Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    AK i bën kërkesë zyrtare Nishanit: Hiqi ‘Urdhrin e Skënderbeut’ Janullatosit

    AK i bën kërkesë zyrtare Nishanit: Hiqi ‘Urdhrin e Skënderbeut’ Janullatosit

    Aleanca Kuq e Zi ka dorëzuar sot para zyrës së Presidentit një kërkesë zyrtare t’i heqë dekoratën kryepeshkopit Anastas Janullatos.

    Sipas AK-së, presidenti Nishani duhet t`i heqë “Urdhrin e Skënderbeut” Janullatos pasi kryepeshkopi ka kryer veprime antikushtetuese pasi ka lejuar nazistët e Agimit të Artë të hyjnë në kishat shqiptare.

    “Fryma e Anastas Janullatos është kundër sovranitetit territorial shqiptar. Sipas Kushtetutës, kisha është e ndarë nga shteti dhe politika. Kryepeshkopit Anastas Janullatos duhet t’i hiqet “Urdhri i Skënderbeut”. Të dekorohen themeluesit e kishës shqiptare, jo uzurpuesit antishqiptarë”, theksuan përfaqësuesit e AK-së

    Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar ngaa presidenti Nishani të dekorojë tre themeluesit e Kishës Autoqefale Shqiptare Negovanin, Nolin, Xhuvanin dhe Kisin.

    Letra e AK për Nishanin

    100 Vjetori i Pavarësisë shënoi pa asnjë mëdyshje një nga ditët më të bekuara në historinë e popullit shqiptarë. I madh e i vogël në Shqipëri, në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë si dhe shqiptarët e diasporës tonë kudo në botë, kremtuan të gëzuar e të mallëngjyer përvjetorin e lavdishëm të pavarësisë së Shqipërisë.

    Në këtë 100 vjetor, do të ishte shumë e udhës të ishin dekoruar figura të shquara patriotike të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke ndalur përkohësisht vlerësimet e njerëzve nga fusha të tjera si ato të shkencës, sportit, artit e kulturës. Konstatojmë me keqardhje se janë mënjanuar dhe sigurisht harruar jo pa qëllim, klerikë të lartë të besimit ortodoks, veprimtarë të palodhur të Kishës Autoqefale Shqiptare.

    U harruan ata që u përleshën me hierarkët më të lartë të Kishës greke, vetëm për të mbajtur të gjallë e të pavarur Kishën Autoqefale Shqiptare. Askush nuk u kujtua nga administrata e lartë, nga institucionet e kulturës në Shqipëri, aq më pak nga Kisha aktuale pseudo-autoqefale të nderojë ata që themeluan Kishën Ortodokse Shqiptare.

    Nuk u kujtua njeri në këtë 100 vjetor për Fan Nolin, Visarion Xhuvanin, Papakristo Negovanin, Kristofor Kisin e sa, e sa të tjerë që ishin jo vetëm klerikë të shquar të besimit ortodoks në Shqipëri, por patriotë e luftëtarë të çështjes kombëtare shqiptare.

    Duke parë e krahasuar se çfarë kanë bërë drejtuesit aktuale të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë e sidomos këto vitet e fundit, na vijnë nder mend ngjarjet e turpshme të ndodhura në Këlcyrë, Bularat, Himarë, Boboshticë, Kosinë e të tjerë. Në të gjitha këto ngjarje për fat të keq, ka qenë e dukshme edhe dora e drejtuesve grekë të Kishës aktuale Autoqefale të Shqipërisë. Me politikën që kanë ndjekur liderët e saj, lehtësisht bie në sy, mbështetja që ato i kanë dhënë politikës së shtetit grek si dhe pretendimeve të tij territoriale ndaj Shqipërisë.

    Natyrisht, rolin kryesor në këtë aktivitet antishqiptar e ka luajtur Anastas Janullatosi, lideri uzurpator i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Për dy dekada me radhë, ai punoi për interesat e Greqisë, duke vazhduar me besnikëri rrugën e Kozma Etolianit, i cili më shumë se 100 vjet më parë i kushtoi jetën e vet helenizimit të Epirit, hapjes së shkollave dhe kishave greke në territore të mbushura historikisht me shqiptarë.

    Si për ironi të fatit ardhja e këtij njeriu në krye të Kishës sonë u bë në kundërshtim të hapur me interesat e Shqipërisë e të besimtarëve ortodokse shqiptare. U veprua haptas në kundërshtim me statuset e hartuara në Kongresin e Beratit të vitit 1922 si dhe në Kongresin e Korçës të vitit 1929. Si për çudi u harrua vendimi i Patriarkanës së Stambollit i marrë në vitin 1936, ku shprehimisht thuhet se “Çdo komb ka të drejtë të ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet”.

    Të gjitha këto na çojnë në konkluzionin se ka ardhur koha t’i themi besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë brenda dhe jashtë territorit ku jetojnë të zgjedhin në krye të Kishës sonë ortodokse, një prift shqiptar, një patriot që ta dojë me shpirt popullin dhe vendin e vet.

    Ka ardhur koha që t’i themi Anastas Janullatosit “largohu nga Shqipëria me paqe”. Mbylli vitet e fundit të jetës tënde sa më larg këtij vendi e këtij populli, i cili për hatër të së vërtetës duhet thënë që të ka parë qysh ditën e parë që erdhe në Shqipëri si një çiban të rrezikshëm, i cili në emër të fesë e të ortodoksisë shqiptare punoi për interesat e shtetit e të Kishës greke.

    Të bindur se aktiviteti i Janullatosit nuk i ka shërbyer interesave të Shqipërisë e të shqiptarëve kërkojmë nga ju, i nderuari President i Republikës, z.Bujar Nishani, t’i hiqet atij dekorata “Urdhri i lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që i është dhënë tre vite më parë.

    Për këto arsye iu adresojmë zyrtarisht kërkesën për dekorimin e tre themeluesve të kishës autoqefale shqiptare Fan Noli, Visarion Xhuvanin, Papakristo Negovanin, Kristofor Kisin dhe njëkohësisht kërkojmë heqjen e “Urdhrit të lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kryepeshkopin Anastas Janullatos për shkak të veprimtarive të tij antikushtetuese në një shtet laik si Shqipëria ku feja është e ndarë nga shteti”

    Aleanca Kuq e Zi shpreh besimin se në funksionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë ju do të ushtroni kompetencën në mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës për të ruajtur vlerat dhe parimet laike të shtetit juridik në Shqipëri.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/1...-janullatosit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 18-12-2012 më 08:07

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Hyrja ne Kishen Orthodhokse eshte e lire per cilindo qofte, pavaresisht nga pikepamjet politike, mosha, seksi, etnia, besimi fetar, etj. Keshtu jane rregullat tona. Porta jone eshte gjithmone e hapur dhe atje mund te huje kushdo.
    Eshte shume driteshkurter akuza per antikushtetueshmeri e bere nga ekstremistet, dhe nuk ka kurrfare baze reale,...
    Persa i takon termave "uzurpues", kjo eshte teme e rrahur, qe e vendosin orthodhokset vete,..
    Ketu eshte shkelur kushtetuta nga akz, sepse eshte futur ne punet e brendshme te nje komuniteti fetar, gje e ndaluar me kushtetute...
    Persa i takon vleresimit te figurave brenda Kishes, kjo eshte pune e jona, dhe perseri shkelin kushtetuten...
    Shkelja e kushtetutes eshte bere na vazhdimesi nga keta nacionaliste,..jemi ne qe duhet te kerkojme nxjerrjen e tyre jashte ligjit...
    Kerkojme nxjerrjen jashte ligjit te akz edhe per faktin se kane perbaltur edhe figuren e Shenjtorit Kozma Etolianit, i cili eshte ikone ne te gjitha Kisha tona...
    Kjo pak a shume eshte si t`u shash muslimaneve muhametin...
    pra akz ka shkelur hapur me te dyja kembet tolerancen fetare ne Shqiperi dhe ka hyre ne punet e brendshme te KOASH-it.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 18-12-2012 më 08:35
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    urdherin e vertete do ta jape prokuroria per dy ish-drejtuesit e KLD-se .... festa po fillon ...!!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kerkese absurde qe cenon integritetin fetar te komunitetit orthodoks. Ceshtjet e komunitetit si dhe Kryepeshkopi jane probleme te vete komunitetit, pasi institucionet fetare jane te pavarura nga shteti e askush nuk mund ti preke ato. Kjo inisiative si dhe kerkesa per largimin e Kryepeshkopit duhen denuar, por mendoj se denimi do i jepte me shume pike Spahiut ne kerkimin e tij per fame dhe ze politik ne situatat "thike me dy presa" qe krijon.
    relata refero

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    qysh ja ka nise ky jarani ka me shkuar ne absurdin ku do deklaroje se vetem ai eshte i denje per shqiperine..realisht ka me ju hedhe hi syve shume njerezve..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Urdhrin e Skenderrbeut e merito plotsisht Janullatosi. Ja ka fut kot fare AK.

