilla, tre prej tė cilave janė blerė nė Amerikė. Dy tė tjerat nė Itali. Njėrėn prej tyre e ka djali im, i cili me tė ka dhėnė shumė koncerte sidomos nė SHBA

Riparimet

Shumė nga shtėpitė e udhėheqėsve kishin nė shtėpi piano. Unė kam shkuar nė disa shtėpi pėr riparime. Kėtu mund tė pėrmend shtėpinė e Enver Hoxhės, tė Ramiz Alisė, Spiro Kolekės, Manush Myftiut dhe tė tjerė. Mė kanė pritur nė mėnyrė korrekte dhe po ashtu ka qenė dhe puna ime

Koncertet

Kam dhėnė nė Itali rreth 40 koncerte dhe tė gjitha kanė qenė pėr bamirėsi. Dihet qė nė Itali, violina ėshtė njė vegėl muzikore shumė e kėrkuar dhe e pėrdorshme. Tė gjitha tė ardhurat nga kėto koncerte kanė shkuar nė favor tė fėmijėve jetimė dhe shtėpive qė ka fėmijė tė tillė