-
Isa Alibali
INTERVISTA/ Flet ish Drejtori i teatrit Migjeni, Shkodėr, Isa ALIBALI: Puna nė teatėr ishte e bukur dhe e vėshtirė
Teatri Migjeni quhet me tė drejtė tempull i kulturės shkodrane
Albert ZHOLI
Pėr 15 vjet ka qenė Drejtor i Teatrit Migjeni nė Shkodėr gjė qė pėrbėn njė rast tė veēantė pėr vetė moshėn e re 27 vjeēare. Jeta e tij kaloi vetėm nė urat e artit duke kaluar situata nga mė tė ndryshme sa tė bukura po aq dhe tė vėshtira. Drejtor teatri, drejtor shkolle dhe sė fundi shkrimtar, por ai pėr asnjė moment si harron ditėt e kaluara si drejtor i Teatrit Migjeni, i cili sipas tij mund tė quhet me tė drejtė tempull i kulturės shkodrane.
-Z. Isa, ju gjithė jetėn jeni marrė me artin dhe kulturėn shkodrane. Jeni, si tė thuash, punonjėsi mė i vjetėr i artit dhe i kulturės sė qytetit me tradita. A mund tė na bėni njė pėrmbledhje tė punės suaj nė kėtė drejtim?
Po, ėshtė e vėrtetė. Rasti dhe fati, mė dhanė mundėsinė qė pothuajse gjatė gjithė kohės qė isha nė punė, tė merresha me drejtimin e artit e tė kulturės nė Shkodėr, nė qytetin ku ky sektor historikisht ka njohur majat mė tė larta. Kam mbaruar fakultetin e Histori-Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė-Letėrsi, nė vitin 1960. Pas punės nė arsim nė Mirditė, punova si inspektor nė seksionin e arsimit e tė kulturės nė Shkodėr dhe nė vitin 1965 jam emėruar kryeinspektor i kulturės nė kėtė seksion. Nga mesi i vitit 1967 e deri nė fund tė vitit 1982, isha drejtor i teatrit Migjeni, me njė ndėrprerje tre-vjeēare kur punova drejtor i Shtėpisė sė Kulturės dhe tė krijimtarisė popullore (1969-72). Pastaj kam qenė drejtor i shkollės sė mesme artistike Prenkė Jakova dhe tre vjetėt e fundit, deri nė daljen nė pension mė 1991, kam punuar si mėsues letėrsie nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme Jordan Misja.
-Pra qė i ri, ju keni qenė drejtues nė kėtė sektor. Ēfarė kujtimesh keni nga puna juaj e gjatė nė teatrin Migjeni?
Teatri Migjeni mund tė quhet me tė drejtė si tempulli i kulturės shkodrane. Traditat e Shkodrės nė fushėn e teatrit janė tė hershme. Deri nė krijimin e kėtij institucioni, mė 1949, lėvizja teatrore nė Shkodėr ka qenė shumė e zhvilluar. Janė tė njohura shumė figura tė shquara tė kėsaj lėvizjeje, qė me pasion, vullnet e pėrkushtim, i dhėnė Shkodrės rolin e pararojės nė kėtė fushė. Kėshtu qė, ishte krejt e natyrshme qė nė qytetin tonė tė krijohej teatri i parė nė vend, mbas atij tė kryeqytetit. Kur unė u emėrova nė teatrin Migjeni, gjeta njė traditė tė konsoliduar tė kėtij institucioni, qė nė atė vitin (1967) kishte vetėm 18 vjet tė krijimit. Detyra ime ishte tė ruaja kėto vlera, sepse kishte nė kėtė institucion figura tė shquara tė teatrit, si Prenk Lėkunda, Adem Kastrati, Paulin Laca, Tinka Kurti, Vitore Nino, Antoneta Fishta, Serafin Fanko, Rikard Ljarja, Lec Bushati, Pistol Soja, Violeta Sekuj, etj., etj., si dhe nė estradė Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Preka, Mark Kaftalli, Abdulla Salobegu, Bik Ndoja, Zyliha Miloti, Zef Deda, etj., mė vonė erdhėn edhe shumė tė tjerė, qė bėnė emėr si artistė. Tradita e krijuar nga regjisorėt Andrea Skanjeti, Lec Shllaku, Esat Oktrova, Paulin Sekuj, shėrbeu si bazė edhe pėr regjisorėt e mėvonshėm, si Serafin Fanko, Edmond Mėhilli, etj. Prandaj kuptohet pėrgjegjėsia qė kisha unė, si i ri qė isha si drejtor. Me atė kolektiv qė gjeta dhe me ecurinė e mėvonshme tė punės sė teatrit dhe estradės, mund tė them se vazhduan mirė vlerat e trashėguara tė teatrit Migjeni.
-Ēfarė mund tė kujtoni mė hollėsisht nga kjo periudhė?
Nė shtator tė vitit 1967 bėmė njė turne tė gjatė nė Tiranė me dramėn e Fadil Krajės Fisheku nė pajė. Njerėzit, pėr dhjetė ditė me radhė, ngriheshin qė nė orėn tre pasmesnate e viheshin nė radhė pėr bileta. Besoj se kjo ėshtė njė tregues me vlerė. Pastaj erdhėn me radhė premiera qė e ēuan mė tej emrin e mirė tė teatrit dhe estradės. Mund tė them se nė vitin 1973, siē dihet, pati njė frenim tė dukshėm tė veprimtarisė sė institucioneve tona, si pasojė e vendimeve tė partisė gjoja nė luftėn kundėr liberalizimit nė fushėn e artit. Puna u bė e vėshtirė, u ndaluan krejt pjesėt e huaja dhe u morėn masa tė tjera qė frenuan pėrparimin e artit. Ne rinovuam nė vitin 1974 dramėn Zekthi tė shkrimtares polake Etel Vojniē, por u kritikuam rėndė nga udhėheqja mė e lartė. Megjithatė, teatri Migjeni i kapėrceu shumė nga kėto vėshtirėsi, nė radhė tė parė nė sajė tė krijimtarisė shumė tė dendur tė dramaturgut tonė tė shquar Fadil Kraja, me dramat Shpartallimi, Djem tė mbarė, Baca i Gjetajve, Gjaku i Arbėrit etj., si dhe me komedinė e Bik Pepės Ēifti i lumtur, me dramėn e Andrea Skanjetit Nora e Kelmendit, etj. Me vėshtirėsi tė mėdha arritėm tė vinim nė skenė njė dramė tė huaj, Vizita e inspektorit tė Xhon Pristlit, me regji tė Elez Kadrisė, qė pati shumė sukses. Edhe estrada vazhdoi traditėn e saj tė mirė, por dua tė theksoj pėrpjekjet pėr tė kaluar edhe nė gjini tė tjera, siē qe vėnia nė skenė e komedisė muzikore Ēėshtje familjare, me muzikė tė Mark Kaftallit, me libret tė Fadil Krajės, qė u shfaq me shumė sukses mbi 40 herė. Puna nė teatėr ishte e bukur dhe e vėshtirė, por ndjej kėnaqėsi kur kujtoj se si mbushej salla e teatrit nga premierat e ndryshme dhe kjo, nė ato kushte tė mungesės sė argėtimeve tė tjera, ishte entuziaste.
-Po nga Shtėpia e Kulturės dhe Shkolla artistike Prenkė Jakova, ēfarė mbani nė mend?
Shtėpia e Kulturės (sot quhet Qendra Kulturore Pjetėr Gaci), ka qenė njė institucion me shumė rėndėsi nė jetėn kulturore e artistike tė qytetit tonė, edhe ajo me njė traditė tė shkėlqyeshme, e njohur gjithashtu nė gjithė vendin. Shtėpia e Kulturės, kishte njė veprimtari shumė tė dendur nė shumė drejtime, kishte objektiva shumė tė gjėra. Nė vitin 1958 ky institucion kishte vėnė nė skenė operėn e parė shqiptare MRIKA tė Prenkė Jakovės, qė ishte njė sukses i paparė. Edhe pse unė shkova nė kėtė punė njė javė mbas ndarjes nga jeta tė kėtij kolosi tė muzikės shqiptare, Prenkė Jakova, Nderi i Kombit, vlerat qė ai kishte lėnė nė kėtė institucion ishin tė konsoliduara dhe puna vazhdoi me po ato ritme dhe nivele. Nė Shtėpinė e Kulturės aktivizoheshin me qindra amatorė tė talentuar, bėheshin koncerte, festivale, olimpiada teatrale, konkurse artistike, ekspozita tė arteve figurative, etj., duke e bėrė kėtė institucion njė qendėr tė vėrtetė tė kulturės dhe artit shkodran, prej nga kanė dalė shumė artistė. Kurse nė shkollėn artistike Prenkė Jakova, ku punova mė shumė se pesė vjet, natyra e punės ishte ndryshe. Ajo ishte sė pari institucion arsimor, por njėkohėsisht edhe fidanishte e artistėve tė rinj tė muzikės dhe tė arteve figurative. Prandaj pėrgjegjėsia ishte e dyfishtė, ku ana artistike zinte njė vend mė tė rėndėsishėm, sepse duheshin pėrgatitur artistėt e ardhshėm qė tė ēonin mė tej artin tonė. Nė kėtė intervistė do tė theksoj tre momente qė flasin vetė: sė pari kur nė vitin 1983 vumė nė skenė me shumė sukses tė parėn opera shqiptare Mrika me rastin e 25 vjetorit tė vėnies sė saj tė parė nė Shkodėr, ku interpretuan vetėm nxėnės dhe disa mėsues; sė dyti, kur fituam ēmimin e parė nė konkursin midis shkollave tė muzikės qė u zhvillua nė Durrės, sė treti kur vetėm nė njė vit (1987) u pranuan 26 nxėnės tė shkollės sonė artistike nė Institutin e Arteve nė Tiranė (sot Universiteti i Arteve), qė ishte njė numėr rekord dhe qė u bė problem lart nė udhėheqjen e kohės, pse kaq shumė nga Shkodra. Ishte kėnaqėsi tė punoje nė kėtė shkollė me nxėnės tė talentuar dhe me mėsues tė shkėlqyer.
-Z. Isa, ju bėtė njė pėrmbledhje shumė tė shkurtėr tė punės suaj nė drejtimin e kėtyre institucioneve artistike tė Shkodrės, po mbas daljes suaj nė pension, ēfarė mund tė na thoni?
Pėrsėri u aktivizova si drejtues nė shumė veprimtari artistike me rėndėsi. Sė pari, me disa kolegė, krijuam shoqatėn Dashamirėt e kėngės shkodrane qė, mendoj unė, ėshtė njė vlerė e vėrtetė e kulturės shkodrane. Me kėtė shoqatė zhvilluam njė veprimtari shumė tė dendur pėr njė shoqatė, qė i dhamė njė hov tė ri kėngės shkodrane. Kulmi qe Dita e luleve, ( 6 maj 2006, nė Kalanė e Shkodrės. Kjo festė e madhe e luleve dhe e artit shkodran u organizua nė bashkėpunim me Ridvan Karakaēin, Ahmet Osjen, Mefaret Lazen e Ferit Kolėn dhe meriton tė trajtohet pak mė gjerė. Dita e 6 majit nė Shkodėr ėshtė festuar gjithnjė si dita e ringjalljes, pėrtėritjes, si njė festė pagane, e lashtė dhe qė shpreh, pėrveē tė tjerave edhe unitetit fetar, karakteristik pėr Shkodrėn dhe ėshtė quajtur dhe quhet Dita e Shnjergjit(Shėngjergjit). Pėr tė pėrtėrirė kėtė festė popullore, organizuam pra Ditėn e Luleve me temėn Lulet nė jetė, nė artet pamore dhe nė kėngė, ku vendosėm rreth 700 vazo lulesh gjithfarėsh, rreth 300 piktura pėr lulet nga artistėt figurativė tė Shkodrės, dhamė njė koncert tė madh me kėngėt shkodrane pėr lulet dhe botuam njė album shumė tė bukur me temėn e mėsipėrme Mes lulesh nė Shkodėr. Kjo festė ėshtė kthyer nė traditė, tashmė, dhe Bashkia e Shkodrės ka marrė nė dorė organizimin e saj.
-Me sa di unė, ju keni qenė ideatori i kėsaj dite tė veēantė?
Nuk ka rėndėsi kjo, mjafton qė e organizuam sė bashku dhe zhvilluam njė veprimtari tė rrallė dhe me shumė nivel e qė mbahet mend e mbeti njė traditė e bukur e qytetit tonė.
-Gjatė kėsaj kohe jeni marrė edhe me krijimtari letrare e botim librash. Nė librat tuaj duket qartė aroma e kėndshme e Shkodrės nė fushėn e artit. Ēfarė mund tė na flisni pėr kėtė fushė tė rėndėsishme tė veprimtarisė suaj?
Po ėshtė e vėrtetė, mbas daljes nė pension jam marrė me shkrime librash dhe botimin e tyre. Libri i parė qė botova titullohet nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė (1997). Do tė mė pyesni: nga u nxita tė shkruaj kėtė libėr? Po jua them: Mė tronditi nė gjithė qenien time deformimi qė filloi tė pėsojė kėnga qytetare shkodrane mbas vitit 1990, ose harresa e plotė e saj. Dhe jo vetėm kėnga shkodrane, por nė pėrgjithėsi kėnga qytetare shqiptare. U zėvendėsuan ato me kėngė tė huaja, tė pėrkthyera nė mėnyrė tė padrejtė dhe banale dhe tė kėnduara nga kushdo, me kėngė qė do tė thosha tė neveritshme. Tė them tė drejtėn nuk isha i qetė. Kisha punuar gjithė jetėn nė kėtė fushė, kisha bėrė pėrpjekje pėr ta ruajtur tė pastėr kėtė thesar tė krijimtarisė qytetare shkodrane dhe mė dukej se edhe unė kisha pėrgjegjėsi pėr kėtė antivlerė qė po pėrhapej dhe nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn, duhej tė kryeja rolin tim si qytetar, nė radhė tė parė. Mendova se duke treguar historitė e krijimit tė kėtyre kėngėve, do tė shtoja mė shumė dashurinė e njerėzve pėr to, veēanėrisht tė rinjve. Librin Nė Shkodėr tė gjithė kėndojnė si pasojė e kėrkesave tė shumta, u detyrova ta ribotoj nė vitin 2011.
-Pastaj ju keni botuar librin Mirėnjohje. Ēfarė ju shtyu tė shkruani kėtė libėr?
Gjithnjė na ngacmon dėshira pėr tė mėsuar ngjarje nga jeta e artistėve tė mėdhenj botėrorė. Por shpesh herė harrojmė se edhe ne kemi Balzakun tonė, Bethovenin tonė apo ta zėmė Maria Kallasin tonė, etj. Duke jetuar e punuar mes artistėve mė tė shquar tė vendit tonė, kisha shumė tė dhėna pėr ngjarje nga jeta e tyre, tė cilat i mblodha nė kėtė libėr. E titullova Mirėnjohje, sepse kam mendimin se, meqenėse artistėt janė njerėz tė veēantė dhe tė shquar, ata bėjnė shumė pėr ne, duke na krijuar kėnaqėsi tė veēanta jo vetėm estetike, mendova se ne tė tjerėt nuk bėjmė sa duhet pėr ta, por tė paktėn MIRĖNJOHJEN duhet tua shprehim atyre, si gjėja mė e paktė qė mund tė bėjmė pėr ta. Pėr kėtė libėr edhe unė kam marrė shumė mirėnjohje.
-Pastaj keni botuar librin madhor pėr jetėn dhe veprimtarinė muzikore tė Artistit tė Popullit dhe Nderit tė Kombit Prenkė Jakova. A ju ka marrė shumė kohė ky libėr dhe a keni pasur vėshtirėsi nė shkrimin e tij?
Sigurisht qė po, vėshtirėsia mė e madhe ka qenė se, duke mos qenė muzikant, siē thashė, ėshtė e vėshtirė tė shkruash pėr njė muzikant tė klasit tė parė, do tė thosha. Por kjo varet shumė nga kėndi i vėshtrimit qė njeriu e sheh njė figurė tė shquar. Unė e pashė Prenkė Jakovėn, me tė cilin dikur kisha punuar, nė kėto dimensione: si njeri, si organizator dhe si dirigjent i veprimtarive tė shumta, ndėrsa nga ana profesionale, kur binte rasti pėr muzikėn e tij, i jam drejtuar shkrimeve tė kualifikuara tė specialistėve tė muzikės, me referencat pėrkatėse. Jam pėrpjekur qė librit tė trajtuar si monografi, ti jap edhe ngjyrime letrare, qė ta bėj librin sa mė tėrheqės nė lexim. Figura madhore e Prenkė Jakovės ka pasur dimensione tė veēanta nė shumė drejtime, sepse sė pari ai ka qenė kompozitor i shquar dhe mė i madhi mund tė thoja, mjafton tė themi se ka kompozuar operėn e parė shqiptare Mrika, ai ka qenė dirigjent i shquar, duke drejtuar me shumė profesionalizėm me dhjetėra koncerte e shfaqje tė ndryshme dhe ka qenė njė organizator i shquar i muzikės nė Shkodėr, ka zbuluar e pėrgatitur shumė e shumė talente, etj.