    Kujt duhet me ja dhon urdhrin e Skenderbeut hoxhe Shefqet Krasniqit ?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2011
    Postime
    30
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Urdhrin e Skenderrbeut e merito plotsisht Janullatosi. Ja ka fut kot fare AK.

    Kujt duhet me ja dhon urdhrin e Skenderbeut hoxhe Shefqet Krasniqit ?
    Duhet t'ja japin hoxhes nga Maqedonia qe thoshte ne xhami qe Skenderbeu ..Bogdani ,Nene Tereza jane qafire .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Persa kohe qe ishpresidenti Ba(n)mir Topi, ja paska dhan Urdherin Skenderbeu Anastass JANULLATOS-it, para 3 vitesh, mos i kerkoni Presidentit te Nderuar BUJRA NISHANI, t'a anulloj, se une personalisht do tentoj te marr si autor i "Marrshit e UCK-se" apo "A vritet pafajasia", apo 647 kangve kushtuar Heronjve te UCK-se te me japin POLITI-KUAJT E PRISH(S)TINES titullin e larte HERO I POPUJVE JUGOSLLAVE "SLOBODAN MILOSHEVIQ", dhe keshtu kompensohemi une dhe Qirje Janullatosi!
    Rrnofte KOSOVA REPUBLIKE dhe SHQYPNIA KRAHINE AUTONOME (nga Athina dhe Beogradi).
    AK - foleja e sharlatanve "nacionalist" ka IDENE e MADHE , DHE K.O.QET E PLESHTIT ngatrrestar
    JU PERSHNDES ME HYMNIN TEM QE TITULLOHET "NE NJE FLAMUR" DHE INTERPRETOHET NGA NIKOLLA, ENKELEIDA, KASTRIOTI, SELAMIU DHE ILIR SHAQIR (TEKSTI AGIM MEHILL PJETER NDUE MAR' DOCI dhe muzika Edmond Zhulali)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Doçi : 18-12-2012 më 10:06

  9. #9
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    Mos paska qen i dehur Bamir Topi kur i ka dhen ate urdher ni Greku?!!

    Mfalni po perse jipet ai urdher e pse u jipet Jo Shqiptarve?
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Si për ironi të fatit ardhja e këtij njeriu në krye të Kishës sonë u bë në kundërshtim të hapur me interesat e Shqipërisë e të besimtarëve ortodokse shqiptare. U veprua haptas në kundërshtim me statuset e hartuara në Kongresin e Beratit të vitit 1922 si dhe në Kongresin e Korçës të vitit 1929. Si për çudi u harrua vendimi i Patriarkanës së Stambollit i marrë në vitin 1936, ku shprehimisht thuhet se “Çdo komb ka të drejtë të ketë kishën e tij të pavarur dhe Kryepeshkopin e racës së vet”.
    Kjo eshte nje pjese e deklarates se akz dhe eshte fund e krye e pavertete...
    Statutet e viteve 1922 dhe 1929 kane qene shfuqizuar qysh ne vitin 1953, sepse ne kete vit u hartua statuti i KOASH-it i cili pati fuqi deri ne vitin 1967, kur u shkaterrua cdo fe ne Shqiperi...Pra, mbi bazen e ketyre statuteve te shfuqizuara prej kohesh nuk mund te akuzohet Kryepiskopi Anastas i cili erdhi ne nje Shqiperi toalisht te shkaterruar, me Kisha te rrenuara dhe me 2-3 prifterinj ne pleqeri te thelle,
    Persa i takon tomusit Patrikanor te Prillit 1937 (jo 1936 sikurse thuhet ne deklarate), ne asnje pike te tij nuk thuhet qe Kryepiskopi duhet te jete me kombesi shqiptare,..
    Ja Tomosi, i leshuar me 12.Prill 1937:


    TOMOSI PATRIKANOR DHE SINODIK
    MBI BEKIMIN E AUTOQEFALISË SË KISHËS
    ORTHODHOKSE NË SHQIPËRI
    ����������VENIAMINI, me mëshirë të Perëndisë,
    Kryepiskop i Konstandinopojës, Romës së Re
    dhe Patrik Ekumenik Nr. 609 i prot.


    Kisha e Shenjtë e Krishtit, si një nënë e dhembshur, duke shfaqur
    hapur përkujdesjen dhe interesimin saj të pandërprerë kundrejt popullit
    të shpresëtarëve, nuk rresht së zbatuari detyrën e kujdesimit të shenjtë
    çdo herë me mënyrën e përshtatshme sipas kohës dhe vendit. Kur
    është e nevojshme, blaton dhuratat e saj më të begata për plotësimin
    e nevojave që dalin, në mënyrë që adminstrimi i punëve kishtare të
    bëhet për ta pa pengesa dhe frytshmëria më Zotin, e cila është padyshim
    qëllimi i kujdesimit dhe i drejtimit kishtar, të jetë më e madhe.
    Kështu pra edhe tani, meqenëse të krishterët shpresëtarë orthodhoksë
    të të bekuarit prej Perëndisë Shtet të ri Shqiptar iu drejtuan
    Fronit tonë të Shenjtë Apostolik Patrikanor dhe Ekumenik, nën strehën
    e fuqishme të të cilit, si trashëgimi e vyer, prej shekujsh kanë gjetur
    mbrojtje e, me hirin e Krishtit, në vreshtin e Tij kanë gjetur shpëtim,
    morën guximin t’i drejtohen Atij, si një nëne të dhembshur, duke
    parashtruar nevojat e tyre të tanishme kishtare, me urimin e ngrohtë
    dhe kërkesën që zona e tyre kishtare të bekohet dhe të shpallet
    provincë kishtare më vete, e pavarur, autoqefale, përderisa në kushtet
    e reja të situatës së atjeshme politike vetëm ky organizim mund të
    ndikojë për mirë në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e punëve kishtare dhe
    të jetë i mjaftë të sigurojë e të përçojë përparimin e pandërprerë të
    tyre në përparimin në tërësi të Shtetit të bekuar Shqiptar. Vetë Shteti
    i perëndimbrojtur Shqiptar, duke u kujdesur në mënyrë të besueshme
    për mbarëvajtjen pa pengesa e të lirë të nënshtetasve të vet, ka ofruar
    garanci për mëvetësinë dhe lirinë e plotë të Kishës Orthodhokse, e
    cila gjendet brenda kufijve të tij. Prandaj dhe modestia jonë, së bashku
    me fort të nderuarit dhe të shenjtët Mitropolitë dhe fort të ndershmit
    bashkëmeshtarë dhe vëllezër më Shpirtin e Shenjtë, duke shqyrtuar
    me interesim plot dashuri kërkesën e tyre birësore dhe me udhërrëfyes
    dispozitat e kanoneve të shenjta dhe rendin e praktikën kishtare,
    vendosëm të pranojmë me dashamirësi kërkesën që na drejtuan bijtë
    tanë shpirtërorë të Krishterë Orthodhoksë të Shqipërisë dhe të japim
    nga ana jonë bekimin dhe miratimin për organizimin e pavarur dhe
    autoqefal të punëve të tyre kishtare.
    Duke gjykuar pra edhe sinodikisht më Shpirtin e Shenjtë, urdhërojmë
    dhe shpallim në këto çaste të hareshme që të gjitha eparkitë dhe komunitetet
    orthodhokse që përfshihen në të perëndishpëtuarin Shtet
    Shqiptar të jenë këtej e tutje të bashkuara në një organizim të pavarur
    e autoqefal kishtar me emërtimin “Kisha Orthodhokse Autoqefale e
    Shqipërisë”. Kjo Kishë, e cila është motra jonë shpirtërore, të rregullojë
    e të administrojë këtej e tutje çështjet e saj kishtare në mënyrë të pavarur
    e autoqefale sipas rendit dhe të drejtave sovrane edhe të Kishave
    të tjera Orthodhokse Autoqefale, të ketë dhe të njohë si autoritet suprem
    administrativ kishtar Sinodin e Shenjtë, të përbërë prej Kryepriftërinjve
    orthodhoksë kanonikë të Shqipërisë, me Kryetar të tij çdo herë Fort të
    Hirëshmin Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Për zbatimin
    e unitetit të shenjtë kanonik me Fronin tonë fort të Shenjtë
    Apostolik Patrikanor Ekumenik dhe me të gjitha Kishat Orthodhokse
    Autoqefale, si dhe për ta dëshmuar këtë, Hirësia e Tij Kryepiskopi i
    çdohershëm i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë ka për detyrë që, sipas
    rendit të Kishës së Shenjtë Orthodhokse, të njoftojë për zgjedhjen dhe
    hipjen e tij në fron nëpërmjet Letrave fronëzuese edhe Kishën tonë të
    Madhe të Krishtit, edhe të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale motra.
    Po ashtu duhet të bëjë për këtë qëllim homologjinë dhe premtimin e
    parashikuar në lidhje me zbatimin e padevijueshëm të besimit dhe
    shpresëtarisë orthodhokse prej Kishës së Shenjtë që drejton dhe që i
    është besuar, dhe të gjithçkaje tjetër që Kanonet e Shenjta e Hyjnore
    dhe rendi i Kishës së Shenjtë Orthodhokse urdhërojnë, si dhe të kujtojë
    sipas rendit në diptikë emrin e Patrikut Ekumenik dhe të Patrikëve të
    tjerë fort të shenjtë dhe të Kryetarëve Fort të Hirshëm të Kishave të
    Shenjta Orthodhokse Autoqefale. Urdhërojmë gjithashtu që edhe Kisha
    Orthodhokse Autoqefale motër e Shqipërisë të marrë Miron e Shenjtë
    prej Kishës sonë të Madhe të Krishtit.
    Po ashtu, rekomandojmë që, për çështje apo paqartësi të një natyre
    të përgjithshme kishtare, të cilat i kapërcejnë caqet e juridiksionit të
    Kishave Autoqefale në veçanti, Hirësia e Tij Kryepiskopi i Tiranës
    dhe i gjithë Shqipërisë t’i drejtohet Fronit tonë fort të Shenjtë Ekumenik,
    nëpërmjet të cilit realizohet kungimi me çdo Episkopatë të orthodhoksëve,
    shpjegues të drejtë të së vërtetës, duke kërkuar në këtë mënyrë
    mendimin dhe opinionin e vlefshëm të Kishave motra.
    Duke gjykuar pra në këtë mënyrë, gjë që pasqyrohet edhe në ato
    çka vendosëm dhe miratuam në mbledhjen e rregullt sinodike të 12
    prillit të këtij viti, vërtetojmë për të gjitha kohët edhe nëpërmjet këtij
    Tomosi Patrikanor e Sinodik të shkruar e të nënshkruar në Kodikun e
    Kishës sonë të Madhe të Krishtit, i cili i është lëshuar dhe dërguar
    njëkohësisht me përmbajtje të njëjtë e të pandryshuar edhe Hirësisë
    së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëllait tonë të dashur
    dhe bashkëmeshtartit, zotit Kristofor, Kryetar i Sinodit të Shenjtë
    të Kishës së Shenjtë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Urojmë
    që Perëndia, me hirin dhe mëshirën e të parit dhe të Madhit Kryeprift
    e Bariut Krisht, të mbështesë gjithmonë të themeluarën me sukses
    Kishë Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të shtojë e të përçojë
    drejt saj hirin dhe bekimin e Tij për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë e në
    dobi të tërësisë shpresëtare të saj, si dhe në të njëjtën kohë për ngazëllimin
    e të gjitha Kishave të shenjta Autoqefale motra.
    Në vitin shpëtimtar 1937, muaji prill (12), Epimenezi V.
    Shprehet Patriku i Konstandinopojës ���������� VENIAMIN
    ���������� Maksimi i Halkidhonës, ���������� Polikarpi i Prusës,
    ���������� Gjermanoi i Sardës dhe Pisidhisë, ���������� Leoni i Theodhorupolit,
    ���������� Meleti i Kristupolit, ���������� Gjermanoi i Enit, ���������� Ioakimi i Dherkës,
    ���������� Thomai i Pringjiponezit, ���������� Genadi i Iliupolit,
    ���������� Konstandini i Irinupolit, ���������� Dhorotheu i Laodhikisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 18-12-2012 më 14:00
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •