INTERVISTA/ Flet regjisori dhe operatori Ilia Terpini: Si ma rrėnjosi babai im dėshirėn pėr njė film pėr Vatrėn.


Nė muzeun e Statujės sė Lirisė kishte veshje tė emigrantėve shqiptarė


Albert ZHOLI

Filmi Vatra i shfaqur para disa ditėsh mbetet njė ndėr realizimet mė tė bukura tė regjisorit dhe operatorit Ilia Terpini. Kėtė dėshirė pėr tė realizuar kėtė film atij ja kish rrėnjosur babai i tij, i cili ka qenė njė ndėr Vatranėt mė aktiv kur ishte emigrant nė Amerikė. Ai ishte njėkohėsisht antar i bandės muzikore tė Vatrės. Nė sistemin komunsit kjo ėndėrr e tij nuk mund tė realizohej pasi pėr regjimin e Hoxhės Amerika ishte armiku mė i madh “Xhandari Ndėrkombėtar”. Me ardhjen e demokracisė ėndrra e tij u bė realitet ku ai nė kėtė film gjeti dokuemnta dhe sende tė Vatranėve tė panjohura mė parė. Kamera e Ilias u fut nė ēdo skutė tė Neu Yorkut dhe tė Bostonit ku kishin shkelur Vatranėt dhe Noli me Konicėn. Pas kėtij filmi kaq tė sukseshėm ai ftohet nga shoqata “Bashkimi Shqiptar” nė Lion ku xhiroi aktivitete nga mė tė ndryshmet pwr njw film tjetwr dokumentar.



-Si ju lindi ideja pėr filmin dokumentar “Vatra e shqiptarėve tė Amerikės”?

Ideja pėr kėtė film ka qenė shumė e vjetėr, qė nė vitin 1993. Para ’93 qė mė ka dhėnė kėtė ide ėshtė e gjithė jeta pranė babait tim i cili erdhi nga Amerika nė vitin 1920 nė luftėn e Vlorės. Pas kėsaj lufte ku Vlora u ēlirua babai erdhi nė fshatin tonė dhe mbylli shkollėn greke dhe hapi shkollėn e parė shqipe. Nė bisedat gjatė mbrėmjeve ai dhe vazhdimisht na fliste pėr aktivitetin e Vatrės. Babai erdhi nga Amerika ku jetonte nė Boston. Ai kishte mbaruar shkollėn fillore nė Korēė dhe pastaj shkoi nė Greqi ku atje mėsoi nė njė shkollė amerikane dhe mbaroi tė mesmen. Pastaj iku nė Amerikė dhe atje u lidh me shoqatėn Vatra ku drejtuesit e kohės e aktivizuan shumė sepse ai kishte prirje pėr muzukė dhe u fut nė njė konservator ku mbaroi pėr flaut. Dirigjenti i bandės Vatra i organizoi dhe filluan tė jepnin shfaqje nė tė gjithė qytetet e Amerikės me kėngė patriotike. Kur erdhi momenti kur filloi lufta e Vlorės i thirri Fan Noli dhe u bėri present gjendjen nė Shqipėri. Kėshtu nga Vatra shkuan nė Vlorė 250 vullnetarė luftėtarė dhe bashkė me njė pjesė e tė cilėve ishin nga banda Vatra. Vazhdimisht na fliste pėr Amerikėn dhe punėn e madhe qė qė bėnte Vatra qė ti bashkonte. Tė gjithė qytetet e ndryshme tė Amerikės kishin nga njė shoqatė. Merita e madhe e Fan Nolit ishte qė tė gjihė kėta shoqata i bashkoi nė njė dhe formoi Vatrėn. Ne na mbeti njė ėndėrr e madhe qė ta bėnim kėtė film por ne si shtet nė monizėm ishim kundėr Amerikės.



Po veglat muzikore a u pėrpoq babai t’ua mėsonte?

Babai meqė kishte mbaruar pėr flaut na e vuri edhe ne nė gjak muzikėn.Vėllai mėsoi kitarėn dhe unė mėsova mandolinėn.Tė dy motrat kėndonin dhe ne u bėnim si njė grup i vogėl. Babai pėr ēdo vit grumbullonte nga njė grup tė madh artistik nė fshat dhe i mėsonte kitarėn ose mandolinėn. Nuk kishte njeri nė fshat qė kishte mbaruar filloren qė mos tė dinte kitarėn ose mandolinėn.

Ai na e futi nė gjak dhe Vatrėn. Na tregonte pėr punėn e madhe qė bėri Fan Noli. Kur erdhi fillimi i demokracisė unė punoja nė Kiniostudio dhe kisha njė dėshirė tė madhe pėr t’a bėrė kėtė film, por duhej njė investim. U bashkova me Angjelina Xharon. Ajo punonte nė atė kohė skenariste dhe unė isha operator. Gjetėm njė moment qė erdhi Antonio Athanas nė hotel Dajti dhe u ulėm aty dhe biseduam dhe i thamė se duam tė bėjmė njė film pėr Vatrėn. Unė tha ai jam kryetar nderi i Vatrės. Ne i thamė pėr njė shumė tė vogėl qė tė rrinim 5-6 ditė dhe pastaj do ta xhironim filmin nė Shqipėri.Me ardhjen e demokracisė erdhi momenti dhe ne e realizuam kėtė film. Vėshtirėsia ishte se ne kishim shumė gjėra teorike por nuk kishim foto tek arkivat. Duhet qė patjetėr tė shkonim pranė Vatrės dhe mė nė fund e realizuam.



Cili ishte roli juaj nė kėtė film?

Unė nė kėtė film mora detyrėn e regjisorit. Operator mora djalin tim qė kishte bėrė njė seri filmash si operator. Ramė nė kontakt me kryetarin e Vatrės Gjon Vuēaj i cili na prezantoi me sh kryetariun e Vatrės Agim Karagjozi ( ai kishte mbi 50 vjet kryetar i Vatrės dhe kishte bėrė njė punė kolosale pėr ta mbajtur tė gjallė Vatrėn. Vatra nė fillim ishte nė Boston. Pastaj njerėzit u shpėrngulėn dhe ai u vendos nė Nju York. Vatra sot ėshtrė e vendosur nė Nju York dhe emri i saj nė hyrje ėshtė e shkruar me gėrma tė mėdha. Agimi ishte njė burrė i moshuar nga Gjirokastra dhe ai kishte njė aktivitet shsumė tė madhe dhe ai na lidhi me shumė persona tė cilėt ishin pjesėtarė tė asaj kohe tė Vatrės.Ai na tregoi tė gjithė historinė e Vatrės. Fan Noli me Konicėn kanė pasur divergjenca, por nė momente kyēe tė Vatrės kur I thėrriste atdheu ata bashkoheshin. Kėtė e vumė si detyra qė ta realizonim nė film.

Njė ndihmė tė madhe pėr neve ka qenė gazetari Dalip Greca qė na vuri nė dispozicion tė gjithė arkivėn e Vatrės. Ndenjėm afro 1 muaj nė Neu York dhe nė Boston. Aty u futėm thellė tek arkivi i kishės sė Bostonit. Na vunė nė dispozicion tė gjithė arkivėn qė kishte Noli aty dhomėn ku punonte dhe tė gjithė librat qė kishte.



Cili ishte roli i intelektualėve pėr ēėshtjen kombėtare tek Vatra?

Vatra ka rėndėsi shumė tė madhe se ėshtė quajtur njė qeveri nė mėrgim. Intelektualėt qė ishin atje si Noli, Konica dhe shumė tė tjerė nuk menduan vetėm pėr veten e tyre por menduan shumė pėr Shqipėrinė. Shqipėria ishte nė prag tė copėtimit. Ata kontaktuan me dy presidentėt amerikanė kryesisht me Willsonin i cili i ndihmoi shumė. Presidenti amerikan tha se vota ime ėshtė pėr ju.

Kjo ishte merita kryesore nė konferencėn e Londrės, Versajės etj.

Tė gjithė delegacionet qė shkonin nė konferenca si ajo e Londrės, Versajės tė ardhurat i merrnin nga ndihmat qė jepnin patriotėt. Merita e Vatrės ishte qė diti ti elektrizojė mėrgimtarėt shqiptarė qė tė ndihmonin pėr delagacionet shqiptarė nė kėto konferenca ku luhej fati i atdheut. Dhe komuniteti shqiptar aty ndihmoi jo pak.



Si ishte fillimi i punė sė filmit nė Amerikė?



Fillimi ishte pak i vėshtirė pasi shpenzimet e fillimit ishin tonat. Por nė Amerikė ndryshoi gjithēka. Ne na priti mjaft mirė poetja Ilirjana Sulkuqi e cila na hapi dyert. Ajo na shoqėroi neve kudo.duke u vėnė nė dispozicionin tonė. Njė ndihmė tė madhe na ka vėnė edhe Konsulli ynė i cili na shoqėroi nė shumė vende dhe na dha njė ndihmė kolosale. Edhe nė Boston gjetėm patriuotė, si Sotir Pano ku babai i tij nga Dardha e Korēės kishte qenė kryetar i Vatrės. Ai kishte bėrė muze njė dhomė nė Boston me fotografitė e Vatrės. Babai i tij kishte qenė mik i ngushtė me Konicėn. I bėmė dhe njė intervistė.

Njė ndihmė tė madhe na ka dhėnė njė ish punonjės i kinostudios qė ishte vendosur nė Boston I cili na shoqėroi nė tė gjitha pikat kryesore tė Bostonit si, nė bibliotekat ku shkonte Fan Noli, nė Universitetin e Harvadit ku ka qenė Fan Nioli bashkė me Konicėn.. Kudo gjetėm shumė shqiptarė tė cilėt u treguan shumė entusiast pėr realizimin e njė filmi pėr Vatrėn.



Por kush ėshtė e veēanta e kėtij filmi?



E veēanatė pėr ne ka qenė Statuja e Lirisė. Afėr Statujės sė Lirisė ishte edhe ishulli muze. Nė muze ishin tė gjitha valixhet, ēantat, rrobat e vatranėve qė kishin shkaur nė atė kohė nė Amerikė qė nė vitin 1897. Kėto rroba na befasuan. Na bėri pėrshtypje se gjetėm edhe pashaportėn e njė gruaje shqiptare tė shkruar original me tė gjitha tė dhėnat e ruajtur me shumė kujdes. Pamė kėpucėt e njė fėmije tė vogėl shqiptar. Kėto veshje muzeale na shėrbyen shumė pėr filmin. Janė detaje qė zor se mund ti gjesh nė gjithė muzetė e botės.



-Ju ditėt e fundit keni bėrė njė vizitė nė Francė ku do tė realizonit njė dokumentar-reportazh, me shoqatėn shqiptare “Bashkimi” tė Lionit. Si u ndjetė aty?

Mbasi mbaruam me sukses filmin “Vatra”, mua mė marrin nė telefon nga shoqata “Bashkimi shqiptar” i krijuar para 15 vjetėsh nė Lion. Aty pashė njė organizim tė pėrsosur. Njė patriot nga Kosova kishte ngritur shkollėn e parė shqipe. Ai pati njė pėrkrahje nga qeveria franceze. Mė bėri pėrshtypje se fėmijėt e familjeve shqiptare dhe pse kishin lindur aty nėpėrmjet kėsaj shkolle kishin mėsuar shkrim e kėndim shqip. Madje xhirova klasė mė klasė ku nxėnėsit recitonin dhe flisnin shqip. Nė kėtė shkollė shqipe kishte shkuar edhe Dritėro Agolli dhe shumė shkrimtarė tė tjerė.

Njėri nga ata qė ishte edhe kryetari i shoqatės kishte lindur dhe rritur atje dhe e dinte shumė mirė shqipen. Kur u bė festa e Pavarėsisė ata u mblodhėn dhe natėn e festės mbi 100 veta dolėn me flamuj nėpėr qytet dhe policia nuk mori asnjė masė. Emigrantėt aty kanė lėnė gjurmė tė mira dhe janė shumė tė respektuar.

Unė shkova edhe nė universitet, ku fėmijėt vazhdojnė uniersitetin pa e lėnė mėnjanė gjuhėn shqipe. Ne ramė nė kontakt edhe me disa fancezė qė nė festė erdhėn dhe kėrcyen bashkė me shqiptarėt.



- Kush ka qenė takimi mė mbresėlėnės nė kėtė vizitė?

Mė bėri pėrshtypje se kėta kishin njė program shumė tė pėrpiluar dhe nuk mund tė lėviznin fare nga ai.Nė Lion ishte edhe njė shoqatė tjetėr, ku dhe ata bėnė festėn sė bashku ku unė isha i ftuar. Nė festė ku isha i ftuar mė detyruan qė tė flisja. Nė sallė ishin mbi 1000 vetė. I pėrshėndeta tė gjithė. Ishte njė ēast i bukur, magjik. Atdhedashuria tek ta ishte e ndezur mė shumė se kurrė.