-Pas kėtij libri keni botuar Me Tano Banushin dhe humorin e tij.
Me Tano Banushin kam punuar shumė gjatė. E njihja shumė mirė nga afėr. Nga ana tjetėr familja e tij mė dhanė arkivin e pasur qė ai ka lėnė, pėr tė cilin i falėnderoj pėrzemėrsisht. Ndjeja njė domosdoshmėri qė tė bėja diēka pėr tė. Dhe iu vura punės me pėrkushtim. Tano Banushi, Artist i Popullit dhe Mjeshtėr i Madh ka qenė aktori mė i shquar i humorit nė vendin tonė. Rruga e tij drejt kėtij arti ka ardhur natyrshėm, qė nga mjedisi ku ka lindur dhe ėshtė rritur, deri te arritja e majave mė tė larta tė humorit. Nė libėr kam vėnė edhe njė pjesė tė krijimtarisė humoristike tė Tanos, sepse veprėn e plotė tė tij e kisha botuar disa vjet mė parė (2003) me titull Tano Banushi dhe krijimtaria humoristike e tij, qė e punuam me shokun tim tė ngushtė, tė ndjerin Petrit Kovaēi.
-Po pas kėtij libri?
Botova librin me kujtime Si e njoha Mirditėn, meqenėse, siē e thashė nė fillim, kam punuar tre vjet nė atė rreth. Nė vitin 1960 kam qenė drejtori i parė i gjimnazit tė parė tė Mirditės, nė Rrėshen, prandaj kam shumė kujtime tė mira pėr atė rreth dhe njerėzit e tij.
-Para disa javėsh ju promovuat librin Rrėnjė dashurie. Cila ėshtė pėrmbajtja e kėtij libri?
Po. Ky ėshtė libri im i fundit deri tani. I bėra promovim edhe nė Ferizaj, Prishtinė e Gjakovė, ku u prit shumė mirė. I vura si titull Rrėnjė dashurie me nėntitull Shkodranėt pėr Kosovėn, sepse dihet se lidhjet tona kanė qenė tė afėrta nė shumė drejtime. Librin e kam trajtuar nė fushėn e bashkėpunimit tė Shkodrės me Kosovėn dhe aty kam paraqitur njė ide tė rėndėsishme, mendoj unė. Kur themi Kosova, mendja na shkon te pushtimi, ndarja, dhuna, vrasjet, pėrgjakjet, etj., qė ka kaluar populli shqiptar i Kosovės. Por shpesh herė harrojmė se kjo pjesė e popullit shqiptar tė ndarė, ka bėrė edhe jetėn e vet shpirtėrore, ka kėnduar dhe ka krijuar kėngė, ka bėrė dasma, ka nxjerrė figura tė shquara tė tė gjitha fushave tė jetės, etj. Prandaj, ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt 2008, mė lindi dėshira qė tė trajtoj nė njė libėr lidhjet e Shkodrės me Kosovėn nė fushėn e artit, kulturės e arsimit dhe ndikimin reciprok tė tyre, duke nxjerrė njė ide tė rėndėsishme se jemi njė popull, njė komb, kemi tė njėjtėn gjuhė, tė njėjtat tradita, etj., prandaj mendoj se duhet tė punojmė tė gjithė qė tė ecim drejt bashkimit tė dy shteteve tanė, duke vėnė theksin te lidhjet tona shpirtėrore nė radhė tė parė.
-Po tani ēfarė keni nė dorė?
Jam gjithnjė nė punė dhe kam edhe shumė pėr tė bėrė nė shėrbim tė kulturės dhe artit shkodran dhe atij shqiptar. Ju falėnderoj pėr kėtė intervistė qė mė morėt, megjithėse ndoshta u zgjata. Por nuk kisha si tė bėja ndryshe: ėshtė njė jetė e tėrė, me shumė e shumė intensitet dhe veprimtari.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt